Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Zoti Berisha, të paktën mos na turpëroni në sytë e Europës!

    Nje personalitet i diaspores shqiptare ne Zvicer, Edlira Dedja, ka nxituar t’i dërgojë sot një letër zemëratë kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, lidhur me performancën e dobët dhe pa dinjitet të trupës shqiptare të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dje, në një koncert në Gjenevë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Saktësisht në letrën e saj thuhet:



    “I nderuar Zoti Kryeministër.

    Si artiste shqiptare, si personazh politik e publik në Zvicër dhe si anëtare e komisionit special të politikës kulturore e teatrit, në një nga kantonet frankofone të saj (për periudhën legjislative 2012-2016), desha të shpreh indinjatën time të lartë për paraqitjen tejet joprofesionale dhe pa dinjitet të Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit shqiptar në Gjenevë, me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.

    Desha të shpreh indinjatën për mungesën e plotë të organizimit, për programin e ndërtuar në mënyrë diletante dhe për nivelin jashtëzakonisht të dobët artistik, për zgjedhjen e një salle krejtësisht të papërshtatshme për një koncert të tillë, për mashtrimin publicitar me anë të TV për të shitur biletat minutat e fundit (ku përmendën emra artistesh, 90 përqind e të cilëve s’morën pjesë), për mungesën e spektatorëve në sallë (mbi 80% bosh), për trajtimin antinjerëzor karshi artistëve, që mbetën pa ngrënë e pa hotel deri në darkë vonë, për shfrytëzimin e emrit të artisteve të nivelit ndërkombëtar (Saimir Pirgu), që duke respektuar vendin e tij erdhi me modesti dhe mbeti i befasuar në mes të Zvicrës, ku ka reputacionin më të lartë nga publiku vendas, që e ka duartrokitur dhe e ka pritur gjithnjë me respektin e admirimin me te madh, etj.

    Po ju drejtohem në emër të shumë artistëve dhe intelektualëve shqiptarë, një pjesë të mesazheve të të cilëve do t’ua bashkëngjis me letrën time, ashtu si edhe disa reagime e përshtypje të pjesëmarrësve në sallë që m’i dërguan sot me anë të internetit.

    Po ju drejtohem juve, si kryetar i organit më të lartë ekzekutiv të shtetit shqiptar, që të merrni masa e të ndaloni abuzime të tilla, që bëhen për interesa të ulëta individësh të paskrupuj, që drejtojnë sot artin shqiptar.

    Ne e kemi ndërtuar me mund, djersë e shumë vështirësi identitetin tonë jashtë Shqipërisë dhe kemi arritur të japim një imazh shumë pozitiv si për kulturën, ashtu edhe për kombin tonë. Kjo është arsyeja që s’mund ta tolerojmë një demaskim të tillë në një nga qytetet më të rëndësishme të Europës, në një kohë që i kemi pasur të gjitha mundësitë për të organizuar një nga manifestimet më të shkëlqyera e më mbresëlënëse për këtë përvjetor, ku të merrnin pjesë artistë të mrekullueshëm të të gjitha trevave shqiptare, që kontribuojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e jashtë.

    Por pikërisht, përpjekjet tona thellësisht humanitare u sabotuan nga administratorët e kulturës në Tiranë, për të arritur sot në këtë skandal artistik.

    Nuk di nëse do t’i shërbente imazhit të shtetit të konsoliduar shqiptar një performance e tillë, por unë kërkoj të ngre zërin që përgjegjësitë e saj të japin llogari publikisht, deri në dorëheqjen e tyre.

    Me respekt,

    Edlira Dedja Bytyqi,

    Zvicër

  2. #2
    Ne Geneve u mblodh Shqipnija
    me flamurin tone te nderit
    Por mungonte vec Nexhmija
    edhe shpirti i Enverit.

    i pashe lajmet ne UTV TV,skenografia e bukur salla plote me spektatore,vetem kesaj dhelpres i qenkan mpire dhembet se nuk paska mbrrijt rrushte
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Nuk merret kryeministri me gjdo problem ore njerez!

    Majf se lat neme!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Une nuk e kam pare shfaqjen, por nese kjo zonja ka te drejte kryeministri duhet te ngarkoje organet perkatese per te mare masat e nevojshme per te gjetur shkaktaret . Ka kohe qe Z. Zhani Ciko , ndonese nje emer i madh e i respektuar i muzikes shqiptare, ne rolin e organizatorit te teatrit te operas nuk rezulton te jete i suksesshem.
    Perse u dashka qe te mbyllim syte perballe nje organizimi ne nivel qesharak?
    Te meren masa e te nderohet stafi drejtues i Teatrit te operas. Shqiperia po furnizon Boten me artiste te nivelit te larte dhe nuk ka pse prezantohet si nje art amator trupa profesioniste e Shqiperise.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Une nuk e kam pare shfaqjen, por nese kjo zonja ka te drejte kryeministri duhet te ngarkoje organet perkatese per te mare masat e nevojshme per te gjetur shkaktaret . Ka kohe qe Z. Zhani Ciko , ndonese nje emer i madh e i respektuar i muzikes shqiptare, ne rolin e organizatorit te teatrit te operas nuk rezulton te jete i suksesshem.
    Perse u dashka qe te mbyllim syte perballe nje organizimi ne nivel qesharak?
    Te meren masa e te nderohet stafi drejtues i Teatrit te operas. Shqiperia po furnizon Boten me artiste te nivelit te larte dhe nuk ka pse prezantohet si nje art amator trupa profesioniste e Shqiperise.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Nje personalitet i diaspores? Kush eshte kjo zonja pra? Apo c'do njeri qe thote "fajin e ka Saliu' eshte personalitet? Me kete mentalitet socialistet nuk vijne ne pushtet as ne 2017, se per 2013 jane shume vone,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Si artikull mund ta trajtosh e te shprehesh indinjaten e le te degjohen verejtjet, por jo per cdo gje duhet permend Sala.


    Ne fakt dhe ne nje pjese baleti qe kam qene ketu ne Tirane...me vinte zor se sa dobet ishin te gjithe krye keput.Puna eshte se nuk i frekuentoj shpesh dhe ishte nje zhgenjim i madh.
    Sidomos pas shfaqjes se pare qe kam pare live te nje trupe ruse ketu ne Tr, dhe nje balet ne Viene.O nene o nene.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Ne Geneve u mblodh Shqipnija
    me flamurin tone te nderit
    Por mungonte vec Nexhmija
    edhe shpirti i Enverit.

    ...
    po litari i enverit, ku vate?!?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •