Si ta kuptojme dhe mbeshtesim nje viktime perdhunimi.



Viktima e pėrdhunimit ėshtė e ekspozuar ndaj pėrballjes sė dhunshme me njė ose mė shumė persona, tė cilėt manifestojnė instinkt kafshėror tė papėrmbajtshėm. Sa hap e mbyll sytė ajo e sheh veten nė duart e tyre, krejt e pafuqishme pėr tė rezistuar dhe pėr ti thėnė jo kėtij akti makabėr. Ajo mund edhe tė kėrcėnohet me armė, me mbyllje tė gojės dhe me lidhje tė gjymtyrėve. Ndoshta, autorėt mund edhe ta kėrcėnojnė me vrasje. Akti i pėrdhunimit mund tė kryhet nga disa persona, akt i cili mund tė pėrfundojė me vrasje, pėr tė mbuluar gjurmėt e krimit.

Qė kėtu, themi qė viktima e pėrdhunimit pėrjeton momente paniku dhe tmerri, tė cilat ia tronditin gjendjen psikologjike tė saj, duke i shkaktuar pėshtjellim tė madh. Ajo ka parė vdekjen me sy dhe sapo ka humbur nderin dhe i ėshtė shkelur me kėmbė dinjiteti.

Kėtė pėrshkrim e bėjmė qė nė fillim, me qėllim qė ta perceptojmė drejt vuajtjen e viktimės sė pėrdhunimit, e pėr rrjedhojė ta kemi tė qartė ēfarė pėrkujdesi psikologjik, social, fetar dhe shpirtėror i lipset. Nė rreshtat nė vazhdim, do tė orvatemi ti qasemi njė rasti pėrdhunimi, duke ndjekur hapat qė nga fillimi.

Gjendja psikologjike e njė viktime pėrdhunimi

Menjėherė pas aktit tė pėrdhunimit, tek viktima vihen re disa shenja tė cilat pėrmbledhin vuajtjen e saj tė rėndė.

Pas krimit tė pėrdhunimit, ajo ėshtė nė njė gjendje pėshtjellimi, shpėrqendrimi dhe hutimi.
Ndoshta nuk ka mundėsi as tė flasė nė mėnyrė tė organizuar, thjesht nxjerr ca fjalė tė shkėputura, tė turbullta dhe pa kuptim.

Pasi tė qetėsohet disi, pėrfshihet nga ndjenja turpi, pėrdhosje dhe stresi.
Ndonjėherė, pėrfshihet nga valė nervozizmi, mandej qetėsohet dhe ndonjėherė kalon kriza qarje, mund tė orvatet edhe tė vetėvritet.

I sheh njerėzit pėrreth me dyshim dhe frikė, e nėse sytė i takohen me ndonjė tė afėrm tė dashur, e sheh pėr disa ēaste, pastaj i hidhet nė krahė, duke kėrkuar siguri dhe falje.

Kur bėhet mė e vetėdijshme, fillon tė ndihet fajtore pėr atė qė i ndodhi.

Ajo pyet nėse ka qenė pjesėmarrėse nė kėtė krim, duke heshtur, duke mos rezistuar mjaftueshėm, duke e joshur autorin e krimit, duke u gjendur nė njė vend ku nuk duhej tė ishte, ose sepse Zoti po e ndėshkon pėr gjynahe qė ka vepruar mė parė.

Pėr shkak tė kėtyre ērregullimeve emocionale tė shumta, viktima ėshtė gjatė gjithė kohės e rraskapitur, vuan nga pagjumėsia, mungesa e oreksit dhe ėshtė e shpėrqendruar.

Nė periudha afatgjata, viktima e pėrdhunimit vuan nga stresi post traumatik. Tek ajo formohet memoria patologjike e ngjarjes, e cila ndikon nė jetėn shpirtėrore tė saj. Panorama e ngjarjes i paraqitet herė pas here si nė gjumė ashtu dhe nė gjendje tė zgjuar.

Sa herė qė sheh, dėgjon ose pėrjeton diēka qė i kujton pėrdhunimin, ajo pėrfshihet nga gjendje stresi tė fortė, frikė, rrahje tė shpeshta tė zemrės dhe djersitje. Pėr kėtė, ajo pėrpiqet me mish e me shpirt tė evitojė ēdo gjė qė i kujton ngjarjen e dhimbshme, apo qė ka lidhje me tė.

Si pasojė e kėsaj gjendjeje, mund tė kemi dhe njė lloj depresioni tė mesėm, apo dhe tė thellė, tė shoqėruar me sindroma stresi, vesvese (sidomos rreth pastėrtisė) gjė e cila e pengon viktimėn tė bėjė njė jetė normale.

Akti i pėrdhunimit, madje edhe thjesht ngacmimi, ndikon nė kėndvėshtrimin e viktimės pėr seksin tjetėr. Ajo e sheh burrin si njė egėrsirė qė do ta shqyejė trupin e saj, ashtu siē e sheh aktin seksual si njė akt kafshėror, agresiv dhe tė fėlliqtė.

Diēka e tillė mund tė ndikojė nė vendimin e saj pėr martesė, duke refuzuar tė martohet nga frika prej marrėdhėnieve seksuale tė cilat i ka pėrjetuar nė mėnyrė tė frikshme. Nėse martohet, ajo mund tė pėrballet me probleme lidhur me aktin seksual me tė shoqin, pėr tė njėjtin shkak.

Pėrkujdesi i ngutshėm

viktimės ofrohet pėrkujdesi i shpejtė nė momentet e para tė zbulimit tė pėrdhunimit, atėherė kur e tregon vetė viktima, ose kur identifikohet.

Duhet qė viktima tė ndihet e sigurt dhe tė gėzojė pėrkujdesin shėndetėsor dhe psikologjik. Fajėsimi, kritika dhe presioni ndaj saj, tė ēdo forme qofshin, duhen evituar me ēdo kusht.

Terapistja apo terapisti duhet ta mbėshtesė dhe tė ketė sjellje pozitive me viktimėn, duke shmangur ēdo qėndrim vlerėsues ndaj saj.

Viktima duhet tė qetėsohet dhe ti ofrohen tė gjitha shanset e trajtimit dhe pėrkujdesjes. Asaj i duhet dhėnė e drejta pėr tė marrė tė drejtėn e saj ligjore dhe tė orientohet tek qendrat pėrkatėse ku i ofrohet pėrkujdesi i plotė.

Garantimi i tė drejtave

Duhen vėnė nė dijeni menjėherė organet policore me qėllim qė tė ruhen tė gjitha faktet qė vėrtetojnė krimin. Nė kėto raste, policia ka njė mjek i cili merret drejtpėrdrejt me rastin.

Ruajtja e kampioneve tė flokėve, gjakut, rrobave dhe ēfarėdo lėngu tjetėr qė mund tė gjenden mbi trupin e viktimės, pasi nėpėrmjet tyre identifikohet autori i krimit. Njė ndėr gafat e pėrhapura ėshtė se njerėzit qė e rrethojnė viktimėn i kėrkojnė viktimės tė ndryshojė rrobat dhe tė bėjė njė dush pėr tė hequr shenjat e pėrdhunimit. Me kėtė, ata synojnė ta qetėsojnė tė paktėn fizikisht viktimėn, por qė kėshtu zhdukin ēdo gjurmė tė krimit.

Mjekėt e porsa diplomuar dhe ata qė presin viktima tė tilla nė spitale, duhet tė jenė tė vėmendshėm dhe tė mėsojnė si tė sillen me raste tė tilla, si nga ana mjekėsore ashtu dhe nga ana ligjore.
Nėse mjeku nuk ka pėrvojėn e duhur rreth kėtij profesioni, nė njė rast tė tillė, duhet tė kontaktojė menjėherė me dikė qė ka pėrvojė nga ekipi i mjekėve dhe administrata e spitalit.

Ėshtė mirė qė me rastin e pėrdhunimit tė merret njė mjeke dhe psikoterapiste, pasi viktima mund tė mos e pėrballojė dot faktin qė njė doktor mashkull ti afrohet dhe ta pyesė mbi gjėra qė cenojnė feminitetin e saj. Aq mė tepėr qė nė ato ēaste, ajo sapo ka dalė nga njė eksperiencė e dhimbshme me njė mashkull, i cili i ka rrezikuar dhe jetėn.

Nėse nuk gjendet njė mjeke femėr pėr ti ofruar viktimės pėrkujdesin e duhur, tė paktėn tė sigurohet njė infermiere qė tė ndihet mė e qetė me njė tė njėjtit seks.

Mjekja bėn vlerėsimin e gjendjes sė pėrgjithshme tė viktimės, si tė asaj fizike ashtu dhe tė gjendjes psikologjike, sipas ligjeve tė njohura tė mjekėsisė.

Ky vlerėsim duhet tė bėhet nė njė vend tė qetė, privat dhe komfort. Viktimės i duhet dhėnė shansi tė kontaktojė me tė afėrmit dhe avokatin e saj.

Ėshtė e domosdoshme mbledhja e sa mė shumė informacioneve, detajeve dhe rrethanave tė krimit, tė cilat duhen ruajtur nė njė dosje tė veēantė tė viktimės.

Nėse viktima nuk mund ti japė tė gjitha detajet nė seancėn e parė, nuk ka pėrse tė rėndohet mė shumė. Marrja nė pyetje duhet shtyrė pėr pak kohė. Ndoshta i duhen mė shumė se njė seancė pėr vlerėsimin mjekėsor dhe psikologjik, qė pasohet nga seancat e trajtimit psikologjik dhe mbėshtetės.
Pjesėtarėt e familjes sė viktimės duhet tė njoftohen sa mė shpejt tė jetė e mundur, me qėllim qė ti qėndrojnė pranė, ta qetėsojnė dhe ta bėjnė tė ndihet e sigurt. Edhe ata vetė do tė kenė nevojė pėr pėrkujdes dhe vėmendje nga ekipi mjekėsor dhe psikologjik.

Ekipi i pėrkujdesjes mjekėsore dhe psikologjike, nė pėrgjithėsi pėrbėhet nga psikiatre dhe njė infermiere, plus ndonjė specializim tjetėr mjekėsor i cili i lipset viktimės, nė rast tė dėmtimeve fizike si plagė, thyerje, mavijosje etj... nėse ekzistojnė.

Viktima nuk duhet rėnduar me pyetje dhe sqarime tė shumta pa pasur nevojė, pasi ajo ka shumė nevojė pėr tu qetėsuar. Ajo duhet pyetur vetėm pėr gjėra tė domosdoshme. Por nėse ajo dėshiron tė flasė dhe tė tregojė, duhet tė ndihmohet me qėllim qė ta shkarkojė atė ngarkesė emocionale e cila ka ardhur pas aktit tė rėndė.

Kur vjen policia pėr tu njohur me rastin dhe pėr tė lokalizuar shenjat e krimit, duhet tė kihet parasysh qė viktimės ti afrohet me mirėsjellje. Nėse ėshtė e mundur prezenca e njė policeje femėr, kjo do tė ishte mė mirė pėr viktimėn, pasi e ka mė tė lehtė qė tė shprehet para njė femre, sesa para njė mashkulli. E nėse kjo nuk ėshtė e mundur, bashkė me policin mashkull, duhet tė gjendet dhe njė infermiere femėr, si dhe njė psikologe.

Mjeku ligjor merr kampione flokėsh, gjaku dhe lėngjesh tė tjerė nga trupi dhe rrobat e viktimės, ndoshta fotografon dhe vendet ku janė shkaktuar dėmtime nė trup, pėr tė lehtėsuar identifikimin e autorit dhe ndėshkimin e tij. Kjo ėshtė diēka e rėndėsishme pėr tė arritur deri tek autori dhe ēuarjen e tij para ligjit, gjė e cila e lehtėson psikologjikisht vetė viktimėn.

Pėrkujdesi i mėvonshėm:

Viktima duhet tė gėzojė pėrkujdes edhe pasi tė ketė dalė nga spitali, apo pas kapėrcimit tė fazės sė parė tė krizės. Asaj nuk duhet ti mungojė pėrkujdesi pėr njė vit tė paktėn. Pėrkujdesi psikologjik, social dhe shpirtėror nė kėtė fazė duhet tė bėhet nė njė nga qendrat e specializuara, paralelisht me pėrkujdesin qė duhet tė gėzojė nė familje. Mė poshtė do tė cek disa vėrejtje dhe kritere qė duhet tė plotėsohen nga qendrat terapeutike:

Kėto qendra duhet tė kenė njė staf me specialitete tė ndryshme, si psikiatėr, psikolog, sociolog, klerik fetar dhe konsulent ligjor.

Pėr trajtimin e stresit post traumatik, ekipi ka si qėllim ta ndihmojė viktimėn qė ti kthehet jetės normale, pas mbylljes sė plagėve psikologjike.

Mjetet e ndihmės nė qendrat e specializuara janė nė formė seancash psikologjike individuale, nė grup, ose tė dyja. Kjo, pėrveē kėshillimit psikologjik me viktimėn dhe familjen e saj.

Qendra tė tilla ndonjėherė kanė dhe grupe vetėndihme, tė cilat janė grupe tė cilat pėrmbajnė viktima tė mėparshme tė pėrdhunimit. Ato i ofrojnė viktimės pėrvojėn e tyre nė kapėrcimin e kėsaj sfide. Tė gjitha mbėshtesin dhe ndihmojnė njėra-tjetrėn. Viktima mė e re, nė mesin e tyre ndjen se nuk ėshtė e vetmja qė ėshtė ekspozuar ndaj kėsaj fatkeqėsie.

Cilido qoftė mjeti terapeutik, mėnyra mė e mirė ėshtė qė viktimės ti jepet shansi tė shprehė pėrvojėn e saj pa frikė dhe pa turp para terapistit. Kėshtu, ajo e pėrjeton ngjarjen nė kushte sigurie, e pėrtyp dhe e absorbon atė mė mirė.

Pak e nga pak, e pėrdhunuara fillon e i pėrvidhet memories traumatike qė ėshtė formuar tek ajo nė momentin e ngjarjes. Thėnė ndryshe, ajo fillon e shėrohet nga stresi post traumatik.
Viktima mund tė marrė pjesė nė qendėr apo nė forume tė ndryshme nė internet, pėr tu ofruar mbėshtetje dhe pėrkujdes viktimave mė tė fundit tė pėrdhunimit.

Viktima mund ta kapėrcejė sprovėn e saj, duke e flakur tutje ndjesinė e viktimės pėr tė ofruar njė kontribut pozitiv dhe pėrkujdes tė veēantė ndaj viktimave tė radhės. Ajo mund tė ndėrmarrė role madhorė nė nivel komunitar nė luftėn kundėr krimit tė pėrdhunimit dhe krimeve tė kėsaj natyre si ngacmimi seksual.

Suksesi i viktimės nė luajtjen e njė roli pozitiv, e ndihmon maksimalisht atė pėr kapėrcimin e problemit tė saj, e bėn tė triumfojė ndaj ndjesisė se ėshtė e pavlerė, e pafuqishme dhe se nuk mund ti kontrollojė mendimet negative qė janė krijuar nga momenti i pėrdhunimit.

Me ndihmėn e qendrės terapeutike tė specializuar, familja e ndihmon viktimėn e pėrdhunimit ti kthehet aktiviteteve dhe marrėdhėnieve normale si nė familje ashtu dhe nė shoqėri, sa mė shpejt. Ajo duhet ti kthehet punės dhe aktivitetit tė saj, ushtrimit tė hobeve dhe aktiviteteve fetare.

Ėshtė e rėndėsishme qė viktima bashkė me familjen tė vazhdojnė pėrpjekjet nė rang ligjor pėr tė arritur tek autori i krimit dhe ēuarjen e tij para drejtėsisė. Kėto pėrpjekje e bėjnė viktimėn tė ndihet mė e qetė dhe pozitive. Dėnimi i autorit i fal asaj qetėsi psikologjike dhe e ndihmon ti mbyllė plagėt shpirtėrore dhe sociale.

Nėse gjatė njė periudhe viktima pėrjeton stres dhe depresion, apo i shfaqen shenjat e stresit postraumatik tė fortė, trajtimi psikologjik duhet shoqėruar me medikamente si ato tė ērregullimeve nervore.

Terapia fetare ka njė rėndėsi tė veēantė pėr raste tė tilla, e cila mund tė bėhet nga njė psikolog apo psikiatėr, i cili ka edhe njohuri fetare tė shėndosha. Atė mund ta kryejė edhe njė klerik qė ka pėrvojėn e duhur nė ēėshtjet mendore dhe psikologjike.

Trajtimi fetar mund tė bėhet pjesė e trajtimit konjitiv bihejvioral, i cili e ndihmon viktimėn ta kuptojė traumėn, ta rishikojė me objektivizėm dhe ta vendosė nė hartėn konjitive pėr ta parė si tė mundshme nga aparati psikologjik.

Linja qė do tė ndjekė rasti

Nėse viktima ka pasur personalitet para pėrdhunimit dhe i ofrohet mbėshtetja e duhur pas tij, mund tė shėrohet pothuajse plotėsisht gjatė njė viti nga ngjarja, duke iu kthyer jetės normale si ēdo femėr tjetėr. Ajo mund tė ketė aktivitetin e saj seksual krejt normal me tė shoqin.

Nė disa raste, tek viktima ekziston frika e pėrkohshme nga marrėdhėniet seksuale, duke arritur gjer nė fobi. Kjo mund tė shoqėrohet me kontraktime vaginale qė e vėshtirėsojnė aktin seksual nė fillim tė martesės. Mund tė vėrehet dhe njė lloj ftohje seksuale. Por kėto mund tė trajtohen nė kohėn e tyre, prandaj ėshtė i domosdoshėm trajtimi i viktimės menjėherė pas pėrdhunimit, pasi shmang pasoja tė tilla.

Linja dhe drejtimi qė do tė marrė rasti, varet shumė nga personaliteti i viktimės para pėrdhunimit, shkalla e kanosjes, dhuna qė ka pėrjetuar gjatė pėrdhunimit, rezistenca e saj ndaj krimit dhe pėrkujdesit qė do i ofrohet pas ngjarjes.

Ėshtė vėrtetuar se shumė nga pasojat negative tė pėrdhunimit, mund tė mėnjanohen nėpėrmjet ofrimit tė pėrkujdesit tė pėrshtatshėm dhe tė ngutshėm si psikologjik ashtu dhe social. Ajo duhet tė stimulohet qė ta shkarkojė atė qė ka brenda, duke ia shprehur ndonjėrit nga tė afėrmit mė tė dashur dhe mė tė kuptueshėm tė saj. Asaj i lipset mbėshtetja e njė ekipi mjekėsor dhe psikologjik qė solidarizohet me tė. Ashtu siē i duhet ndihma ligjore nėpėrmjet avokatit apo qendrės sė konsulencave ligjore, pėr tė marrė tė drejtat e saj. Orientimi dhe udhėzimet fetare e ndihmojnė ta pranojė ngjarjen si njė sprovė, gjė e cila i fal ndjesinė se Zotin e ka pranė.


By: Dr Muhamed El-Mehdij
Pėrktheu: Elmaz Fida