Deklarata emocionuese e Abidal
Eric Abidal ėshtė pėrshėndetur me skuadrėn e Barcelonės nė njė konferencė qė ngjalli emocione, lot e fjalė tė mira. Mbrojtėsi francez e ka konfirmuar largimin nga Barcelona duke thėnė se dėshira e tij ishte pėr tė qėndruar ende nė kėtė skuadėr.
"Nė vitet e fundit unė kisha dy objektiva kryesore. Unė doja qė tė mbijetoj pėr ti parė vajzat e mija duke u rritur pranė gruas time dhe qė tė vazhdoja tė jem lojtar i Barcelonės. Unė tani jam njė futbollist pėrsėri, por e kam respektuar vendimin e skuadrės qė unė tė largohem. Unė kurrė nė jetė nuk mund tė harroj atė se ēfarė ka bėrė skuadra pėr mua. Unė nuk mund ti harroj tifozėt e kėsaj skuadre pėr mbėshtetjen e dhėnė. Unė jam njė njeri shumė i lumtur qė kėto vite kam qenė lojtar i skuadrės mė tė mirė nė botė" deklaroj Abidal.
Nė anėn tjetėr presidenti Sandro Rosell ka thėnė fjalė tė mira pėr mbrojtėsin nė largim."Ai i ka fituar zemrat tona pėr shumė vite. Abidal na ka dhėnė tė gjithėve mėsim tė pėrjetshėm se si duhet tė luftosh me tė gjitha pėr tė arritur diēka. Abidal nuk do tė jetė mė lojtar i yni, por ai i ka gjithmonė dyert e hapura pėr ēfardo pozicioni tjetėr nė skuadėr. Kur Abidal tė dal nė pension, ai do tė bėhet drejtor i shkollave tė Barcelonės nė mbarė botėn. Kjo nuk ėshtė njė lamtumirė, ne do tė shihemi mė vonė. Dyert e klubit janė tė hapura pėr ju, Eric" deklaroj Rosell.
Andoni Zubizarreta ka thėnė se ndihet i emocionuar qė Abidal nuk do tė jetė mė lojtar i Barcelonės por tha se atė nuk do ta harrojnė kurrė.
"Me Abidal ne qeshnim, bėrtisnim, vuanim, gėzoheshim, lėndoheshim. Unė kurrė nuk e harroj momentin kur e pashė atė nė sallėn e operacionit, dhe pas disa muajsh e pashė atė nė fushėn e futbolli. Jeta ėshtė mė e rėndėsishme se fubolli" deklaroj Zubizarreta./Indeksonline/
Krijoni Kontakt