Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1

    Rruga e Edi Ramës nga viti 1990 deri në "Rilindjen" kombëtare 2012!

    Rruga e Edi Ramës nga viti 1990 deri në "Rilindjen" kombëtare 2012!

  2. #2
    “Kundër ngushtimit të nocionit opozitë“

    Nga Edi Rama, Ardian Klosi

    Disa herë kemi shprehur mendimet tona politike në publik, qoftë në takimet me studentë, me intelektualë ose në biseda apo shkrime për shtypin e huaj. Megjithatë këta 9 muaj, qyshkurse në Shqipëri u përvijua një lëvizje masive antikomuniste, shumë gjëra u kthjelluan më tej dhe këtu na jepet rasti të shprehim thjesht dhe drejtpërdrejt mendimet tona për opozitën shqiptare.
    Jemi lidhur natyrshëm me lëvizjen e studentëve, demonstratat, refleksionet, më vonë me kërkesat e sindikatave të pavarura. Gjatë këtyre muajve nuk u bashkuam me ndonjë nga partitë e reja politike, për arsyen e thjeshtë që nuk arritëm të identifikoheshim me to. Nuk e gjetëm dot veten as te Partia Demokratike, as te Partia Republikane, as te Partia Ekologjike. Mendojmë se deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, meqë diçka e ngjashme u ka ndodhur edhe të tjerëve, shumë njerëzve me mentalitet antikomunist, që nuk janë pajtuar me pika të ndryshme të veprimtarive ose programeve të partive që përmendëm apo të ndonjë partie tjetër kësodore. Nga ana tjetër është ndoshta edhe natyra e krijuesit që e bën të vështirë disiplinimin në një parti të caktuar.
    Dhe rezervat ose kritikat tona i kemi shprehur hapur, në publik, kur kemi mundur, në kushtet e një censure të pashpallur që ekziston- në forma të reja- sot e gjithë ditën. Kemi menduar se kështu pasurohet dhe jo dëmtohet një lëvizje e gjerë opozite kundërkomuniste, ashtu si çdo lidhje demokratike ka kudo në botën e zhvilluar edhe fraksionet e saj.
    Ka vlerë pra të theksohet sot, në muajin gusht, ajo që duhej thënë qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Skuadra e opozitës zyrtare (në të vërtetë është e çuditshme që një forcë e cila merr pjesë në koalicionin qeveritar dhe në pushtet lokale të vazhdojë të quhet gjithë ditën opozitë) dhe trajnerët e saj e ndërlikojnë shumë në rrjetën e paragjykimeve komuniste atë që ishte e thjeshtë që në fillim:
    -Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë njerëz të thjeshtë që e parandjenë qysh me Konferencën e Pezës , ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacional-çlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim komunist.
    Ndërmjet atyre që morën pjesë në Luftën Civile si front antikomunist dhe u vranë, u arratisën ose u burgosën më pas, dallohen plot demokratë, ashtu siç dallohen të tillë edhe në frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombëtar, për të cilin po flitet kaq shumë, pikërisht aty duhet të fillojë, të Lufta Civile. Kjo është një ide fisnike që e kanë hedhur vetë ish-pjesëmarrës në luftën çlirimtare dhe në atë vëllavrasëse. Kushdo që do t’ u shpëtojë hijeve të së kaluarës duhet ta mbështesë pa asnjë ngurim këtë ide. Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, njëkohësisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej ngadhnjimtari ose të munduri
    . Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë socialiste ose Ekologjike, por në rradhë të parë pajtimi midis ish-palëve në Luftën Civile (dhe trashëgimia e tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë.
    Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhëtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonëshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’ i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’ i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci.
    Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik.
    Për këto arsye nuk mund të ishim dakord që në fillim me faktin që në opozitën e ligjëruar nuk përfaqësohej as opozita e hershme shqiptare, as opozita e mëvonshme e kalbur nëpër burgje dhe kampe pune, as përfaqësues të emigracionit politik. Mendojmë se shkak për këtë ishte organizimi i mbyllur i tipit partiak-komunist që i drejtohej vizionit të ngushtë për demokracinë të intelektualëve të establishmentit, shumica disidentë të dhjetorit ’90. Ky vizion i ngushtë për partinë e drejtuar nga ish-komunistët është me sa duket i pashmangshëm, sepse është fryma kolektiviste ajo që ka infiltruar tashmë dhe ka zënë vend në inkoshientin e gjithë komunistëve. (Do të mjaftonte si provë e vetme për këtë sektarizëm jo-demokratik, edhe vetëm fakti që organet opozitare të shtypit deri më tani kanë botuar deri në lodhje dhe ekskluzivisht kujtimet e figurave të njohura komuniste. Vetëm komunistë ka pasur Shqipëria? Humanizmi ndaj bashkëpunëtorëve të pafat të Enver Hoxhës e nderon demokracinë shqiptare, por kurrsesi nuk mund ta përfaqësojë atë.)
    Gjithë ata që diktatura komuniste i detyroi të braktisnin atdheun që në orët e para të vendosjes së saj, ata që i detyroi të kapnin pushkën e të rezistonin nëpër male, aty që i ndryu në burgje e internime- që nga figurat e ndritura të kombit e deri te anonimët- si dhe më të rinjtë që shpresonin një kthesë rrënjësore, prisnin një akt të madh patriotik nga liderët e rinj: hapjen e dyerve të partisë së tyre për të gjithë opozitarët brenda dhe jashtë vendit dhe jo ngutjen për të dalë në krye e për të kultivuar unitetin partiak- këtë çelës të ndryshkur fitorjesh.
    Pranimi i zgjedhjeve të pabarabarta, jodemokratike, shuarja e lëvizjes punëtore në shkurt, braktisja që shqiptarët i bënë në masë atdheut, premtimet për fitore në zgjedhje dhe zhgënjimi që shkaktoi humbja, e mbi të gjitha ndalimi i krijimit të partive të reja (PD në bashkëpunim me PPSh) në maj janë rrjedhimet logjike të dobësive të opozitës zyrtare.
    Le të ndalemi pak te pranimi i zgjedhjeve të pabarabarta, pa dashur të luajmë pjesën e atij që jep gjykimin pasi njihet rezultati, por për hir të një analize që mund të na ndihmojë në vlerësimin e së ardhmes:
    Ç’ përfaqësonin Partia e Punës, presidenti i saj Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit përpara zgjedhjeve? Nga ato që njiheshin pak a shumë prej të gjithëve, dilte se kishim të bënim me trinitetin e krimit ndaj kombit dhe- në kohën kur lëvizja komuniste nga poshtë kërkonte shtetin ligjor- duhej të luftohej me të gjitha mjetet demokratike për nxjerrjen e dy të parëve jashtë ligjit dhe për pezullimin e menjëhershëm të Sigurimit të Shtetit, për të cilin nuk ka pasur kurrë asnjë dekret apo ligj. Ky trinitet organizoi më 21 shkurt një grusht shteti që i dha fund shpërthimit demokratik të një dite më parë dhe vendosi në fuqi Këshillin Presidencial, ose më saktë Këshillin e Regjencës. Megjithëse regjentët nxorrën tanket në rrugët e Tiranës (u dhanë ndoshta frymëzimin edhe puçistëve mediokër të Kremlinit), ata përsëri morën miratimin e opozitës zyrtare që vetiu e njohu “ligjshmërinë“ e tyre. Tani që pamë se ç’ ndodhi në rrugët e Moskës pyesim: A nuk do të kishte qenë burrëria e vërtetë e liderëve të opozitës që të hipnin në tanke ashtu siç kërkonte populli dhe jo t’ i dërgonin njerëzit e zhgënjyer nëpër shtëpi? Në tribunat që u takonin qytetarëve hipën, hipën për pasojë vullnetarët e Milloshit. Edhe një herë fitoi psikoza e frikës nga një gjoja luftë civile, psikozë që e ushqeu muaj me rradhë Partia e Punës me papagallin e vet “Zërin e Popullit“.
    Demokracia nuk lufton komunistët, por komunizmin; duke hyrë në zgjedhje (pavarësisht nga fitorja apo jo në to), opozita demokratike zyrtare i dha legalitet komunizmit në Shqipëri, legalizoi një president, prania e të cilit është nënqeshja cinike e Enver Hoxhës mbi demokracinë, dhe njohu organizatën ilegale të Sigurimit të Shtetit- Çetën Plakë të Koçi Xoxes.
    Ngjarjet e shkurt-marsit duhet të na japin shumë mësime për gjendjen aktuale, sepse përsëri “opozita“ gjendet përpara disa udhëkryqeve parimore. Përsëri në Shqipëri drejton një forcë antidemokratike që nuk lejon të hyjë ligjshmëria në jetën tonë të përditshme.
    Ngjarjet e Shkodrës nuk kanë gjetur asnjë lloj zgjidhjeje dhe as nuk kanë për të gjetur në klimën e procedurave antidemokratike që po ndiqen. Farsa juridike hyri në të gjitha ekranet tona për t’ u këmbyer me rubrikën “Sot në Kuvendin Popullor“.
    Amnisti apo pafajësi? (është fjala për debatin parlamentar i vitit 1991 për amnistinë apo pafajsinë e ish-të persekutuarëve politikë- K. M.)- Parlamenti mbeti i mbërthyer në këtë gozhdë që e ngul gjithmonë ajo forcë që kërkon t’ i japë ligjshmëri një të kaluare anti-ligjore. Duhet të pranosh që ka pasur procese juridike për të kërkuar amnisti ose pafajësi- kur dihet se ka pasur vetëm despotizëm dhe mafia shtetërore.
    Eksodi- provoi edhe një herë që qeveria e koalicionit nuk e ka gjendjen në dorë dhe se turbullirat në Shqipëri i krijojnë forca jashtëligjore. Partia Demokratike, Republikane etj., edhe njëherë bënë zhurmën e rastit dhe gjithçka u kthye atje ku ishte, gati për shpërthimin tjetër.
    Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme.
    Edhe fakti që Socialistë dhe Demokratë bashkarisht po i kthehen me një rreptësi të paparë kujtimit të monarkisë dhe disa zgjatimeve të saj sot, po e shtrijnë periudhën e diktaturës në Shqipëri nga 47 në 65 vjet, tregon se mungon dëshira për të folur hapur mbi të gjitha çështjet e historisë dhe të sotshmes sonë. Tregon njëkohësisht njohje të përciptë të historisë dhe inkoshientin e birërisë komuniste. Kemi mendimin se për këtë problem po ndodhemi sërish te një dëshirë e pakontrolluar për pushtet; pikërisht tek ajo që siç thamë më lart i shtyu komunistët në 1942-43 të nxisnin luftën civile. Nisur nga kjo, me të drejtë çdo demokrati i mbetet të denoncojë rrezikun e njohur të degjenerimit të demokracisë në demagogji.
    Në qoftë se deklarohemi për demokracinë pa kufij, atëherë sigurisht kemi parasysh respektimin e pakufishëm të së drejtës. Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike.
    Në regjimin despotik të Enver Hoxhës nuk njohëm se ç’ ishte as monarkia kushtetuese as republika. Prandaj kjo çështje na lë të ftohtë. Por për arsyet që përmendëm, nuk lejohet t’ i heqësh askujt të drejtën, që pas një regjimi të dhunshëm të vendosë në mënyrë demokratike për formën e shtetit të tij. Një referendum i tillë është mbajtur edhe në shtetet fqinje më të vjetra në demokraci sesa ne, si në Itali e në Greqi. Mendojmë se referendumi nuk e kërcënon spektrin e demokracisë, por përkundrazi prezumon në vetvete rritjen e spektrit të demokracisë; sepse demokraci do të thotë që secila shtresë sociale, çdo grup individësh, bile edhe çdo individ i veçantë duhet të ketë të drejtë për të gjetur te fryma demokratike mendësinë e tij.
    Si intelektualë të pavarur, të prirur vetvetiu të përkrahim forcat më përparimtare, këmbëngulim në idenë e debatit të hapur demokratik dhe e përsërisim me keqardhje që në Shqipëri ende nuk është krijuar mundësia për një debat të tillë.
    Për këtë qëllim mendojmë të hedhim në këtë artikull idenë e krijimit të një Forumi të gjerë demokratik në të cilin duhet të marrin pjesë të gjitha forcat antikomuniste, përkatësisht antikolektiviste, duke përfshirë këtu partitë ekzistuese politike dhe ato që do të krijohen, shoqata, grupe dhe individë të veçantë që kanë këtë tendencë; sepse vetëm kështu bëhet e mundur që lufta kundër komunizmit, e cila s’ është e thjeshtë, të organizahot në mënyrë radikale. Asnjeri s’ duhet të harrojë se ende janë të gjitha mundësitë që PSSh të marrë sërish pushtetin në zgjedhjet e ardhshme. Ose edhe më keq, që Çeta Plakë të provojë një grusht tjetër shteti. Prandaj kjo e bën detyrë imperative krijimin e Forumit të gjerë antikomunist, i cili do të zgjeronte kufijtë gjithnjë e më të ngushtë të opozitës zyrtare.

    (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 179-185)

  3. #3
    15 Maj 2008

    Nje nga intervistat e Ramiz Alise:


    "
    ...

    Cili është mendimi juaj për personalitetin politik të Berishës, të Edi Ramës e Ilir Metës? Për kë votoni ju?

    Më duket se nga gjithçka thashë më sipër, del qartë mendimi im për Berishën. Për sa i përket Edi Ramës, më duket se ai po fiton përditë e më shumë përkrahjen e masave. Kjo vihet re qoftë me mbështetjen që ka marrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, qoftë edhe si udhëheqës i Partisë Socialiste. Ilir Meta është nga Skrapari. Për shumë arsye personale dhe jo vetëm të tilla, për skraparllinjtë, unë nuk kam veçse fjalë të mira. Për sa i përket votës sime, askush nuk e vë në dyshim se unë i përkas pa asnjë rezervë të majtës. Prandaj, uroj që në zgjedhjet e ardhshme, ajo të përbëjë një bllok të fuqishëm, për t’i siguruar popullit tonë një të ardhme të sigurt e të mbarë.
    ...

    http://kendveshtrim.free.fr/forums/index.php?showtopic=1400
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-11-2012 më 15:58

  4. #4
    Edi Rama: "Ngjarjet e Shkodrës nuk kanë gjetur asnjë lloj zgjidhjeje dhe as nuk kanë për të gjetur në klimën e procedurave antidemokratike që po ndiqen".




  5. #5
    Edi Rama: "Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme."


    Edi Rama zgjidhet kryetar i PS-së.

    Mbyllet Kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së.Delegatët që votuan kundër ”një anëtar një votë”mbështesin fuqishëm Ramën
    Me 297 vota kundrejt 151 të rivalit Meidani, kryebashkiaku i Tiranës zgjidhet kryetari i ri i PS-së
    TIRANË - Edi Rama është kryetari i ri i Partisë Socialiste, pasi mundi në garën për vendin e lënë bosh nga Fatos Nano, ish-presidentin Rexhep Meidani

    . Rama me largësi të dukshme votash kaloi Meidanin, duke i lënë ish-kryetarit të shtetit mbështetjen e 151 delegatëve në kutitë e votimit. Rama fitoi 297 vota, shumicën e padiskutueshme dhe që u pa qartë si rezultat gjatë të gjithë procesit të numërimit prej komisionerëve nën “komandën” e Musa Ulqinit. Rama kishte kaluar me dhjetëra vota përpara Meidanit, i cili nuk qëndroi në sallën në zbrazje të Kongresit të Jashtëzakonshëm. Ideimi i Ramës për kryetar po shihej, pavarësisht nga rrëzimi dy herë brenda më pak se 24 orëve i paketës dhe i një parimi që bllokoi qartësimin e delegatëve për votën. Ndërprerja e mandatit të tyre kushtëzoi parimin “Një anëtar, një votë”, ndërsa Rama në rezultatin fitues kishte në favor thuajse po aq sa kishte kundër një ditë më parë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi dhe premtoi bashkëpunim të gjerë me të gjithë kundërshtarët, ata që e votuan ose jo dhe nuk ngurroi t’i falënderonte. Në thuajse dy vjet anëtarësi në PS, Rama kaloi mosbesimin e socialistëve funksionarë të shkuar ndaj figurës që përfaqësonte. “Falënderim kam edhe për ata që shprehën hapur rezervat e tyre për kandidaturën time, duke filluar nga Petro Koçi, te Pandeli Majko e me radhë tek të gjithë të tjerët, i bindur që ata janë jo vetëm miqtë e mi, por edhe bashkëpunëtorët në një rrugë që nuk është e lehtë dhe sigurisht në një rrugë që e bën edhe më të vështirë të gjithë këtë besim që ju më dhatë sot”, - tha Edi Rama pas rezultatit.
    Votimi
    Ndërsa numëroheshin votat, qartësohej se Rama kishte marrë shumicën dhe po kështu se “kompromisi” mes tij dhe Meidanit për të kandiduar, do të shëmbëllente fituesin, vetë Ramën. Jo se ishte dhurues i votave kryetari i degës së PS-së, Tiranë-qytet, Musa Ulqini, por emrin e Ramës e përmendi aq shumë sa nuk do të duhet ta përmendte në 10 vjet rresht. Me këtë batutë të përafërt iu drejtua Rama Ulqinit, ndërsa ai kishte shqiptuar votat në favor të kryebashkiakut të Tiranës. Kryetari i ri ka pohuar ndërkaq se do të ishte në vazhdimësi një bashkëpunëtor i të gjithëve, sepse gjykonte se ky pozicion do t’ia jepte mundësinë edhe kundërshtarëve për të vlerësuar punën e tij. “Unë dëshiroj t’ju them sot vetëm një fjalë, jam shumë i rënduar nga pesha që më keni vënë mbi supe, por njëkohësisht në këtë moment kam një gjë që më bën të lumtur, është ajo se duke u vendosur në këtë pozicion, do t’ju jap mundësinë që të shikoni nga afër se unë jam reflektues i të gjithë bashkëpunëtorëve, se unë jam shumë i vëmendshëm, veçanërisht ndaj atyre që nuk mendojnë si unë, se unë dëshiroj dhe këmbëngul që të punoj me të gjithë ata që e duan punën dhe që për hir të punës, janë në gjendje të më thonë edhe fjalë të papëlqyeshme”, - ka thënë kryetari i sapozgjedhur socialist. Përjashtimi nga parimi “Një anëtar, një votë” i qëndrimit pro kandidatit Rama, qartësoi se delegatët kishin ngurruar pikërisht për të mos të humbur mandatin 4-vjeçar.
    Premtimi
    Nuk ka ngurruar aspak të japë premtimin më serioz, të paktën dy të tilla, Rama, kryetari i ri socialist. Nën drejtimin e forcës opozitare, Rama thotë se do ta rrisë anëtarësinë e saj nga 60 mijë në 120 mijë dhe ç’është më e rëndësishmja, se do ta kthejë PS-në në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Kundërshtari i tij për kryetar, Meidani, gjithashtu premtoi sukses, duke u ndalur sidomos tek aleatët. Për Meidanin, PS-ja do të ringrihej dhe do të rikthente marrëdhëniet e përmirësuara me aleatët dhe madje më gjerë, sikurse ishte bërë në vitin 1997 me krijimin e Forumit për Demokraci edhe me ish-të përndjekur politikë. Ish-presidenti përkujtoi këtë model të vitit që atëherë e qeverisej nga “kuçedra”, siç e quajti ai Berishën, kryeministrin e sotëm.

    Histori

    Edi Rama është kryetari i dytë i Partisë Socialiste, pas Fatos Nanos, qëkurse ajo ndryshoi emrin e Partisë së Punës së Shqipërisë në qershorin e vitit 1991 në Kongresin e 10-të të atëhershëm. Ai ka përsipër peshën e një partie që përherë është parë si pasuese e pushtetarëve të para viteve ‘90 dhe që, sipas vetë socialistëve, ka luftuar për të modernizuar të majtën në Shqipëri përgjatë të gjithë kësaj kohe. Rama me tjetër filozofi, të ndryshme nga ajo e Nanos, do të shënohet si i pari kryetar partiak që vjen nga një forcë tjetër e viteve të sistemit shumëpartiak. Rama është pjesë e fillimeve të këtij sistemi në Partinë Demokratike, por që u largua sëandejmi për shkak të drejtimit të papajtueshëm me idetë e tij.



    Votat për Rama-Meidani

    449 votues
    449 fletë-votimi në kuti
    297 pro Edi Ramës
    151 pro Rexhep Meidanit
    1 votë e pavlefshme


    Rama: Anëtarësinë do ta rris deri në 120 mijë

    Përpara se të merrte zyrtarisht drejtimin e forcës opozitare, Rama tha se do ta rriste anëtarësinë e Partisë Socialiste nga 60 mijë në 120 mijë.

    Meidani para votimit

    Meidani premtoi sukses nëse fitonte ndaj Ramës, se do të ringrinte partinë dhe se do të përmirësonte marrëdhëniet me aleatët. Ish-presidenti kujtoi modelin e Forumit Demokratik të krijuar më 1997-ën që atëherë qeverisej nga “kuçedra”, siç e quajti ai, Berishën, kryeministrin e sotëm.



    Meidani nuk pret rezultatin në sallë

    Ka qëndruar me minuta të tëra, por jo me orë përpara se të priste rezultatin, madje më saktë, e ka lënë pa përcjellë numërimin e fletëve të votimit për kryetarin e partisë, kandidati Rexhep Meidani. Ish-presidenti ka qëndruar për të disatën herë së bashku me rivalin që kishte në garën për kreun e PS-së, Edi Rama. Meidani dhe Rama u takuan në kafen ngjitur hollit të Teatrit të Operës dhe Baletit dhe më pas, kur filloi procesi i votimit. Për më shumë se 20-30 minuta të dy kanë qëndruar duke biseduar dhe më pas Meidani është larguar. Ish-presidenti ka gjetur shoqërinë, sikundër shpesh më parë, të Ilir Zelës dhe ka lënë TOB-in. Ndërkaq, në sallë, gjatë procesit të numërimit, Mezan Malaj, ka qenë më “brohoritësi”, sa herë që përmendej emri i Edi Ramës, kurse kryetari, pas zgjedhjes, edhe pse nuk ishte zyrtarizuar, filloi të takohej me delegatët. Takimin e parë me komisionerët ai e bëri me Ndriçim Hysën e më tej me Taulant Dedjen e Musa Ulqinin. Në sallë Gazmend Bizhga, Marko Bello, Arben Ahmetaj, Albert Çaçi kanë qëndruar bashkë. Nuk është vënë re gjatë prania e Pandeli Majkos dhe Petro Koçit.

    http://www.qeveria.eu/fun/article194.html

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Plere ishte, eshte edhe do te jete. Gjithe politikanet ne Shqiperi njelloj jane, plera!
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Edi Rama

    Rreshen 2005

    "A e kuptoni qe ne vitin 2005, ne ende nuk jemi ne gjendje te prodhojme nje politike e cila te zgjidhe problemet e qytetareve, ashtu sikunder kuvendet e Malesise zgjidhnin problemet e malesoreve pa pasur nevoje per interferenca, negociata apo ndermjetesime te fuqive te medha? A kuptoni qe ne vitin 2005 perfaqesuesit tane, njerezit e zgjedhur prej nesh, ata qe konsiderohen me te miret e seciles pale, gjenden ne tryeza me finlandeze, ceke, polake, hungareze, apo braziliane, te cilet ndermjetesojne midis tyre per probleme qe jane probleme te mirekuptimit dhe te gjuhes se perbashket midis nesh? Kjo eshte e mjaftueshme per te vene duart ne koke dhe per te pyetur se mos valle keshtu jemi te destinuar te ecim perpara, keshtu jemi te destinuar ne te jetojme dhe te perjetojme politiken, duke pare se si perfaqesuesit tane te te gjitha paleve kacafyten ne sy negociatoresh, qe jane te sjelle ketu per t'i dhene nje ndihme demokracise sone, por qe njekohesisht nuk besoj se e duan Shqiperine me shume se ne dhe nuk besoj se tronditen me shume se ne apo se duhet te tronditen me shume se ne nga keto skena sa dramatike aq qesharake?! Kjo eshte e tmerrshme!"



    Nis te “Krokodili” në Strasburg, darka e punës Rama-Berisha

    Strasburg, 20 Maj 2010 NOA Update 22.36 – Po zhvillohet në Strasburg te restorant "Krokodili", darka e punës me protagonistë, kryeministrin Sali Berisha, kreun socialist Edi Rama dhe diplomatët evropianë, mes tyre nga PPE, PSE dhe BE.

    Darka erdhi me ftesë të Joseph Daul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe me ftesë të Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian.

    Ndaj sot Kryeministri Berisha udhëtoi për në Strasburg, për të marrë pjesë në darkën që shtrohet për të dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama.

    Zyrtarisht, kabineti qeveritar tha se gjatë kësaj darke do të diskutohet gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t’i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri.

    Burime pranë tryezës ku veç Ramës e Berishës, gjenden z.Daul, z. Schulz, z.Fule dhe diplomatë të tjerë evropianë, bëjnë të ditur se darka ende po vazhdon, por nuk ka nisur diskutimi i temës "së nxehtë".

    r.n/NOA
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-11-2012 më 16:42

  8. #8
    Edi Rama

    Rreshen 2005

    "Kjo eshte e mjaftueshme per te kuptuar se realisht me politiken, me demokracine, me sistemin qe po mundohemi te ndertojme, ne nuk i kemi punet hic mire. E si mund t'i ndryshojme, si mund t'i permiresojme, si mund t'i persosim ne funksion te arritjes se nje mirekuptimi mbarekombetar keto pune per te pasur kurajon dhe fuqine qe gjerat te cilat te gjithe popujt sovrane, te gjitha komunitetet e qytetareve te lire te Evropes i zgjidhin mes vedi, - jo si popuj vendesh te pazhvilluara qe kane nevoje patjeter per nderhyrjen ne cdo tavoline te negociatoreve - te mund t'i zgjidhim nepermjet nje perfaqesimi shume me te denje dhe nepermjet nje klase politike qe do te meritoje voten dhe do te meritoje vemendjen dhe respektin tone? Ka dy menyra per ta pare rrugen e zgjidhjes dhe daljes nga kjo situate. Njera menyre eshte ta shohim nga lart poshte dhe tjetra eshte ajo e ta parit nga poshte lart. E para eshte permiresimi i strukturave partiake dhe transformimi i tyre ne perfaqesuese reale te vullnetit te seciles pjese te komuniteteve tona qe i voton ato struktura apo prej te cilave ato struktura zgjidhen, dhe tjetra menyre eshte per ta kerkuar kete tek nje rritje e vetedijes se qytetareve permes pjesemarrjes ne nje politike qe eshte ne fund te fundit frut i pjesemarrjes apo indiferences sone."

  9. #9
    Edi Rama

    Kurbin, 20 Shkurt 2005

    "Fatkeqësisht politika e sotme dhe mënyra sesi është blinduar kundërvendosja midis forcave politike në stadin aktual nuk na jep mundësi të natyrshme të punojmë për më të mirën, por na imponon vijimësisht të zgjedhim të keqen më të vogël, ndërkohë që unë mendoj se ajo shumicë shqiptarësh progresistë e të moderuar, e cila i ka dhënë mbështetjen për tetë vjet më radhë kësaj force dhe këtyre forcave që janë sot në pushtet, është në gjendje që përmes këtyre forcave të prodhojë një qeverisje shumë më të mirë..."

  10. #10
    Edi Rama

    Kurbin, 20 Shkurt 2005

    "Jo, opozita e sotme (e ka fjalen per PD - shenimi im) nuk është absolutisht e përgatitur për t‘u kthyer në krye të punëve të vendit! Ndërsa përsa i takon aftësisë për t‘i çuar punët më përpara nga ana e forcave që sot qeverisin, kjo aftësi ka shkuar duke u reduktuar dhe duke u tkurrur për shkak të reduktimit dhe të tkurrjes së marrëdhënieve me me jetën reale e me njerëzit realë, për shkak të asaj që nëse ju kujtohet e kam thënë me forcë këtu e një vit e kusur përpara, gjatë gjithë fushatës sime brenda Partisë Socialiste, për shkak të arratisjes së udhëheqjes nga realiteti! Ne sot duhet të rikthehemi me fytyrë nga njerëzit, duhet t‘i japim politikës fytyrën e njerëzve, përmasën njerëzore që i mungon dhe që e bën të largët, gati-gati virtuale, për njerëzit. Sot vendi, shoqëria, forca e shqiptarëve që janë aktualisht në maxhorancë, i ka të gjitha mundësitë që të prodhojë një qeverisje spektakolare, por që ta bëjë këtë duhet që qeverisja të jetë realisht mishërim i aspiratave të sotme të popullit. Dhe që qeverisja të mishërojë realisht aspiratat e sotme të popullit në të gjithë trajektoren e aksionit të saj politik duhet që të dëgjohen njerëzit. Nuk ka instrument tjetër për ta dëgjuar popullin përveç partive politike dhe nuk ka mundësi tjetër për ta kthyer ëndrrën europiane të shqiptarëve në një vepër reale përveç modernizimit të partive politike, - të vetë Partisë Socialiste në rradhë të parë si faktor e aktor parësor në udhëheqjen e mëtejshme të vendit drejt Europës - dhe rritjes së mëtejshme të përgjegjësisë së tyre karshi njerëzve, duke përkthyer në vepra atë që është vullneti i njerëzve. Nëqoftëse do të kemi fuqi dhe aftësi t‘i dëgjojmë njerëzit më shumë, do të kemi njerëz shumë më të fuqishëm dhe shumë më të aftë në qeverisjen e vendit, e cila nuk është një karrige kryeministri, 14 apo 24 karrike ministrash, por është e shtrirë që nga karrikja e të parit të vendit deri në karriken e çdo kryefamiljari."

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •