Mė erdhi nga njė mik i jemi, kjo thurje me vargje, tė cilen mendova ta fus si Teme e Re ne Forum.
Do deshiroja qe sejcili krijues ne Forum te shkruaj vargje per qytetin e tij te lindjes, te feminise apo te rinise. Vargje me dashuri dhe nostalgji.
Tash po shkruj pėr njė qytet
Gjith kush don vendin e vet
Du me shkru pėr Shkodrėn Nan
U ba kohė qė e kam lan
Shkodra jon ajka Shqipnis
Nana e kangs dhe e poezis
Ndaē pėr sport, ndaē pėr humor
Si shkodranėt me gjet asht zor!
Po filloj tpėrshkruj qytetin
Mandej shokėt edhe vedin
Shkodra jon qytet i lasht
Qysh nkoh tshpive me kasht
Nhymje tShkodrės ashiqare
Asht Kalaja mijėvjeēare.
Si shqiponja me dy krena
Shndrit kalaja me bedena.
Taraboshit ja shef hundėn
Nė mes kan Drinin dhe Bunėn.
Pa pėrmend Liqe dhe Det
Si kėt vend asht zor me gjet
Pėr shkoranėt tash po flas pak
Njerz qefli e pėr marak!
Jena popull fukara
Ma qef ban ai qė ska.
Pėr jetė nate, a jet zhegut
Jena nana e hordhekut.
Ne bajm qef, der tna vin deka
Snjohim Pube e Diskoteka.
Me pak meze e raki rrushit
Dy tri kang tė Shyq Alushit
Per humor na e kan lakmi
Jena pra ma tmirt nShqipni!
Nji shkodran me ba humor
Dhe nmos daē, do tqesh me zor.
Dhe pėr sport ma e mira e tanve
Asht Vllaznia e shkodranve
Si nfutboll, boks edhe Not
Kundėrshtart veē lodhen kot.
As pėr Plazh nuk ja lamkuj
Jena rrit me bėth nė uj
Varza tė bukra, ku sshkon ma
Tknaqet syni veē me i pa...
Tana tbukra, porsi Misse
Por ndėr to, kujt si lam hise.
Jashta Shkodre, nuk i qesim
Na veē blejm, e kurr nuk shesim.
Nuk po flas hiē pėr tregtar
Se prap shkodra xen vend tpar
Tan bėrtasin me za tnalt
Hajde krap, i rritun nbalt!
Mall hallallit, e pa hile
Por kujdes se ta fut nkile.
Me pak fjal, fort mos e zgjat
Tbajn me zor me ba shamat.
Por prap na jena njerz turt
Njetėn ton sperdorim durt.
Por kadal, avash-avash
Lajmhesapet me kallash!
Dal ka dal per me i dhan fun
Pa permend ktu ndonj katun
Tjetėr gja spo di me than
Kjo asht Shkodra me shkodran.
Krijoni Kontakt