-
Ndriēuesi i Antikitetit shqiptar
Niko Stillo, shqiptari nga Preveza, me banim qė prej mė se katėr dekadash nė Gjermani, nuk ėshtė mė i panjohur nė Shqipėri.
Sė fundmi mbėrriti te lexuesi me librin e tij tė fundit Etruskishte-Toskėrishte me njė ligjėratė akademike.
Niko Stillo njihet nė Ballkan e Turqi dhe Gjermani; njihet nė Kosovė, Maqedoni e Shqipėri pa folur nė Greqi. Veprat e veta fillimisht Nikua i boton nė gjuhėn greke qė ėshtė gjuha e penės e tij. Stillon e njohin arbėreshėt e Italisė, arvanitėt e Greqisė, shqiptarėt brenda e jashtė Shqipėrisė. Zėri dhe pesha e fjalės sė tij ėshtė ndjerė nė Kosovė, nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, nė Institutin e Historisė sė Kosovės, nė Universitetin Shtetėror tė Prishtinės, nė Universitetin Amerikan nė Kosovė , Universitetin privat Iliria etj. Ai ėshtė pritur e pėrcjellė me nderime nga ASHAK (Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės) dhe nė institucionet mė tė larta arsimore, shkencore dhe politike tė Republikės sė Kosovės. Ka marrė pjesė nė forumin shkencor mė se 30 vjeēar Seminar i Kulturės Shqiptare pėr tė huaj. Nė Republikėn e Maqedonisė ka marrė pjesė nė tubime shkencore tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nė Tetovė dhe nė Ohėr.
Ligjėrues nė sa e sa konferenca shkencore, kudo nė Kosovė, Maqedoni, Shqipėri. Nė Republikėn e Shqipėrisė ka marrė pjesė vazhdimisht nė konferencat shkencore tė Institutit tė Historisė, tė Institutit tė Gjuhėsisė e Letėrsisė, nė tubime tė shoqatave atdhetare si Ēamėria, nė mbledhjet e shoqėrisė civile. Librat e tij janė promovuar nė panairet e librit nė Shqipėri etj.
Prishtina zyrtare ėshtė e para qė botoi veprėn e parė tė tij tė pėrkthyer nė shqip Historia e Shenjtė e Arvanitėve.Aty Niko argumenton shkencėrisht se nė themel tė mitologjisė greke ėshtė mitologjia pellazgo-iliro-shqiptare, ajo e Ēamėrisė - Epirit. Nė veprėn e dytė Fjalori i Marko Boēarit Niko argumenton lashtėsinė e alfabeteve tė shqipes me gėrma greke e tė tjera nė Isagogi, pjesėn paraprirėse prej mbi 100 faqesh.
Njėkohėsisht na sjell fjalorin e Marko Boēarit. Gjuhėsia ėshtė njė fushė kryesore, njė kalė i betejės i studjuesit Niko Stillo, nėpėrmjet sė cilės ai hyn pėr tė provuar si lashtėsinė e shqipes, ashtu edhe tė shqiptarėve.
Tani sė fundi doli dhe libri Etruskishte-Toskėrishte, prej rreth 700 faqėsh, pjesėn e parė tė tė cilit e kemi nė shqip, tė pėrkthyer nga zoti Llambro Ruci, shkrimtar, poet, pėrkthyes i njohur nga greqishtja.
Nėse Spiro Konda, pellazgolog i shquar shqiptar, qė nė vitet 50 tė shek. XX, tregoi vlerėn e shqipes nė sqarimin e problemit pellazgjik; nė se Zaharia Majani, studjues francez, qė nė vitet 60 tė shekullit XX, nė dy veprat e tij pėr etruskėt, sidomos nė Etruskėt filluan tė flasin, prapė i drejtohet shqipes; Niko Stillo tani nė vitin 2010-2011 na tregon se Etruskėt flasin shqip. Nėpėrmjet toskėrishtės-ēamėrishtes shpjegohen rreth 140 tabelat me mbishkrime etruske tė gjetura nė Itali, Nikua i ka dėshifruar tė gjitha.
Zaharia Majani zbėrthen njė fjali: She nulis rite (Dmth Perrua nė tė tatėpjetė ėshtė rinia) dhe vlera e tij qendron nė faktin qė zgjodhi shqipen si pikė referimi pėr tė zbėrthyer shkrimet nė gjuhėn etruske. Nikoja, pas njė pune shumėvjeēare, cfilitėse, tė mundimshme, ka zbėrthyer tekstet etruske, duke dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr albanologjinė, ballkanologjinė, pellazgologjinė e nė mėnyrė tė veēantė pėr etruskologjinė, me rėndėsi europiane e botėrore.
Niko Stillo me punėn e vet, me zotėrimin e mbi dhjetė gjuhėve dhe tė greqishtes si asaj tė lashtė, bile nė dialektet e veta jonike, dorike etj., tė greqishtes bizantine, katharevusa, greqishten e Stambollit dhe dhimotiko (greqishtja popullore) ėshtė helenisti mė i madh shqiptar nė kohėn tonė. Ndihmesa e tij ėshtė e pashembėllt. Zotėrues i katėr fakulteteve, profesor Niko Stillua ėshtė njė enciklopedist e erudit i shquar qė nuk mund tė mos ngjallė admirimin tonė. Jeta e tij ėshtė njė model pėr rininė tonė, veēanėrisht atė studentore, pėr sakrificat e bėra pėr shkollim, pėr pėrkushtimin ndaj punės dhe pėr vullnetin dhe kėmbėnguljen e treguar nė arritjen e qėllimeve tė larta qė i ka vėnė vehtes nė jetė. Vepra e tij, ajo e shkruar dhe ajo qė ka nė proces, ėshtė rezultat i njė pune kolosale tė bėrė gjatė mbi gjysėm shekulli. Nikoja, nuk di tė ngrihet nga puna me kompjuterin. Madje ka shkruar edhe poezi tė cilat priten tė sillen sė shpejti nė shqip.
Gjithashtu dy vepra madhore tė tij sė afėrmi do tė shohin dritėn e botimit nė gjuhėn shqipe: Fjalori katėr gjuhėsh i Dhanil Voskopojarit rreth 500 faqe (kur ai nė origjinal ska as 40 faqe) dhe Fjalori Shqip-greqisht i ishullit Hidra i Panajot Kupitorit. Ky i fundit ka rėndėsi tė dyfishtė se na nxjerr nė dritė njė libėr qė flinte nė arkivat greke, me qėllim apo pa qėllim dhe sė dyti ai ėshtė tapia e ishullit tė Hidrės qė flet shqip edhe sot e kėsaj dite dhe qė luajti rol vendimtar nė revolucionin grek tė 1821.
Kėtė revolucion, luftėn pėr pavarėsinė e Greqisė e bėnė kryesisht shqiptarėt, arvanitėt e Greqisė. Populli nė kėngėn e vet do tė bubullinte:
Ngrehu Marko Shqipėria
Ngrehu tė thėrret Greqia
Dhe nė njė kėngė tjetėr popullore thuhet:
Ngrehu mor Marko Sulioti
Ti Xhavell e Kundurioti
O ju trimat e Shqipėrisė
Qė lirinė i dhatė Greqisė
Niko Stilloja ėshtė nė linjė tė drejpėrdrejtė nga babai i vet, stėrnip i Marko Boēarit. Nuk ka asnjė rastėsi nė marrjen prej tij me shqipen, arvanitėt, ēamėt, ilirėt, pellazgėt, etruskėt.
I takon Shkollės sė Janinės qė lidhet me emrin e gjimnazit tė dėgjuar Zosimea, tė themeluar nga shqiptarėt. Nė bangat e tij u shkolluan njė pjesė e mirė e rilindasve tanė mė tė shquar si Abedin Dino, Jani Vreto, Kostandin Kristoforidhi, vėllezėrit Naim e Sami Frashėri, Ismail Qemali e shumė tė tjerė. Edhe Nikua, veē Prevezės e Athinės, njė kohė tė viteve tė gjimnazit i ka bėrė nė Zosimean e Janinės. Vetėm se duhet tė dallojmė disa breza rilindasish. Sė pari kemi brezin e hershėm rilindas me Angjelica Palin (Kjo e zhvilloi aktivitetin e saj nė Evropė dhe ėshtė si tė thuash njė Dora DIstria e llojit vet, por njė shekull para saj). Mbasandaj kemi brezin e rilindasve tanė tė shquar tė sipėrpėrmendur.
Kėtyre do tu shtonim dhe tre emra tė tjerė; Peshkopin e Paramithisė Anthim Caco qė mė vonė erdhi nė krye tė Patriarkanės sė Stambollit. Nė vitet e stuhishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ky dijetar ēam botoi nė Stamboll nė gjuhen shqipe Ungjillin. Smund tė lėmė pa pėrmendur dhe dijetarėt arvanitas njeri nga Salamina (Kulluri) Anastas Kullurioti qė kish mbaruar Universitetin e Harvardit nė shekullin XIX; tjetri Panajot Kupitori nga Hidra. Nė gjurmė tė tyre vjen nė fillim tė shekullit XX njė gjuhėtar e akademik arvanitas si Petro Furiqi.
Nė vazhdė tė gjithė kėtyre qė pėrmendem deri tani kemi rilindasit e sotėm arbėrorė, tė cilėve do tu shtonja njė emėr arbėresh nė krah tė tyre, dijetarin Antonio Belushi nga Kalabria. Disa prej tyre janė ende gjallė e disa nuk jetojnė mė. Po sjell disa nga emrat mė tė spikatur si Jorgo Maruga, folkloristi Vangjel Lapi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Jeru etj. Niko ka qenė mik i ngushtė i rilindasit tė mirėnjohur, Aristidh Kola, qė vdiq apo e helmuan tani nė dekadėn e fundit. Me Aristidhin dhe kryetarin aktual tė shoqatės sė Arvanitasve tė Greqisė, Jorgo Jeru, kemi pasur fatin e nderin tė flasim e tė njihemi personalisht si nė Stamboll dhe nė Prishtinė nė Javėn e Kulturės Arvanitase mė 2004. Aty e merr zanafillen edhe miqėsia jonė me dijetarin, shkencėtarin e studjuesin Niko Stillo.
Ai ėshtė vazhdues i ēėshtjes sė madhe tė arvanitėve tė Greqisė pėr tė fituar tė drejtat e tyre si njė makrokomunitet disa milionėsh dhe tė qindra mijėra ēamėve ortodoksė qė jetojnė nga Preveza e Arta deri nė Gumenicė e Filat, ai ėshtė njė pėrfaqėsues i denjė i tyre. Niko Stillo ėshtė i brumit rilindės nė gen e nė vepra e nė tėrė veprimtarinė e tij shkencore dhe praktike shoqėrore. Ai ėshtė njė rilindas i gjallė qė ėshtė i pranishėm jo vetėm me veprėn diturake.
Ja disa rrjeshta qė pėrbėjnė kredon, devizėn, motivin qenėsor tė jetės sė tij:
Niko Stillos edhe ai arvanit (shqiptar i Greqisė) jo vetėm qė nuk beson se arvanitasit janė tė ardhur nga Shqipėria nė Mesjetė nė Greqi, por ata janė autoktonė atje dhe ka bindjen nė tė kundėrtėn e ndodhur nė Lashtėsi.
Ilirėt nė viset e Shqipėrisė e kanė prejardhjen nga Thiva e Beotisė. Siē e dimė i pari apo themeluesi i tyre ka qenė Iliri, i biri i Kadmit, mbretit tė Thivės (Tebės), prej tė cilit morėn dhe emrin.
Duke u pėrpjekur tė provojė vėrtetėsinė e kėtyre sa pėrmendėm mė lartė, Stylos merret me mbishkrimet shumė tė lashta tė shkruara me alfabetin jonik, tė cilat deri mė sot nuk janė lexuar. Nė kėto mbishkrime shpjegimin e gėrmave tė panjohura e gjen nė alfabetet e njohur tė Epirit, qė na kanė arritur deri nė ditėt tona. Nėpėrmjet pėrdorimit tė kėtyre gėrmave tė panjohura zbėrthehet lehtėsisht enigma
na dalin pėrpara tekste tė pėrsosura nė gjuhėn shqipe
Po tė perifrazojmė fjalėt e njė autori italian pėr shkrimtarin e madh e tė mirėnjohur Umberto Eko qė ai e njeh Mesjetėn sikur tė ketė jetuar ēdo ditė nė tė, pėr Niko Stillon duhet tė themi qė ai e njeh lashtėsinė sikur tė ketė jetuar orė e ēast nė ato kohėra tė largėta e tė mugėta tė historisė.
Dr. Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės qė ka bėrė parathėnien e librit Etruskishte-Toskėrishte Tiranė 2010, e cilėson Niko Stillon si njė studjues tė pėrkushtuar dhe tė pasionuar pėr ndriēimin e shqipes dhe tė shqiptarėve nė lashtėsitė paraantike dhe antike.
Nga Atdhetari rilindės, miku i shqiptarve Niko Stillo, priten arritje tė mėtejshme nė punėn e vet kėrkimore shkencore, vepra tė reja pėr tė mirėn e ēamėve dhe arbėrorėve tė Greqisė, pėr popullin e kombin shqiptar, pėr lashtėsinė e tij. Nė kėtė vit jubilar pėr tė, kur ai mbush sė shpejti 65 vjet (ka lindur mė 18 prill 1946) mbėrrin si urim simbolika e jeta e gjatė krijuese dhe pendės sė mprehtė!
Pas Universiteteve tė Kosovės, Universiteti Kristal nė Tiranė ėshtė i pari qė tė hapi dyert dhe nderoi zyrtarisht njeriun-akademi Niko Stillo.
Dr.Laurant BICA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt