Bledar Sejko: Ja e vėrteta pėr kėngėn fituese
Lajmi i Fundite Dielė, 23 Dhjetor, 2012 | 11:11 am
Fituesit e cmimit te pare me kengen, ”Identitet”, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seko
Menjėherė pas shpalljes si fitues tė Festivalit tė 51-tė tė Kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar, Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj janė akuzuar pėr plagjiaturė.
Nė internet nisi tė shpėrndahej njė kėngė, e cila i pėrket artistėve serb Bajaga & Instruktori dhe mban titullin PLAVI SAFIR.
Pasi ka falenderuar tė gjitha ata qė e mbėshtetėn, dhe theksuar se nė Festivalin Europian do tė duhet ndihma e tė gjitha shqiptarėve, dhe se sjellje apo publikime tė tilla nuk i shėrbejnė qėllimit tonė tė pėrbashkėt, Sejko sqaron; “1) Per motivet e kenges jam mbeshtetur ne folklorin shqipėtar dhe me saktesisht ne ate te valleve te Tropojes, te valleve ēame dhe disa krahinave te Jugut, gje qe duket qarte nga prezenca e lodrave (daulleve), ēiftelise zevendesuar me kitarren, isos se jugut zevendesuar me sektorin e violinave, dhe thirrjet e veriut “hej” pershtatur per korin. 2) Kam degjuar kengen serbe te cilen disa shqipetare po publikojne ‘Plavi safir’ 1988 dhe ju them nga njohurite e mia si kompozitor qe kenga ka nje intro, nje strofe, nje bridge, nje refren dhe nje mbyllje. Kenga ime nuk ka asnje nga keto komponente te ngjashme me kete kenge pervec 3 notave te intros, te cilat me kombinim perserisin njera-tjetren ose me sakte keta shqipetare duhet me mire te thonin qe kompozitori serb ka vjedhur 3 notat e para te kenges “Kur bie fyelli ēiftelia” te kenduar nga kengetarja jone e madhe Vaēe Zela .”
Artisti Bledar Sejko e mbyll sqarimin e tij duke kėrkuar mbėshtetjen e tė gjithė shqiptarėve nėpėr botė, nė mėnyrė qė vendi ynė, edhe pse i vogėl, tė pėrfaqėsohet sa mė denjėsisht nė festivalin Europian vitin qė vjen, nė Malmo, Suedi.
Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/2...#ixzz2FtWyYoIc
Krijoni Kontakt