4.
SHKAQET E DASISĖ
Mbasi vumė kushtet pa tė cilat nuk ka si mbahet jeta sho-qnore e fetare, vijmė ndėr parime; E parimisht sedli besim ka dog-mat e veta, por dogmat nuk ndėr-rojnė, prandej, sikurse besimet janė tė papėrshkueshme me njeni-tjetrin pėr shkak tė dogmave, ashtu besimtarėt, nė themel tė dogmave, nuk kanė si afrohen e puqen njeni me tjetrin. E ja se dasia asht e detyrueshme, shqetė-simi i domosdoshėm. Nuk ka si shkohet jeta vllaznisht. Kėshtu arsyetojnė ata qi besimet i kanė ferrė nė sy.
Problemi i vėrtetė asht i vėshtirė, por zhvillimin e vet e gjen tė plotė ndėr tri parimet qi janė:
1. Intoleranca dogmatike, 2.Toleranca shoqnore qytetare, dhe 3. Toleranca shoqnore politike. Nuk e kemi shqip fjalėn tolerancė por i afrohet kuptimit, me bartė, me durue, si bie fjala na durojmė e bartim (kemi tolerancė) kur na fyejnė fėmijėt, i dejuni, i marri, i gabuemi, por nuk bartim, as nuk durojmė kurrsesi (jemi intolerantė) kur ndokush me tė mendueme, na merr nderin.
Parimisht lypet ta kemi e ta mbajmė intolerancėn teorike-dogmatike, due me thanė qi nė punė tė besimit secili ta mbajė bindjen pėr atė dogmė qi ndėrgjegjja ia urdhnon pėr tė drejtė, as mos tė durojė ti thotė tash zi e tash bardhė nji parimi, tė cilin e ka pėr ideal tė parė.
Intolerancė! Fjalė e fortė, fjalė qi nuk bartet as nuk durohet, pse nuk ban as nuk duron as sa tė zit e thonit. Fjalė qi me tė parėn pėrshtypje tregon fanatizėm, mentalitet tė ngushtė, regres, mosafrim nė kurrnji mėnyrė. Por edhe fjalė e sinqertė, e arsyeshme, e drejtė: e vetmja fjalė e mėnyrė pėr me zhvillue problemin shoqnor-fetar. Ja edhe arsyeja e thanies seme: Nji besimtar, i cili lavdohet se besimi i tij asht i vėrtetė, po nuk desh me mohue veten edhe besimin e vet kundrejt nji ēfarėdo kredoje tjetėr, do tė pėrgjigjet me nji jo kategorike tė preme.
Indiferenti fetar, prejse ai vetė nuk mban kurrnji besim pėmjimend, thotė se besimetjanė njinji tė vėrteta, si tishin besimet etiketa e kostume tė ndryshme, tė cilat vlejnė njinji pėr ta plotsue nji nevojė tė jetės. Po qe si njena dogėm tjetra, edhe pse tė kundėrta, atėhere asht njinji si e vėrteta si e kundėrta, e po qe se Zoti i dha e i dau besimet e kundėrta, atėhere Zoti asht hartuesi i gabimit, i rrenės dhe i pėrēamjes.
Duen me thanė se kjo intolerancė dogmatike nuk baret, nuk durohet nė nji shtet, nė nji popull, pse asht tepėr refraktare, e ngushtė e fanatike. Pėr nji herė ashtu po e zamė, edhe po e vejmė pėr bazė tė kundėrtėn, due me thanė tolerancėn dogmatike. Nė kėtė themel, bie fjala, Krishti qe a sqe Zot, Muhamedi qe a sqe Profeti i Zotit, nė kėtė rasė pėr mue do tishte njipėrnji; unė bart e toleroj tė thohet nė daē kėshtu, nė daē ashtu: si Krishti e Muhamedi tė kenė pasė punė me Zotin, si tė kenė punė me djallin, si tė kenė i qenė hipokritė e mashtruesa, si tė kenė qenė tė ndershėm e tė drejtė.
Kush nuk e sheh kėtė dobėsi mendore e morale? Njeriui tė cilit i vjen era njeri, mosbinden kurrė nuk e tregon pėr bindje, dhe atė pėr shka asht i bindun se t asht gabim, kurr nuk e pranon pėr tė vėrtetė. Kjo nuk asht vetėm njidetyrė e fetarit, por nji detyrė e secilit njeri tė ndershėm e tarsyeshėm.
Nemėn tė sė vėrcetės, pra e pėr hir tė sinqeritetit, luftė ēdo gabimi, kudo qi ta gjejmė, edhe ndėr kėrkimet shkencore, edhe ndėr interpretimet e dogmave. Pėr kėtė intranzigjencė ideale, shpirtnore, teorike, jemi tė paditun na besimtarėt, sidomos na katolikėt, ndėrsa kėtė intolerancė e gjejmė edhe ndėr njerėzit e ditunisė, tartit e tė politikės, pėr shka u pėrket parimeve tė tyne., Kėta, e dijmė tė gjithė, se as sa ēon miza nė krah nuk lėshojnė nė sistemin e vet porsi bazė. Kėtė po e thomi nė lamėn parimore e ideale, pse mandej tjetėr gja asht praktika si pėr shkencėtarė, si pėr besimtarė.
Krijoni Kontakt