Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46
  1. #31
    Edi Rama, model i dhunuesit të medias


    24 Tetor 2008


    Edi Rama është modeli i dhunuesit të medias”-kjo dëshmi e pastër dhe akuzë njëkohësisht, është bërë nga gazetari dhe drejtori i televizionit “Ora News”, Alfred Peza. Gjatë një debati televiziv në Top Channel, ku diskutohej për raportet e medias me politikën, Alfred Peza ka drejtuar gishtin publikisht te kryetari i PS-së, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për dhunë sistematike verbale ndaj medias, duke tentuar të ndërhyjë, nëpërmjet mesazheve apo telefonatave, në punën e mediave të ndryshme. “Zoti Edi Rama është modeli i dhunuesit të medias. Unë e akuzoj publikisht zotin Rama për dhunë verbale ndaj medias, për një dhunë sistematike verbale. Kush i di sadopak raportet që ka lideri i PS dhe i opozitës me median, duhet të kuptojë se, duke qenë në opozitë, ai kërkon patjetër dhe me çdo kusht që të diktojë të vërtetat e tij, që ne të ftojmë atë që do ai dhe të mos ftojmë ata që kritikojnë atë, të mos bëjmë emisione pa marrë leje më parë te zoti Rama se kë do të ftojmë dhe kë nuk do të ftojmë”, -ka denoncuar Alfred Peza. Ky pohim ka shkaktuar edhe reagimin e të ftuarve të tjerë në debatin televiziv, si atë të Mero Bazes, që ka thënë se edhe Berisha bën të njëjtën gjë sikurse Edi Rama. Analisti Alfred Peza e ka mbështetur këtë konstatim të kolegut të tij dhe ka vijuar denoncimin e tij për të dy, por ka shtuar se dhuna e kryetarit të PS-së, Edi Rama ndaj mediave është sistematike. Ndërkaq, Peza ka shprehur shqetësimin mbi situatën që mund të krijohet me median nëse Rama vjen nesër në pushtet. “Unë i denoncoj. Por, të ta paktën zoti Berisha nuk të merr në telefon dhe nuk të çon mesazhe, ndërkohë që zoti Rama këtë e bën në mënyrë sistematike, deri te kryeredaktorë të mediave më periferike, sa është bërë objekt batutash e barsoletash. Kështu që unë gjykoj se, kur ky njeri bën kështu kur është në opozitë, imagjino ç’mund ta na bëjë ky ne kur ky do vijë në krye të qeverisë”, tha Peza, duke shprehur shqetësimin e tij edhe për raportin e publikuar pak ditë më parë nga “Reporterët pa kufij”, mbi lirinë e medias, i cili e rendiste Shqipërinë në vendin e fundit në rajon. Dhe kjo, sipas analistit Alfred Peza, është shumë shqetësuese. “Kjo është shumë shqetësuese, për shumë arsye. Disa nga arsyet që ne po diskutonim për raportet e medias me politikën dhe me institucionet, apo me organet e tjera kushtetuese, në një mënyrë ose në një tjetër i parathotë edhe ky raport. Por, nga ana tjetër unë jam shumë i shqetësuar për perspektivën tonë, të medias. Jam i shqetësuar sepse shpresa e medias për të qenë më e lirë dhe transparente është dhe opozita dhe te lideri i opozitës”, tha ai.

    Gazeta Sot

  2. #32
    Letër E Hapur Kryeprokurorit Dhori Sollaku

    Përse hetimet ndaj Gjolek Malajt duhet të bëhen nga Tirana?

    Thirrja ime publike ndaj jush nuk është hakmarrje ndaj asaj që më ka ndodhur. Lërini të lirë, nëse faji i vetëm i tyre është agresioni ndaj meje. Por nëse i hetoni me ndershmëri dhe profesionalizëm, nëse doni të bëni diçka serioze në karrierën tuaj, ju siguroj se hetimi i atij grupi mund të ndryshojë historinë e errët të shtetit shqiptar në këto tetë vite.

    Nga Mero Baze

    Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur dje burg pa afat për Gjolek Malajn, një prej agresorëve kryesorë ndaj meje dhe kolegut tim Astrit Patozi më 21 gusht në
    fshatin Çepun, ndërsa ka shpallur në kërkim Eqerem Braçen, i cili ishte agresori më ‘profesionist’ dhe që rrezikoi seriozisht jetën tonë. Ndërkohë Gjykata për
    arsye që unë i kuptoj, nuk ka përmendur fare Dritan Çeçon, djalin e Makbule Çeços, të cilin unë e kam përshkruar si autor në vendngjarje dhe pjesëmarrës në
    sulm, në padinë time, si dhe personin e katërt, Emiljano Dusha, identitetin e të cilit e verifikova pas ngjarjes. Në të vërtetë jam i detyruar t’ju drejtohem publikisht, jo aq për të çuar në vend drejtësinë, por më tepër për t’iu dhënë një mesazh kurajoje atyre gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve në Gjirokastër, që e ndiej se e konsiderojnë si fatkeqësi faktin që u ka rënë në pjesë të merren me këtë dosje.
    Gjirokastra është një qytet që nuk është qeverisur për 8 vite, por është sunduar. Përfytyro që në atë qytet, shefi i fundit i Komisariatit është vendosur nga
    Gjolek Malaj, sistemi i drejtësisë është infiltruar nga grupi i tij në pushtet, policia është thjesht zgjatim i grupit të tij të armatosur dhe administrata shtetërore e terrorizuar prej tij. Rasti i Gjolek Malajt nuk është një rast i thjeshtë në historinë e
    këtyre 8 viteve në Shqipëri. Në vitin 1997 në Shqipëri kishte shume banda të armatosura dhe shumë banditë, por shumica e tyre u vranë ose u burgosën. Nuk mund të mohojmë faktin se tashmë krerët e bandave të Vlorës janë në burgje ose të vrarë, për shkak se politikës, e cila i prodhoi, nuk u duheshin më. Po ashtu nuk mund të mohojmë faktin se shumë nga politikanët që i përdorën këto grupe, i braktisën ata pas vitit 1997 dhe panë punën e tyre. I vetmi grup i armatosur i
    vitit 1997, që jo vetëm nuk u dënua, por u integrua në politikën shqiptare me pushtet të plotë në Jug të vendit, ishte grupi i Gjolek Malajt. Për shkak të
    lidhjeve të tij me kupolën e pushtetit dhe klanin e Tepelenës në pushtet, ai u transformua, nga bandë e armatosur, në polici private dhe iu besua pushteti në
    jug të Shqipërisë. Ai ka kontrolluar për 8 vite gjithë trafikun e drogës, hashashit, sigurinë e biznesmenëve, emërimet në administratë, tenderat e bashkive të
    Tepelenës, Memaliajt, Gjirokastrës dhe pikën kufitare të Kakavijës. Ai është i vetmi rast i kalimit nga bandë e armatosur, në sundimtare të një pjese të
    territorit të vendit tonë, me ndihmën e politikës
    . Më duhet të kujtoj se dy drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Elmaz Sherifi, i kanë nipa të dy agresorët, dhe janë nga e njëjta lagje e Salarisë. Po ashtu mjafton të kujtojmë se dhe tre deputetë të tjerë socialistë dhe drejtues të lartë të PS-së, Valentina Leskaj, Et’hem Ruka dhe Luan Memushi, janë nga e njëjta zonë me këta agresorë dhe kanë përdorur pushtetin e tyre, për të mbajtur jugun e vendit nën terror. Për këtë shkak ata u transformuan pa asnjë problem, nga bandë e armatosur, në pushtet paralel në jug të vendit.
    Dy të penalizuarit e djeshëm, Gjolek Malaj dhe Eqerem Braçe, janë tashmë figura të krimit ekonomik, pa pasur asnjë të ardhur zyrtare për biznesin e tyre. Njëri ka
    qenë bari në Salari dhe tjetri bodigard i ‘Gjallicës’.

    Pas vitit 1997 ata u bënë papritur milionerë me pasuri të patundshme, nga Tirana në Gjirokastër. Brenda vitit 1997, Gjolek Malaj ndërtoi një ndërtesë pesë-katëshe
    tek unaza e re e Tiranës, pa leje, dhe sot është Kolegj Iranian në Tiranë. Nuk di nëse kryebashkiaku i Tiranës ia ka legalizuar atë objekt, por shpresoj se ai mund të jetë i vetmi objekt i legalizuar në gjithë atë xhungël pa leje që është në unazë të re.
    Po ashtu djali i Makbule Çeços, Dritan Çeço, ka një ndërtesë 5-katëshe moderne në oborrin e redaksisë sime. Ka katër vite që e prish dhe e ndërton me lehtësi, duke shpenzuar për të jashtë gjithë normave të ndërtimit. Ky njeri nuk ka asnjë biznes të ligjshëm dhe asnjë NIPT në tatime, që të justifikojë këto miliona. Formalisht e ka ndarë pronësinë me një shofer të tij apo familjes së tij. Lidhjet e tij me grupin e Malajt janë konkrete, pasi gjatë katër viteve që nëna e tij ishte deputete në Gjirokastër, tenderat e atij qyteti i merrte grupi i Gjolekës dhe fitimet ndaheshin mes tyre.
    I katërti i agresorëve, Emiljano Dusha, është një personazh edhe më i hetueshëm. Ai është tregtar celularësh “Motorola” dhe fiton tendera tek Igli
    Toska, për t’i blerë kostume policisë shqiptare nga Kina. Ai është lidhje e ngushtë e grupit të Malajt dhe Çeços, pasi një nga drejtuesit e SHKB në Ministri të Rendit, vëllai i Flamur Bimes, kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, që drejtoi spastrimet në Ministri të Rendit, i ka dhënë atij aksesin në tenderat e Toskës.
    Po ta bëj gjithë këtë përshkrim të historisë së kësaj bande, për të të kërkuar publikisht ngritjen e një grupi hetimor nga Prokuroria e Përgjithshme, dhe
    tërheqjen e dosjes së hetimit të këtyre personave në Tiranë. Arsyeja pse ta kërkoj këtë është se në Gjirokastër, gjykata, prokuroria dhe policia kanë bërë
    një heroizëm të madh deri këtu. Më tej ata nuk veprojnë dot. Më tej ata janë nën presione fizike dhe ekzistence, nëse prekin në këto ditë ende pa shtet, pushtetin e këtij shteti paralel.
    Ligji antimafie që Kuvendi ynë ka miratuar në vitin 2004 dhe që vetë Gramoz Ruçi e ka përshëndetur, është një ligj i mirë, i cili parashikon në mënyrë të qartë
    zgjerimin e hetimeve për çdo person me çeshtje penale në drejtim të pasurive të tij.
    Sipas këtij ligji në kreun e III-të ku flitet për “Gjykimi i kërkesës për sekuestrimin e pasurive” në Nenin 13 thuhet:
    1. Gjykata, me kërkesë të prokurorit ose kryesisht, duke parashtruar arsyet përkatëse, vendos sekuestron e pasurive, për të cilat ka të dhëna se mund të jenë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në zotërim të personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet sipas këtij ligji,
    kur:
    a) vlera e tyre rezulton të jetë në përmasa që nuk u përgjigjet të ardhurave të deklaruara ose veprimtarisë ekonomike të zhvilluar prej tij;
    b) në bazë të të dhënave të mjaftueshme, ka shkaqe të bazuara për të menduar se këto sende janë produkt i veprimtarive të paligjshme ose përbëjnë investim të
    tyre.
    2. Prokurori mund t’i kërkojë gjykatës ta detyrojë personin, ndaj të cilit zhvillohen hetimet, ose ata që kanë titullin e pronarit apo zotërojnë çfarëdo titulli, fonde apo pasuri të çdo lloji, me vlere që nuk përputhet me të ardhurat ose aftësitë e tyre
    ekonomike, që të justifikojnë ligjshmërinë e prejardhjes së tyre.
    Po ashtu meqenëse një prej personave është ende në kërkim dhe shpresoj për shkak të lidhjeve të tij me skafistët në Vlorë, mund të largohet jashtë, të
    zbatohet neni 15 i këtij ligji i cili thotë:
    Neni 15
    Procedimi në mungesë të personit të dyshuar Me kërkesë të prokurorit, gjykata mund të vendosë vazhdimin e procedimit dhe masën e sekuestros edhe në
    rastet kur personi i dyshuar, sipas nenit 3, nuk ka banim të njohur brenda vendit, është larguar jashtë vendit ose, me gjithë kërkimet e bëra, nuk gjendet.
    Ky ligj po ashtu parashikon masa të qarta dhe për pasuritë e hedhura në emër të të tretëve, siç është rasti i pallatit të djalit të Makbule Çeços, i cili e ka ndarë atë me shoferin e vet. Në nenin 16 “Pasuritë e sekuestruara që u përkasin të tretëve” thuhet se:
    1. Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del se pasuritë e sekuestruara u përkasin personave të tretë, gjykata, edhe kryesisht, me vendim të arsyetuar, i thërret ata
    për të ndërhyrë në procesin që zhvillohet sipas këtij ligji.
    2. Personi i tretë, brenda afatit që i caktohet nga gjykata, ka të drejtë të paraqesë në seancë pretendimet e veta, si dhe të kërkojë marrjen e të dhënave të tjera të nevojshme për vendimin e sekuestros.

    Unë po ju drejtohem publikisht për këtë rast, jo pse ata më agresuan mua dhe vunë në pikëpyetje ekzistencën fizike timen dhe të kolegut tim për disa çaste. Do ta kisha bërë këtë, edhe po të mos isha unë subjekt i një krimi të tyre. Por që procesi i luftës ndaj krimit të organizuar të fillojë dhe vendi të çlirohet nga
    pushteti i paligjshëm i tyre, ky është një rast ku vullneti politik i pushtetit të ri, përputhet me të drejtën dhe misionin e prokurorisë.
    Unë ju kërkoj të gjeni hapësirën ligjore, për ngritjen e një grupi hetimor nga Tirana, për zgjerimin e hetimit ndaj këtij grupi të armatosur, të integruar në
    jetën politike dhe shoqërore të jugut, për të bërë shembullin e parë të ndarjes së politikës nga krimi.
    Ju duhet ta bëni atë dhe për një arsye më të fortë, për të parë konkretisht se si mund të punoni në kushtet e mungesës së presionit shtetëror për të hetuar krimin e lidhur me politikën. Kini për të parë se tek ai grup kriminal lidhen shumë fije të politikës shqiptare dhe shumë vepra penale të varrosura, për arsye shtetërore.
    Për t’ju siguruar për këtë, po të kërkoj publikisht që, nëse ju hetoni këtë grup kriminal me ndershmëri dhe profesionalizëm, dhe nuk gjeni asnjë krim, përveç
    agresionit ndaj meje dhe kolegut tim, nuk dua që t’i dënoni fare. Thirrja ime publike ndaj jush nuk është hakmarrje ndaj asaj që më ka ndodhur. Lërini të lirë,
    nëse faji i vetëm i tyre është agresioni ndaj meje.
    Por nëse i hetoni me ndershmëri dhe profesionalizëm, nëse doni të bëni diçka serioze në karrierën tuaj, ju siguroj se hetimi i atij grupi mund të ndryshojë
    historinë e errët të shtetit shqiptar në këto tetë vite.

  3. #33
    Petro Koci - "PS, viktime e industrise se shesheve te ndertimit"

    "PS, viktime e industrise se shesheve te ndertimit"

    E Hene, 19 Shtator 2005

    Petro Koci, ish-anetar i Kryesise se Partise Socialiste akuzon Gramoz Rucin, Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramen, si hartues te nje projekti qe synon te coje kreun e Bashkise se Tiranes ne drejtimin e Partise Socialiste, pa nxjerre pergjegjesite per humbjen ne zgjedhje.

    Deputeti dhe ish-anetari i kryesise se Partise Socialiste, Petro Koci ka deklaruar dje se partia me e madhe ne opozite rrezikon te percahet ne dy kampe te ndryshme, gjate procesit per zgjedhjen e kreut te saj. Madje, sipas tij, futja ne procesin zgjedhor e struktures vendore te partise, krijon rrezikun e kampezimit te te gjithe individeve qe do te garojne ne kete proces zgjedhor. Per me teper, Koci ka deklaruar se PS mund te kthehet ne nje viktime te industrise se shesheve te ndertimit.

    Nje perfundim i tille, vjen vetem nje dite pas mbledhjes se Komitetit te Pergjithshem Drejtues te Partise Socialiste, ku u vendos thirrja e Kongresit ne daten 8 tetor per te nisur edhe procesin e zgjedhjes se kreut te selise roze. "Lidhja e interesave zgjedhore te cdo individi kandidat me proceset e gares ne qender per kryetar partie do te mund te rrezikonte ndarjen e ketij procesi dhe pjesemarresve ne te, ne dy kampe", nenvizoi dje, deputeti socialist, Koci.

    Nderkaq, Koci ka leshuar akuzat e para edhe per tre nga zyrtaret e larte te selise roze, duke i fajesuar ata per nenshtrim te Kryesise se Partise. Sekretari i Pergjithshem i PS-se, Gramoz Ruci, Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe ish-ministri i Drejtesise, Fatmir Xhafaj, cilesohen si hartues te nje projekti "per te justifikuar qendrimet opozitare dhe paralele brenda partise te kandidatit per kryetar, Edi Rama". Ish-anetari i kryesise socialiste, deklaroi se PS-ja dhe anetaresia e saj, duhet te tregohen te vemendshme ndaj ketyre fenomeneve, qe Koci i vleresoi si negative.

    "Mendoj se kryesia e partise eshte nenshtruar ne projektin "Rama-Ruci-Xhafaj" per te mbetur me pergjegjesi te papercaktuara ne kete fushate zgjedhore. Pra, per te justifikuar veprimin dhe strukturen paralele te Edi Rames. Une mendoj qe PS, anetaresia e saj, duhet te jete e vemendshme ndaj ketyre fenomeneve negative dhe ajo nuk duhet te kthehet ne nje viktime te industrise se shesheve te ndertimit ne qytetin e Tiranes", u shpreh Koci. Nje akuze e ish-anetarit te kupoles roze, ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, per menyren e trajtimit dhe veprimit me lejet e ndertimit. Ndonese Koci nuk ka shkuar me tej, ai ka lene te kuptohet se nepermjet dhenies se lejeve te ndertimit, kandidati per kreun e PS-se po perpiqet te marre edhe kontrollin e strukturave.

    Dy dite me pare, Petro Koci dha doreheqjen nga Kryesia e Partise Socialiste, pasi Komiteti i Pergjithshem Drejtues nuk pranoi te shqyrtonte nje promemorie, ne te cilen parashikohej edhe nje mocion mosbesimi per drejtuesit me te larte te selise roze. Koci tha se Kryesia mbante pergjegjesi per humbjen ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. Zhvillimet ne Partine Socialiste jane tensionuar pas daljes ne opozite, ndersa Fatos Nano dha doreheqjen nga drejtimi i partise me 1 shtator.

    R. Kalemi

    korrieri

  4. #34
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Edi Rama,

    i lindur nga macoker,

    betohet se nuk ha minj...

    .
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    O Skender pse fole or burre ..lere Dydrinasin te vazhdoj si Beni ecen vete..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  6. #36
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  7. #37
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  8. #38
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  9. #39
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  10. #40
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •