Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Kur ushtari i UÇK-së (Muhamed Kuka ) vuan edhe për kafshatën e gojës

    Takim miqësor me mikun, Muhamed Kuka




    Të martën, më 30 tetor 2012 isha në një promovim libri të mikut Izet Abdyli. Pas përfundimit të këtij manifestimi ( dikund pas ores 12:30) marr rugën për të kapur autobusin për Fushë Kosovë. Para RTK-së, në stacionin lokal më cingërron telefoni –më del emri i mikut Muhamed Kuka. Them me vete:”me fal mik, por unë po nxitoj”. Kisha një takim tjetër në orën 14:00 – intervistë me një mikun tim.

    Në stacionin lokal tek po pyesja një udhëtar nëse së shpejti do të vinte autobusi, një dorë më kapi për krahu dhe njëkohësisht më tha: “Të tregoj unë dhe shkojmë bashkë....

    - Dreq o punë - thashë me vete, derisa ende nuk e pashë në fytyrë, të jetë vallë ...
    - Po si më njohe, o Muhamet? ( meqë ishte hera e parë që po takoheshim )
    - Të pashë nga larg, por nuk isha i sigurt. Që të sigurohesha, i rashë numrit të telefonit tënd dhe kur ti e kape telefonin, u binda...

    Pastaj bashkë me mikun Muhamed shkuam në kafenenë më të afrët.


    Që mos t’i them vetë fjalët falënderuese të Muhamedit, unë po sjell një shkrim nga gazeta “Kosova sot”, të datës 29 tetor 2012.



    burimi: Nga redaksia e Radio Projektit 12, Danimarkë
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 03-11-2012 më 11:12
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    "Bota sot": HALLET E USHTARIT TË UÇK-së



    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    ..

    Luftoi për Kosovën, E NDIHMOI DANIMARKA
    Ndihma familjes Kuka i erdhi prej nga nuk e priste!


    * Familja Kuka falënderon përzemërsisht Radio ”Projektin 21” në Kopenhagë të Danimarkës dhe njerëzit e saj për ndihmën që i afruan familjes Kuka, që për disa muaj e nxorën nga kriza ekonomike, duke e ndihmuar me ilaçe dhe ushqime.

    * 20.000 euro i duhen familjes Kuka për shërimin e vajzës në Tiranë

    * Fexhri Abrashi, nga Ilirida, që punon në Danimarkë, e ka njohur Muhamedin si shok lufte dhe ka kërkuar që të ndihmohet, ku përmes Shaqir Ramadanit ia sjell disa mjete materiale familjes Kuka.

    Nga R. Asllani


    Ferizaj, më 28 tetor 2012

    Muhamed Kuka, nga Kaçaniku, tani me banim në Ferizaj, ish ushtar i Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës, i Batalionit ”Atlantiku”, pas 23 vitesh, me ftesën ”Vendlindja thërret”, lë Filadelfinë dhe vjen në Shqipëri për t’u rekrutuar e më pas për të hyrë në Kosovë për çlirimin e saj nga okupatori serb.

    Pra, në shkurt të viitit 1999, Muhamedi me shokë hyn në Shqipëri. Këtij grupi, sipas bashkëbiseduesit tonë, i ka prirë Gani Shehu nga Juniku, i cili i ka shoqëruar gjatë gjithë kohës.

    Ganiu, në Burrel të Shqipërisë, me mbi 200 ushtarë, i ka organizuar në operacionin ”Shigjeta” me moton ”Atdheu në rrezik”, duke hyrë në Pashtrik. Nga Burreli, grupi i dytë i Btalionit ”Atlantiku”, të prirë nga Luan Shehu dhe Kudusi Lame shkojnë në Elshan dhe më pas futen në zonën e Pashtrikut te vendi i ashtuquajtur Vorri Mirë, në majë të Pashtrikut, ku janë pritur nga komandant ”Lepuri” – Fadil Zejnullahu dhe komandant ”Kingji” ( qengji) – Florim Rushiti.

    Gjatë aksioneve lufatrake, nga sulmet serbe, Muhamedi lëndohet dhe plagoset në kokë, por shpëton nga vdekja, ku shokët e rikthejnë në Shqipëri për ta mjekuar. Në qershor, pas hyrjes së forcave të NATO-s, ai kthehet dhe ndihmon kthimin e popullatës në disa zona të Kosovës, por pa e stabilizuar veten.

    Për lajmin e mirë për djalin, babai pret kurban

    Meqë kishte shumë ushtarë që kishin ardhur nga mërgata, i të njëjëtit rrugëtim ishte edhe Qamil Hasani nga Gaçka e Ferizajt, për të cilin familja nuk kishte ditur a është gjallë a i vdekur. Me të marrë lajmin e mirë prej Muhamedit, i cili përcolli një amanet që ia kishin dhënë shokët për të treguar se djali i tyre Qamili ështe shëndosh dhe mirë, që do të vijë në shtëpi pas disa ditësh. Qamili kthehet pas disa ditësh ku kishte lënë gruan dhe 5 fëmijë, i cili edhe sot jeton në Ferizaj dhe punon polic i Kosovës. Muhamedi u ka ndihmuar të tjerëve, por vetes – jo.

    Ai derisa është stabilizuar në banesën e tij, që e bleu me paratë e tij, u strehua ku mundi e diti, duke filluar që nga baraka e Kombinatit të Drurit ”Tefik Çanga ” të Ferizajt, pastaj në një banesë të huaj në rrugën e ”Gjilant”, derisa e bleu të veten.

    Ndihma nga Danimarka

    Në jetën bashëshortore, Muhamedi ka dy fëmijë: djalin Pashtrikun ( që e ka pagëzuar nga pjesëmarrja e tij në luftë, në Pashtrik) dhe vjazën Pranverën. Mirëpo, me keqardhje duhet të shkruajmë se vajzën, Pranverën e ka të sëmurë prej vitesh dhe çdo pasuri që e ka pasur e ka shitur për ta mjekuar atë, por deri me tani nuk ka mundur, për shkak se i duhen shumë mjete materiale. Pas shumë trokitjeve nëpër dyer të institucioneve të Kosovës dhe të shoqatave të dala nga lufta, Muhamedi është ndihmuar dy herë me mjete materiale nga komuna e Ferizajit.

    Duke biseduar me Adem Gashin në Danimarkë, përmes postës elektronike, punëtor te Radio Projekti 21 në Danimarkë, ku përgjegjës ishin Timi ( Shpëtim Xheladini ) dhe XHAXHI ( Havzi Sylejmani) nga Tetova, komunkon me ta dhe ua rrëfen hallin. Ndërkohë Fexhri Abrashi nga Ilirida që punon në Danimarkë e ka njohur Muhamedin si shok lufte dhe ka kërkuar që të ndihmohet, ku përmes Shaqir Ramadanit ia sjell disa mjete materiale familjes Kuka. Ai erdhi personalisht në Ferizaj dhe në barnatoren ( farmacinë) ”Zeka” të Ferizajt pagoi 825 euro barnat për vajzën Pranverën, pastaj pagoi për 18 muaj gjerat ushqimore në Market në rrugën e ”Varoshit”, në vlerën mujore prej 120 eurosh, kështuqë familjen Kuka e shpëtoi nga një situatë e vështirë jetësore, por ai ende ballafaqohet me preokupimin e shërimit të vajzës, së cilës në Tiranë i duhen 20.000 euro trajtirme mjekësore.

    burimi: Projekti 21, Danimarkë
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 03-11-2012 më 11:13
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    Ju faleminderit miq

    ... për lexueshmërinë dhe besnikërinë ndaj shkrimeve të mia
    Jemi miq pra.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Turp dhe faqe e zeze per shoqerine tone qe vazhdon ti lejoje keto kriminela politikanes te na udheheqin!

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Ganimet Lexo Postimin
    Ju lumt per Kontributin tuaj Zotri Adem..ne dit te veshtira tregohet miku i mir.Ah sikur ti kishim ma shum Projekta...vertet krejt ndryshe do shifej Kosova nga kosovaret e nga te huajt.
    A do mjaftonte vetem ata telefona qeveritar dhe makinat e shtrenjta te pushonin dhe sdo kishte te semur e varfnjak ne Kosov.
    Per politikanet ato kursime jon cikkrrim hesapi ..shpresojm te behet me mir per hallegjinjet e Kosoves me ndihmen e njerzve tan dhe qeveris qe do ndergjegjsohet nji dit,,Insha Allah.
    . .
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Bravo Adem ..mund te kishe kerkuar ndihme edhe ne forum...ne zihemi e grihemipo kot se te gjithe kane zemer te mire...si shqiptaret mo..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    perse nuk punon ky muhamet kuka por ben propagande neper forume

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Blerim R
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    139
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    perse nuk punon ky muhamet kuka por ben propagande neper forume
    po drejtohem me fjal jo te mira por ti te koke kokrra e budalles, a nuk e sheh qe ky eshte i vjeter dhe eshte lendu gjat luftes ?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Blerim R Lexo Postimin
    po drejtohem me fjal jo te mira por ti te koke kokrra e budalles, a nuk e sheh qe ky eshte i vjeter dhe eshte lendu gjat luftes ?
    po duhet me i dhene leke qeveria e kosoves ashtu si u jep amerika veteraneve te luftes. por kur qeveria eshte e varfer s`ka shume zgjidhje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Blerim R
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    139
    Po Zoteri siq e din edhe ti vete qeveria nuk i shikon keta por i shikon xhepat e vet!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •