Lidhjet turke tė Aleancės Kuq e Zi, reagojnė z. Nuh Tokēelik e avokati i Fetullah Gylenit
Revista Mapo, numri i plotė nė treg
Nė adresė tė redaksisė sė revistės, kopertina e numrit paraaradhės sė tė cilės hapej me Kreshnik Spahiun dhe lidhjet turke tė Aleancės Kuq e zi, pėrveē interesit tė zgjeruar, qė ėshtė reflektuar jo vetėm nė shitje, por edhe nė impaktin mediatik, kanė ardhur edhe dy sqarime. Njėri i pėrket z. Nuh Tokēelik, tė pėrmendur nė shkrim si ndėrmjetėsi i Kreshnik Spahiut; dhe tjetri i avokatit tė Fetullah Gylenit, gjithashtu pjesė e kontekstit tė artikullit tė MAPO-s. Revista i boton tė dy sqarimet nė respekt tė sė drejtės sė replikės, por nuk u heq asnjė presje qėndrimeve tė saj dhe pėrfiton nga rasti pėr tė rikonfirmuar integritetin e burimeve tė saj. -Redaksia
Nuh Tokēelik: Nuk i njoh as Spahiun e as Gylenin
Mė duhet tė sqaroj opinion publik rreth disa tė pavėrtetave qė gazetari Alfred Lela shkruante rreth meje nė revistėn “Mapo” tė datės 26.03.2012, nė artikullin “Aleanca Kuqezi dhe lidhjet turke”, ku unė shfaqesha si ura lidhėse mes z. Kreshnik Spahiu, Turqisė, Fethullah Gylenit dhe Amerikės.
Unė, z. Kreshnik Spahiu nuk e njoh, nuk e kam takuar dhe nuk kam pasur kurrė kontakt me tė. Ēdo hipotezė pėr njė sponsorizim nga ana ime e vizitės sė tij nė ShBA, ėshtė e pabazė.
Kam dhjetė vjet qė jetoj nė Shqipėri dhe nėnshtetėsinė shqiptare e kam fituar sipas dispozitave tė ligjit shqiptar nė fuqi, ashtu si mijėra tė tjerė.
Tė gjitha aktivitetet e promovimit tė librave dhe simpoziumet e pėrmendura nė artikull kanė qenė nė kuadėr tė botimeve tė librave tė mendimtarit Fethullah Gylen dhe tė promovimit tė dialogut ndėrfetar, aktivitete kėto qė nuk kanė kurrfarė prapaskene politike. Ndėrkohė, dua tė theksoj se nuk jam pėrfaqėsues i Fethullah Gylenit nė Shqipėri.
Dua tė bėj gjithashtu tė ditur se nuk kam pasur asnjėherė ndonjė interes politik, s’kam pasur tė bėj me asnjė parti politike, si dhe nuk kam lobuar kurrė pėr asnjė formacion politik. Teza tė tilla si Neo-otomanizmi, i konsideroj sajesa, dhe nuk jam ithtar i tyre; edhe nėse ka ndonjė teori tė rritjes sė ndikimit turk nė Ballkan, unė nuk jam pėrkrahės i saj.
Me respekt tė thellė ndaj opinionit publik, veēanėrisht lexuesit tė revistės “Mapo”.
Avokati i Gylen: Hipotezat e revistės MAPO, pasojė e mosnjohjes
Nė revistėn “Mapo” tė datės 26.03.2012, nė artikullin e Alfred Lelės “Aleanca Kuqezi dhe lidhjet turke”, shtrohej pyetja se cilat ishin burimet financiare tė Aleancės Kuqezi. Artikulli nė fjalė bėnte aludime tė pavėrteta dhe tė pabaza rreth klientit tim, z. Fethullah Gylen.
Teza tė tilla, si “Nuh Tokēelik ėshtė pėrfaqėsuesi i Fethullah Gylenit nė Shqipėri”, “ekzistenca e interesave financiarė-politikė mes trekėndėshit Spahiu-Tokēelik-Gylen dhe Amerikės”, “veprimtaria e kėtij trekėndėshi nė Ballkan pėr rritjen e ndikimit turk, si pjesė e doktrinės politike tė Neo-otomanizmit”, e tė tjera si kėto, janė tėrėsisht tė pabaza.
Mendojmė se hipoteza tė tilla tė ngritura nė revistėn “Mapo” vijnė si rezultat i mungesės sė studimeve ose pamjaftueshmėrisė sė saj rreth z. Fethullah Gylen. Pėr kėtė arsye, po ju dėrgoj sqarimin e mėposhtėm pėr tė shmangur keqkuptimet dhe pėr tė informuar saktė publikun.
Z. Gylen ėshtė njė mendimtar qė i ka kaluar tė shtatėdhjetat. Gjatė gjithė jetės sė tij ėshtė marrė me veprimtari intelektuale, ka botuar me qindra artikuj dhe mbi 50 libra; vepra e tij ėshtė pėrkthyer nė mbi 30 gjuhė tė ndryshme. Nė tėrė veprėn e tij, z. Gylen ka nxitur vazhdimisht njerėzit drejt moralit dhe vlerave universale. Z. Gylen ėshtė njė personalitet qė vlerėsohet, respektohet dhe vepra e tij ndiqet me vėmendje nga miliona njerėz jo vetėm nė Turqi, por nė mbarė botėn.
Idetė e Gylenit kanė tėrhequr vėmendjen e shumė akademikėve nė botė dhe universitete tė shumta kudo nė botė kanė kryer studime akademike; janė pėrgatitur teza, artikuj dhe libra; njė sėrė universitetesh kanė organizuar konferenca, simpoziume dhe panele pėr tė diskutuar mbi idetė e tij[i].
Z. Gylen e vendos njeriun, vlerat njerėzore dhe shėrbimin ndaj njerėzimit nė qendėr tė botėkuptimit tė tij. Ai i fton njerėzit tė bashkėjetojnė pavarėsisht dallimeve fetare, etnike, kulturore e ideore, tė pranojnė gjithsecilin nė pozitat e tyre, tė jenė tė hapur pėr dialog e ndėrveprim kulturor. Dallimet fetare, etnike dhe ideore ai nuk i shikon si shkak pėrplasjeje dhe lufte, por si pasuri e botės. Ndaj, ai ėshtė kundėr tezės sė pėrplasjes sė qytetėrimeve, duke marrė si bazė dialogun ndėrqytetėrimor e ndėrkulturor. Veprimtaria e tij intelektuale ėshtė njė kontribut i ēmuar pėr bashkėjetesėn me mirėkuptim, paqe dhe vėllazėri. Madje, intelektualėt ia kanė borxh njerėzimit pėrpjekjen pėr vendosjen e paqes dhe pėrgatitjen e njė bote mė tė mirė pėr brezat e ardhshėm.
Studimi i veprave dhe i veprimtarisė sė Gylenit nė 70 vjet tregon se ai nuk ka pasur asnjėherė ndonjė synim politik apo ekonomik. Nuk bėhet fjalė qė me idetė e tij tė ketė pėrkrahur apo kundėrshtuar ndonjė parti politike. Z. Gylen nuk ka asnjė synim Neo-Otoman, apo tė ndikimit turk nė Ballkan. Simpoziumet ndėrkombėtare tė organizuar nė Shqipėri dhe nė shumė vende tė ndryshme tė botės vėrtetojnė se teza tė tilla janė tė pavėrteta.
Veprimtaria e z. Fethullah Gylenit ėshtė larg ēdolloj pėrfitimi politik e ekonomik, duke pasur si synim vetėm interesin e mbarė njerėzimit. Pėrpjekja e shpjegimit tė veprimtarisė sė njė personaliteti tė tillė me pėrqasje politike ėshtė tepėr e gabuar. Analistė dhe akademikė tė ndryshėm kanė vėrejtur se “Idetė e z. Gylen nuk kanė lidhje me synime politike, ideologjike e konfliktuale, por i mėshojnė tė drejtave tė njeriut, demokracisė dhe vlerave universale; idetė e tij janė tė mbrujtura me dashuri dhe mirėkuptim dhe se ide tė tilla mbartin rėndėsi pėrsa i pėrket marrėdhėnieve ndėrmjet shteteve e popujve si dhe pėr paqen botėrore”.
Ėshtė mėse normale dhe e natyrshme qė si ēdo mendimtar dhe personalitet, z. Gylen ka dashamirės, pėrkrahės tė ideve tė tij dhe njerėz qė frymėzohen prej tyre. Ėshtė gjithashtu normale qė persona tė frymėzuar nga idetė e tij humane dhe nė shėrbim tė njerėzimit, tė organizojnė aktivitete nė mėnyrė vullnetare. Por, nuk ka as edhe njė person apo institucion qė tė pėrfaqėsojė z. Gylen.
Si pėrfundim, pranojeni kėtė tekst si njė e drejtė universale e replikės dhe lutem ta botoni.
*Avokat i Fethullah Gylen Orhan Erdemli
[i] Disa shembuj:
*25-27 tetor, nė Dhomėn e Lordėve, nė simpoziumin rreth Gylenit organizuar nga Universiteti i Londrės, 150 akademikė tė ndryshėm dėrguan artikuj.
*28 tetor 2008, nė simpoziumin “Erasmus dhe Gylen: dy burime frymėzimi tė Paqes dhe Dialogut” organizuar nga Universiteti Erasmus nė Roterdam, 170 akademikė tė ndryshėm dėrguan artikuj.
*15 shtator 2008, nė Parlamentin Rus, Duma, u krahasuan idetė e Gylenit me ato tė Mahatma Gandit.
14-15 nėntor 2008, nė simpoziumin “Islami nė Epokėn e Sfidave Globale: Perspektivat alternative tė Lėvizjes Gylen” organizuar nga Universiteti Xhorxhtaun, nė Uashington, morėn pjesė mbi 40 akademikė.
Revista MAPO
Krijoni Kontakt