DR. LAURANT BICA



Tiranė, mė 06. 09. 2008



SAMIOLOGU VASFI SAMIMI



1. Midis samiologėve

Nė fillim tė viteve ’60 tė shekullit XX, dr. Vasfi Samim Visokėn e gjejmė nė Tiranė si pedagog nė Universitetin Bujqėsor, apo siē njihej nė atė kohė Instituti i Lartė Bujqėsor. Krahas punės nė auditor ai merrej dhe me orientalistikė. Njė nga figurat qė ai i kushtoi njė vėmendje tė madhe pėr mė tepėr se dy dhjetėvjeēarė ėshtė dhe Sami Frashėri.
Ndonėse ai punoi gjerėsisht me tė, duke parė materialet e shumta qė kemi nė dorė tė trashėguara prej tij nė dosjet pėr Sami Frashėrin, konstatojmė se ai pak arriti tė botonte. Jo se nuk desh, por nuk deshėn tė tjerėt qė ai tė jepte ndihmesėn e tij. Rruga e botimit, megjithė pėrpjekjet e tij tė parreshtura, mbeti pėr tė de facto e mbyllur. Shumė-shumė, ai arriti tė botojė pėr Samiun dy-tre artikuj nė shtypin e kohės, si: - njė material pėr gruan nė revistėn “Shqiptarja e Re”; - njė material pėr Sami Frashėrin nė fushėn e bujqėsisė, nė revistėn shkencore “Horizonti”; - dhe njė artikull pėr jetėn e tij personale nė gazetėn “Drita”; mbase edhe ndonjė gjė tjetėr tė vogėl andej-kėndej nė ndonjė organ si gazeta “Bashkimi”.
Ndėrkohė qė nė dosjet e tij figuronin me dhjetėra e dhjetėra faqe punime, pėrkthime, hulumtime shkencore etj., pėr rilindasin Sami Frashėri. Po ashtu ai kish bėrė pėrkthime edhe pėr Samiun pėr llogari tė Arkivit tė Shtetit, arkivit tė Institutit tė Historisė e Gjuhė-Letėrsisė, arkivit tė Institutit tė Folklorit, etj. Pėr fat tė keq kėto materiale edhe sot e kėsaj dite nuk e kanė parė dritėn e botimit, por, edhe kur ka ndodhur nė ndonjė rast sporadik njė gjė e tillė, emri i tij nuk ėshtė pėrmendur. Dolėn dy vėllime pėr Sami Frashėrin, pėr veprat e tij, nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, por, megjithė ndihmesėn nė pėrkthime tė dr. Vasfiut apo pėr verifikimin e saktėsisė sė kėtyre pėrkthimeve nga osmanishtja, emri i tij nuk u pėrmend kurrkund.
Sa qe gjallė ai iu drejtua Vito Kapos, nė atė kohė presidente e Forumit tė Grave tė Shqipėrisė, pėr botimin e njė punimi tė tij pėr gratė, por rezultantja qenė vetėm disa citate tė Sami Frashėrit tė botuara nė revistėn e grave tė Shqipėrisė. Iu drejtua rektorit tė kohės, prof. Lufter Xhuvelit, tė Institutit tė Lartė Bujqėsor ku punonte edhe vetė, dhe mezi mori njė pėrgjigje tė thatė prej tij. I thonte se kish gati pėrkthime nga origjinali osmanisht pėr bujqėsinė e shkencat e natyrės, por kėrkesa e tij binte nė vesh tė shurdhėr. Shohim njė pėrpjekje tė tij nga Lidhja e Shkrimtarėve, me kritikun letrar Dalan Shapllo, pėr pėrkthimin e njė drame origjinale nga osmanishtja: “Giave”, me subjekt ēlirimin nga vargonjtė pushtues, por megjithė dėshirėn e mirė tė tė dy palėve nuk u bė gjė. Drama deri sot qė po shkruajmė, pėr 33 vjet, “fjeti” nė dosjet e dr. Vasfiut pėr Sami Frashėrin.
Mund tė vazhdonim gjatė me pėrpjekjet e dr. Samimit pėr tė nxjerrė nė dritė Sami Frashėrin “e tij”, se ai nuk ndenji asnjė minutė rehat nė vitet ’60-70 tė shekullit XX, por ato pėrfundonin pa sukses.
Veē kėsaj kish dhe ndonjė qė, duke parė pėrpjekjet e tij pėr tė bėrė diēka pėr Sami Frashėrin, njė ditė e ndali dhe i tha: “Samim, ēfarė do tė bėsh ti pėr Sami Frashėrin? Nuk e shikon se po merremi ne!”. Nuk dua tė zgjatem me atė se kush ėshtė ky njeri, por doktorit tonė kėto e fjalė tė tjera tė ngjashme e mėrzitėn dhe, siē mė tregojnė njerėzit e shtėpisė pas kaq dekadash nga vdekja e tij, kur u kthye shpėrtheu: - “Ē’janė kėta njerėz! Ē’mendojnė se Rilindja Kombėtare ėshtė ēiflig i tyre? Sami Frashėri ėshtė njė arė e tillė kaq e madhe sa jo unė por dhjetėra njerėz e institute tė tėra po tė merren, prapė nuk ia dalin dot! Ē’ėshtė ky mentalitet! Ē’janė kėta njerėz shpirtvegjėl! Kush ua jep tė drejtėn tė mė ndalin nė rrugė e tė mė “ndalojnė” tė merrem me Sami Frashėrin! Harrojnė se dielli i shkencės ndriēon pėr tė gjithė!”.
Nga bisedat qė kemi bėrė me tė dhe nga librat e artikujt qė kemi gjetur nė dosjet pėr Sami Frashėrin, vijmė nė konkluzionin se ai i njihte tė gjithė ata qė merreshin me Samiun, qoftė personalisht, qoftė nga ato ē’ka kishin shkruar pėr tė, si artikuj tė ndryshėm shkencorė e publicistikė, ashtu dhe botimet e tyre. Vasfi Samimi ėshtė marrė me tėrė “samiologėt” shqiptarė, bile dhe vetė u bė njėri prej tyre, pavarėsisht se s’iu dha mundėsia nga rrethanat e kohės qė tė botonte e tė njihej nga opinioni shkencor e mė gjerė si njė studiues i Sami Frashėrit. Krijimet, studimet, pėrkthimet e tij mbetėn pėr mėse tre dekada “tė ngujuara” nė dosjet e tij. Tani erdhi koha qė ato tė dalin nė dritė tė diellit.
Ai i njihte tė tėrė samiologėt e kohės sė vet, duke filluar qė nga mė i vjetri Kristo Frashėri, pastaj duke vazhduar me njė kolegun e tij nė Institutin e Lartė Bujqėsor, Esat Reson, prof. Zija Xholin, punonjėsin e Bibliotekės Kombėtare, Zyber Bakiu, dhe studiuesin nė Institutin e Historisė, Shaban Ēollaku.
Kėtė tė fundit e arriti nė tė gjallė tė tij, por s’pati relata tė ngushta me tė. Duke rrėmuar nė shėnimet e tij konstatojmė se ish pėrpjekur ta takonte, dhe, nė dallim nga gjithė tė tjerėt qė merreshin me Samiun, ky i fundit njihte osmanishten, tė cilėn e kish studiuar nė Bullgari nė Fakultetin e Gjuhėve Orientale pranė Universitetit tė Sofjes. Ai mundi tė lexojė artikuj tė ndryshėm tė Shabanit nė shtypin e kohės, pasi vepra e tij “Mendimi iluminist i Sami Frashėrit” doli nė vitin 1986, nja 5 vjet pasi Samimi kishte vdekur.
Vasfi Samimi pa dyshim njihte veprėn e samiologut tė shquar nga Kosova profesor Hasan Kaleshit, shef i katedrės sė orientalistikės nė Universitetin e Prishtinės. Ky kish shkruar dy tre artikuj tė gjatė shkencorė pėr Sami Frashėrin nė shqip e nė gjuhėn frėnge, ndonjė prej tyre edhe nė turqisht. Mė i rėndėsishmi prej tyre ėshtė studimi “Sami Frashėri nė Letėrsinė dhe Filologjinė turke”, njė studim madhor, me vlera tė veēanta, qė dėshmon punėn serioze tė kėtij mjeshtri tė orientalistikės nga Kosova. Tė tijat janė dhe zėrat pėr Rilindjen Shqiptare, pėrfshi dhe Sami Frashėrin etj., nė njė ennciklopedi tė Europės juglindore nė gjuhėn gjermane. Kur kemi qenė studentė nė fillim tė viteve ’70 tė shekullit XX, kemi pasur rastin t’i dėgjojmė ligjėratat e tij pėr orientalistikėn nė auditorėt e Universitetit Shtetėror tė Tiranės.
Nė vitin 1969 doli vepra “Shemsettin Sami” me autor Agāh Sirri Levend, libėr tė cilin dr. Vasfi Samimi e shqyrton, e analizon. Ėshtė vepra mė e mirė qė ėshtė shkruar deri mė sot pėr Sami Frashėrin. Pėr fat tė keq nė literaturėn turke deri nė ditėt tona ende nuk e kemi, megjithė artikujt shkencorė qė janė shkruar e vazhdojnė tė shkruhen pėr Sami Frashėrin, njė “Levend” tė dytė. Nga brezi i ri i studiuesve turq mund tė pėrmendim, veē samiologut Levend nė fund tė viteve ’60, studimin e Etem Ēalik “Shemsedin Sami ve Medeniyyet-i Islamiyye” (Sami Frashėri dhe qytetėrimi islam), botuar nė vitin 1996. Autori ėshtė marrė me jetėn, personalitetin dhe veprėn e Samiut nė fillim tė viteve ’70 pranė Universitetit tė Erzurumit nė Turqi, dhe pastaj pas dy dekadash ka botuar pranė shtėpisė botuese “Insan jajėnllarė” veprėn e sipėrpėrmendur mbi 200 e ca faqe.
Janė botuar shkrime tė ndryshme nė tekstet shkollore tė letėrsisė nė Universitet apo nė periodikė shkencorė andej-kėndej pėr Sami Frashėrin, ama monografi tė mirėfillta pėr tė fatkeqėsisht nuk kemi. Pra nga Turqia, veē Levendit e deri diku dhe Ēalikut, nuk hasim samiologė tė tjerė. Me interes nė ditėt tona janė edhe shkrimet e orientalistit turk qė zotėron edhe gjuhėn shqipe dhe qė ka jetuar disa vite nė Shqipėri, Bylent Bilmez. Ai e ka parė Sami Frashėrin si njė tė vetėm, pavarėsisht shkrimeve tė tij nė dy gjuhė kryesore, nė osmanisht dhe nė shqip. Por objekti i studimeve tė tij nuk ėshtė thjesht Sami Frashėri. Ai ka bėrė botime dhe ka mbajtur konferenca pėr Sami Frashėrin nė Turqi, nė Ballkan dhe nė vende tė ndryshme tė Europės, si nė Londėr, Paris, Berlin, Budapest e gjetkė, duke dalė mbi studiuesit shqiptarė e turq qė pėrgjithėsisht, duke u nisur nga shkrimet nė gjuhėt pėrkatėse, e shikojnė si njė Sami thjesht shqiptar, apo thjesht turk. Mendojmė se ky studiues edhe i Samiut ėshtė nė rrugė tė drejtė dhe ne kemi pasur rastin tė kontaktojmė e bisedojmė me tė dhe tė jemi tė njė mendjeje pėr shumicėn e problemeve qė kemi diskutuar nė Stamboll.
Nuk mund tė lė pa pėrmendur edhe dy samiologė shqiptarė, veprat e tė cilėve pėr Sami Frashėrin kanė dalė apo priten tė dalin pas vitit 2000. Tė dy i kam njohur personalisht. Njėri ėshtė historiani i mirėnjohur Gazmend Shpuza nė Shqipėri, dhe tjetri Mitat Hoxha nga Peshkopia me banim nė Stamboll, Turqi, pas viteve ’90 tė shekullit XX. I pari botoi studimin dinjitoz “Bota iraniane nė veprėn e Sami Frashėrit”, ndofta edhe si njė kulminacion tė shkrimeve tė shkruara mė parė nė vite e dekada pėr tėrė Frashėrllinjtė. Ndėrsa Mitat Hoxha ėshtė duke u marrė me botimin e fjalorėve turqisht-shqip nė gjurmė tė Sami Frashėrit, dhe prej tij priten prurje tė mėdha nė kėtė fushė tė gjuhėsisė.
Nuk mund tė lėmė jashtė vėmendjes edhe albanologun Nexhip Alpani (Pula) me banim nė Ankara, i cili veē tė tjerash ėshtė marrė edhe me Sami Frashėrin nė artikuj tė veēantė shkencorė, por sidomos nė punimin “Arnavut Alfabesi nasil dogdu?” (Si lindi alfabeti shqip?). Nexhip Alpani, i cili u mor edhe me hartimin e njė fjalori turqisht-shqip prej mbi 40000 fjalėsh qė s’arriti ta mbarojė, nuk figuron tashmė midis tė gjallėve. Por dhe kontributi i tij ėshtė i konsiderueshėm nė drejtim tė evidentimit tė veprės sė rilindasit Sami Frashėri.
Natyrisht dr. Vasfi Samimi pati rastin tė lexojė nė origjinal veprėn e Levendit pėr Sami Frashėrin, kurse autorėt e sipėrpėrmendur i takojnė plejadės sė fundit tė shekullit XX e fillimit tė mijėvjeēarit tė tretė. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė njė kollos i letrave turke si Sami Frashėri pas Levendit nuk ka gjetur njė tė dytė tė nivelit tė tij, tė kalibrit tė tij. Agjah Sirri Levendi ka qenė drejtori i “Tyrk dili kurumu” (TDK) i Institutit tė gjuhės turke, qė e pat tė nevojshme t’i kushtonte vite tė tėra tė jetės sė tij njė personaliteti tė gjuhės e letrave turko-osmane si Sami Frashėri, i mirėnjohur nė Republikėn e Turqisė e mė herėt nė Perandorinė Osmane si Shemsettin Sami.
Ėshtė gjithashtu pėr tė ardhur keq tė preket sot nė Turqi figura e tij nė mėnyrė tangenciale, sporadike, spontane, kur ky shkencėtar meriton tė ketė samiologėt e vet. Le tė shpresojmė se, siē u bė pėr botimin integral, tė plotė tė veprave tė njė tė madhi tjetėr tė letrave turko-osmane Ahmet Midhat nga Instituti i Gjuhėsisė Turke, tė vazhdohet nė tė njėtėn linjė edhe me botimin e tėrėsishėm dhe tė plotė tė veprave tė Sami Frashėrit.
Vasfi Samimi nė tė gjallė tė vet i njohu dy studiuesit nga fusha e filozofisė, dhe njėkohėsisht pedagogė universitetesh, Esat Reson dhe Zija Xholin. Tė dy i zgjeruan studimet e tyre fillestare mbi Sami Frashėrin me botime tė reja mė tė plota, tė cilat i botuan tė dy nga fundi i viteve ’70 kur Samimi ishte nė jetė dhe besoj qė i njohu edhe ato. Vetėm se nuk mund tė mos pohojmė njė tė vėrtetė pėr tė dy studiuesit. Duke mos njohur gjuhėn osmane, nuk mundėn tė hynin nė “detin” e krijimtarisė sė Sami Frashėrit nė kėtė gjuhė qė pėrbėn trungun e krijimtarisė sė tij. Ata u kufizuan kryesisht nė veprat shqip dhe pjesėrisht nė ato pak pėrkthime qė kish nga enciklopedia e tij nė arkivin e Institutit tė Historisė dhe andej-kėndej, si vepra e dijetarit tiranas, Zyber Bakiut, “Sami Frashėri-Patriot dhe dijetar i shquar” (Bibliografi me pėrmbajtje tė veprave), apo tek punimet e profesor Hasan Kaleshit tė Prishtinės. Kjo gjė nuk mund tė mos manifestohej, megjithė ndihmesėn e sjellė prej tyre nė njohjen dhe interpretimin e veprės sė Sami Frashėrit, nė mjaft mangėsi tė shprehura nė punimet e tyre. Mė e pakta e kushtėzuar nga njohja e pjesshme, fare e vogėl e veprės sė Samiut jo pėr faj tė tyre, por tė mosqėnit tė saj e tėra nė shqip.
Edhe sot qė po shkruajmė kėto rradhė veprėn e Sami Frashėrit s’e kemi nė total nė gjuhėn shqipe. S’e kemi nė Turqi ku mundėsitė janė shumė mė tė mėdha se tek ne. Ėshtė paradoksale kjo situatė me veprat e Samiut. Tek ne veprat e Sami Frashėrit nuk u sollėn nė shqip nė tė kaluarėn. Jo se mungonin veprat e tij nė bibliotekat tona, nė gjuhėn turke. Edhe po tė kish ndonjė mungesė kjo fare mirė mund tė plotėsohej. E keqja qe se, megjithė thėniet se “ne nė fushat e gjuhėsisė e letėrsisė kemi shkencėtarė tė kalibrit botėror si Sami e Naim Frashėri… e tė tjerė”, veprat e tyre asnjėherė s’u bė e mundur tė botoheshin tė plota. Pa njė investim shtetėror kjo gjė s’mund tė realizohej atėhere. Megjithė qė “psallej” nė kupė tė qiellit pėr poetin kombėtar Naim dhe pėr Samiun, njė parą nuk u derdh pėr tė shqipėruar veprat e tyre tė shkruara nė gjuhė tė huaja, sidomos nė osmanisht. Po tė qe bėrė njė kujdes dhe njė investim pak mė i madh nė 50 vjetėt qė shkuan, ne sot do tė kishim “lumturinė” ta lexonim dijetarin tonė tė madh nė shqip.
Edhe sot pas gati dy dekadash nė ditėt e tranzicionit, botimi i veprave tė njė Samiu apo Naimi i ėshtė lėnė spontaneitetit. Le t’i lakojmė ata nė tėrė rasat si “tė mėdhenjtė” e letėrsisė sonė. Ne ende “nuk po i japim Ēezarit atė qė i takon Ēezarit”. Veprat e kollosėve tanė tė kulturės tonė “flenė” nė biblioteka e arkiva tė vendit e tė huaja dhe do tė vazhdojnė tė bėjnė “gjumin e madh” edhe kushedi pėr sa kohė! Ē’tė them pėr kėtė gjendje krejtėsisht tė papranueshme, por tė vjen tė “ulėrish” pėr atė qė i dhimbset kombi dhe atdheu, qė korifejtė e tyre tė mos i kemi nė shqip! Tė tjerėt i kanė personalitetet e tyre kombėtarė nė pėrmasa mė tė vogla se tonat dhe s’kanė kursyer asgjė pėr t’u nxjerrė nė dritė edhe “presjet”, kanė ngritur edhe institute tė tėra nė kėrkim tė tyre, kurse ne si nė tė shkuarėn edhe sot “flemė e flemė”. Po deri kur?!…
Por le tė kthehemi tek Vasfi Samimi ynė nė dhjetėvjeēarin 1967-1977, kur ai nxori nga pluhuri i harresės dhe na i solli nė shqip apo komentoi disa vepra krejtėsisht tė panjohura tė Sami Frashėrit. Dhe paradoksi qe se ato mbetėn, megjithė pėrpjekjet e tij tė parreshtura, tė mbyllura nė dosjet e tij brenda bibliotekės sė vet personale qė numėronte mijėra libra nė raftet brenda njė dhome tė veēantė, “rafte qė shkonin deri nė tavan dhe nė tė katėr anėt e saj”… Pra nga njė anė nuk investohej pėr Samiun, nga ana tjetėr dhe inisiativat personale tė njė Vasfi Samimi nuk pėrkraheshin, bllokoheshin! Cila qe e veēanta e samiologut Vasfi Samimi dhe vendi i tij midis samiologėve tė sipėrpėrmendur dje dhe sot, kur atė s’e kemi midis nesh, dhe kur vepra e tij pas plot tre dekadash po i jepet publikut shqiptar?
Pėr shqyrtim po marrim pesė samiologė tė kohės sė tij, dhe ai vetė i gjashti. Unė do i ndaja nė dy grupe tė mėdhenj, duke u nisur nga kriteri i gjuhės. Kristo Frashėri, Esat Reso dhe Zija Xholi, ishin tre tė parėt qė nuk e njihnin osmanishten. Por, ndėrsa i pari ishte i fushės sė historisė dhe kish njohuri tė mira arkivore, burimesh, mbi Samiun, dy tė tjerėt nuk e patėn njė mundėsi tė tillė, megjithatė ata kanė meritėn e pionerit nė lidhje me shtrimin, vlerėsimin dhe interpretimin e pikėpamjeve filozofike, tė ideve tė Sami Frashėrit. Ndėrsa Zyber Bakiu, Vasfi Samimi dhe Shaban Ēollaku e njihnin osmanishten dhe si tė thuash i futėn thellė duart nė miell dhe na dhanė gjėra tė vlefshme pėr atė kohė edhe pėr sot. Pak gjė ka ndryshuar qysh atėhere deri mė sot pėr Samiun. Vepra e tyre e ruan vlerėn pėr sot e pėr tė ardhmen.
Zyber Bakiu, duke na lėnė njė bibliografi tė zgjeruar me pėrmbajtje tė veprave direkt nga origjinali, u zgjeroi horizontin studiuesve dhe hapi shtigje tė reja pėr kėrkime tė mėtejshme.
Shaban Ēollaku mė 1986 me botimin e veprės sė tij mbi mendimin iluminist tė Samiut nė planin tematik problemor trajtoi disa probleme nga mė tė rėndėsishmet, siē janė ato pėr gjuhėsinė (nė pėrgjithėsi, turke, shqiptare), pėr letėrsinė e kritikėn letrare, pėr fenė, pėr gruan, etj., me materiale origjinale tė vjela direkt nga veprat osmanisht tė Samiut.
Ndėrsa Samimi vetė, nėqoftėse shohim strukturėn e materialeve tė tij pėr S. Frashėrin, duhet tė themi se aty dominon, mbi gjysma e materialeve, pėrkthimi (pėrkthimet nga revista shkencore “Hafta” dhe drama “Giave”, si dhe epistolari dhe materialet mbi jetėn e Samiut nga vepra e Agjah Sirri Levend), pastaj kemi monografinė e tij pėr gruan, emancipimin e saj, problem qė qe veēanėrisht i mprehtė pėr shoqėrinė shqiptare nė vitet ‘60-70 tė shekullit XX, etj. Pra Samimi futet nė aspekte pak ose aspak tė prekura nga vepra e Sami Frashėrit, me interes aktual pėr shoqėrinė shqiptare.
Gjithashtu pėrkthimet e tij nga osmanishtja dėftojnė pėr njohjen e thellė tė saj si askush tjetėr nga samiologėt e tjerė shqiptarė deri mė sot. Tė tjerėt e mėsuan nėpėr shkolla ndėrsa Samimi e foli osmanishten, jetoi nė Stamboll, nė mėnyrė tė natyrshme, pėrjetoi kalimin e turqishtes nė alfabetin latin, etj. Ai pėrkthente nė ēast nga osmanishtja pa ndihmėn e fjalorit, shkruante e fliste nė kėtė gjuhė deri sa ishte gjallė mė 1981, nė njė kohė kur nė Turqi osmanishtja ishte kthyer nė njė gjuhė tė vdekur. Gjė e rrallė kjo dhe qė s’e hasim tek asnjė osmanist. Ndihmesa e Samimit pėr Samiun ėshtė e veēantė nė krahasim me tė tjerėt, ndėrsa verifikimi i pėrkthimeve tė “Enciklopedisė” sė Samiut tė bėrė nga tė tjerėt, pėrkthimi i epistolarit tė Sami Frashėrit, dhe pėrkthimet nga gjuha osmane qė pėrdor Evlija Ēelebiu, dėshmojnė pėr njohjen e gjithanshme tė osmanishtes nga dr. Vasfiu, qoftė nė gjerėsi qoftė nė thellėsi.
Secili prej samiologėve tė sipėrpėrmendur e la nga njė monografi pėr Sami Frashėrin. Pėrjashtim bėn vetėm Kristo Frashėri. Por po tė shikojmė shkrimet e tij tė botuara nė harkun kohor 1954-1974, sidomos nė periodikėt shkencorė e letrarė, do tė konstatojmė se tė mbledhura ato tok e bėjnė njė monografi do tė thosha tė plotė, tė kompletuar. Me njė tė tillė njohėsi i vėllezėrve Frashėrllinj doli vetėm pėr Abdyl Frashėrin nė vitet ’80 pas vdekjes sė Samimit.


2. Si punonte Vasfi Samimi?

(Nė laboratorin e punės kėrkimore-shkencore tė tij)

Nėqoftėse duam tė mėsojmė se si punonte dr. Vasfi Samim Visoka, duhet tė bėjmė njė udhėtim tė shkurtėr me tė nė literaturėn qė ka shfrytėzuar pėr njohjen e Sami Frashėrit, e mė gjerė duhet t’i hedhim njė vėshtrim materialeve ku fatmirėsisht ruhen shėnime tė bėra me dorėn e tij, sidomos nė dy gjuhė nė shqip dhe nė osmanisht, nė ndonjė rast edhe nė turqishten e re apo nė gjermanisht. Duke i parė me vėmendje ato e mjaft gjėra tė tjera dhe duke sjellė ndėrmend shumė kujtime mbresėlėnėse qė kemi edhe nė kėtė drejtim nga kontaktet e pėrditshme me tė, mund tė krijojmė njė pėrfytyrim tė pėrafėrt pėr laboratorin krijues tė kėtij studiuesi e punėtori tė palodhur tė shkencės, dhe njėkohėsisht dhe autorit tė njė sėrė krijimesh tė tij nga fusha e letėrsisė, si drama, tregime, novela etj., apo pėrkthyesit tė talentuar sidomos nga gjuhėt osmano-turke, gjermane, e tė tjera.
Veprimtaria krijuese e V. Samimit nuk mund tė kuptohet jashtė sferave tė kulturės, artit, sado qė ai ishte dhe njė shkencėtar i mirėfilltė. E kemi pėrmendur dhe herė tė tjera qė Samimi i takonte shkollės gjermane. Ai shquhej pėr principialitetin e tij, pėr punktualitetin e tij, ishte tepėr sistematik. Njė tipar i punės sė tij qe karakteri shkencor i saj. Ai nuk dinte tė bėnte punė gjysmake. Kur i hynte apo merrte pėrsipėr njė punė, kur i vendoste vetes njė qėllim tė kryente iks punė, ai punonte me kėmbėngulje nė arritjen e saj, nė kryerjen e saj me sukses, dhe mė sė fundi ishte tepėr cilėsor. Synonte pėrsosurinė. Mė kujtohet kur mė mėsonte gjuhėn osmane. Kėrkonte qė nė ēdo hap tė isha sistematik. Edhe vetė pėrgatitej nė njė mėnyrė tė tillė, sistematikisht. Shumė shprehi tė tij m’u ngulitėn pa dashje dhe janė bėrė tė miat. Edhe nė njė detaj tė tillė: Kur mė jepte detyrat qė duhej tė kryeja, mė thosh shėnoji me rradhė dhe sipas tyre edhe do tė tė kontrolloj. Ishte tepėr rigoroz e serioz nė zhvillimin e mėsimit. I vinte rėndėsi tė gjitha gjėrave. Nuk kish pėr tė nė njė kuptim gjėra tė mėdha e gjėra tė vogla. Kur punonte pėr njė gjė, ai i pėrkushtohej asaj. Ishte dhe tepėr i durueshėm dhe me gjakftohtėsi tė sqaronte deri nė njė pėr paqartėsitė qė mund tė kishe apo tė lindnin gjatė procesit mėsimor.
Kam pasur rast, duke shqyrtuar dosjet e tij, tė shoh me dhjetra tituj librash tė shėnuara nė copa letrash apo skedat pėr marrjen e librave nė bibliotekėn kombėtare. Shpesh nė krah tė tyre kish shėnime tė ndryshme shqip, por shpesh edhe osmanisht. Dinte tė rrėmonte nė skedarėt e bibliotekave kur i duhej pėr njė temė tė caktuar. Ndėrkohė kam gjetur shėnime pėr kėrkime tė ndryshme, ide qė i lindnin nė ēast dhe i shėnonte nė to. Gjithashtu kam parė planin apo skicė-idenė e shkrimeve tė ardhshme. Shtojca tė bėra aty-kėtu e mė pas shtjellimin apo konkretizimin e tyre apo pikave tė caktuara tė tyre nė literaturėn pėrkatėse qė do tė ndihmonte nė shtjellimin e tyre.
Kam konstatuar se ato qė shkruante nė osmanisht veē karakterit vetjak qė kishin, por ato shpesh mund tė kishin dhe ndonjė diēka qė ai s’donte ta merrnin vesh tė tjerėt. I ndjeri Vasfi Samimi bėnte njė lloj autocenzure se e mendonte qė ndofta ndonjėherė ndokush mund t’i lexonte shkrimet e tij. Ndaj shkruarja nė osmanisht sipas mendimit tim e kishte dhe njė element tė tillė. Duhet thėnė dhe tjetra qė ai osmanishten e kishte si gjuhėn e nėnės. Ai qe mėsuar me tė qė nga fėmijėria dhe pėr tė ajo qe bėrė si njė shkrim rutinė nė tė cilėn ai shprehej lirisht. Shpesh mė thoshte: - Kur shkruaj osmanisht, shkruaj shpejt. Ėshtė si stenografi dhe i regjistroj shumė shpejt ato qė dėgjoj.
Po le t’i shohim me rradhė shėnimet e tij nė veprat e samiologėve qė ka konsultuar pėr rilindasin Sami Frashėri.
Sė pari, kemi nė dorė njė separat nga revista “Studime historike”, nr. 2, 1967, dhuruar atij nga samiologu Kristo Frashėri, i cili nė faqen e brendshme tė kapakut tė separatit shkruan: “Prof. V. Samimit” dhe poshtė saj firmuar “Kr. Frashėri”, domethėnė Kristo Frashėri. Ėshtė fjala pėr njė artikull shkencor tė tij “Shemsedin Sami Frashėri – ideolog i lėvizjes kombėtare shqiptare”, faqe 79-93, ndėrsa nė faqet 93-94 ka njė rezyme tė shkurtėr tė artikullit nė frėngjisht. Ky ėshtė artikulli i dytė shkencor nė shenjė pas atij tė botuar nė vitin 1955 nė “Buletin pėr shkencat shoqėrore”, numri 6, faqe 57-112. Sigurisht edhe ky paraqet interes shumė tė madh pėr Sami Frashėrin. Zaten titulli i tij ėshtė “Sami Frashėri (1850-1904)” dhe kap mbi 56 faqe reviste shkencore. Njė monografi e vogėl mė vehte. Studimi qė kemi nė dorė “S. Frashėri si ideolog” – 1967 ėshtė nė njė mėnyrė vazhdimi dhe thellimi i atij tė vitit 1955.
Ajo ē’ka na intereson ne janė shėnimet qė ka bėrė Vasfiu pėr vehten e vet, qė na sqarojnė mbi qėndrimin e tij ndaj pjesėve tė ndryshme tė artikullit, ideve qė shpreh aty Kristo Frashėri dhe konceptimit tėrėsor qė i bėn figurės sė Sami Frashėrit, duke u nisur nga shkrimet e tij nė shqip e nė osmanisht, turqishten e vjetėr. Shėnimet e tij nuk shtrihen nė tė gjithė artikullin por kapin vetėm periudhėn e Lidhjes sė Prizrenit, para saj dhe aty ku ndalet nė veprat turqisht tė Samiut. Ndėrsa kur merret me veprėn “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė bėhet” dhe me qėndrimin ndaj lėvizjes xhonturke, aty prej dr. Vasfiut nuk kemi asnjė shėnim. Me sa duket aty ai pak a shumė nuk ka ndonjė vėrejtje, kurse nė 2/3 e para tė artikullit aty gjejmė shėnime nė shqip, osmanisht, gjermanisht, shenja si +, ?, !, tė cilat kanė tė bėjnė me qėndrimin e Samimit nė lidhje me vlerėsimin e rolit tė Shemsedin Sami Frashėrit nė Perandorinė Osmane nga ana e autorit tė artikullit, historianit Kristo Frashėri. Nga njė vėshtrim i pėrgjithshėm konstatojmė se dr. Vasfi Samimi ka vėrejtje tė rėndėsishme ndaj tij, apo nė ndonjė rast nuk ėshtė krejtėsisht dakord me vetė studiuesin Kristo Frashėri pėr ato qė shpreh nė artikullin e vet. Vasfi Samimi ka jetuar nė Perandorinė Osmane, “atmosferėn” e saj e njihte nga brenda, ka jetuar edhe nė Shqipėri, dhe me sa kuptojmė ai ka rezervat e veta pėr shkrimin e zotit Kristo Frashėri.
Po le tė hyjmė nė detaje nė shėnimet e dr. Vasfiut brenda kėtij artikulli. Qė nė dy paragrafėt hyrės shohim njė sėrė pikėēuditėsesh e pikėpyetjesh nė lidhje me shtrimin e problemit nga historiani K. Frashėri nė lidhje me figurėn e Samiut. Studiuesit e tė dy vendeve kanė krijuar dy portrete tė tij, njė Sami “shqiptar” dhe njė “turk”, pasi studimet e tyre janė tė njėanshme. Kristo Frashėri duke u mbėshtetur kryesisht nė materiale shqiptare tė Sami Frashėrit shumė pak tė njohura jashtė kufijve tė Shqipėrisė dhe pothuajse aspak tė shfrytėzuara nga studiuesit turq, “rreh tė provojė” se nė themel tė dy portreteve ėshtė “Samiu shqiptar”, pra del tek titulli qė i ka vėnė krejt artikullit tė tij shkencor “Shemsedin Sami Frashėri-ideolog i lėvizjes kombėtare shqiptare”.
Pėr ne ka rėndėsi qė Vasfi Samimi, duke pasur njė njohje tė mirė tė “brendshme” tė tė dy ambjenteve, atij osman e shqiptar, dhe njė njohje relativisht tė mirė tė materialeve tė Samiut nė origjinal nė tė dy gjuhėt, nuk ėshtė dakord me shtrimin e problemit nga historiani Kristo. Unė mendoj se koha i dha tė drejtė Samimit. Samiu ka qenė njė i vetėm, njė atdhetar e njė shkencėtar, njė njeri pėrparimtar, i cili nga lartėsia e personalitetit qė kish arritur i dontė tė mirėn si Turqisė dhe Shqipėrisė, dhe vepra e tij pavarėsisht nė ē’gjuhė u shkrua nuk mund tė ndahet ne thikė, ėshtė njė e vetme, e shkruar nga e njėjta dorė, nga i njėjti njeri. Ai atdhenė do ta donte me tėrė forcėn e shpirtit tė vet, por si personalitet kjo s’do ta pengonte qė nė tė dy rastet pa njėanshmėri tė vlerėsonte nga tė njėjtat pozita pėrparimtare me tė njėjtėn masė, me tė njėjtin kut, si Shqipėrinė dhe Turqinė. Pėr ne ka rėndėsi, pa hyrė nė detaje mė tė imta analize, qė Samimi ndahet nga dy “Samitė” dhe vijmė nė konkluzionin qė kėtu ai pozicionohet nė pozita tė drejta.
Shohim nė nėndarjen mė poshtė qė kur pėrmendet fjala “Janinė e Epirit” dhe jo e “Shqipėrisė”, apo mė poshtė kur flitet pėr edukatėn qė mori Samiu nė gjimnazin “Zosimea” tė Janinės nga pedagogė iluministė, Samimi bėn shėnimin “shovinistė”. Kėtu ai me sa duket do tė vėrė nė dukje karakterin e tyre si shkolla “greke”, qė bėnin njė propagandė tė njohur nė favor tė pėrhapjes sė helenizmit. Sigurisht kjo nė elementėt atdhetarė si njė Sami, njė Naim, njė Ismail Qemal, Jani Vreto apo Abedin Dino, sigurisht nuk mund tė kalonte. Ata dinin tė anashkalonin dhe tė merrnin atė ushqim kulturor klasik e modern, racional e shkencor qė jepej nė kėtė vatėr diturie.
Por V. Samimit i japim tė drejtė kur do tė nėnvizojė karakterin shqiptar tė Janinės, qė shpesh historianėt tanė i marrin krahėt apo nuk guxojnė ta thonė me plot gojėn. Janina, kryeqendėr e Ēamėrisė, e vilajetit shqiptar tė Epirit, kryeqytet i Shqipėrisė sė Jugut, nuk ka si tė ishte ndryshe nga hinterlandi i vet pėrveēse shqiptare. Populli tregon se Janina kish 18 lagje shqiptare, njė lagjė vllehe dhe njė ēifute, po dhe kėto dy tė fundit shqipfolėse. Nė 18 lagjet pjesa mė e madhe qe e besimit kristian, e cila sipas traditės sė njohur nė Perandorinė Osmane kish shkollat rume, domethėnė nė greqisht, kurse pjesa tjetėr muslimane nė gjuhėn turke-osmanisht. Mungesa e shkrimit tė shqipes dhe mosnjohja e saj si gjuhė zyrtare e shqiptarėve kish kėto konseguenca qė fqinjėt tanė grekė e tė tjerė i kanė pėrdorur, qė nė bazė tė ekuacionit ortodoks=grek tė nxjerrin popullsinė shqiptare tė krishterė si greke e tė na nxjerrin “grekė” nė Epir, nė Ēamėri.
Nė faqen e dytė e tė tretė tė artikullit shkencor kemi njė sėrė shėnimesh nė osmanisht apo dhe shqip, dhe sidomos vijėzimesh tė atyre figurave tė shquara tė rilindjes si shqiptare dhe osmane, apo shkrimeve nė osmanisht tė nxjerra nga Sami Frashėri, apo ngjarjeve tė kohės nė prag tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Duket se Samimi ka “rezervat” e veta pėr trajtimin e ēėshtjeve, se diku vė dhe pikėpyetje, diku nė krah grupon vitet 1875, 1877, 1876. P.sh. sa pėr ilustrim po marrim emrin e Abdyl Frashėrit osmanisht, nė krah tė tė cilit ai vė me tė drejtė njė pikėpyetje. Kristo Frashėri e shkruan Abdullah Hysny tė ndarė. Samimi e di fort mirė se ai shkruhet si njė emėr i tėrė i pėrngjitur dhe jo me gėrmė tė madhe: Abdullahhysny. Pra kemi njė gabim nė mėnyrėn e shkrimit. Ose nė faqen e katėrt tė separatit thuhet se Komiteti i Stambollit u krijua mė 1878 nė njė lagje tė Bosforit. Samimi vė dy ??, domethėnė ai pret qė tė shėnohet emri i lagjes, gjė e cila mungon duke lėnė aty njė element pasaktėsie.
Njė pikėēuditėse dhe njė pikėpyetje V. Samimi e vė dhe aty kur flitet pėr synimet e qeverisė osmane, Portės sė Lartė, nė lidhje me krijimin e karakterin e Besėlidhjes shqiptare tė Prizrenit, dhe faktin qė Portės sė Lartė mė tepėr se aneksimi i tokave shqiptare i interesonte qė kjo tė mos ndodhte me Bosnjen nė Veri dhe Thesalinė nė Jug. Samimi s’ėshtė dakord me kėtė parashtrim, duke e pasur tė qartė se Portės i dhimbsej ēdo pjesė toke e saj, aq mė tepėr tokat shqiptare qė pėrbėnin “pjesėn e luanit” tė territoreve tė saj.
Nė faqen e pestė me tė drejtė shkruan, ndryshe nga ē’e paraqet Kristo Frashėri botuesin e veprave tė Samiut si “mik i tij i vjetėr”, si shfrytėzues. Bile koha provoi jo vetėm kėtė. Nė kohėn tonė unė kam gjetur nė shtypin e sotėm turk se Mihrani ishte njeriu qė e spiunonte pranė qeverisė osmane Samiun nė ēdo hap tė tij. Me kėtė ai ka qenė njeriu qė i ka sjellė telashe e andralla tė panumėrta nė raport me qeverinė dhe ėshtė njeriu qė i ka “shkurtuar” nė njėfarė mėnyre jetėn. Shkėputja midis tyre ndodhi rreth vitit 1900, kur Samiu gjeti njė botues tjetėr qė e paguante mė mirė dhe qė sillej mė mirė me tė dhe e respektonte siē e meritonte njė njeri e njė figurė si Sami Frashėri.
Gjithashtu nga dy tre shėnime tė Samimit kuptojmė qė ai (Samimi) ėshtė kundėr dhėnies Samiut tė atyre meritave qė s’i ka, mbivlerėsimit tė rolit tė tij nė krahasim me rilindasit e tjerė. Samiu qe tepėr i ri nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit dhe nuk mund tė ish pėr ēdo gjė violina e parė. I tillė u bė nė dekadat mė pas, po nė atė kohė ishin burra tė tjerė tė nderuar, duke filluar nga i vėllai Abdyli, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Ismail Qemali, Seit Toptani, tė cilėt qoftė nga pėrvoja qoftė nga mosha ishin mė tė mėdhenj se Samiu. Tjetėr gjė qė nė emėr tė sė ardhmes, tė nevojave tė momentit, tė faktit qė njė pjesė e tyre ishin “pėrplasur” me regjimin sulltanor etj. etj., dhe pėr tė mos i sjellė dėm ēėshtjes, vunė nė krye njė figurė mė pak tė “njollosur” si Sami Frashėri. Rilindasit njihnin shumė mirė njėri-tjetrin, ishin burra me integritet dhe dinin se ē’bėnin. Ata vepronin si e donte interesi mė i lartė i kombit. Nuk mund tė vihej as nė krye tė Komitetit tė Stambollit mė 1878, as nė krye tė Shoqėrisė sė Stambollit mė 1879, dhe as nė krye tė Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė shqipes njė njeri si Hoxha Hasan Tahsini. Jo vetėm se ky qe nė moshė tė kaluar, i sėmurė nga tubekulozi dhe i damkosur nga regjimi despotik sulltanor si “gjavur”; ose njerėz si Pashko Vasa apo Ismail Qemali qė kishin poste tė larta nė hierarkinė osmane e t’u sillej dėm. U gjet njė figurė e re plot energji, e aftė, “me perspektivė dhe e papėrlyer” si Sami Frashėri dhe nuk mund tė jemi dakord me shprehje tė tilla si “i pari midis tė barabartėve etj. etj.”.
Rilindasit me njėri-tjetrin dhe opinioni publik e dinte vlerėn e secilit dhe s’mund tė qe pesha e roli i tyre i barabartė, gjė e pamundur. Standartet e njė Ismail Qemali e Pashko Vase e Abedin Dinoje nė hierarkinė shtetėrore e nė diplomaci s’mund tė krahasoheshin me ato tė njė rioshi nė atė kohė si Sami Frashėri. Ēdo gjė duhet vendosur nė kohėn e vendin e vet e mos nisemi nga ajo se ē’u bė Samiu mė vonė nė vitet ’80-90 tė shekullit XIX. Atėhere nė fund tė viteve ’70 Samiu nė rastin mė tė mirė qe njė gazetar i mirė dhe njė propagandist i flaktė i ideve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė pėrgjithėsi. Mos i shohim mė syrin e sė sotmes dhe duke u nisur nga fakti se ē’pėrfaqėsojnė sot nė tėrėsinė e tyre si personalitete tė veēanta, po t’i vendosim bashkarisht krahas njėri-tjetrit nė njė kohė e njė vend tė caktuar. Atėhere do tė bėjmė pak ose aspak gabime nė vlerėsimin e drejtė tė tyre.
Prandaj ne i japim tė drejtė doktor V. Samimit nė shėnimet qė bėn. Pavarėsisht se ai nuk shkruan shumė gjėra, por ! dhe ?-et e tij flasin shumė. Samimi, me sa kuptojmė nga shėnimet e tij, ėshtė si kundėr superlativave nė vlerėsimin e njė personaliteti si Sami Frashėri, po dhe kundėr vėrejtjeve e teprimeve nė vlerėsimin negativ tė regjimit sulltanor duke rėnė nė voglima pėr diskreditimin e tij si regjim i egėr policor etj. etj.
Njė pikė tjetėr ku Vasfiu shpesh nuk ndan tė njėjtat mendime si samiolog me historianin Frashėri ėshtė pikėrisht ajo pjesė e artikullit nė vazhdim ku ai bėn vlerėsimin e punės sė Sami Frashėrit nė gjuhėn osmane. Nė lidhje me tre vepra mėsimore shqip tė Samiut pėr shkollat shqipe, si Abetarja shqipe, Gramatika shqipe dhe Dheshkronja (Gjeografia), dr. Samimi para gramatikės vė tre pikėēuditėse nė lidhje me atė se ajo “e ruan vlerėn e saj shkencore edhe sot”. Me sa duket Samimi ynė i shkollės gjermane nuk mund tė pajtohet me vlerėsime tė tilla, pas gati njė shekulli, kur koha megjithė vlerat e tyre kish nxjerrė gramatika gjithnjė e mė tė pėrsosura pėr gjuhėn shqipe. Samimi i shikon si “teprime” kėto tė historianit Kristo Frashėri. Ose ai nuk ėshtė dakord me gjuhėn me kėnde tė mprehta qė pėrdor Kristua pėr raportet shqiptaro-osmane, si p.sh. shprehja “aluzion therės”, etj. etj. tė kėsaj natyre. Kontradikta ka pasur, por jo ēdo gjė ka qenė nė teh tė thikės. Dihet roli i rėndėsishėm qė kanė luajtur shqiptarėt nė tėrė mekanizmat e makinės gjigante tė perandorisė.
Dr. Samimi ka vėrejtje dhe pėr ēka shkruhet pėr enciklopedinė 6-vėllimshme tė Samiut, nė lidhje me vendin qė u ėshtė dhėnė shqiptarėve e Shqipėrisė nė tė. Sigurisht vendi i tyre ėshtė i madh, po me sa duket nga pikėēuditėset e kryqet qė shėnon Vasfiu duket se Kristua ekzagjeron e tepron me ato qė shkruan. V. Samimi e kish lexuar kėtė enciklopedi, ashtu sikurse dhe samiologu tjetėr i mėvonshėm Gazmend Shpuza, dhe nuk mund tė pajtohej me ndonjė thėnie jo fort tė saktė tė njė njeriu qė nuk e njihte osmanishten.
Dhe sė fundi, pėr ta pėrmbyllur me shėnimet e dr. Vasfiut nė artikullin shkencor tė Kristo Frashėrit, po shėnojmė se nga fundi i tyre gjejmė njė fjalė “aforoz” me njė ?!. Kjo fjalė vihet pas frazės sė Frashėrit: “Nė kuadrin e kėtij programi (iluminist, Kr. Fr.) hyn edhe botimi nga Sh. Samiu i njė vargu tekstesh shkollore turqishte - abetare, gramatikė e sintaksė turke e arabe, tė ndėrtuara sipas parimeve tė pedagogjisė moderne, tė cilat nuk e kompromentonin aspak ndėrgjegjen politike tė autorit si njė patriot shqiptar” (Vijėzimi ėshtė i dr. Vasfiut). Fill pas kėsaj vjen fjala aforoz (mallkim, i mallkuar, nga greqishtja).
Samimi nuk mund tė pajtohet me historianin Kristo, i cili poshtė nė shėnimin 35 jep titujt e veprave mėsimore turqisht, “njė mal i tėrė”, ndėrkohė qė shkruan se “nuk e kompromentonin aspak ndėrgjegjen politike tė autorit si njė patriot shqiptar”. Shtrimi nė mėnyrė jo tė saktė i problemit rrjedhimisht ēon nė vlerėsime tė pasakta. Me sa duket vetė Kristua ndjen njė dobėsi tė pozicionit tė vet qė bėn njė pohim tė tillė…
Por tė mos zgjatemi me kėtė aspekt qė e pėrmendėm qė nė fillim tė shtjellimit tė kėtij artikulli tė zotit Kristo Frashėri, nė lidhje me shėnimet e bėra nga dr. Vasfi Samimi mbi tė. Ne vetėm sa u munduam “tė lexojmė” nė tė diēka nė lidhje me mendimet e vlerėsimet e dr. Vasfiut nė lidhje me kėtė artikull shkencor pėr Shemsedin Sami Frashėrin si ideolog i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
Dy autorė tė tjerė, samiologė, po qė janė tė sė njėjtės fushė filozofisė, janė Esat Reso dhe Zija Xholi. Nė duar prej tė parit kemi broshurėn “Sami Frashėri”, Tiranė 1962, prej 72 faqesh; dhe prej tė dytit njė artikull tė faqes sė tretė tė gazetės zyrtare tė kohės, organit kryesor tė shtypit “Zėri i Popullit”. Data 11 qershor 1975 ėshtė shkruar me laps tė kuq nga vetė Samimi, meqenėse ai e ka prerė si kipyrė nga gazeta. Artikulli ėshtė shkruar nė kuadrin e rubrikės “Nėpėr faqet e historisė sė ndritur tė popullit tonė” dhe ėshtė firmuar: prof. Zija Xholi, dekan i Fakultetit tė Shkencave Politiko-juridike.
Autori i kėtyre rradhėve nė atė kohė e mė pas pėr 20 vjet rrjesht ka qenė punonjės, pedagog nė atė fakultet, dhe ka patur rastin t’i njohė nga afėr si dekanin e tij ashtu dhe pedagogun e filozofisė nė Institutin e Lartė Bujqėsor, zotin Esat Reso. Vite mė vonė, ende pa vdekur dr. Vasfiu, Esati doli me njė botim tė zgjeruar tė librit tė tij pėr Samiun, ndėrsa prof. Zija Xholi, i cili mė 1962 krahas Esat Resos me Samiun doli me njė broshurė pėr “Naim Frashėrin” (nė aspektin si mendimtar, L.B.), nė fund tė viteve ’70 botoi njė libėr pėr mendimtarin Sami Frashėri, tė cilat besojmė se Vasfi Samimi do t’i ketė lexuar si samiolog qė ish. Por tė shohim shėnimet qė bėn nė dy materialet e sipėrpėrmendura qė gjetėm nė dosjen e tij pėr Sami Frashėrin.
Prezenca e librit tė Esat Resos nė dosjen e Samimit na sjell nė pėrfundimin qė interesimet e doktorit pėr Sami Frashėrin janė tė hershme, mė e pakta nga 1962, ndonėse jemi tė sigurt se ai me tė ėshtė marrė dhe mė herėt. Nga kjo kohė ndofta tek ai zė fill mendimi pėr tė shkruar dhe ai nga ana e vet diēka pėr Sami Frashėrin.
Libri ka disa shėnime ekstra nė faqet 2, 7 dhe 68. Nė faqen 2 ka lartėsitė e majave mė tė larta tė Shqipėrisė. Ndofta kjo ka tė bėjė me njė pasion tė vjetėr tė doktorit pėr sportin qė e shoqėroi gjithė jetėn. Dihet se ai ka qenė futbollist, basketbollist, po dhe sporte tė tjerė si alpinizmi etj., ai i ka dashur dhe ėshtė interesuar pėr to. Aty pėrmenden Jezerca, Korabi, etj. Interesante ėshtė diēka e shkruar nė greqisht, qė me aq sa kuptoj unė nga gėrmat greqisht bėn fjalė pėr shqiptarėt. Ndofta ėshtė diēka, njė dyvargėsh, nga Naim Frashėri pėr miqėsinė me fqinjėt grekė, sllavė, etj., tė rrojmė nė paqe e nė marrėdhėnie tė mira me ta (?). Nuk mund tė them diēka tė prerė, megjithatė shkrimi i ndrojtur mė jep tė kuptoj se Samimi e ka shkruar aty nuk e di pėr ē’arsye. Greqishten ai e ka bėrė nė Fakultetin e Veterinarisė sė Stambollit, mbase edhe nė Berlin, por pak iu desh e pak e pėrdori. Ai e dinte atė krahas latinishtes pėr aq sa i duhej pėr nevojat e shkencės e tė profesionit.
Megjithatė unė kam njė rezervė pėr shėnimet nė kėtė libėr: mund tė mos jenė tė Samimit, sado qė libri u gjend nė dosjen e tij. Mund tė ketė rėnė nė dorė mė pas, t’ia ketė dhuruar njeri. Megjithatė t’i lemė hamendėsimet. Vijėzimet nė libėr dhe ndonjė shėnim aty kėtu janė bėrė me laps tė zakonshėm, laps kopjativ dhe me stilolaps, gjė qė mė shpie nė dy pėrfundime, ose libri ėshtė lexuar disa herė dhe e besoj qė ka tė ngjarė mė shumė kjo, por s’pėrjashtoj dhe tė jetė lexuar njėherė me kujdes, duke e studiuar si i thonė “me laps nė dorė”, avash-avash nė kohė tė ndryshme, duke pėrdorur pa qibėr mjetet e rastit qė i janė ndodhur nė tavolinėn e punės. Edhe shėnimet osmanisht i gjejmė kryesisht me laps plumbi e me stilolaps. Ndonjėherė jo pėr tė shkruar (kjo shumė rrallė) ai ka pėrdorur dhe lapsin kuq e blu, siē ndodh nė vijėzimet nė librin bibliografik tė Zyber Bakiut pėr Sami Frashėrin. Aty dominon ky i fundit e shumė rrallė lapsi i zi ose stilolapsi.
Le tė ndjekim tani Vasfi Samimin nė shėnimet qė bėn nė librin e Esat Resos pėr Sami Frashėrin botuar mė 1962. Libri me titull “Sami Frashėri-Pikėpamjet filozofike, shoqėrore dhe politike”, i shoqėruar me njė bibliografi nė fund tė tij tė literaturės sė shfrytėzuar, asaj bazė qė ėshtė shumė shumė e paktė nga veprat e S. Frashėrit dhe literaturės ndihmėse dy llojshe. Njė janė veprat e klasikėve tė marksizėm-leninizmit kryesisht nga rusishtja dhe literaturės sė shkruar mbi Sami Frashėrin. Duhet tė kuptojmė Esat Reson nė rrethanat qė ėshtė shkruar broshura, qoftė pėr ndikimin rus qė reflektohet dhe nė ndonjė referim tek turkologėt rusė si Gordlevskij pėr Sami Frashėrin, qoftė dhe ndonjė citim qė jep nga gazeta “Pravda”, gazetė kryesore e PK tė Bashkimit Sovjetik.
Samimi nė fund ka vijėzuar njė letėr tė cituar si dokument i Arkivit tė Shtetit tė Shqipėrisė. Letėr e S. Frashėrit e Naimit dėrguar Murat Toptanit dhėndrit tė tyre, letėr tė cilėn ai e kish pėrkthyer vetė nė kėtė arkiv, siē del nga kopja qė na ka dhėnė me dorėn e tij neve vetė vite mė parė kur qe gjallė.
Nga veprat origjinale tė Samiut Esat Resua ka pasur nė dorė ato shqip tė gjitha, si tre veprat mėsimore Abetare, Gramatikė, Gjeografi (Dheshkronja), Alfabetare e gjuhės shqipe, ku ka dhe ndonjė shkrim tė Samiut, veprėn “Shqipėria ēka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė jetė”, si dhe njė pėrkthim tė dramės “Besa” tė botuar nė Tiranė mė 1937. Gjithashtu ai ka shfrytėzuar nė dorėshkrim veprėn “Emsal” (Proverba filozofike), Stamboll 1880, dhe “Qytetėrimi islam”, Stamboll 1886, tė pėrkthyera nė arkivin e Instituti tė Historisė e Gjuhėsisė. Mund tė themi se me gjithė varfėrinė pėr atė kohė tė literaturės, edhe ajo qė ishte, pak ėshtė shfrytėzuar. Autori, megjithė vėshtirėsitė qė ka pasur, ėshtė munduar t’i futė idetė e Sami Frashėrit nė disa klishe, tė cilat mund t’i ketė hasur nė literaturėn e ngjashme pėr personalitetet e ndryshme tė huaja tė lėmit tė filozofisė, dhe vepra mė tepėr se analizės sė veprės origjinale tė Samiut ka karakter propagandistik.
Ribotimi i zgjeruar i veprės qė bėri dy dekada mė vonė po i njėjti autor, pati mė tepėr analizė dhe mė tepėr “frymėmarrje”. Po qėllimi nuk ėshtė tė merremi me shqyrtimin e veprės sė Esat Resos. Kėtė gjė tė sipėrpėrmendur e konstatojmė nga shėnimet e Samimit, i cili sikur kėrkon nė vijėzimet e citateve origjinale nga Samiu, tė gjejė diēka tė tijėn dhe jo komentet e zgjeruara tė autorit tė librit, tė cilat i paraprijnė e sikur i mbytin citatet qė sillen thjesht pėr ilustrim nė funksion tė skemave tė caktuara ideologjike, filozofike. Ndjejmė se dr. Samimi sikur gėzohet pasi lexon paragrafe tė tėra, kur gjen ndonjė citat prej vetė S. Frashėrit tė sjellė nga autori. Kjo ėshtė karakteristike e gjithė librit. Libri i Esat Resos ka pak a shumė njė kompozicion tė tillė: Kapitulli I – Jeta dhe vepra e Sami Frashėrit (faqe 9-14), pas njė Hyrje 4-5 faqesh nė fillim. Kapitulli II – Pikėpamjet filozofike tė Sami Frashėrit, me nėntituj sipas rastit (fq. 15-38), dhe Kapitulli III – Pikėpamjet shoqėrore-politike tė Sami Frashėrit, faqe 39-68. Pra nė thelb libri ka dy pjesė.
Nė hyrje dhe nė jeta e vepra, nga V. Samimi nuk kemi asnjė shėnim. Nė Pikėpamjet filozofike tė Sami Frashėrit, nė nėntitullin Veēoritė kryesore tė botėkuptimit tė Sami Frashėrit, gjejmė tė nėnvizuar njė citat tė gjatė shumė kuptimplotė qė e po e sjellim tė gjithė, pėr qytetėrimin tonė, tė cilin Samiu e ka marrė e rimarrė disa herė nė shqyrtim nė disa vepra tė tij shqip e turqisht, si nė revistėn “Drita-Dituria” tė vitit 1884 (shqip), nė “Hafta” (Java) (turqisht), nė “Qytetėrimi islam” 1886, etj.: “Nuk jemi nga ata – shkruan Sami Frashėri – qė e mohojmė fuqinė dhe rėndėsinė e qytetėrimit tė Greqisė sė Vjetėr. As nuk pretendojmė se nuk i kanė shėrbyer zgjimit tė Europės mėsimet e veprave greke, qė u dhanė nga mėsonjėsit qė erdhėn nė Itali nga Bizanti. Por nuk na bėhet tė besojmė se lėmshi i dheut mbeti i zbrazėt prej qytetėrimit qysh prej ditės qė u shua qytetėrimi i vjetėr grek e deri sa lindi qytetėrimi europian, se u zhyt nė terrin e injorancės dhe tė egėrsisė, dhe se qytetėrimi i sotėm europian ėshtė vepra e disa shkencėtarėve bizantinė qė ikėn nga Bizanti… Gjithmonė njė qytetėrim mė i vonshėm ėshtė mė i pėrsosur se qytetėrimi i mėparshėm”.
Me interes ėshė dhe njė citat i sjellė nė fund tė kėsaj pjese qė flet pėr patriotizimin e Samiut e qė i ka bėrė pėrshtypje V. Samimit: “Trim – ka shkruar Samiu – ėshtė ai qė vdes pėr tė ruajtur nderėn e tij kombėtare ose pėr tė mirėn e njerėzisė”.
Pas dy paragrafėve, si: Tiparet materialiste nė botėkuptimin e Sami Frashėrit dhe Zhvillimi historik i botės, ku s’kemi asnjė shėnim prej dorės sė Vasfiut, tek tre paragrafet e tjerė pasardhės pėr pikėpamjet filozofike, kemi disa nėnvizime. Tek Sami Frashėri mbi origjinėn e njeriut, nėnvizon rolin kryesor qė ka luajtur puna sipas F. Engelsit dhe, duke iu referuar Samiut, nėnvizon faktin qė ai e quan njeriun “qenie tė pėrsosur”. “Atyre qė duan ta rritin tepėr njeriun (mistikėt) do t’u tregojmė vogėlsinė e tė metat e tij, dhe atyre qė duan t’ia ulin fare vlerėn (materialistėt vulgarė) do t’u provojmė se ai ėshtė njė qenie e pėrsosur”.
Gjithashtu njė faqe mė pas dr. Samimi nėnvizon njė pasazh tė sjellė nga Samiu pėr deizmin si botėkuptim i tij “Njeriu - ka shkruar Samiu - ėshtė krijuar pothuajse nė tė njėjtėn gjendje egėrsore me kafshėt e tjera, veēse i plotfuqishmi zot i dha njė fuqi e njė prirje njeriut pėr tė pėrmirėsuar veten dhe pėr t’u qytetėruar”. Pra Samiu si forcė lėvizėse merr “mendimin” dhe “arsyen”. Nė paragrafin tjetėr Gjuha dhe mendimi, nga fundi i tij ai nėnvizon faktin e vėnė nė dukje nga Sami Frashėri qė “zhvillimi i gjuhės bėhet shumė ngadalė dhe se ky zhvillim ka lidhje me evolucionin e njeriut”. Samiu fjalorin e quan si visarin e njė gjuhe. Ai kupton rėndėsinė e madhe tė fondit tė fjalėve, tė gramatikės dhe tė sintaksės. “Kapitali i gjuhės - shkruan ai - pėrbėhet prej fjalėsh e prej rregullash morfologjike e sintaksore”.
Samiu shtron tezėn e tij se nė tė vėrtetė gjuha nė procesin e zhvillimit tė saj pasurohet me fjalė tė huaja, por ky princip duhet tė mbėshtetet nė dy kushte tė domosdoshme: sė pari, kur gjuha ka fjalėn e saj qė ėshtė e qartė dhe e vjetėr, atėhere nuk duhet tė zėvendėsohet ajo me njė fjalė tė huaj, qė ėshtė e pakuptueshme pėr popullin; sė dyti, fjalėt e reja duhet t’u pėrputhen ligjeve tė gjuhės. Por njėkohėsisht ai ishte dhe kundėr purizmit tė plotė. Nė vitin 1932 Kongresi i shkrimtarėve tė Turqisė qė u mblodh nė Stamboll e pranoi kėtė vepėr si bazėn e gjuhės sė re letrare turke (veprėn “Kamusi Turki” (Fjalori i gjuhės turke) i Samiut, qė njėkohėsisht ėshtė dhe fjalor etimologjik). Sami Frashėri ėshtė dhe njė nga pionerėt e alfabetit tė sotėm tė gjuhės turke, i cili u vu nė pėrdorim nė vitin 1928 (nė libėr ėshtė vėnė 1937 gabimisht dhe dr. Samimi e ndreq duke e shkruar nė krah me laps pasi e prish 1937).
Nė paragrafin e fundit tė pikėpamjeve filozofike tė Samiut, Elemente tė dialektikės nė veprat e Sami Frashėrit, doktor Vasfiu nėnvizon faktin se “qytetėrimi i soēėm europian ėshtė mė i lartė se qytetėrimi islam (domethėnė i Lindjes nė kohėn e mesme) dhe si rrjedhim mė i lartė se qytetėrimi i Greqisė sė vjetėr”. Pra zhvillimi ka ecur pa ndėrprerje nga njė civilizim mė i ulėt tek njė mė i lartė.
Nė lidhje me njohjen e botės dr. Samimi ka pėrfshirė me laps plumbi dy paragrafe qė flasin pėr qėndrimin pozitiv tė Samiut ndaj njohjes njerėzore. “Njerėzit – shkruan ai – kanė njė detyrė tė madhe tė njohin natyrėn dhe tė vėrtetėn e materjeve qė gjenden nė botė e veēanėrisht mbi lėmsh tė Dheut tonė, tė dinė tė pėrfitojnė nga cilėsitė e atyre materjeve dhe t’i shtien ato nė punė pėr mirėqenien e mbarė rruzullimit”. Njėkohėsisht S. Frashėri thotė se jo ēdo e vėrtetė ėshtė pėrfundimtare, e plotė dhe e pandryshueshme: “Shkenca pohon se mendja njerėzore nuk mund tė zbulojė gjithė tė fshehtat”, dhe nė njė vend tjetėr Samimi nėnvizon njė pasazh tjetėr tė marrė nga S. Frashėri: “Dyshimi ėshtė kriteri i sė vėrtetės. Kurrė nuk mashtrohet ai qė bėn dyshim nė punė. Kush dyshon nė ēėshtje shkencore bėhet filozof”.
Nė kapitullin III - Pikėpamjet shoqėrore politike tė Sami Frashėrit, autori i broshurės, Esat Reso, ka vėnė nė krye njė citat me shkronja tė zeza nga Sami Frashėri, qė dr. Vasfiut i tėrheq vėmendjen dhe e fut midis dy vijave vertikale tė bėra me laps kopjativ. Le ta sjellim tė gjithin se ėshtė tepėr i rėndėsishėm: “O filozof, opinioni publik qė ti nuk e pėlqen, ėshtė shumė mė me vend se mendimi yt, pse nė atė pėrmblidhen mendimet e sa e sa miliona njerėzve, kurse mendimi yt mund tė jetė vetėm ai i pesė ose gjashtė vetėve”.
Duke shfletuar faqet libri ka dhe ndonjė ilustrim si fotografia e Samiut me Naimin me gratė e fėmijėt e tyre. Mbi tė janė shkruar emrat e gjashtė vėllezėrve, nė fillim tre tė njohurit Abdyl, Naim e Sami, dhe poshtė tyre Sherif, Tahsin, Mehmet. Sherifi e Tahsini vdiqėn para kohe nga tuberkulozi qė i preku pothuajse tė gjithė vėllezėrit e motrat Frashėri, me pėrjashtim tė Mehmet Frashėrit, mė tė voglit, i cili jetoi deri nė fund tė dekadės sė dytė tė shekullit XX dhe u kthye nė Shqipėri. Pasardhėsit e tij jetojnė nė Tiranė.
Para se tė hyjė nė analizėn e veprės madhore tė Samiut, autori Esat Reso flet pėr shoqėrinė nė pėrgjithėsi e disa fenomene tė saj si lufta, paqja, roli i punės nė tė, kombi, progresi shoqėror, etj. Vasfiu nėnvizon disa citate tė sjella nga Samiu nė kėtė libėr: “Lufta – shkruan ai – ka kaluar ndėr njerėz nga bishat e egra. Paqja ėshtė vetia e natyrshme e njerėzve”. Duke ēmuar punėn e njerėzve, rolin e mjeshtrive tė ndryshme, demokrati Sami shkruan “Mjeshtėria ėshtė njė mbrojtje kundėr varfėrisė”. Dr. Samimi e sheh punėn si burim tė ēdo pasurie, ndėrsa nė lidhje me rolin e kombit, Samiu shkruan “Po tė vėshtrohen kombet e botės, s’ka asnjė komb qoftė dhe i prapambetur qė tė mos ketė veti tė bukura e pak a shumė zakone tė mira”.
Ndėrsa nė lidhje me rolin e shkencės e progresin e arritur nėpėrmjet saj, Samiu shkruan dhe kėto: “Njė shoqėri duhet tė ndreqė tė metat e veta duke mbajtur nė dorė pasqyrėn e shkencės”. Veprėn “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė jetė”, ai e analizon nė katėr paragrafe me kėta tituj: -Pėrmbajtja dhe idetė kryesore tė librit: Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė jetė”; -Kushtetuta e shtetit tė ardhshėm indipendent tė Shqipėrisė; -Shteti dhe feja; -Pikėpamjet e Sami Frashėrit pėr disa ēėshtje tė ekonomisė sė vendit; - Programi arsimor i Sami Frashėrit. Dy paragrafet e fundit nė lidhje me pikėpamjet shoqėrore tė Samiut, qė dalin jashtė veprės sė sipėrpėrmendur e mbėshteten nė pikėpamje tė S. Frashėrit tė vjela andej-kėndej, i kushtohen -Problemit tė gruas, dhe -Ēėshtjes sė fshatarėsisė. Duke filluar nga Shteti e feja e deri nė Konkluzion, qė mbyll librin e Resos, nuk kemi asnjė shėnim tė dr. Vasfi Samimit. Kemi disa vijėzime nė dy paragrafet para tyre, tek tė cilėt do tė ndalemi mė poshtė.
Nuk janė shumė citime tė vijėzuara, dhe si zakonisht fjalėt e Sami Frashėrit dhe jo komentet apo interpretimet e analizat e studiuesit Esat Reso. Samiu thotė se Turqia duhet dėbuar nga Shqipėria: “nuk ka gjuhė mė tė mirė se shpata… kjo ėshtė udh’ e shpėtimit, e jo tjetėrė”. Dhe mė poshtė: “Turqia as munt tė ronjė paskėtaj, as do tė ronjė, edhe as duhet tė ronjė – ngjallja e Turqisė ėshtė vdekje e Shqipėrisė”.
Pse i ka vijėzuar kėto fjalė tė Samiut dr. Vasfiu. Mos ndofta shtrimi kėshtu nė mėnyrė tė prerė sikur nuk shkon midis dy vendeve! Dihet qė Samiu i thotė nė njė kuptim tė caktuar: Forcimi i perandorisė donte tė thoshte vazhdimin e robėrisė pėr Shqipėrinė… Nė fund tė kėsaj pjese sillet njė citat qė ka tė bėjė me atė qė lufta ēlirimtare duhet tė ishte e rreptė dhe e vendosur: “Kush tė na qėndrojė pėrpara - shkruan Samiu - e tė na ndalonjė nė kėtė udhė tė shenjtėruar, ta shtyjmė, ta rrėzojmė, ta shkelim e tė shkojmė tutje!”, (pėrpara) - kjo fjalė e fundit ėshtė shtuar nga dr. Samimi me vend. Nė paragrafin tjetėr pėr kushtetutėn e shtetit tė ardhshėm shqiptar Samiu mendoi pėr njė shtet tė atillė qė tė kishte mbėshtetjen e popullit dhe jo tė forcės policore. “Kur shteti – shkruan ai – shkon nė rrugėn e dėshirave tė popullit, ai do tė jetė njėqind herė mė i fortė”. Dhe mė poshtė: “Populli ėshtė themeli i shtetit”.
Nga shėnimet qė shoh, qoftė nė librin e Esat Resos “Sami Frashėri”, Tiranė 1962, apo dhe atė tė Zyber Bakiut tė vitit 1975 pėr Bibliografinė e veprave tė Sami Frashėrit, ku Esati ka bėrė parathėnien e edhe e ka pajisur vende vende me shėnime, nxjerr pėrfundimin se dr. V. Samimi mund tė ketė pasur njė lloj rezerve ndaj kėtij autori, ku mbizotėronte mė tepėr se analiza e materialeve origjinale tė S. Frashėrit, elementi koment dhe propagandistik. Kemi njė ideologjizim dhe politizim tė problemeve tė ndryshme. Mė tepėr se studiuesi shkencėtar, del nė pah njeriu i partishėm, gjė e cila shpesh ēonte edhe nė ndonjė njėanshmėri nė analizat e materialit. Samimi ishte kundėr kėtyre.
Mė bėn pėrshtypje tek Bibliografia e Zyberit. Nė parathėnien e Esat Resos s’ka asnjė shėnim, nė Hyrjen e Zyber Bakiut ka njė “Dr. V.S.” me laps tė kuq. Ėshtė si tė thuash njė aprovim i tij, i Vasfi Samimit, pėr ēka shkruar nė tė. Vetė Samimi nė ndonjė rast sa herė ka tentuar “tė pėrshtatet” me kohėn nė ndonjė rast tė rrallė nė shkrimet e tij, si ndonjė letėr etj., tingėllon disi ndryshe, del jashtė natyrės sė tij, ndihet do tė thosha “i zbuluar”. Nuk ishte mėsuar ai tė bėjė propagandė tė ditės. Samimi kudo fliste me gjuhėn e studiuesit tė mirėfilltė, me gjuhėn e shkencėtarit.
Dr. Vasfi Samimi ndiqte me vėmendje dhe samiologun tjetėr nga fusha e filozofisė marksiste, prof. Zija Xholin dhe shkrimet e tij. Nė artikullin e 11 qershorit 1975 nė “Zėri i Popullit”, faqe 3, nuk ka asnjė shėnim tė tij mbi tė. Artikulli bėn njė vlerėsim tė figurės sė Samiut mbi bazėn e veprave shqip e sidomos veprės “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė jetė”, duke nėnvizuar vlerėn e ideve tė tij edhe pėr momentin aktual qė kalonte vendi ynė. Tangent pėrmenden veprat e tjera nė turqisht. Jemi tė mendimit se dr. Vasfiu ka ndjekur edhe shkrime tė tjera tė kėtij autori, si analizėn e gjatė “Duke lexuar Sami Frashėrin”, botuar nė “Nėndori” 1974, nr. 3, faqe 28-75, ku ndalet nė veprėn “Shqipėria ēka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė jetė”, apo artikuj tė tjerė studimorė e publicistikė tė botuar nė shtypin e kohės nė kėto vite. Veēse nuk mund tė themi kurrnjisend pėrderisa vetė doktori nuk ka bėrė asnjė shėnim. Ndofta pėr ndonjė send mund tė supozojmė se ėshtė ndonjė qėndrim i pėrafėrt me atė ndaj Esat Resos. Njė gjė mund tė themi me siguri, qė ai ishte mysafir i rregullt i Bibliotekės Kombėtare dhe ulej nė sallėn shkencore, dhe pavarėsisht se ē’kemi gjetur ne nė dosjen e tij, jemi tė bindur se ai i ka lexuar shkrimet e prof. Zija Xholit mbi Sami Frashėrin. Bile ai njihej dhe personalisht me tė.
Nė vitin 1975 u botua si maket, nė formė dispence, libri i Zyber Bakiut “Sami Frashėri-patriot dhe dijetar i shquar” (Bibliografi me pėrmbajtje tė veprave), me 317 faqe. Ishte njė ndihmesė mjaft e madhe pėr kohėn, e sidomos pėr studiuesit qė merreshin me Samiun. Njėkohėsisht dhe kushdo qė ta lexonte, krijonte njė pėrfytyrim tė plotė pėr kėtė rilindas tė shquar, sidomos pėr veprat qė kish shkruar nė osmanisht, tė cilat pėrbėnin pjesėn mė tė madhe tė veprės sė tij. Autori i kėtij libri, samiologu Zyber Bakiu, punonjės i Bibliotekės Kombėtare, njė burrė i shtruar dhe i urtė, qė s’i ndihej zėri dhe veē punonte, i ish pėrkushtuar kėsaj pune pėr vite tė tėra. Pas vdekjes sė tij dolėn nė dritė, nga i biri, pėrkthime tė tjera nga Samiu, si ai pėr personalitetet shqiptare nė Kamusul Alam (Fjalori i Botės), proverbat dhe anekdotat e mbledhura nga Samiu, njė libėr historik pėr Shqipėrinė e S. Kylēe (me origjinė shqiptare ky), i botuar nė Turqi, etj.
Bibliografia u botua si libėr i veēantė nė fillim tė viteve ’80 tė shekullit XX. Botimi qė kemi nė dorė, qė ka shfrytėzuar V. Samimi, i vitit 1975 i ėshtė dhėnė atij nga vetė zoti Zyber Bakiu me tė cilin ai njihej personalisht. Zaten libri i parė nuk u shit por iu shpėrnda personave tė caktuar tė interesuar, nga vetė autori apo Biblioteka Kombėtare. Vetė Samimi, me ta marrė nė dorė, firmon nė tre vende nė kapak sipėr “Dr. V. Samimi/1976”. E njėjta gjė pėrsėritet dhe nė frontespicin brenda nė qoshen poshtė nga e djathta, si dhe nė faqen e fundit nga poshtė nga e majta. Kėto janė shėnuar me njė rezervė ngjyrė vjollcė, tė hollė, me tė cilėn gjejmė tė shkruar shumė rrallė nė ndonjė cep tė librit ndonjė send. Nė faqen fill pas frontespicit kemi tė shkruar me rezervė osmanisht. Nga numrat e faqeve si “faqe 65” dhe “faqe 943” mė poshtė, apo nga shifrat romake I, II nė paragrafin sipėr, dhe I, II-III (sėbashku) dhe IV nė paragrafin poshtė, vijmė nė pėrfundimin se V. Samimi mbi bazėn e leximit tė librit nė fjalė planifikonte tė shkruante diēka, siē edhe bėri nė tė vėrtetė. Ėshtė interesant se firmėn e doktorit Vasfi e gjejmė nė gjashtė vende tė ndryshme tė librit, tė cilat duke gjykuar nga materiali, faqet pėrkatėse, na nxjerrin nė konkluzionin se ai jep aprovimin pėr t’i pėrdorur nė shkrimet e veta pėr Sami Frashėrin.
Kėto janė faqja 35 me shifra romake e hyrjes, ku Zyber Bakiu arsyeton e argumenton pse Sami Frashėri shumicėn e veprave tė tij i shkruajti nė turqishten e vjetėr; faqen 11 ku renditet bibliografia e veprave shqip tė Samiut; faqen 121 ku ai flet pėr materialet shkencore tė revistės “Hafta” (Java) tė vitit 1881 qė nxorri Samiu dhe qė dr. Vasfi Samimi i pėrktheu nga origjinali; faqe 225 ku gjejmė fragmente nga zėrat e enciklopedisė sė Samiut, si “Epiri”, “Arbėria”, etj.; faqe 255 ku ndalet nė atė qė Samiu u bė i pari si pėrkthyes nė Perandorinė Osmane qė i rrinte besnik origjinalit, duke thyer njė traditė shumėshekullore qė vihej dorė nė tekstin e pėrkthyer nga vetė pėrkthyesi.
Sė fundi kemi prapė njė firmė me laps tė kuq “Dr. V.S.”, pikėrisht nė pjesėn ku jepet bibliografia e atyre qė kanė shkruar pėr Sami Frashėrin nė turqisht, por aty dr. Samimi ndan njė pjesė tė autorėve me laps blu. Kėta me sa dimė e kuptojmė ai kish nė plan t’i shfrytėzonte pėr tė shkruar njė nga paragrafet hyrės pėr S. Frashėrin nė pėrkthimin e tij tė materialeve pėr shkencat e natyrės nga revista “Hafta”, me titull “Vigani i punės mendore”. Atė ne nuk e gjetėm nė materialet e dosjeve pėr S. Frashėrin. Me sa duket e kish lėnė pėr nė fund dhe nuk arriti ta shkruajė. Por autorėt ku mendonte tė mbėshtetej, ai i ka shėnuar me lapsin blu dhe nė krah ka vėnė njė shenjė shumėzimi tė mbyllur me rreth.
Nė faqen e fundit tė librit, nėn “Dr. Vasfi Samimi/1976”, ka shėnuar Aristoteles-384-322, Stagora-P.K.. Nga “Kamus’ul Alam” Zyber Bakiu pėrkthen me shkurtime dhe filozofin Aristotel, po pa shėnuar vitet e lindjes, e vdekjes, vendlindjen, etj. Kėto me sa duket doktori i ka gjetur nė ndonjė burim tjetėr, si ndofta shkurt “P.K.”, po qė s’jep asnjė shpjegim, dhe i ka shėnuar nė qoshen e majtė nė fund tė faqes me njė stilolaps me ngjyrė tė zezė qė shkruante trashė.
Gjatė librit nė disa vende ai ndreq gabimet e fjalėve turqisht kur nuk janė shkruar saktė, si p.sh. nė faqen 144 “xhep kutuphanesi” nė vend tė “t” ish shkruar gabimisht “l”, apo faqe 130 titulli i romanit tė parė turk tė shkruar nga Sami Frashėri “Dashuria e Talatit me Fitneten”, fjala e parė “Taașșuku Talat ve Fitnat”, s-tė ishin shkruar pa bisht poshtė qė e kthen nė sh, fjala Talat ishte shkruar Tal’at, dhe dr. Vasfiu i ndreq me laps tė kuq. Kėshtu edhe nė vende tė tjerė sa herė konstaton gabime tė bėra sigurisht nga shtypshkronja, gjithashtu nė vende tė ndryshme sa herė has pėrkthime tė pasakta ai vė pikėpyetje, i nėnvizon. Kėto do i pėrmendim nė shtjellimin mė poshtė, kur tė shohim shėnimet qė ka bėrė gjatė bibliografisė sė Zyber Bakiut. Gjatė librit tė samiologut Bakiu gjejmė gjashtė vende ku ai ka bėrė shumė shėnime me laps tė kuq dhe blu, dhe vetėm nė njė rast me laps plumbi.
Ato janė: 1) faqet 44-46 dhe 50-52; 2) faqet 83-125; 3) faqet 129, 139-144; 4) faqet 254-265; 5) faqet 304-306, dhe sė fundi 6) 307-314.
Le t’i shohim njė nga njė kėto vijėzime tė doktor Vasfiut, tė cilat kanė tė bėjnė me interesat shkencore tė tij, kanė tė bėjnė me interesimet e tij pėr punimin qė pėrgatiste pėr Sami Frashėrin.
Nga faqja 16-48 nė librin bibliografik tė Zyber Bakiut ėshtė trajtuar vepra e Samiut “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, duke dhėnė pėrmbajtjen e saj nė mėnyrė tė shkurtuar dhe duke bėrė ndonjė citim pėr ide tė caktuara. Vėmendjen e Samimit e kanė tėrhequr dy-tre paragrafet e fundit tė krejt librit tė pjesės “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”.
Nė krye tė faqes 44 dr. Samimi ka firmosur me ngjyrė tė kaltėr “Dr. V.S.”, por kėtė rradhė jo thjesht gėrmat por tamam firmė e shkruar me shpejtėsi dhe me viza shtesė.
Titulli i paragrafit XVI ėshtė “Punėt e Begatisė”. Doktori merret me problemet ekonomike dhe ato tė shkencave tė natyrės tė trajtuara nė veprėn nė pėrgjithėsi tė Samiut dhe kėto i tėrheqin vėmendjen dhe tek traktati i tij politik. Por kėtu e intereson nė mėnyrė tė veēantė e ardhmja e Shqipėrisė, e kombit: “Duke e pėrfytyruar Shqipėrinė me njė territor prej katėr vilajeteve, siē ėshtė kėrkesa e rilindasve – shkruan Zyber Bakiu – ai tregon se Turqia nga ky territor nxirrte tre milion lira turke, qė janė baraz me 66 milion fr. ari nė mot, pėrveē ē’vidheshin e ē’hajen e ē’humbasin kot”.
Mė poshtė dr. Vasfiut i tėrheq vėmendjen fakti me atė qė Samiu tregon si duhet tė jetė monedha shqiptare, si duhet tė ngrihet dhe tė organizohet Banka Kombėtare.
Pėr rrogat Samiu thotė: “Dy gjėra i prishnė shumė herė njerėzit e njė qeverije: rog’ e teprė (kėtė e nėnvizon Vasfiu) q’u hap udhėn edhe prishjes e sė madhėrisė, edhe rog’ e pakė q’i bėn tė vjedhin e tė mos vėshtrojnė punė. Prandaj nė Shqipėri duhet tė mos ketė as rrogė shumė tė madhe as shumė tė vogėlė”. Aty nė krah tė kėtyre rrjeshtave ka vėnė !!! dhe njė vijė nė krah. Ndofta tre pikėēuditėset kanė tė bėjnė me fjalėt e Samiut “prishjes” dhe “madhėrisė”, domethėnė mendjemadhėsisė.
Nė paragrafin tjetėr Samimi ēmon shumė, duke vijėzuar fjalėn katundaritė qė e vijėzon. Kjo ėshtė njė neologjizmė e tij, e cila i pėrgjigjet fjalės komunė qė pėrdorim sot. Dr. Vasfiu nė paragrafin e fundit tė librit, “Pėrmbledhje”, nuk mungon tė nėnvizojė frazėn e mėposhtme pėr tė ardhmen e shkėlqyer tė Shqipėrisė. Vetė ai ishte njė optimist i pandreqshėm, sidomos pėr tė ardhmen e vendit tė vet. Nė kėtė drejtim ai s’i linte gjė mangut rilindasit Sami Frashėri. “Nė pakė kohė (Shqipėria) do tė bėhesh njė nga mė tė bukuritė vende t’Europėsė e tė gjithė dheut…”. Ndėrsa pėr rrugėt pėr arritjen e kėsaj le tė ndjekim vijėzimet e dr. Samimit nė fjalėt e S. Frashėrit: “Vetėm dėshira dhe vendosmėria e shqiptarėve tė bashkohen tė gjithė, tė ēdukin dasinė fetare”. “A jemi shqiptarė – pyet Samiu – Besa, feja, puna, kujdesa, dėshira jonė, mendimi ynė tė jenė pėr Shqipėrinė e pėr shqiptarinė. Tė shpjemė gjuhėn pėrpara, ta xgjerojmė e ta zbukurojmė me shkronja e me dituri; tė japimė shkolla, tė mėsojmė, tė mos mbesė ndonjė shqipėtar i paditur…”.
Nė faqen 46, tek njė shėnim i Zyber Bakiut, ai ka nėnvizuar titullin e njė vepre tė vogėl me pėrzgjedhje nga veprat e tij. “Sami Frashėri – “Dheu ėshtė flori”, Tiranė 1957, me 30 faqe. Ndofta dijetarit tonė dr. Vasfi Samim Visoka i ka tėrhequr vėmendjen titulli qė ka tė bėjė me bujqėsinė, fushės sė cilės ai i kish kushtuar profesionet e veta si veteriner e zooteknik, me tė cilat ai u mor gjithė jetėn dhe ku qe i sukseshėm, tepėr i suksesshėm, ashtu sikurse edhe nė ēdo fushė tjetėr me tė cilėn u muar, ai na la punė cilėsore, tė kalibrit mė tė lartė.
Fill pas shqyrtimit tė veprės mė tė madhe nė shqip tė Sami Frashėrit, vjen njė bibliografi alfabetike e veprave dhe artikujve mbi atė dhe atyre artikujve nė pėrkatėsi me atė. Aty mbi to, nė pėrputhje me interesat e veta shkencore, Vasfi Samim Visoka ka nėnvizuar me laps blu e tė kuq njė sėrė artikujsh. Kėshtu p.sh. nė krye tė tyre vjen artikulli i Fiqiri Islamit “Sami Frashėri dhe mendimet ekonomike tė tij” – “Ekonomia Popullore”, 1965, nr. 6, faqe 38-53.
Kjo ka lidhje me interesat e tij pėr tė ndriēuar anėn ekonomike, lidhur me bujqėsinė, shkencat e natyrės dhe arsimin. Ky ėshtė njė bllok qė manifestohet me pėrkthimet nga revista “Java” (Hafta) qė pėrfshihen nė punimin e tij pėr Sami Frashėrin. Nė kėtė kuadėr shohim tė vijėzuar artikullin e samiologut Hasan Kaleshi “Sami Frashėri, popullarizues i shkencave moderne”- “Jehona”, Shkup 1968, nr.10, faqe 25-43. Vetėm se aty ai bėn edhe njė kllapė me laps nė ngjyrė tė kuqe dhe poshtė artikullit tre pikėēuditėse. Fjala Shkup ka dy viza nėn tė, plus viti 1968 ėshtė rrotulluar dy herė me rreth me laps blu. Me sa duket Samimit i ka bėrė pėrshtypje titulli shkenca moderne, i cili brenda ka njė nonsens nė fjalėn “moderne”.
Njė artikull tjetėr nė kėtė kuadėr ėshtė ai i S. Priftit “Mbi idetė arsimore tė Sami Frashėrit” – “Arsimi popullor”, 1953, nr. 6, faqe 56-66. Dihet interesimi i dr. Vasfiut pėr artin, sidomos atė dramatik, ai ka qenė njė hobi i pėrhershėm pėr tė. Ai ishte njeri me shpirt artisti i lindur. Ai krijoi drama vetė, i vuri nė skenė nė Turqi, nė Stamboll, nė Gjermani, nė Berlin bėri kurse pėr artin dramatik me regjizorin e famshėm gjerman Maks Reinhard, regjizor i artistit tonė tė njohur nė botė Aleksandėr Moisiu, tė cilin e kish njohur dhe personalisht. Njė nga dramat qė ka pėrkthyer vetė nga osmanishtja ėshtė drama e S. Frashėrit “Giave”.
Ndaj nuk ėshtė rastėsi vijėzimi e ndjeshmėria e tij ndaj njė artikulli tė tillė nė krah tė tė cilit vė njė pikėēuditėse. S. Frashėri “Besa”, Dramė, Reē.: Mbi dramėn “Besa” (Shėnime kritike) – Zėri i Popullit, 1951, 8 qershor. Njė recensė tjetėr ėshtė dhe ajo e monografisė sė samiologut turk Agjah Sirri Levend “Semsettin Sami”, Ankara 1969, me recensė tė Shaban Ēollakut – Studime Historike 1973, nr. 1, faqe 175-184. Aty rrihet problemi i madh qė a ėshtė e Samiut vepra “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, problem tė cilin edhe dr. Vasfiu e shqyrton nė punimin e tij pėr Sami Frashėrin. Edhe ai ka parė me sy kritik nė kėtė drejtim veprėn e Levendit, i cili nė kėtė drejtim bėn njė “atentat” ndaj rilindasit tonė Sami Frashėri nė pėrpjekje pėr tė nxjerrė qė ai, me gjithė origjinėn e tij shqiptare, ishte turk nė jetėn e veprėn e tij.
Nė pjesėn ku jep gazetat e revistat nė gjuhėn turke qė ka nxjerrė Samiu apo ka shkruar nė to, ėshtė njėra ku Vasfiu ynė ndalet nė mėnyrė tė veēantė, revista “Hafta” (Java) e vitit 1881. Nė faqen 83 tė veprės sė Zyber Bakiut vijėzohet “Hafta”, Muharriri (Shkrimtari) S.Sami/Frashėri/ Edebiyat ve funun ve sanati ‘a dair mecmuadir/ Java, Redaktor: Sh. Sami, Revistė letrare, shkencore dhe artizanale, Istambul 1298 H/1881 E.R./. Vitin 1881 doktori e ka futur nė rreth dhe poshtė, nė fund tė faqes, e shėnon 1881 dhe i vė njė pikėpyetje. Pra ka njė dyshim, mos ėshtė ndonjė gabim viti i daljes sė revistės. Nė fakt ky ėshtė viti i saktė i daljes sė saj.
Pa dashur tė futemi nė shėnimet e bėra nga dr. Vasfiu, sepse ato i ka pasqyruar nė punimin e vet pėr Samiun me pėrkthimet qė ka bėrė nga faqet e revistės, ato kanė tė bėjnė me fushėn e shkencės e tė arsimit. Nė secilin prej tyre shohim firmėn e Samimit “Dr. V.S.”, si njė “okej” qė titujt e analizuar nga Zyber Bakiu i mendon t’i pėrkthejė tė plota pėr punimin e tij, pjesėn pėr shkencat e natyrės. Ėshtė interesante se ndėrsa nė revistė artikujt e veēuar nga dr. Samimi kronologjikisht vijnė njėri pas tjetrit, vetė doktori i ka rradhitur nė konceptimin e tij mbrapsht. Artikulli i parė i vijėzuar me ngjyrė tė kuqe “Pėrparimi dhe arsimi”, shėnohet me numėr 18 nė faqen 84 tė Bibliografisė sė Z. Bakiut, pėr tė dalė tek mė i fundit nė faqen 125 “Dobitė e diturisė” me numėr 1. Brenda kėtij harku ka artikuj nga fizika si ai me numėr 7, faqe 109, me titull “Elektriciteti”, apo ai me numėr 5, faqe 119 me titull “Magnetizmi”, ai me numėr 2 i faqes 124 nga fusha e kimisė me titull “Termat kimike”, artikujt pėr ujin nr. 10 (faqe 101), dy artikujt pėr ajrin me nr. 16 (faqe 91). Ka dhe artikuj tė tjerė pėr bujqėsinė, pėr mėsimin e gjuhėve etj. etj.
Gjatė shqyrtimit tė kėsaj pjese Samimi ka vėrejtjet e veta si pėr pėrkthimin, pėr saktėsinė e tij. Nuk mungon tė bėjė shėnime apo dhe tė shkruajė mendimin e tij pėr saktėsinė e pėrdorimit tė termit raca njerėzore, tė cilin e sheh si jo adekuat, aty kėtu vė ndonjė pikėpyetje. Diku, si nė faqe 91, shohim njė pikėpyetje dhe shėnime nė osmanisht tė bėra me rezervė ngjyrė vjollcė. Tek shkrimi pėr Hoxha Tahsinin, faqe 92-97, nė fund bėn shėnimin se mungon njė pjesė ku flet pėr takimin me njė gjerman tė ditur me emrin Pol Gronifel. Brenda artikullit nėnvizon dhe fjalėn sekstant, e cila nuk ėshtė shpjeguar se ē’ėshtė si vegėl shkencore. Gjithashtu pėr emrin Tahsin Hoxha ka vėrejtje se ėshtė shkruar Tahsim me “m” dhe ka vėnė pikėpyetje nė fund, se normalisht e tradicionalisht ėshtė pėrdorur Hoxha Tahsin dhe V. Samimi mendon se duhet tė jetė jo siē ėshtė shpjeguar por termi Hoxha Tahsin, pra nė krye, si titull qė i qe dhėnė nė Stamboll nė kuptimin profesor, mėsues. I tillė pėrdoret edhe sot e kėsaj dite nė auditoret e Universitetit tė Stambollit e tė krejt universiteteve tė Turqisė si titull.
Gjithashtu ai nuk mungon tė ndreqė fjalėn medrese (shkollė, turqisht, L.B.) qė gabimisht shkruhet me n, “mendrese”. Nė shėnimin 7 nė fund tė faqes 97 Zyber Bakiu shkruan “Nga veprat e Hoxha Tahsinit nė Bibliotekėn Kombėtare gjenden kėtu dy vepra nė gjuhėn turke: 1. - Esasi Ilmi Heyet [Bazat e kozmografisė], botuar mė 1893, dhe 2. – Psikologji [Psikologjia], botuar mė 1894”. Titujt e veprave tė Hasanit janė vijėzuar me laps tė kuq, ndėrsa lehtė me laps tė kuq mbi gėrmėn “m” tek fjala Tasimi ka rėnė njė vijė e kuqe, domethėnė qė duhet ndrequr me formėn e drejtė Tahsini.
Nė faqen 109 me rezervė stilolapsi, nė vend tė pėrkthimit qėniet trupore ėshtė vėnė fjala qėniet e gjalla. Bile ai shėnon edhe disa fjalė osmanisht, tė cilat i nėnvizon. Dr. Samimi ka vėrejtje sidomos pėr shėnimet e bėra nga Esat Reso pėr pėrkthimet nga “Hafta”, tė cilat ai i shikon me njėfarė rezerve, e sidomos kėto lidhur me ideologjizimin e politizimin qė i pėrshkon ato. Lidhur me gjuhėn osmane ai nėnvizon me laps plumbi faktin qė duhen mėnjanuar huazimet e panevojshme nga arabishtja. Me laps tė kuq dr. Samimi nėnvizon fjalėt e Samiut “Mė mirė tė stolisesh me hirken (bluzėn) tėnde tė vjetėr, se me njė hirke tė re tė marrė hua”. Janė fjalė tė marra nga njė strofė vargjesh persisht tė sjellė nga Sami Frashėri. Afėrsisht njė vėrejtje tė tillė e kemi dhe nė faqen 121.
Nė faqen 123 nė pjesėn “Komponimet kimike” ka njė fjalė nė fund “elemente”, tė cilėn dr. Vasfiu e vijėzon me laps tė kuq dhe shkruan diēka nėn tė osmanisht me stilolaps. Dhe pėr tė pėrfunduar me shėnimet nė “Hafta”, nė pjesėn “Dobitė e diturisė”, nė fund ai bėn njė shėnim: “Shum pakė! Me rėndėsi tė madhe dhe gati aktive (?)”. Ka vetėm njė paragraf tė pėrkthyer, dhe me sa duket dr. Samimit i vjen keq qė s’ėshtė pėrkthyer mė shumė. Zyber Bakiu bėn shėnimin se “Nė kėtė artikull shifen pjesė tė anuluara nga cenzura”.
Problemi i tretė qė ka tė bėjė me punimin e dr. V. Samimit ėshtė pėrkthimi i dramės “Giave” tė Sami Frashėrit tė bėrė prej tij. Ai e ka pėrkthyer atė para se tė dilte Bibliografia e Zyber Bakiut. Duke gjetur shėnime pėr kėtė dramė nė kėtė bibliografi, ai me laps plumbi nėnvizon gjėrat qė i interesojnė. Nė pjesėn “Veprat letrare tė Samiut”, faqe 129, gjejmė tė futur brenda dy vijave tė trasha tė bėra me laps plumbi kėtė pasazh tė gjatė qė po e sjellim tė gjithė: “Drama “Gaave” qė ėshtė e fundit (nė rradhėn e dramave tė S. Frashėrit) ndryshon nga tė tjerat. Aty Samiu ka pėrshkruar mizorinė e pashoqe tė njė tiranie, duke bėrė aluzion mbi sundimin absolut tė sulltanėve turq. Ay tregon kryengritjen e popullit, qė arriti tė pėrmbyste tiraninė. Sipas komentit tė A. S. Levend – Semsettin Sami, faqe 70, dramat e Samiut janė pėrpunuar mirė dhe nuk mbeten aspak pas me veprat teatrale tė kohės sė tij”.
Faqe 139-144 jepet pėrmbajtja e dramės “Giave” ku dr. Vasfi Samimi bėn njė sėrė shėnimesh. Sė pari sillen tė dhėnat mbi kėtė dramė nga Zyber Bakiu dhe dr. Vasfiu shėnon me laps plumbi vertikalisht nė krah vitet 1974/1975 dhe firmėn e vet “Dr. V.S.”. Pra nė kėto dy vite Vasfiu ka punuar pėr pėrkthimin e dramės “Giave”.
Sipas Zyber Bakiut jepen kėto tė dhėna: “4. /Frashėri/ Sh. Sami. GAVE, Beș fasildan ibaret facia /Gave, dramė me pesė akte/, Istambul, Tasviri Efkar Matbassi, 1293/1876 – E.R/ 190 faqe turqisht, 10/15 cm. Nė Bibliotekėn Kombėtare Tiranė gjendet nė nr. vendi: Al 8/3F”.
Nė faqet 140, 141, 142, 143, 144 sillet pėrmbajtja e dramės, e cila ėshtė jashtė vėmendjes tonė nė kėtė rast. Nė fund tė faqes 141 gjejmė disa rrjeshta tė vijėzuar: “Samiu me kėtė dramė me Dahak-un (heroin kryesor, L.B.) ka personifikuar sulltanėt e Turqisė, qė kanė qenė gjakpirės tė mėdhenj (f. 142) armiq tė popullit. Ata e konsideronin Turqinė bashkė me posedimet e tyre, pronė tė tyre dhe tė gjithė banorėt si skllevėr”. Kėtu, pasi vijėzon tre fjalėt e fundit, dr. Samimi vė njė pikėpyetje (Sigurisht qė pėr tė ka njė teprim nė thėnien e kėsaj fjale, aq mė tepėr pėr vendin e shqiptarėve nė kėtė perandori. Vetė dr. Vasfiu kish jetuar nė kėtė shtet, L.B.). Po nė vitin e kėsaj vepre tė Samiut hipi nė fronin e Turqisė osmane Abdyl Hamidi II, i cili luftoi kundėr mėsimit tė gjuhės shqipe.
Nė krah tė pjesėve tė mėposhtėme tė pėrmbajtjes ai shėnon nė anė tė faqes fjalėn “vendi?”, e ka fjalėn pėr vdekjen e Abdyl Frashėrit qė s’thuhet ku vdiq. Nė fakt nė Stamboll. Apo pėr vdekjen e Samiut nga moskurimi nga shiatiku nė llixhat e Brusės, meqė s’i dha leje sulltani, vė njė pikėpyetje nė krah. Prapė diēka qė s’ėshtė thėnė e saktė nga Zyber Bakiu e ngacmon qė ai tė shėnojė njė -?. Ai shkruan “Histori-Drama”. Kuptojmė qė dr. Vasfiut nuk i pėlqen tė dramatizohet historia, tė bėhet mė keq nga ē’ka qenė. Edhe pėr ato ē’ka tregon nė faqen 143 nė planin personal Zyber Bakiu pėr gjendjen nė kohėn e Turqisė, Samimi shėnon: “Histori-Personal-Drama”, dhe pėr njė ngjarje qė tregon bėn shėnimin “Ku mbeti?”. Pra, dhe ana personale dramatizohet. Pra dr. Samimi s’ėshtė i njė mendimi pėr mėnyrėn si shprehet Z. Bakiu pėr tė ndodhurat nė Perandorinė Osmane, tė cilat ai i ka pėrjetuar dhe vetė, ka qenė dėshmitar i tyre.
Nė rubrikėn “Pėrkthimet e Samiut nga frėngjishtja”, Zyber Bakiu tė fundit shqyrton romanin “Tė mjerėt” tė Viktor Hygoit, tė pėrkthyer nga S. Frashėri. Me kėtė pėrkthim tė kėsaj vepre, duke mos u larguar nga teksti origjinal, Samiu ka hapur njė rrugė tė re nė Turqi pėr pėrkthimet, gjė qė u kundėrshtua nga shkrimtarėt e vjetėr, por mė vonė u adoptua nga shkrimtarėt e rinj turq. Nga vepra e Hygoit ai pėrktheu vetėm tre librat e parė. Thuhet se ajo ose u ndalua nga cenzura, ose se nuk pati blerės tė mjaftė. (Vijėzimet tė dr. V. S. Visokės, L.B.). Pėrkthimet qė bėheshin mė parė nė osmanisht mbusheshin me fjalė bombastike arabe e persiane pėr tė krijuar rimėn e fjalėve nė prozė, siē bėhej nė shkrimet turke, duke u larguar nga pėrmbajtja e origjinalit dhe duke i bėrė tė pakuptueshme.
Nė anė tė faqes janė shkruar disa gjėra osmanisht, por ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se ėshtė shkruar me laps tė kuq me majė tė trashė, gjė qė paraqet mjaft vėshtirėsi. Nė faqen 256 tė bibliografisė, nė rubrikėn “Vepra tė pabotuara tė Sami Frashėrit”, ka vijėzuar si dashamirės i artit e letėrsisė dy vepra:
Nr.2 “Iskati cenin-yahut-Ikisi őlmŭș ikisi ēildermiș (Dėshtimi i fėmijės, ose tė dy kanė vdekur ose tė dy janė ēmendur), 1873 (roman). Sipas Islam Ansiklopedisi Cüz 115, f. 411.
Nr. 3 “Rekabet” (Konkurenca), 1873 (roman). Sipas Islam Ansiklopedisi Cüz 115, f. 411. Titujt dr. Vasfiu i ka vijėzuar me laps tė kuq dhe nė krah ka vėnė dy pikėēuditėse.
Nė faqen 257 V. Samimi has si datė tė vdekjes sė Samiut vitin 1331 Hixhri, tė cilėn e korrigjon sepse nuk i pėrgjigjet realitetit ndaj e rrethon me laps tė kuq. Pasi bėn njė llogari nė krah tė faqes, duke u nisur nga fakti i njohur qė Samiu vdiq nė 1904, vjen nė pėrfundimin qė ajo duhet tė jetė jo 1331, por tė ndėrrohen shifrat 1313.
V. Samimi merret dhe me dy pėrmendore tė gjuhės turke “Kutadgu Bilig” (Njohuri qė tė bėjnė tė lumtur) - 1902, dhe “Orhun Abideleri” (Monumentet e Orhunit), Istanbul 1903, tė cilave Samiu u kushtoi dy punime tė tij qė s’arritėn tė botohen. Me laps tė kuq ka disa shėnime nė secilin prej tyre. Samiu u mor me veprėn e parė sepse ishte njė burim i rėndėsishėm pėr fjalėt qė ishin tė nevojshme pėr turqishten, pasi nga invadimi i saj nga fjalėt arabe e persiane shumė fjalė turke ishin harruar. Gjithashtu nė faqen 259 nė vijim tė shėnimit ai ka futur nė rreth vitin 1942 kur ėshtė botuar kopja e Vjenės e “Kutadgu Bilig” nė Stamboll, sikurse dhe tė dy tė tjerat, njėra e gjetur nė Fergane e botuar po atė vit dhe kopja e gjetur nė Egjypt, botuar po nė Stamboll nė vitin 1943. Gjithashtu dr. Samimi ka vijėzuar fjalėn transliteruar lidhur me atė qė kjo vepėr ėshtė kthyer me shkronjat turke (latine) dhe botuar nė dy vėllime: 1. Teksti (Istanbul 1947), 2. Pėrkthimi nė gjuhėn e tanishme turke (Ankara 1959).
Nė faqet 261-262 Zyber Bakiu merret me veprėn e dytė tė pabotuar tė Samiut “Pėrmendoret e Orhunit”. Kėtu dr. Vasfiu “i skuq” kėto dy faqe, si duket zgjojnė interes tek ai “historia” e gjetjes sė tyre nė shtratin e sipėrm tė lumit Jenisei dhe nė rrėnojat e qyteteve Karakurum dhe Karabalgasun nė Mongoli. Dijetarėt Hajkel e Radlov dhe Tomson u morėn me regjistrimin dhe zbėrthimin e kėtyre shkrimeve. Samiu ėshtė marrė me zbėrthimin e kėtyre pėrmendoreve shkruar me urdhėr tė Bilge Hanit, mbretėr turq nė shekullin VIII tė erės sonė nė dy vendet e sipėrpėrmendura. Kjo vepėr e S. Frashėrit, siē del nga vijėzimi qė ka bėrė dr. Samimi, pėrbėhet nga 104 faqe.
Nė pjesėn e tretė tė punimit tė tij bibliografik Z. Bakiu nga faqja 286-307 sjell tė dhėna me interes nga monografia e A. S. Levend – Semsettin Sami, Ankara, Universitesi Basimevi, 1969, 212 faqe, vepėr e cila ndodhet nė Bibliotekėn Kombėtare me numėr vendi Al 2/40E dhe 49F. Nė tėrė kėto faqe vėmendjen e tij e ka tėrhequr vetėm njė kapitull nga fundi me titull “Njė vepėr qė kėrkohet t’i mvishet Samiut”. 2-3 faqet mė pas stolisen me viza tė kuqe qė pėrfshijnė paragrafė tė caktuar, dhe nė krah tė tyre stolisen me tre pikėēuditėse apo me pikėpyetje. Prapa “analizės” qė bėn Levendi fshihet synimi pėr ta paraqitur Samiun si “turk”, dhe pėr kėtė ai bėn “kurban” veprėn e tij kryesore shqip: “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė bėhet”, e cila ėshtė njė monument i shqiptarizmit. Pėr tė bėrė kėtė ai pėrfiton nga fakti qė ajo u botua nė Bukuresht mė 1899 pa emėr autori pėr shkak tė rrethanave tė ngarkuara tė kohės.
Pozicioni i V. Samimit, nga shtjellimi qė i bėn kėtij problemi, as qė e diskuton se e kujt ėshtė kjo vepėr si “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė bėhet”. Bile duke ndjekur arsyetimet e Zyber Bakiut shėnon dy apo tre argumentet qė sjell ai nė favor tė faktit se kjo vepėr i takon Samiut. Sė pari, thelbi i pėrmbajtjes sė veprės madhore tė S. Frashėrit ėshtė i njėjtė me pėrmbajtjen e letrės sė dėrguar prej tij De Radės 18 vjet para botimit tė traktatit tė tij politik. Sė dyti, Islam Ansikopedisi Cuz 115, faqe 412, botuar mė 1968, ka pranuar faktin konkret ku bėn fjalė mbi S. Frashėrin. Sė treti, pas njohjes me kėtė, domethėnė Islam Ansiklopedisi, nuk shihet nga A. S. Levendi asnjė shkrim qė ai ta kundėrshtojė kėtė fakt qė bie nė kundėrshtim me ē’ka pohon ai vetė. Megjithėkėtė nga pikėēuditėset e pikėpyetjet qė vė dr. V. Samimi, arrijmė nė pėrfundimin se nė diskutime tė tilla duhet gjykuar me pėrgjegjėsi shkencore e jo nga pozita sempliste pasi pesha dhe ndihmesa e Shemsedin Sami Frashėrit pėr gjuhėn e kulturėn turke ėshtė shumė e madhe, do tė thoshim e jashtėzakonshme, me mėse 50 veprat e tij tė shkruara turqisht.
Nga faqja 307-315 sillet bibliografia e Sami N. Özdemir e veprave dhe artikujve mbi Sami Frashėrin, e botuar nė fund tė librit tė A. S. Levendit. Mbi kėtė bibliografi me laps blu V. Samimi ka vijėzuar autorėt qė i kanė interesuar. Po pėrse? Nga hulumtimet tona vijmė nė pėrfundimin se kjo ka tė bėjė me synimin e tij pėr tė shkruar nė fillim tė punimit tė tij pėr Sami Frashėrin njė syth, njė si hyrje me titull “Vigani i punės mendore”, gjė qė s’e arriti ta shkruajė, ose tė paktėn ne nuk e gjetėm nė dosjen e tij pėrveē shėnimeve mbi jetėn e tij tė nxjerra direkt si pėrkthim nga vepra e Levendit pėr Samiun. Kėta autorė i ka vijėzuar me laps blu dhe nė krah tė faqes, nė anė tė saj, ka bėrė njė shenjė shumėzimi tė rrethuar me rreth, po me laps blu. Kur kanė qenė seri shkrimesh, atėhere ka vėnė shenjėn nė formė “v” nė krye tė ēdo artikulli. Nė ndonjė rast kur ka pasur ndonjė vėrejtje, pėr titullin e artikullit pėrdor pikėēuditėset e tij, dy ose tre, njėra pas tjetrės, diku duke pasur rėndėsinė e veēantė tė burimit e shėnon me laps tė kuq.
Por me sa marrim vesh ne, nė shumicėn e rasteve kemi tė bėjmė me autorė tė mirėnjohur nė fushėn e letrave. Pa e zgjatur nė burimet e plota, po pėrmendim emrat e autorėve ku dėshironte tė mbėshtetej vetė dr. Vasfi Samim Visoka pėr tė shkruar njė kapitull dinjitoz nė hyrje mbi punėn shumė tė madhe tė Sami Frashėrit, deri sa i vė titullin “Vigani i punės mendore”.
Autorėt e nėnvizuar prej tij, sipas rradhės qė ndodhen nė bibliografi, janė: 1. Hikmet Turhan Daglioglu, qė ka bėrė njė nga monografitė e para pėr Samiun, tė shkurtėr por shumė koncize dhe plot materiale tė dorės sė parė; 2. Ali Kemal, dy artikuj tė rėndėsishėm pėr ndihmesėn pėr gjuhėn turke tė Samiut; 3. Hasan Ali Ediz, me njė vlerėsim tėrėsor pėr S. Frashėrin si dijetar i madh; 4. Hikmet Feridun Es, me njė seri prej nėntė shkrimesh pėr jetėn e Samiut nga burime tė dorės sė parė; 5. Hakki Suha Gezgin, me njė artikull tė rėndėsishėm pėr Samiun; 6. Mithat Cemal Kuntay, me tre artikuj, prej tė cilėve dr. Vasfiu vijėzon nė mėnyrė tė veēantė tė mesit. Autori ish shqiptar dhe ka shkruar njė libėr nė 3 vėllime pėr rilindasin turk Namik Qemal; 7. Sedat Oksal shkruan pėr Shemsedin Samiun dhe veprėn e tij, artikull gazete; 8. Orhon Sejfi Orhon boton njė sėrė artikujsh dashakeqės ndaj Sami Frashėrit; 9. Omer Seyfetti shkruan nė dy artikuj pėr ndihmesėn e S. Frashėrit pėr turqishten. Ėshtė shkrimtar i njohur turk; 10. Ismail Habib Sevuk, i njohur pėr studimet e tij nė fushėn e historisė sė letėrsisė turke, shkruan me respekt tė jashtėzakonshėm pėr Samiun; 11. Sulejman Nazif, prapė shkrimtar tjetėr turk, shkruan pėr ndihmesėn e Samiut nė fushėn e fjalorėve dygjuhėsh frėngjisht-shqip nė 2-3 artikuj tė tij; 12. Ahmet Ihsan Tokgöz, botues e shkrimtar turk, i cili pėrmendet pėr dy intervistat qė i ka bėrė direkt Samiut dhe shkrimet pėrkujtimore pas vdekjes, ku flet me respekt tė thellė pėr mjeshtrin e madh; 13. Vala Nurettin pėrmendet pėr njė seri shkrimesh qė hanė diskutim dhe qė dr. Vasfiu nuk mungon nė anė tė faqes t’u verė nja tre pikėēuditėse tė gjata; 14. Hyseyn Cahit Yalēin, njė shkrimtar i shquar turk qė i njihte mirė personalisht Frashėrllinjtė pėrfshi edhe Samiun, dhe qė i njihte mjaft mirė edhe rilindasit shqiptarė e fliste mirė me simpati pėr ta. Pėr kėtė mė ka folur vetė doktori, i cili i ka kushtuar dhe njė shkrim tė tėrė kėtij rilindasi turk nė shtypin shqiptar. Kėtu ai shėnohet nga dr. Vasfiu pėr njė shkrim mbi S. Frashėrin tė bėrė nė gazetėn “Thesari i shkencės” (Servetifunun); 15. Jusuf Akēura, pėr njė shkrim nė revistėn prestigjioze “Turk Yili” (Viti turk); 16. Omer Faruk Akun pėr zėrin Shemsettin Sami nė Islam Ansiklopedisi Istanbul 1968; 17. Bursali Mehmet Tahir; 18. Ibrahim Alaettin Govsa; 19. Hayat Ansiklopedisi; 20. Ibnulemin Mahmut Kemal Inal; 21. I. H. Kramers; 22. Behcet Nexhatigil; 23. Mustafa Nihat Ozon dhe Baha Durder; 24. Resimli Turk ve Dunya Meshurlari Ansiklopedisi Istanbul 1959; 25. Ibrahim Necmi Dilmen; 26. Paul Horn nė Histori e Turqisė moderne (gjermanisht), dhe 27. Vasfi Mahir Kocaturk. Pothuajse tė tėrė autorėt, duke filluar nga numri 17 deri 27, janė kryesisht botime enciklopedike.
Samiologu i fundit shqiptar qė Vasfi Samimi ka njohur, si nga shkrimet e tij ashtu dhe personalisht, ėshtė Shaban Ēollkau. Nė vitin 1972 nė revistėn “Nėntori”, nr. 2, faqe 33-38, ai botoi shkrimin studimor “Gratė-gjysma e njerėzimit (pėr librin e S. Frashėrit “Gratė”). Mė 1973 nė revistėn “Studime Historike”, nr. 1, faqe 175-184, boton njė recensė pėr librin e A.S. Levend “Shemsettin Sami”, Ankara 1960. Ndėrkohė, nė organe tė ndryshme tė shtypit qendror si “Zėri i Popullit”, “Bashkimi”, “Mėsuesi”, “Drita”, etj., ai do tė botojė shkrime tė ndryshme kushtuar figurės sė Sami Frashėrit nė vitet ’70 tė shekullit XX. Kėto sigurisht nuk kishin si i shpėtonin syrit tė Vasfi Samimit.
Mė 1978 doli dhe monografia e Zija Xholit “Sami Frashėri - nga jeta dhe vepra”, 185 faqe, pėr tė cilėn Shabani do tė bėjė njė recensė nė “Studime Historike”, nr. 2, 1983, faqe 96-199, por Samimi tashmė kish dy vjet qė kish vdekur. Megjithatė, mė shumė nga shkrimet se sa si njeri, dr. Vasfiu ėshtė njohur dhe me kėtė samiolog, i cili do tė shkruajė artikuj studimorė nė vitet ’80, derisa mė 1986 ato do t’i kurorėzojė apo do tė kulmojnė me veprėn e tij tė rėndėsishme “Mendimi iluminist i Sami Frashėrit”. Nga disa shėnime tė tij nė dosje kuptojmė se dr. Vasfiu ka dashur ta takojė qysh nė mesin e viteve ’70 Shaban Ēollakun dhe e ka takuar e njohur atė, ka pasur kontakte me tė por jo tė shpeshta. Kėtė unė e di personalisht si nga dr. Vasfiu ashtu dhe nga Shabani vetė, nga goja e tyre.
Pra, dr. Vasfi Samimi i njihte personalisht dhe nga shkrimet e tyre tėrė samiologėt e kohės vet, ashtu siē njihte dhe samiologun kosovar Hasan Kaleshi nga veprat e tij.


3. Nė mesin e orientalistėve shqiptare

Pasi bėmė njė udhėtim tė shkurtėr me dr. Vasfi Samimin nė literaturėn pėr Sami Frashėrin, pra njė vėshtrim nė laboratorin krijues tė tij, tani le tė shohim cili ėshtė vendi i tij midis orientalistėve shqiptarė dhe raportet e tij me ta. Nė fillim le tė shohim “grupet” e tyre apo brezat e tyre, duke u nisur nga mosha dhe veprimtaria e tyre.
Ata me sa njohim ne janė mjaft. Sė pari ėshtė brezi mė i vjetėr i orientalistėve, tė cilėt kryesisht arsimimin e tyre nė gjuhėt e lindjes, arabisht, persisht e osmanisht (turqishten e vjetėr) e bėnė nė pėrgjithėsi para luftės sė dytė boėrore. Shkollimi i tyre ėshtė i ndryshėm, po njė pjesė e mirė e tyre ishte produkt i Medresesė sė Madhe tė Tiranės, ashtu sikurse njė pjesė e kryen jashtė Shqipėrisė, apo nė mėnyrė autodidakte, apo patėn rastin tė shkollohen nė Stamboll, Kajro apo Teheran. Ndėr ta mund tė pėrmendim Haki Sharofin, Vehxhi Buharanė, Jonuz Tafilaj, Tahir Dizdari, Ali Erebara, Zyber Bakiu, Myqerem Janina, Hamdi Bushati, dhe nga Kosova e Maqedonia orientalistėt e shquar Hasan Kaleshi, Skėnder Riza dhe Ali Vishko.
Ka qenė dhe njė orientalist i veēantė, njohės i shkėlqyer i persishtes, Hafėz Ali Korēa, por ky ėshtė mė i hershėm edhe se kėta sepse i takon brezit tė rilindasve tė vonshėm, dhe kėta u persekutuan nga regjimi komunist si klerikė dhe nuk i kaluan vitet ’50 tė shekullit XX. Pas luftės sė dytė botėrore e patėn vrapin e shkurtėr nė jetė. Kėta orientalistė sipas trajektores jetėsore tė secilit, me hipjet e zbritjet e kohės, me zgjatjet e tyre tė ndryshme tė jetės, e zhvilluan veprimtarinė e tyre nė vitet ’30, 40, 50, 60, 70. Ky ėshtė brezi i orientalistėve i trashėguar nga e kaluara.
Brezi i dytė ėshtė ai qė ushtroi veprimtarinė fill pas kėtyre nė vitet ’70, 80, 90, 2000, e prej tyre ka qė vazhdojnė tė ushtrojnė me sukses kėtė veprimtari. Midis tyre mund tė pėrmendim: nė krye autodidakti orientalist Selami Pulaha, Petrika Thėngjilli, Kristaq Prifti, Gazmend Shpuza, Shaban Ēollaku, Eleni Duka, duke vazhduar nė Kosovė me Iljaz Rexhėn, Mehdi Polisin, Feti Mehdiun, Ismail Ahmedin. Njė pjesė prej tyre studiuan pjesėrisht jashtė, nė fakultetin e orientalistikės nė Bosnje, nė Bullgari etj. Njė pjesė mėsoi nga njėri-tjetri nė vite. Edhe mbi shpatullat e kėtij brezi ra njė barrė e rėndė jo vetėm nė fushėn e studimeve por dhe tė pėrkthimeve.
Brezi i tretė ėshtė ai i orientalistėve tė rinj, tė cilėt e morėn shkollimin nė fillim tė viteve ’80 nė Shqipėri me orientalistėt shqiptarė nė kurse tė posaēme, si Shaban Ēollaku, Vasfi Samimi apo Vehxhi Buharaja. Ndėrkohė njė pjesė e vogėl prej tyre pati fatin tė shkollohet nė Turqi, nė Ankara e nė Stamboll.
Ndonjė i rrallė u muarr vetėm me turqishten e re, ku arriti maja. I tillė ėshtė Stefan Vuēani. Midis tyre mund tė pėrmendim Ferit Dukėn, Nezir Batėn, Zana Frashėrin, Kujtim Nuron, dhe nė Turqi, ndonėse nė moshė mė tė madhe se kėta, po i tė njėjtit brez se hyri me vonesė nė orientalistikė pas viteve ’90 tė shekullit XX, orientalisti, pėrkthyesi, studiuesi, shkrimtari dhe hartuesi i fjalorėve turqisht-shqip e anasjelltas, Mitat Hoxha. Ky brez e zhvillon veprimtarinė e vet nė vitet ’90 tė shekullit XX dhe pas viteve 2000, dhe akoma ėshtė nė aktivitet tė plotė. Dikush punon nė mėnyrė institucionale aty ku duhet, ndėrsa tė tjerėt valėt e jetės i kanė pėrplasur sa andej kėtej, deri edhe nė emigracion. Nga shqiptarėt jashtė Shqipėrisė kemi njė Abdullah Hamiti, qė i takon si orientalist dy dekadave tė fundit.
Dhe sė mbrami do tė pėrmendim disa orientalistė tė rinj pas viteve 2000, tė cilėt i hasim edhe si arabistė, iranistė (persologė) etj. Ndėr ta mund tė pėrmendim tė rinj me perspektivė, me energji tė reja, shpresa e sė ardhmes, tė cilėt po vijnė duke u shtuar si Ermal Begaj me shkollim nė degėn e orientalistikės nė Prishtinė, Dritan Egro (osmanist) me shkollim tė gjatė nė Ankara (Turqi), persologė si Elton Lila, Ledio Demolli e tė tjerė, qė pak i njohim e janė pak tė njohur, po qė sigurisht koha do tė bėjė tė vetėn nė afirmimin e tyre. Kėta dy tė fundit kanė mbaruar shkollimin e lartė universitar nė Tehreran nė Iranin e largėt dhe zhvillojnė njė aktivitet tė gjerė, sidomos nė lėmin e pėrkthimit. Le tė shpresojmė se koha do tė shumėzojė numrin e tyre dhe sigurisht qė s’ka se si tė ndodhė ndryshe.
Siē shihet edhe nga ekspozeja e shkurtėr e bėrė, tek ne nuk trashėguam nga e kaluara njė shkollė orientalistėsh, nuk patėm njė traditė tė formuar siē e kanė shtetet e perėndimit, apo duke filluar nga shtetet fqinjė. Tek ne kjo gjė i ka mbetur rastėsisė, spontaneitetit, sadoqė nevojat do tė thosha janė tė mėdha, tė jashtėzakonshme. Tek ne ka munguar, edhe pas krijimit tė universitetit shtetėror, njė degė e orientalistikės, pa le mė fakultet i orientalistikės siē e ka bota.
Ē’mund tė themi pėr V. Samimin nė mes tė kėtij numri orientalistėsh tė vjetėr e tė rinj. Ai ėshtė, mund tė themi pa e tepruar, nė majat e tyre. Ai pati “privilegjin” ta kryejė shkollimin nė vetė Perandorinė Osmane nė mėnyrė tė natyrshme, dhe osmanishten ai e kish gjuhė “tė gjallė” deri nė fund tė jetės sė vet, kur ajo edhe nė Turqi tashmė konsiderohej gjuhė e vdekur. Pėr njė ēerek shekulli ai u formua nė Turqi, nė Stamboll, dhe e pati do tė thoshim gjuhė tė nėnės, ndryshe nga krejt orientalistėt e sipėrshėnuar shqiptarė. Ai e njihte atė nė gjerėsi e nė thellėsi, duke shkuar deri nė pėrkthimet nga dijetari udhėpėrshkrues Evlija Ēelebi. Dr. Vasfiu mė ka dhėnė mua personalisht pėr njė vit mėsime tė osmanishtes me abetare origjinale qė i kish qė nga koha e studimeve tė tij nė shkollat turke. Gjithashtu, si njė mėsimdhėnės i shquar, ai u ka dhėnė mėsim nė arkivin e shtetit osmanistėve tė rinj, si Ferit Duka, Nezir Bata, Kujtim Nuro e ndonjė tjetėr. Pėrkthimet e tij nga osmanishtja shquhen, dallohen pėr horizontin kulturor, historik, enciklopedik, gjuhėsor e jetėsor. Vetė profesioni i tij si veteriner e bėnte tė ishte shumė i lidhur me jetėn.
Vasfi Samimi, pėr aq kohė sa jetoi, u shqua midis bashkėkohėsve tė tij orientalistė. Njė pjesė prej tyre si Haki Sharofin, Vehxhi Buharanė e ndonjė tjetėr, i njihte personalisht dhe i kish miq tė ngushtė. Me mjaft prej tyre pati dhe lidhje korrespondence, si me tė ndjerin Vehxhi Buharaja, me osmanistin shqiptar Nexhip Alpan (Pula) me banim nė Ankara etj. Gjithmonė, me gjithė aftėsitė qė kish, u shqua pėr thjeshtėsinė e tij.
Kristo Frashėri nė separatin e artikullit tė tij shkencor “Shemsedin Sami Frashėri – ideolog i lėvizjes kombėtare shqiptare”, botuar nė revistėn Studime Historike, nr. 2, 1967, nė faqen e brendshme tė kapakut tė tij, shkruan: “Prof. V. Samimit”, dhe firmoste “Kr. Frashėri”. Ky historian i mirėnjohur qė nė vitet ’60 tė shekullit XX e dinte vlerėn e Samimit dhe e ēmonte, e quante me plot gojėn “profesor”, sado qė ai zyrtarisht nuk e kishte njė titull tė tillė.
Nė fillim tė viteve ’70 dr. Samimin, qė e kish mbrojtur doktoraturėn nė Gjermani nė vitet 1931-1932 pėr veterinari para njė komisioni profesorėsh tė nderuar tė Universitetit tė Berlinit, u pėrpoqėn ta detyrojnė ta rimbrojė atė pėrsėri, tashmė nė moshėn rreth tė 60-ve. Dhe kur tani, pas katėr dekadash bash nė vitet 1971-1972, ajo nuk i njihej nga shteti monist. Pėr mė tepėr duhet tė jepte provimet e filozofisė markiste etj. etj. Por u pa se nė rastin e njerėzve si dr. Vasfiu qė mbanin mbi shpatullat e tyre si askush tjetėr rreth gjysėm shekulli punė, tashmė nė pleqėri ridhėnia e doktoraturės dukej e tepėrt. Mbi supet e Vasfi Samimit rėndonte njė mal pėrvoje nė fushėn e veterinarisė dhe zooteknisė, qoftė si punonjės i thjeshtė, qoftė si kuadėr drejtues i Instituteve pėrkatėse nė kėto dy fusha, si nė Xhafzotaj, nė Shkodėr e gjetkė. Dhe kjo i kėrkohej kujt? Atij qė kish hedhur themelet e kėtyre dy shėrbimeve nė Shqipėri, bashkė me njė Bilal Golemi e tė tjerė. Po ē’ti bėsh?! Kėto ishin paradokse tė kohės, por qė nė rastin e dr. Samimit merrnin njė pėrmbajtje tragjikomike apo mė mirė tė njė parodije. Ai, siē ma ka thėnė vetė, ishte njė “muxhahid”, fjalė arabe e pėrdorur nė turqisht nė kuptimin “luftėtar”, i kish nxjerrė gjoksin jetės dhe e kish pėrballuar burrėrisht atė.
Tė vėnė nė pozitė tė palakmueshme e tė pakėndshme, autoritetet shkencore e zyrtare tė Universitetit Shtetėtor Bujqėsor (atėherė Instituti i Lartė Bujqėsor) u detyruan tė lėshonin pe dhe tė njohin diplomėn qė i kish dhėnė Universiteti i Berlinit. Ē’paradoks! Tentonin tė mos i njihnin diplomėn e dhėnė nga njė universitet i huaj, pėr mė tepėr gjerman qė numėronte moshėn e vet me shekuj, “punonjėsit” e njė institucioni i cili nė kohėn kur ju “njoh” doktorata, numėronte rreth njė ēerek shekulli jetė. Edhe sikur tė mos e kish njė gradė tė tillė shkencore si doktor i veterinarisė, atij ia kish dhėnė vetė jeta. Gjithė ata mijėra studentė, punėtorė e punonjės apo fshatarė apo kuadro me tė cilėt kish punuar. Ata e thėrrisnin me respekt “Doktori”. Kėshtu e kam thirrur edhe unė vetė qė kur e kam njohur. Tė huajt qė vinin pėr vizitė nė Universitetin Bujqėsor, shkencėtarė pedagogė apo zyrtarė tė shquar tė institucvioneve tė bujqėsisė nga shtetet e ndryshme tė Europės, tė Lindjes apo Perėndimit pa dallim, pasi kishin rėnė nė kontakt me dr. V. Samimin, nuk mungonin bile deri edhe nė radiotelevizionin shtetėror tė flisnin me entusiazėm pėr lartėsinė e tij. Dikujt mund tė mos i vinte mirė, por ky ishte realiteti i Samimit, kjo ishte e vėrteta e tij.
Pra doktoratėn ai e kish fituar zyrtarisht nė Berlin, pastaj pėr gjysėm shekulli pėrvoje, eksperience nė fushėn e veterinarisė e zooteknisė, dhe thellimi nė dijet shkencore, dhe sė treti dhe si mėsimdhėnės pėr gati dy dekada nė institucionin mė tė lartė tė dijes nė Shqipėri, ku shėrbeu si pedagog e shkencėtar qė gėzonte respektin e tė gjithėve, duke filluar nga studentėt, punonjėsit ndihmės si laborantėt, dhe kolegėt e tij tė punės. Mė lart nuk u ngjit se doli, apo mė mirė e nxuarrėn, nė pension.
Megjithatė kish personalitete tė tillė nė fushėn e letrave shqipe, si historiani i nderuar Kristo Frashėri qė e njihnin, e ēmonin, e nderonin dhe i thėrrisnin profesor Vasfi Samimit. Dhe kjo qysh nė vitet ’60. Atė e nderonin njė profesor Aleks Buda, njė profesor Eqerem Ēabej, njė prof. Mahir Domi, qė nė vitet ’70, me krijimin e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, u bėnė akademikė, Buda bile kryetar i saj, Ēabej nėnkryetar etj. etj. Aty duhet tė kish qenė dhe vendi i dr. Vasfi Samimit. Por… Samimi “mbeti” zyrtarisht tek pragu i profesorllėkut, sado qė studentėt, kolegėt e tė huajt pas takimeve me tė (gjermanė, rusė, turq, francezė, italianė, ballkanas etj.) e thėrrisnin “herr profesor”. Bile nė bisedat e tyre ata flisnin pėr “akademikun” Samim apo “akademisienin” Vasfi, dijetarin, savantin Vasfi Samimi. Po ē’tė thuash pėr kėto gjėra! Kur i shohim nga sot na dalin “marrina”, marrėzira tė kohės e tė sistemit.
Pėr tė pėrfunduar me kėto, po i referohem njė njeriu tė paanshėm, qė s’e ka njohur personalisht Vasfi Samimin, por veprėn e tij. Ai quhet Abdylkader Hajber dhe ėshtė nga Turqia. Punon si njė profesor doktor osmanolog i dėrguar nga shteti turk nė Universitetin e Shkupit nė Maqedoni nė bazė tė marrėveshjes zyrtare. Disa rrethana fatlumtura, rastėsia e solli tė njihet me shkrimet osmanisht tė dr. Vasfiut. Samimi ka shkruar deri nė ditėt e fundit qė jetoi mbi 2000 (dymijė) faqe osmanisht. Profesori nė fjalė, duke u njohur me punėn e Vasfi Samimit, me dorėshkrimet e tij nė osmanisht, ėshtė mrekulluar aq sa ėshtė shprehur: “Ai shkruan me njė osmanishte tė veēantė, tė kulturuar. Ėshtė shumė prodhimtar. Ku e ka gjetur kohėn ky njeri pėr tė shkruar kaq shumė? Kur ka ngrėnė, kur ka pushuar? Kur ka fjetur?… Ē’mendje njerėzore! Ē’inteligjencė! Ėshtė pėr t’u admiruar”.
Duke u marrė me pėrkthimin e veprės sė Samimit nga osmanishtja, ai thotė se “fati e solli qė ky njeri i lartė tė vijė nė vendin tuaj tė bukur, nė malet tuaja krenare. Po tė kish jetuar nė vendin tim, ky intelektual i jashtėzakonshėm, e kėtė e them me bindje, do tė kish qenė tė paktėn njė nga personalitetet e jetės akademike, intelektuale dhe shoqėrore tė Turqisė…”. Dhe profesori turk vazhdon duke folur me entusiazėm pėr V. Samimin, intelektualin qė ka “zbuluar” nėpėrmjet krijimtarisė sė vet nė osmanisht, tė shkruar nė Turqi e mė pas nė Shqipėri gjatė jetės sė vet.
“Po ju pėrmend njė perlė letrare tė tij sa pėr ilustrim, vazhdon profesori osmanolog me detyrė nė Universitetin e Shkupit. Nė vitet ’20 tė shekullit XX ai kish qenė pėr vizitė nė kopshtin zoologjik tė Stambollit. Aty hera e solli qė tė shohė pėr njė orė, njė nėnė me vajzėn e vet tė bukur si perri. Kėtij momenti ai i kushtoi njė prozė poetike osmanisht “Dashuri me shikim tė parė”. Aty djaloshi Samim, duke hedhur nė letėr ndjenjat e veta, nė kontakt me vėshtrim me vajzėn e re ka shkruar njė krijim tė frymėzuar. Ėshtė njė perlė e vėrtetė – pėrfundon profesori Abdylkader Hajber – e dalė nga duart e Vasfiut”.
Osmanologu i nderur Hajber u kish thėnė bijve tė dr. Vasfiut, Ergjinit dhe Gencit, tė dy dhe ata profesorė nė fusha tė shkencave natyrore, se babai i tyre “gabimisht” ishte bėrė veteriner, se ai ishte “i prerė” pėr fushėn e letėrsisė, kulturės dhe artit. Dramat e tij osmanisht ishin shkruar me finesė dhe ai bartte shqetėsimin se mos me pėrkthimin nė turqishten e re dhe nė shqip do tė cėnoheshin vlerat e tyre letrare, do tė “humbnin” nuancat e finesės sė tij. Ergjini, djali i dr. V. Samimit, duke mė folur pėr kėto, gjėra mė tha me tė drejtė: Ai mbeti jetim. Se mos jeta i dha mundėsinė tė zgjedhė. Shyqyr qė mbaroi dhe shkollėn e lartė pėr veterinari. Nė sajė tė prirjeve, talentit, punės sė tij tė palodhur nė kėto fusha, ai mundi qė gjatė luftės sė dytė botėrore tė arrijė njė kulminacion. Rrethanat e pafavorshme pas lufte pėr njė kohė “e penguan, po nuk e ndalėn”. Ai diti tė qėndrojė mė kėmbė dhe tė na lerė kėtė vepėr qė sot po pėrpiqemi tė shohė dritėn e botimit.


Pėrmbyllje

Qysh nė vitin 1970, domethėnė 11 vjet para vdekjes, dr. Vasfi Samimi do tė shkruante si konceptim, e mė pas do t’i vihej punės pėr tė realizuar veprėn e tij pėr rilindasin Sami Frashėri, me kėtė pėrmbajtje:

Sami Frashėri
(Aspekte tė reja nga krijimtaria e tij)
Lėnda:
1. Vigani i punės mendore
2. Sami Frashėri pėr ēlirimin dhe emancipimin e gruas
3. Sami Frashėri si dramaturg (Drama “Giave”)
4. Sami Frashėri si natyralist
5. Mbi ditėt e fundit tė jetės sė tij (Rreth veprės “Shemsettin Sami” tė Agah Sirri Levend).
6. Shėnime sqaruese e plotėsuese mbi temat e sipėrme.
7. Literatura

Tiranė 1970 Prej Vasfi Samim Visokaj