Urime 100 Vjet Shtet Shqiptar! Qofte ky njeqind vjetor, fillimi i bashkimit se pari i Shqiptareve mes vetes se vet e me pas i gjithe trojeve Shqiptare. Qofte shekulli ne vazhdim, shekulli i Shqiptareve. Le te festojme e te gezojme te gjithe Shqiptaret ngado qe jemi, Kukesi, Shkodra, Tropoja, Hasi, Lezha, Mirdita, Dibra, Mati, Kruja, Tirana, Durresi, Kavaja, Lushnja, Fieri, Berati, Skrapari, Gjirokastra, Saranda, VLORA, Prishtina, Peja, Gjakova, Kacaniku, PRIZRENI, Skenderaj, Deēani, Rahoveci, Ferizaj, Kamenica, Mitrovica, Kumanova, Struga, Shkupi, Ohri, Manastiri, Tetova, Hoti, Plava, Gucia, Ēameria e kudo qe ndodhen. Le te jete ogur ky 100 vjetor per me shume bashkepunim mes nesh, me shume paqe, me shume dashuri mes te gjithe Shqiptareve kudo ndodhen.
"Deshmorėve"
(Per te gjithe ata qe dhane jeten per Shqypni te pamvarun)
O ata t'lumtė, qi dhanė jetėn,
o ata t'lumtė, qi shkrinė vehten,
qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t'Shqiptarėve
derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t'Parėt u pa'n punue!
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' kėndojė n'mal ndo' i Zanė,
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė,
der' sa t'shndėrisin diellė e hanė,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangė e n'valle por u kėndojshin.
E njaj gjak, qi kanė dikue,
ban, o Zot, qi t'jesė tue velue
pėr m'ia xe zemrėn Shqiptarit,
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit!
At Gjergj Fishta
Krijoni Kontakt