Halloween, dita e rikthimit tė shpirtrave tė vdekur, shtrigave me fshesė, maceve tė zeza, errėsirės dhe ēdo gjėje tė frikshme. Kunguj tė mėdhenj tė ndriēuar nga brenda, skeletė, figura hije, kostume tė shumėllojta tė ēuditshme. Halloween vitet e fundit po festohet edhe Shqipėri, ndėrsa nė botė kjo festė kthehet nė garė midis VIP-ave pėr kostumin mė tė bukur. Halloween u pėrhap nė Shqipėri pas viteve ’90, duke ardhur e u bėrė mė shumė konkrete, kryesisht e festuar nga tė rinjtė. Nė Amerikanė, Shtėpia e Bardhė i ka hapur dyert fėmijėve tė ushtarėve amerikanė pėr tė festuar sė bashku Halloween. Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parė, Mishel Obama, i pritėn me ėmbėlsirat e shtėpisė tė gatuara nga shefi i kuzhinės presidenciale. Shtėpia e Bardhė ishte mbushur me kunguj, me vampirė e shpirtra tė kėqij, rrjeta merimangash e plot simbole tė tjera tė festės. Halloween ėshtė njė industri prej 7 miliardė dollarėsh nė SHBA dhe renditet si festa e dytė pas Krishtlindjes.

Ē’ėshtė Halloween?

Emri i Halloween ėshtė interpretimi modern i All Hollows’ Eve tė Irlandės, apo Dita e tė gjithė Shenjtorėve. Kjo festė tepėr e lashtė mbėrriti nė SHBA sė bashku me emigrantėt irlandezė dhe hodhi rrėnjė pėr tė vuajtur tani njė transformim radikal. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shėnon fundin e Vitit tė Keltėve dhe besohet tė jetė dita kur shpirtrat e atyre qė kanė vdekur vitin e mėparshėm do tė kthehen pėr tė zėnė vend nė trupin e njė tė gjalli. Pikėrisht pėr kėtė arsye, njerėzit veshin kostume tė frikshme pėr t’i trembur. Ekzistojnė versione tė ndryshme tė traditave tė Halloween-it, por origjinėn e vėrtetė e gjejmė nė festivalin antik tė keltėve tė njohur si Samhain. Nė Skocinė e vjetėr mendohej se ishte pikėrisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte mė kufi mes botės sė tė gjallėve dhe tė vdekurve. Legjenda thotė se shpirtrat qė kishin vdekur gjatė atij viti mblidheshin sė bashku pėr t’u pėrzier me botėn e tė gjallėve dhe mė pas pėr tė nisur rrugėn drejt njė bote tjetėr. Nė natėn e fundit tė tė korrave tė vjeshtės, bota ndryshon nga ngrohtėsia e diellit tė verės nė ftohtėsinė e errėt tė dimrit, toka nga pjellore nė shterpė. Keltėt e lashtė besonin qė ky tranzicion u jepte formave tė mbinatyrshme njė shans pėr tė thyer pėrmes nė botėn e tė gjallėve dhe shkatėrrime e tyre djallėzore tė lulėzonin. Ata vijnė pėr tė festuar natėn kryesor nė dimėr si Samhain (“fundi verės”), festivali konsiderohet gjerėsisht tė jetė shenjė paralajmėruese e Halloween. Nė natėn e Samhain, keltėt besonin se shpirtrat e njerėzve qė kishin vdekur vitin e kaluar do tė ecin nė mesin e tė gjallėve. Kėshtu, fshatarėt vinin ushqim dhe ėmbėlsira tė qetėsonin shpirtrat e tyre, njė ritual qė mund tė ketė paraprirė trillimin apo trajtimin. (Nuk ka asnjė provė nė fakt se Samhain ishte me tė vėrtetė njė festival i tė vdekurve, sipas historianit Nicholas Rogers, nė librin e tij: Holloween; Nga ritual pagan nė njė festė mbrėmjeje). Edhe pse Halloween ka origjinė pagane, emri i saj rrjedh nga pushimet e kristianėve “All Hallows Eve”, Dita e Shenjtorėve, apo mbrėmja para Ditės sė tė Gjithė Shenjtorėve ‘(1 nėntor). Pushimet nė fakt u pėrshtatėn nga nga tė krishterėt tė cilėt shpresonin zhdukjen e paganizmit dhe gjatė viteve, disa nga aspektet mė tė errėta tė Halloėeen janė zėvendėsuar nga festime me mė shumė dashuri, dritė apo miqėsi. Por lidhjet e Halloėeen me tė frikshmen dhe tė mbinatyrshmen mbahen tė forta ende nė festimet nė tė gjithė botėn.

Kostume kelte

Pėrveē sakrifikimit tė shpirtrave pėr zotat dhe mbledhjes pėrreth zjarreve tė mėdhenj, shpeshherė keltėt vishnin kostume, ndoshta lėkurė kafshėsh, nė mėnyrė qė tė ngatėrronin shpirtrat dhe tė pushtoheshin prej tyre. Gjithashtu thuhet se keltėt, duke vendosur maska, ose duke pikturuar fytyrėn, donin tė mishėronin paraardhėsit e vdekur. Djemtė e rinj visheshin si gra, dhe e kundėrta, duke thyer pėr njė periudhė tė shkurtėr ndarjet bindėse sociale. Sipas gojėdhėnave, keltėt, tė veshur si shpirtra, shkonin nga njė shtėpi nė njė tjetėr, duke bėrė performanca qesharake nė kėmbim tė ushqimeve dhe pijeve: njė praktikė e frymėzuar ndoshta nga lėnia jashtė dere e njė cope buke apo e ndonjė pije si ofertė pėr qeniet mbinatyrore.

Ndikimi i krishterė te Halloween-i

Nė vazhdim, liderėt e krishterė e bėnė tė tyren kėtė traditė dhe e transformuan festėn e Samhain, si festat e tjera pagane. Nė shekullin VII, Papa Bonifaci IV dekretoi qė 1 nėntori tė festohej si dita e shenjtorėve (All Hallows’Day). Nė vigjilje tė festės tė vazhdonin tė ndizeshin zjarre tė mėdhenj dhe tė visheshin kostume, por nėn njė emėr tjetėr: “All Hallows’Eve”, qė nė vazhdim do tė bėhej Halloween.

Halloween arrin nė Amerikė

Ishin emigrantėt europianė qė e ēuan festėn e Halloween-it nė Shtetet e Bashkuara: nė fakt festimet u bėnė vėrtet popullore nė shekullin XIX, nė kulmin e emigrimit irlandez. Sipas gojėdhėnave, ėshtė Anoka, nė Minesota, vendi ku u zhvillua pėr herė tė parė festa zyrtare e Halloween-it: duke filluar qė nga viti 1920, ēdo 1 nėntor nė qytet ndizeshin zjarre tė mėdhenj dhe bėhej paradė me maska.

Arti i fshehjes

Sipas Shoqatės sė Tregtarėve Amerikanė, ēdo vit rreth 40% e popullsisė amerikane vishet me kostume tė ndryshme, konkretisht 120 milionė individė, mes tyre fėmijė, tė rritur, madje edhe kafshė shtėpiake. Mbi 11% e qenve dhe maceve shtėpiake pronarėt e tyre i veshin me maska. Ja dhjetė kostumet mė popullore qė kanė veshur tė rriturit nė vitin 2011: shtrigė, vampir, pirat, infermiere, vampire seksi, mace, mumie, zanė, Batman, drakula; kostumet mė popullore mes fėmijėve po nė 2010-n kanė qenė kėto: princeshė, njeriu merimangė, shtrigė, pirat, princesha Disney, fantazma, Batman, superhero, kungull/vampir, personazhi i “Lufta e yjeve”.

Triumfi i sheqerit

Sipas regjistrimit tė pėrgjithshėm amerikan, nė Shtetet e Bashkuara janė rreth 36 milionė fėmijė nga mosha 5 deri nė 13 vjeē, qė trokasin nėpėr dyer tė ndryshme duke thėnė “ėmbėlsirė ose pije”. Nė vitin 2011, fėmijėt amerikanė kanė konsumuar 11 kilogramė ėmbėlsira, pjesėn mė tė madhe tė tė cilave gjatė periudhės sė Halloween-it.

Kunguj rekord

Shteti amerikan qė prodhon mė shumė kunguj ėshtė Illinois-i, me 195 milionė kilogramė nė vitin 2009. Kungulli mė i rėndė nė botė, sipas rekordeve “Guinnes”, ėshtė prodhuar nė vitin 2010 nė New Richmond, nė Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti njė “monstėr” prej 822 kilogramėsh, me njė perimetėr 4,6 metrash, qė u ekspozua nė Kopshtin Botanik tė Bronksit, nė Nju Jork. Rreth 90% e peshės sė tij pėrbėhet nga uji. Njė kungull rekord mund tė rritet 15 kilogramė nė ditė dhe tė arrijė pėrmasat e njė makine breshkė tip “Volkswagen”.

Magji dhe ēudira tė tjera

Sipas njė sondazhi amerikan tė zhvilluar pėr Halloween, nė vitin 2007, mė shumė se njė e treta e amerikanėve deklaroi se beson te fantazmat; 23 pėr qind pohoi se e ka parė njė tė tillė ose se e ka ndier praninė e njė fantazme. Gjithmonė duke u bazuar te sondazhi, njė nė pesė amerikanė beson se magjitė janė tė vėrteta.

Legjenda metropolitane

Disa histori qė tregohen pėr festėn e Halloween-it janė tė frikshme dhe duket sikur kanė gjetur njerėzit e duhur pėr t’i besuar, edhe pse pas tregimeve nuk ka asgjė tė ēuditshme. Njė prej kėtyre ka tė bėjė me ndjekėsit e sekteve satanike, njė fenomen mė i pranishėm te gėnjeshtrat sesa te tė vėrtetat, qė pėr festėn e Halloween-it sakrifikojnė macet e zeza. Megjithatė rastet e dhunės tė regjistruara te macet e zeza janė mė tepėr vepėr e ndonjė adoleshenti tė shqetėsuar.
—

Ja domethėniet e simboleve kryesore tė Halloweenit
10 simbolet kryesore tė Halloweenit

Secili prej nesh ka dėgjuar ose di sado pak nė lidhje me festėn e shtrigave apo tė tė vdekurve dhe gjithēkaje tjetėr tė frikshme qė zakonisht njihet me emrin Halloween. Halloweeni festohet ēdo vit me datė 31 tetor nė shumė vende tė botės perėndimore. Gjatė kėsaj feste njerėzit vishen me kostume tė ndryshme, shpesh herė tė frikshme, dhe shkojnė qė tė vizitojnė njėri-tjetrin nėpėr shtėpi, ose mblidhen sė bashku pėr tė festuar. E keni pyetur ndonjėherė veten se kur ka filluar kjo festė? Ē’domethėnie kanė simbolet dhe pse vishemi me kostume tė ēuditshme? Halloweeni qė festohet sot ka shumė pak ngjashmėri me festivalet romake, mbi tė cilat dikur ėshtė mbėshtetur gjerėsisht. Emri “Halloween” vjen nga vitet 1500 dhe ėshtė njė variacion i “All- Hallows-Even”, nata para tė gjithė ditėve tė shenjta. Kisha katolike ka pushime qė pėrkojnė me festimin pagan. Lista rendit 10 simbolet kryesore tė Halloweenit dhe shpjegon se ē’lidhje kanė shtrigat, fantazmat dhe tė tjerat me kėtė histori.
Misri dhe gruri

Domethėnia e misrit dhe grurit ėshtė e thjeshtė. Halloweeni festohet nė vjeshtė dhe nė kulturėn Samhain shėnonte fundin e verės dhe tė tė korrave. Misri dhe gruri janė simbole tė ndryshimit agrokulturor dhe ndryshimit tė stinėve. Ėshtė simboli qė pėrfaqėson nė mėnyrėn pragmatike mė tė qartė tė mundshme kėtė feste kontradiktore. Fundi i verės = tė korra = grurė dhe ushqim pėr dimrin. Kaq.
Ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezė

Nė mėnyrė tė ngjashme me simbolin e mėsipėrm, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezė janė paraqitje tė mėtejshme tė periudhės korresponduese tė vitit, mė shumė sesa pjesė e mitologjisė sė Halloweenit. Ngjyra portokalli paraqet vjeshtėn, kur gjethet bien dhe ndryshojnė nga tė gjelbra nė tė kuqėrremta. Sipas traditės kelte, festa shėnonte kalimin nga ditėt “me ndriēim” nė ditėt “e errėta”. E zeza me gjasa paraqet ditėt e errėta tė dimrit kur dita shkurtohet. Sigurisht Halloweeni modern shekullar nuk i ka mė tipike kėto dy ngjyra, prandaj njė shpjegim i tillė mund tė duket i dobėt, por ėshtė i vėrtetė.


Merimangat

Le tė kalojmė te merimangat! Nėse shkoni nė njė festė Halloweeni do tė ndesheni patjetėr me figura merimangash tė shpėrndara kudo. Diskutimi lidhur me ndonjė cilėsi tė mundshme mistike tė merimangave, mund tė konsiderojė qė merimangat kanė pėlhurė, gjė qė ėshtė asociuar me kalimin e kohės, progresin dhe fatin. Kjo nuk ėshtė dhe aq mistike, megjithatė! Nė fund tė fundit, endja e pėlhurės nga merimangat ėshtė njė paraqitje natyrore e ciklit tė jetės. Gjithashtu, merimangat preferojnė vendet me pluhur dhe tė errėta, prandaj nė njė shtėpi tė braktisur (njė vend i preferuar pėr Halloweenin) do tė mund tė gjeni shumė merimanga dhe pėlhurė merimangash.


Lakuriqėt e natės

Lakuriqėt e natės, siē sugjeron edhe emri, janė krijesa tė natės, prandaj ėshtė e natyrshme qė festimi i fundit tė stinėve me dritė dhe fillimit tė atyre me errėsirė tė pėrfshijė edhe lakuriqėt e natės. Pėr mė tepėr, lakuriqėt e natės janė pjesė e legjendave tė ndryshme, sipas tė cilave ata mund tė komunikojnė me tė vdekurit. Se si kjo mund tė dihet ėshtė e pasigurt, pasi lakuriqėt e natės nuk komunikojnė me ne e pėr rrjedhojė nuk mund tė na e thonė kėtė. Gjithashtu, nė legjendat e vampirėve, tė cilat janė pjesė e folklorit tė Halloweenit, lakuriqėt e natės luajnė rolin e tyre – duke qenė se vampirėt mund tė ktheheshin nė krijesa mė tė ulėta si lakuriqėt e natės. Tė gjitha kėto shpjegime i bėjnė lakuriqėt e natės elementėt mė tė qenėsishėm tė Halloweenit.
Macet e zeza

Sipas disa kulturave tė lashta, besohet se gjatė natės sė Halloweenit veli ndarės midis botės sonė dhe botės sė shpirtrave ėshtė shumė i hollė. Fetė e vjetra kelte sugjeronin qė macet ishin rimishėrime tė shpirtrave tė njerėzve dhe se ato kishin aftėsi tė parashikonin tė ardhmen. Gjithashtu, mendohej se shtrigat mund tė shndėrroheshin nė mace. Shumica e shtrigave ishin gra tė vetmuara dhe shumica prej tyre kishin mace. Prandaj vėrehet njė familjaritet i madh midis shtrigave dhe maceve. Nė vitet 1600 dhe 1700 kultura tė ndryshme gjatė muajit qershor merrnin pjesė nė ceremoni ku digjnin macet. Kjo praktikė u ndoq pėr qindra vite nė fshatrat francezė derisa praktika u shfuqizua. E tillė ėshtė fuqia supersticioze e maceve.


Skeletet

Duke u kthyer sėrish te besimi se “natėn e Halloweenit vija ndarėse midis botės sė tė gjallėve dhe botės sė tė vdekurve ėshtė shumė e hollė”, skeletet janė simbol i shpeshtė i Halloweenit pikėrisht pėr kėtė arsye. Kafka veēanėrisht ėshtė simbol nė shumė kultura, duke shėrbyer si manifestim i vdekshmėrisė sė njerėzve, frikės nga vdekja ose rrezikut qė mund tė jetė vdekjeprurės. Mendoni pėr simbolin e Jolly Rogerit nė anijet e piratėve. Ai pėrdorej pėr tė kėrcėnuar anijet e tjera. Ndėrkaq, keltėt besonin se kafka ishte “vendi psikik” i shpirtit njerėzor. Nė fund tė fundit, kafkat dhe skeletet asociohen me Halloweenin, sepse prezantojnė fundin e pjesės fizike tė jetės, diēka qė lidhet me Halloweenin nė dy kuptime: sė pari me vdekjen e stinėve “tė dritės” dhe sė dyti, me perceptimin mbi lidhjen me botėn e shpirtit.
Fantazmat

Duke qenė se nė fillesat e tij, Halloweeni festohej jo vetėm pėr fundin e tė korrave, por edhe pėr ata qė kishin kaluar nė “mbretėrinė” tjetėr, shpesh ai quhej “festivali i tė vdekurve”. Ideja e fantazmave sugjeron qė Halloweeni ėshtė nata kur shpirtrat e tė vdekurve janė nė gjendje tė ecin mes tė gjallėve. Pėr mė tepėr, nė kuptimin modern tė Halloweenit, fantazmat janė element shtesė pėr tė krijuar atmosferė tė nderė dhe tė frikshme.


Maskat dhe kostumet

Ē’do tė ishte Halloweeni pa kostume? Nėse kthehemi mbrapa nė kohėt kelte, tė pranishmit vishnin kostume me qėllim trajtimin e shpirtrave tė vdekur. Mendohej se, nėse ata do tė arrinin tė mashtronin tė vdekurit, shpirtrat do tė reshtnin sė bezdisuri. Natėn kur veli midis botės sė shpirtrave dhe botės natyrore ishte kaq i hollė, ėshtė mė mirė tė pretendosh se je dikush tjetėr. Nė fillim tė shekullit XX, amerikanėt filluan tė vishnin kostume pėr Halloween, pro pa besimet kelte nė mendje.
Shtrigat

Cili ėshtė kostumi mė i preferuar pėr vajzat natėn e Halloweenit? Sigurisht, jo ai i princeshave tė Disney-t. Kostumi i shtrigave! Cili ėshtė subjekti mė i preferuar i filmave nė lidhje me Halloweenin? Vrasės serialė qė nuk mund tė kapen! Nėse do tė flisnit me dikė nga periudha e Shtrigave tė Salemit, diferenca nuk ėshtė aq e madhe. Besohej se fuqitė e shtrigave ishin mė tė mėdha gjatė natės sė Halloweenit. Mendohej se ato kishin lidhje me djallin. Edhe sot simboli i njė shtrige mbi fshesė nė njė natė me hėnė ėshtė njė ndėr simbolet mė tradicionale tė Halloweenit.