Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Panariti: Ekstremistët grekë do ndiqen nga SHISH, asnjë nuk kalon kufirin

    TIRANË-Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, gjatë një interviste ekskluzive për Gazetën “Shekulli”, deklaron se ‘Agimi i Artë’, që nxit urrejtjen etnike dhe dhunën e gjithë elementët e tjerë ekstremistë, nga ky çast do të identifikohen, izolohen, skedohen dhe nëpërmjet bashkëpunimit me SHISH dhe Ministrinë e Brendshme nuk do të lejojnë më të hyjnë në Shqipëri.

    Sipas Ministrit, Ministria e Jashtme në bashkëpunim me agjenci të tjera, në të gjitha pikat e kalimit kufitar do të ofrojnë informacion të përditësuar për këtë kategori të ekstremistëve.

    “Sigurisht që nuk do të lejojmë që grupime dhe manifestime të ekstremistëve, të provokojnë dhe helmojnë klimën e marrëdhënieve miqësore midis vendeve dhe popujve tanë. Duke respektuar të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy anët e kufirit, padyshim që do të jemi të vëmendshëm ndaj individëve që u përkasin formacioneve apo grupimeve ekstreme dhe që kanë rekorde përfshirjeje në nxitje të urrejtjes, trazirave dhe dhunës. Këta individë do të identifikohen, skedohen dhe do të margjinalizohen dhe izolohen. Për këtë qëllim do të bashkëpunojnë ngushtë për këtë qëllim edhe me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Ministrinë e Rendit”.

    (d.b/BalkanWeb)
    Hajt per hajer.......
    Me ne fund degjojme nga goja e nje ministri dicka qe duhej te ishte bere shume kohe me pare....
    Me mire vone se kurre thote populli......dhe ndoshta ka ardhur momenti i shqiptareve te cojne ne vend historine dhe te drejtat e tyre

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Bravo shtetit !
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Bravo shtetit !
    Pordhe kot...aty ishin pse nuk e bene ..apo tani qe po fiton pike Ak ..po levizin..demagogji asgje me shume..nuk i besoj absolutisht fare..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Pordhe kot...aty ishin pse nuk e bene ..apo tani qe po fiton pike Ak ..po levizin..demagogji asgje me shume..nuk i besoj absolutisht fare..
    Cfare duhet te benin sipas teje?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Pordhe kot...aty ishin pse nuk e bene ..apo tani qe po fiton pike Ak ..po levizin..demagogji asgje me shume..nuk i besoj absolutisht fare..
    me mire vone se kurr, i lane erdhen ,e pane veprimatrine e tyre dhe tani i thane stop.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Cfare duhet te benin sipas teje?
    Mos flisnin fare o 2043...tani edhe po qe e sinqerte(gje qe dyshoj shume) duket sikur po lajne m.. me sh...duhet ti ndalojne para gjerat jo te lene te dalin njerezit ne rruge...se nuk eshte normal ..tani ca te doje te thote Panariti ..kush i beson ? E kam thene me kohe une ..i ka keshilltaret e keqinj Sala...nuk ka per te fituar..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Mos flisnin fare o 2043...tani edhe po qe e sinqerte(gje qe dyshoj shume) duket sikur po lajne m.. me sh...duhet ti ndalojne para gjerat jo te lene te dalin njerezit ne rruge...se nuk eshte normal ..tani ca te doje te thote Panariti ..kush i beson ? E kam thene me kohe une ..i ka keshilltaret e keqinj Sala...nuk ka per te fituar..
    Qe te fitoje apo jo eshte tjeter problem. Por shteti ne kuader te levizjes se lire te njerezve nuk mund te ndaloje nje grup personash apo nje person te caktuar i cili me pare nuk ka kryer veper penale ne dem te shtetit tone. Tashme pas nxitjeve te urejtjes prej ketyre personave, shteti shqiptar ka aresye per te mos i lejuar me.
    Kjo eshte kaq e thjeshte sa habitem nese dikush nuk e kupton.
    Shteti nuk eshte nje organizate patriotike apo kriminale. Shteti ka rregulla dhe ligje kombetare dhe nderkombetare dhe eshte i detyruar ti zbatoje ato edhe kur nuk i pelqen.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    shteti ne kuader te levizjes se lire te njerezve nuk mund te ndaloje nje grup personash apo nje person te caktuar i cili me pare nuk ka kryer veper penale ne dem te shtetit tone. Tashme pas nxitjeve te urejtjes prej ketyre personave, shteti shqiptar ka aresye per te mos i lejuar me.
    Kjo eshte kaq e thjeshte sa habitem nese dikush nuk e kupton.
    Shteti nuk eshte nje organizate patriotike apo kriminale. Shteti ka rregulla dhe ligje kombetare dhe nderkombetare dhe eshte i detyruar ti zbatoje ato edhe kur nuk i pelqen.
    teper drejt.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •