Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive




    Bastet shkaktojnë rënien e ekonomisë familjarë, kjo i çon bashkëshortët drejt dhunës e më pas divorcit

    Fatima Mënalla


    Lojrat e fatit në thelbin e tyre nuk janë një sjellje sportive e caktuar ose veprimari sportive por më tepër janë pjesë e pasionit për të fituar dhe për të provuar veten. Kjo gjë aplikohet nga shumë individë të cilët kanë një mekanizëm të ngarkuar psikologjik, janë persona të ndikuar ndaj marrënieve shoqërore, të varur ndaj objekteve, ngjarjeve si dhe pasioneve të kësaj natyre siç janë bastet sportive, droga, duhani, alkooli etj.Kjo situatë është kthyer në një problem të komplikuar për shoqërinë shqiptare. Janë shumë famije shqipatre që përveç gjendjes së vështirë ekonomike familiare iu duhet të përballen edhe me “modën e re” të basteve sportive apo lojrave të tjera të fatit. Nuk është e thjeshtë për një familje që të përballet me krizën e madhe botërore që ka prekur pothuajse gjithë Botën. Të dhënat e pikave të basteve në kryeqytet dhe në rrethe dëshmojnë qartë për një rritje të konsiderueshme të lojtarëve. Sasia e lekëve që gjinia mashkullore kryesisht lë nëpër këto baste sportive varion në shifra të ndryshme. Vlera maksimale shkon në 5 milion dhe më e vogla 1 mijë lekë të vjetra. Komuniteti femëror kryesisht është shumë i shqetësuar për këtë fenomen që jo se ka muguar më parë por kohët e fundit ka pësuar një rritje të kosiderueshme.

    Personat e prekur

    Ja se si shprehet Marjeta 28-vejç për bashkëshortin e saj “ Jam e stresuar gjatë gjithë kohës. Kur e shoh Ardin( bashkëshortin) që e çon televizionin tek teleteksti dhe tek ndeshjet më vjen ta vras. Ai është kthyer në një problem serioz për familjen tonë. E kam falur vazhdimisht për gafat që ka bërë por ai vazhdon …vazhdon, nuk di dhe sa do ta duroj. Më mbanë një shpresë gjallë se do të ndryshoj se po nuk e bëri, ne do të na mari lumi. Akoma nuk kemi një fëmijë po kur ta kemi çdo të bëjmë?!”. Si kjo grua ka edhe shumë të tjera, ka bashkëshorte që vuajnë stresin për burrat, ka nëna që shqetësohen për djemtë etj.

    Proragonistët

    Duke e parë edhe anën tjetër gjinia mashkullore që i aplikon këto lojra fati nuk ndanë të njëjtin mendim me palën tjetër. Ja se çfarë thotë Aleksi 48-vjeç, babai i tre fëmijve banues në një qytet të vogël të vendit “ Dikurë kam pasur gjithçka… të gjithë më vlerësonin. Tashmë më duket vetja i dobët. Më shqetëson fakti që nuk po fitoj më dhe kam humbur shumë gjëra por unë pa i fituar edhe një herë këto që kam lënë nuk më del shpirti. Pastaj çështë e vërteta nuk kam dalë dhe aq keq…edhe kam fituar. Jam i sigurt sedo të dal më mirë këto kohë. Gruaja le të shikoj drejtimin e vet, të punoj të mbaj veten unë nuk i kamë kërkuar gjë asaj. Ehhh edi që ka pothuajse një vitë që unë nuk jap më lek në shtëpi…ajo po i mbanë fëmijët. Por ama edhe unë i kam mbajt më parë”. Kjo gjë tregon qartë se këto lojra i bëjnë baballarët të heqin dorë edhe nga detyrimet e tyre që kanë në jetë për të mbajtur fëmijët apo familjen.

    Psikologjia e një “bastexhiu”

    Se çfarë ndodh me psikologjinë e një personi të varur nga lojrat e fatit për gazetën “Standard” ka folur psikologu dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Sociale z. Edmond Dragoti. Një personalitet i paplotësuar dhe me lëundje bie pre e këtyre pasioneve.në krahiasim msjelljet e tjera sportive kur iu referohemi basteve sportive individi ka një pasiguri për veten kryesisht për vlerat dhe personalitetin actual te tij dhe zhvillon tek vetja nevojen për të konfirmuar dhe për të matur unin e tij personal. Në këtë process ai është shumë i motivuar që të krijoj iazhin e sigurisë në vetëvete. Përgjithsisht ai futet në lojë ose në bast, bixhoz me imazhin e sigurisë për të fituar. Pavarsisht se humbet vazhdimisht ose fiton ndonjeherë ai përsëri e justifikon këtë me dëshirën për të fituar dhe ky mekanizëm imagjinarë në vetëvete që është pjesë e fantazisë tij kryesisht por e përzier edhe me pasionin për të fituar tregon në një farë mënyre tregon një ndiejë padurimi për të fituar në jetë por është edhe pjesë e kulturës parazitare ose pamundësisë për tu përballur me nevojat dhe punën në përgjithsi. Kur rritei në një kulturë parazitare ose dembele kultivojmë tek vetja gjendjen passive me realitetin si me thënë nuk jemi ata që marrim përsipër të punojmë pavarsisht se çfarë pune është që të marrim përsipër të nxjerrim të mira materiale ose financiare nga kjo punë. Në pasigurinë që kemi për të ardhmen tonë ne kërkojmë rrugë të shkurtëra për të fituar sa më shumë për këtë gjejmë mjedise apo mekanizma që na japin edhe kënaqësi emocionale siç janë lojrat e fatit, të cilat duke qënë pjesë e bixhozit mbartin në vetëvete një risk që fillon me dëshirë dhe me qef dhe vazhdon me një varësi të vazhdueshme psikologjike që krijohet ndaj saj.

    Varësia psikologjike

    Varësia psikologjike është gjithmonë e rrezikshme pavarësisht se është ndaj bixhozit, alkolit, drogës apo ndaj të dashurit. Varsia psikologjike ëshët një lloj pasioni emocional ndaj objektit, njeriut, ngjarjes që është shumë e vështirë për tu ndërprerë. Shoqërimi që krijohet midis opjektit përkatës dhe nevojës tonë na bën që ne vazhdimisht të ndiejmë mungesën e diçkaje në organizëm, në psikologji. Për ta rivendosur këtë marrdhënie apo ekujlibër ne kërkojmë vazhdimisht të luajmë bixhoz, pavarsisht se humbasim. Pra kjo është një mungesë e vazhdueshme që krijon pasionin për tu lidhur me të dhe është shumë e vështirë ta ndërpresësh atë pavarsisht ndikimi i marrënies shoqërore apo niveli i inteligjenës, i cili mund të jetë nivel i lartë nuk mundet ta ndërpresi këtë varësi psikologjike. Lidhja me bixhozin është më e rezikshme se lidhja me varsitë e tjera që përmenda më lartë, psi kjo lidhje mbart në vetëvete pasionin për të fituar. Ky passion që në thelb është një instikt i brëndshëm kur zhvillohet në nivele të tilla është i pamundur që të ndërpritet.

    Pse është rritur numëri i personave që luajnë baste…?!

    Së pari krizat gjithmonë krijojnë boshllëqe në jetën e çdo individi. Krizat e mëdha ekonomike sjellin papunësi dhe pakësoojnë shumë alternativat për të mbijetuar, siç janë alternativat e punës, biznesit apo të të ardhurave që krijohen nga aktiviteti ligjor dhe për këtë arsye duke u pakësuar këto lloj mundësishë dhe hapsirash mbijetese i referohemi edhe rrugëve të rrezikshme siç janë bastet. Prandaj në raste krizash këto shtohen shumë. Nga ana tjetër lojrat e fatit janë një biznes për ato që i menaxhojnë, një biznes i madh dhe shumë fitim prurës në këto lloj krizash biznesmenët që pasurohen më shumë janë biznesmenët e bixhozit.



    Si ndikojnë tek familja

    Familja si njësi bazë e shoqërisë ndikohet më shumë nga aktiviteti i bixhozit apo bastit sportive sepse ato që preken më shumë janë të ardhurat familjare dhe marrdhënia familjaret. Marrdhëniet familjare preken në të dy nivelet dhe ato bashkëshortore dhe ato me fëmijët. Mungesa e të ardhurave në këtë rast sjell abuzim në familje, me raste edhe dhunë gjithashtu shumë çifte shkojnë drejt divorcit për këtë arsye.

    Sa respektohet ligji

    Ligji nr. 10 033, datë 11.12. 2008 për Lojrat e Fatit i ndryshuar më 2009 dhe 2010 parshikon që në ambientet e lojrave të fatit të ketë tabela ku të tregohet roli negative i këtyre laojrave. Kjo gjë është e ralizuar në disa pika të këtyre lojrave në Tiranë por në rrethe as që figuron.Pokështu, ligji në fjalë parashikon që në ambientet e basteve apo kazinove nuk duhet të lejohen të luajnë individë që janë nën 18 vjeç. Edhe kjo gjë nuk zbatohet përkundrazi personat e punësuar kanë filluar të luajnë edhe rolin e “fallxhorit”. Megjithëse kjo gjë ndodh para syve tonë çdo ditë organet përgjegjëse nuk bëjnë asgjë. Përpiqen që ti bëjnë sa më shumë reklamë objektit në të cilën punojnë. Pavarsisht gjithë këtyre gjërave është vetë individi ai që vendos për veten e vetë.

    Vendodhja

    Godinat e Lojrave të Fatit nuk lejohen që të ndërtohen praën institucioneve publike si shkollave, spitaleve apo dhe administrative të tjera publike, kjo gjë është e parashikuar në ligj. Megjithkëtë në kryeqytet mund të shohim vazhdimisht pika bastesh, kazino apo lloje të tjera lojrash praën shkollave apo dhe institucineve te tjera. Shembuj të till mun të gjesh sat ë duash në kryeqytet po kështu edhe nëpër rrethe. Lokale të shumta të kthyer në baste sportive ndodhen shumë praën shkollave apo dhe institucioneve të tjera!

    Lugina Lajm

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ne gjithe boten lujne pleqte, ne shqiperi luajne te rinjte.

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Ky eshte problemi me i madh qe po i ndodh shoqerise Shqiptare. Ne Tirane pothuajse ne cdo lokal lagjeje pervec pijeve sherbejne dhe venie bastesh.

    Une nuk kam pare asnje vend tjeter e bote ku bizhozi dhe bastet te jene kaq ashiqare sa ne Shqiperi. Shteti duhet te marre masa patjeter ne eleminimin e kesaj epidemie qe me problematiken e saj ka perfshire cdo familje Shqiptare.

    Polikanet Shqiptare nuk jane aspak largpames. Ata e kane mendjen vetem te tatojne keto biznese te vogla qe lulezojne por harrojne qe me kete politike po e bejne popullin dembel ku po varen vetem prej basteve .
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Nuk mesuan shqiptaret qe e hengren mire me piramidat tani masivisht kerkojne lek pa punuar, qyl.
    Kombi qe jeton me llotarite, qe ka qen rrugace anekend e misra te pjekur rrugeve seshte gje tjeter vec nje kalbezim social qe do shume vjet te sherohet.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Titulli i temes eshte fyes per te gjithe meshkujt shqiptare.
    Lus moderatorin ta ndryshoje ose ta mbylli si teme.
    C'jane keta ko*qe qe pergjithsojne gjithe shqiptaret me gjerat me negative?
    Turp te keni.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •