-
Industria e Luleve në Shqipëri.
Andi Bica
Gazeta ekonomia
Specialistët e kultivimit dhe tregtimit të luleve në vend shprehen se dikur eksportonim më shumë lule në vazo e për buqeta ndërsa sot kur tregu është i mbingarkuar me lule dekorative, fidanë e farëra të importit kjo konsiderohet Utopi. Profesionistët e lultarisë paraqesin një gjendje shqetësuese për prodhimin e kultivarëve shqiptarë pasi bujqësia është e importuar, teknologjia është e vjetëruar dhe kemi më pak prodhim për frymë.
Të vetmet qendra shtetërore funksionale të rritjes dhe ekspozimit të luleve janë kopshti Botanik dhe fidanishtet e qyteteve. Në Lushnjë dhe Korçë ka patur gjatë këtyre 15 viteve lëvizje kualitative në mjediset e mbyllura si serrat dhe shtretërit. Problem paraqet mungesa e agronomëve, botanistëve dhe specialistëve të mbrojtjes së bimëve tek shumë nga importuesit të cilët nuk janë të të njëjtit profil por amatorë në këtë fushë. Dukshëm sipas Profesor Abdulla Kapedanit prodhimi i vendit po shtypet nga importi.
Tregtuesit e luleve të importit pohojnë se shpenzimet në këtë biznes në rritje janë mesatarisht 10 mijë euro në vit për një pikë shitjeje.
Më të përhapurat ndërmjet luleve me bulba dhe fidanë janë 15 lloje; ndër to tulipani, zymbyli, karafili, narcizi, begonja, zambaku e trëndafili.
Tashmë të ardhurat janë pakësuar në raport me disa vjet mëparë sepse blerësit e vilave dhe shtëpive si të ardhurit në Tiranë kanë përfunduar kopshtet, parqet e ambjentet e brendshme.Me rënien e qarkullimit të lekut ka rënë mirëmbajtja dhe nuk lind më dëshira për zbukurimin e bareve. Ritmi i ndërtimit të dyqaneve të liçensuara ka rënë në 30 mjedise tregtuese lulesh, ndërsa 300 të palicensurara vazhdojnë aktivitetin. Të paktën 60% e konsumit të mallrave e blerjeve plotësohen nga tregu informal. Farmacitë bujqësore pirate, tregtojnë ilaçe dhe farëra perimesh të skaduara e të pakontrolluara. Tregtarët e vegjël të licensuar dhe të profilit të lultarisë në kryeqytet ankohen se pikat e shumicës po dëmtojnë tregun me mallrat e shumicës, farëra të luleve të importit që shiten jashtë sezonit me cmime 10 herë më të ulëta se kostoja duke prishur dhe çorganizuar tregun. 3 deri në 4 pika shumice funksionojnë jo vetëm në autostradë por edhe në qendër. Lulja më e shitur e dimrit është zymbyli me afat mbjelljeje deri në fund të janarit. Agronomët shqetësohenm se nuk ka si në Hollandë dhe vende të tjera europiane një karantinë ku të kthehen mallrat jocilësore. Qytetari blerës ankohet për tharje të palmave të vogla, bimëve të tjera të importit pasi materiali shitet jashtë standartit të komunitetit Evropian.
Në raport me Greqinë potenciali i tregut shqiptar është më i ulët por mallrat nisen me vonesa disa ditore për eksport.
Një tjetër problem paraqesin prodhuesit të cilët nuk konsultohen me specialistët ndërkohë që tregues si qeset e farërave dëshmojnë se u mungon origjinaliteti. Në Malin e Zi sipas agronomëve pasqyrohen në media problemet e bujqësisë veçanërisht të hortikulturës, ndërsa në Shqipëri më tepër vëmendje i kushtohet sportit. Standarti i jetesës për shqiptarët lejon vetëm një konsum për lule nga lokalet e mëdha prej 5000 lekësh xhiro ditore dhe në sezon për lule të kualitetit, ndërsa lokalet e mëdha me fitim nuk e vlerësojnë lulen e kontrolluar. Në lulet që kultivohen në Tiranë, vjola konsumohet në sezonin e vet deri 8 mijë copë me një çmim konkurrues në raport 1 me 4 me cmimet e tregtut. Po kështu kultivohen dhe janë të preferuara nga blerësit, konkurruese ne çmim dhe cilësore begonja, tuja, pirokanta,murrizi e kalestemonia. Edhe në fshatin Borakë të Sukthit ku shpërndahen çdo ditë këto bimë të kultivuara në serra tregu është i pasigurtë.
Në pikat e shitjes të liçensuara fidanët janë të kontrollueshëm nga etiketat blu. Por torfat shqiptare janë shumë të varfëra për të siguruar vazhdimësinë e rritjes së luleve të sjella nga vëndet perëndimore. Agronomët tregojnë se mirëmbajtja e luleve duhet të sigurohet me tender nga ministria e Bujqësisë dhe Bashkitë. Klientët nëse kënaqet njëherë me lulen dhe shërbimin bëhet i rregullt. Në vitet 69-80 në Shqipëri janë ndaluar dhe kthyer në doganë dhe porte vaporë me nematoda dhe patate, lule me dheza të rrezikuara nga sëmundjet prej Italisë, Polonisë e Hollandës jo sipas standartit të kërkuar nga Ministria e Bujqësisë. Agronomi Bajram Cenaj, një nga tregtuesit në rrugën Mihal Duri shprehet se aktualisht importohen pa doganë lule nga Hollanda, Italia, Greqia e Kosova që njihet për trëndafilat e Kamenicës. Lulet e vendit dhe sharrtime të llojeve të huaja janë të pranishme me aktivizimin e fidanishteve të Lezhës dhe Fierit. Megjithë rikthimin e sukseshëm dhe kualitativ të sipërfaqeve të gjelbërta në kryeqytet, të zbukuruara me shije përmes tapeteve me lule nga privatët, Tirana e dikurshme na kujton kryeqytetin me sipëraqe më të mëdha lulesh për qytetarët në Evropë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt