Agimi kuq e zi do tė ndriēojė nė Manastir
Me 25 nentor te ketij viti, partia nacionaliste ekstremiste Aleanca Kuq e Zi nga Shqiperia, do te festoje ne Manastir diten e flamurit shqiptar dhe njeqind vjetorin e Pavaresise, per te theksuar rendesine e ketij qyteti per shqiptarizmen e nderlidhur me krijimin e alfabetit.
Sipas burimeve te Dnevnik. Aleanca per nje periudhe me te gjate kohore e ka matur Manastirin per te promovuar veten, dhe biles ka propozuar qe Shqiperia te hape aty konsullate.
Mirepo kete propozim nuk e ka realizuar asnjehere ish- presidenti Bamir Topi, dhe per shkak te ketij konflikti ka refuzuar te jete ne krye te Aleances.
Shume analiste me te cilet biseduam mendojne se nuk duhet perjashtuar mundesia qe Aleanca KuqeZi lehtesisht mund te behet kopje e Agimit te Arte grek, pasi kane shume ngjashmeri ne programe, dhe nje dicka qe eshte e pamohueshme ata perpiqen per shtete te pastra etnike.
Edhe pse vleresohej se do te ishin nje meteor qe do zhdukej shume shpejt, duket se analizat fillestare per kuqezinjte e Kreshnik Spahiut rane ne uje, pasi ata po kalojne ēdo parashikim.
Aleanca per momentin u perfshi shume mire ne hapesiren qe e krijuan demokratet dhe socialistet (Berisha dhe Rama) dhe solli diēka te re ne sferen politike ne Shqiperi nacionalizmin ekstrem.
Forca e tyre do te shihet ne zgjedhje pranveren e ardhshme.
Si edhe djathtistet e tjere radikale te Ballkanit, edhe Aleanca e ka folklorin e vet te njohur me ane te grupeve te tifozave, por kane edhe zyra ne gati ēdo qytet me te madh ku jeton diaspora shqiptare.
Sa i takon Kosoves, eshte e qarte se levizja Vetevendosje dhe Aleanca jane e njejta gje.
Se paku deri me tani ata nuk kane per qellim te formojne parine e tyre politike ne Maqedoni, por bejne perpjekje qe sa me shume parti te futen ne platformen e tyre shqiptaromadhe thote burimi yne.
Krijoni Kontakt