-
Edi Rama
Kurbin
20 Shkurt 2005
"... në rast se unë them që opozita e sotme është frikshëm e papërgatitur për t‘u kthyer në qeverisje, e them këtë me dhimbje, jo me kënaqësi. Sepse në rast se qeverisja e sotme mund të ishte shumë më e mirë dhe nuk është, kjo vjen edhe për faktin se nuk ka një opozitë që të dijë të bëjë opozitën. Eksperienca ime në Bashkinë e Tiranës më ka treguar se qeverisja e Tiranës ka qenë shumë më e mirë mbasi opozita ka ardhur në Këshillin Bashkiak. Pavarësisht se çfarë opozite ka pasur Këshilli Bashkiak mandatin e shkuar, dallimi ishte i madh me periudhën kur ne nuk e kishim opozitën sepse nuk i njohu rezultatet. Mora vesh parmbrëmë që prapë nuk e njohin rezultatin! As të zgjedhjeve të 2003-shit! Kjo, për fat të keq, nuk më habiti mua, por ama habitem si nuk habiti ata që e dëgjuan dhe që vazhdojnë të thonë që kjo opozitë është e përgatitur tani për të ardhur sepse i njohu edhe disa faje të së shkuarës së vet! Cilat faje të kaluara njeh në fakt opozita? Piramidat?! Piramidat ishin pasoja e keqqeverisjes, shkaku ishte mënyra e mbrapshtë e organizimit të shtetit, shkaku ishte autoritarizmi dhe dhuna e organizuar shtetërore mbi Fjalën e Lirë, shkaku ishte masakrimi i kundërshtarëve dhe përzhitja e të vetmes tribunë të së vërtetës joshtetërore që ishte atëherë "Koha Jonë", shkaku ishte trysnia që ushtrohej mbi shqiptarët për shkak të përkatësisë së tyre partiake e familjare, shkaku ishte mbajtja e tyre nën terr total sepse kishte vetëm një burim informacioni e jo njëqind sic ka sot! Dhe për këtë duhet të përgjigjet sot opozita jo duke buzëqeshur po duke u kërkuar falje atyre që rrahu barbarisht e poshtëroi cnjerëzisht! Këtë duhet të njohë si mëkatin e saj të madh, pastaj piramidat! Piramidat ishin pasoja e një shteti absolutisht të çorganizuar dhe të marrë peng nga njerëz mediokër, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë që jo e sollën në Shqipëri po që i solli ata në pushtet! Por këtë shqiptarët e dinë dhe nuk është fare koha dhe vendi për ta humbur kohën me këtë çështje. Problemi ynë është tjetër, është Europa si sfidë e jo opozita si kërcënim! Problemi ynë është se si ta prekim dhe të jetojmë Europën këtu mes nesh, për së gjalli. Unë e besoj këtë si një gjë të mundshme, unë e shoh këtë gjë si një gjë të arritshme dhe për këtë arsye unë ngre zërin dhe kërkoj që edhe të tjerët ta shohin kështu problemin e jo mbrapsht. Jo të jetojmë mirë për vete dhe popullit t‘i themi "do të shkojmë në Evropë ndonjë ditë tjetër", por të jetojmë mirë bashkë me popullin, ta marrim kënaqësinë tpnë profesionale si politikanë jo tek jeta jonë personale, por te jeta e njerëzve që përmirësohet falë punës sonë. Nuk mund të ndërtohet lumturia vetjake e e politikanit mbi terrin dhe mjerimin e njerëzve, mbi varfërinë dhe papunësinë e njerëzve, mbi pamundësinë për të çuar fëmijën në shkollë apo për të kuruar të afërmin në një spital të denjë. Ky është problemi ynë, jo gogoli në anën tjetër, për këtë problem unë e ngre zërin. Është sot më shumë se kurrë koha për ta ngritur zërin, sepse është sot më shumë se kurrë koha për t‘u ballafaqur me këtë problem të madh që e ndjejnë të gjithë shqiptarët e që i shtyn ata drejt abstenimit."
-
-
O Dydrinas....PO flet me veten...
Boll or burre se e morem vesh qe e ke inat Edi Ramen
-
-
Mero Baze per zgjedhjet lokale te vitit 2003
Mero Baze per zgjedhjet lokale te vitit 2003.
Mero Baze, Drejtor i gazetes "TemA"
Zgjedhjet, pamundesi per te votuar
1 - Kam ndjekur nga afer diten e votimeve ne nje qytet qe mund te merret si "kampion vleresues" per shkaterrimin e trupes zgjedhore permes listave, ne Durres, dhe konstatimi i pare eshte qe njerezit nuk kane qene indiferente ndaj procesit te votimit. Ne qendra te caktuara, sidomos ne qendra elektorale ku opozita ka pasur tradite per te dalur fitues, numri i atyre qe nuk votonin dot ishte rreth 150 per qind me teper se numri i atyre qe arrinin te votonin.
Nga ana tjeter ngaterresa ne lista, ishte e padeshifrueshme, pasi infrastruktura e procesit zgjedhor eshte e tille qe askush nuk mund te te orientonte se ku mund te votoje pasi te mungonte emri ne liste. Ata pak njerez qe i bene keto perpjekje kane harxhuar shume energji. Eshte e pamoralshme t'u kerkosh qytetareve te bejne ate qe duhet ta beje shteti, pra krijimin e mundesise per te votuar. Nuk eshte e vertete qe ka pasur indiference ne votime. Ka pasur pamundesi per te votuar.
2 - Nga pikpamja politike, Partia Demokratike ka arritur fitoren me cilesore dhe me te paster te te gjithe historise se saj politike ne zgjedhjet lokale. Ky rezultat i PD, po te llogarisesh gjeografine politike te fitores dhe pastertine e saj eshte me i mire se ai i korrikut te vitit 1992 dhe natyrisht me i paster dhe i besueshem se ai i vitit 1996. Ai eshte shkaterruar ne Durres dhe Tirane, jo nga pikepamja politike, por nga nje fenomen mafioz, qe eshte nje energji e re jolegjitime ne skenen politike shqiptare. Ne Durres dhe ne Tirane eshte si nje tipar i perbashket, i "forces se trete mafioze" eshte fakti qe kandidati i PS, plus kandidatin e PD-se ne Durres, kane marre aq vota sa ka marre kandidati i PS ne zgjdhjet e vitit 2000. Pra kemi nje renie 50 per qind te PS ne Durres dhe nje shkaterrim te trupes zgjedhore te PD-se, qe e ka cuar ate ne 11 mije vota ne ate qytet, nga 25 mije vota te sigurta qe i ka pasur dhe ne ditet me te veshtira. Po keshtu dhe ne Tirane. Edi Rama ka rene 50 per qind nga rezultati i zgjedhjeve te vitit 2000, pasi megjithe manipulimin flagrant qe vihet re ne procesverbale dhe fletet e paperdorura te votimeve, qe nuk jane dorezuar, ai nuk po shkon dot tek 40 mije votat, nga 80 mije qe ka pasur ne vitin 2000. Kjo renie drastike e Edi Rames nuk mund te kompensohej ndryshe, vecse me shkaterrimin e trupes zgjedhore te PD-se dhe shperndarjen kaotike te votuesve te saj.
Nga pikepamja teknike, fitorja e PD-se ne qytetet e vogla shpjegohet dhe pamundesine qe ne keto qytete te ndikoje fenomeni i listes, pasi si qytete te vogla qe jane, votuesit mund te orientohen me shpejt.
3 - Eshte paragjykimi qe ka PS per bastionet e saj. Duke e quajtur Jugun bastion te vetin, ajo e ka injoruar ate. Jugu dhe juglindja jane lene ne meshire te fatit dhe sherbejne vetem per te furnizuar me vota PS. Duke mos e pasur mendjen aty, socialistet u gjenden para nje beteje te prodhuar nga lufta e ftohte mes tyre dhe elektoratit te Jugut dhe juglindjes.
Gazeta "KORIERI" 14 Tetor 2003
-
-
Edi Rama dhe liria e shtypit!
Andrea Stefani
Liria e medias Obama dhe...O‘Rama
"Sipas gazetarit Alfred Peza, "Edi Rama... kërkon patjetër dhe me çdo kusht që të diktojë të vërtetat e tij, që ne të ftojmë atë që do ai dhe të mos ftojmë ata që kritikojnë atë". Mjerisht, Peza ka shprehur një shqetësim në rritje për të gjithë ata gazetarë (përfshirë dhe autorin e këtyre radhëve), optika kritike e të cilëve nuk kufizohet vetëm me qeverinë e PD, por edhe në domeinet e lidershipit të PS. Pra, nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një tendencë dhe vizion kundër fjalës së lirë. Është kjo arsyeja që denoncimi publik i Pezës u pasua edhe nga një deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Gazetari dhe kreu i këtij Unioni, Aleksandër Çipa, kundërshtoi "çdo prirje për të shndërruar editorët e mediave tona në tellallë apo shërbëtorë të interesave politike elektorale të njërit apo tjetrit politikan apo të partive në veçanti", duke kërkuar njëherazi që politikanët "të ndalin tendencat e tyre flirtuese dhe rekrutuese me posedues dhe administratorë të mediave, për t‘i kthyer gazetarët dhe editorët e mediave në skllevër të shërbesave politike të ditës". Janë protesta të drejtuara tradicionalisht pushteteve të këtij tranzicioni 18-vjeçar, por që sot i drejtohen edhe liderit të PS, Edi Rama. A ka veshë të dëgjojë? "
http://www.shqiperia.com/shqip/opinionart/aID/339/
-
-
Cilet jane aleatet e Edi Rames?
Skender Gjinushi - dinosauri i politikes shqiptare!
8 Korrik 2012
Gjinushi: OSBE nuk u shërben shqiptarëve, PS nuk duhet të bëhet pjesë e një pseudo-reforme
Skënder Gjinushi, një tjetër aleat i PS-së shpreh shqetësimin për mënyrën se si është duke vepruar opozita në zgjidhjen e ngërçit për disa çështje të reformës zgjedhore.
“Opozita nuk e ka luajtur rolin e vet në këtë aspekt sepse ritheksoj ajo duhet të jetë garantja dhe nuk mund që dashje-padashje duke firmosur një pseudo reformë konsensuale që s’garanton asnjë gjë të mirë në të ardhmen, ajo mashtron pjesën e popullit që beson tek opozita. Pra atyre që u është vjedhur vota, siç u vodh në Tiranë, mendojnë se derisa firmosi PS-ja dicka më e mirë do të jetë radhës tjetër. Pra opozita është kthyer në një koperturë të qeverisë dashje-padashje nga kompleksi inferioritetit, nga pazotësia nga kapja, nga shitja, këto janë problemet e tyre. Problemi ynë është që shqiptarëve nuk u garantohet asgjë e mirë në kushtet ku ndodhemi”, thotë zoti Gjinushi.
Kryetari PSD-së Gjinushi analizon vështirësitë ku ndodhet opozita në realizimin e propozimeve të saj duke akuzuar misionin e OSBE-së në Tiranë si një organizëm i cili nuk i shërben intëresave të shqipatrëve.
“Opozita ka patur një platformë të qartë për këtë cështje e cila nuk është realizuar absolutisht, për faj të agresivitetit të kësaj qeverie dhe vullnetit të saj për të vjedhur, për faj të paaftësisë së opozitës për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe jo të vetat që e ka detyrim dhe për prapaskenat e misionit të OSBE-së i cili nuk është në krahun e shqiptarëve, nuk është në krah të votës së lirë, por kërkon që Shqipëria edhe këtë radhë të shtyjë radhën për të bërë zgjedhje formale sepse parashikohet nga 2018-ta të synojmë standardet zgjedhore”, thotë kreu i PSD-së.
Kur kanë mbetur edhe 4 ditë kohë në dispozicion të komisinit parlamentar të reformës zgjedhore zoti Gjinushi kërkon nga PS të mos tolerojë në propozimet e saj, vecanarisht në identifikimin eletronik të kartave të identitetit.
“Refuzimi futjes së teknologjisë për kontrollin e kartave të identitetit të votuesve dhe për numërimin e votave, tregon qartas mungesën e plotë të vullnetit për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të vendosur barazi midis qytetarëve shqiptarë. Kjo denoncon qartazi dështimin e kësaj reforme e cila edhe në letër nuk garanton asgjë. Këtu ne i bëjmë thirrje PS-së e cila nuk ka për detyrë të japë konsensus formal, por ka detyrë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve. Opozita është garante e zgjedhjeve, vecanarisht me një qeveri hajdute e cila manipulon. Opozita nuk mund të behët palë apo makiazh duke firmosur një pseudo-reformë e cila nuk jep asnjë garanci të re për zgjedhjet e ardhëshme, përkundrazi garanton zgjedhje me të njëjtin vullnet politik me të njëjtat instrumenta me të njëjtën infrastrukturë”, shprehet Gjinushi. /TCH
tema
-
-
Paskal Milo
Milo e Gjinushi sulmojnë ashpër ODIHR: Po punon për Berishën
14 Maj 2012
Në emër të partive të vogla të majta e të djathta, Paskal Milo ka shprehur habinë dhe shqetësimin, si është e mundur që ODIHR, del kundra numërimit elektronik duke minuar kështu jo vetëm punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por edhe procesin e zgjedhjeve në 2013-ën.
Sipas zotit Milo, Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend laborator për të eksperimentuar projektet pilot të ODIHR, në një kohë, siç theksoi ai, zgjedhjet shqiptare kanë një emërues të përbashkët, që është vjedhja.
“Ne shprehim cudinë tonë dhe në të njëjtën kohë edhe indinjatën tonë, që një institucion i tillë, i cili është i nderuar dhe që ka shërbyer si arbitër i paanshëm në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, të mund të bëjë deklarata të tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e rekomandimeve që ka bërë OSBE-ODIHR dhe që janë të qarta për të gjithë opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar. Na është premtuar që në fillim, qoftë nga OSBE-ODIHR, qoftë edhe nga forcat kryesore politike që do të garantonin numërimin elektronik, që do të garantonin identifikimin elektronik dhe mbi të gjitha do të kishim një Komisioni Qendror Zgjedhor të balancuar. Eshtë me të vërtetë shumë e rrezikshmë për fatet jo vetëm të zgjedhjeve të vitit 2013, por gjithcka po ndodh këto dy-tri ditë është e rrezikshme edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri”, tha Milo.
E ndërsa kryeministri Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar të PD tha se ODIHR është një gardian i zgjedhjeve, kreu PSD-së Skënder Gjinushi akuzoi këtë organizatë se është vënë në shërbim të kryeministrit dhe maxhorancës.
“Vlerësojmë që është mendimi zyrtar i ODIHR, por shohim që kjo deklaratë kërkon të hedhë në erë Reformën Zgjedhore, sepse nëse nuk futet edhe teknologjia e re do të thotë se nuk është bërë asgjë në këtë reformë kaq të trumbetuar dhe kaq të reklamuar. Ky deklarim është fiks si deklarimet e misionit të OSBE-së, të cilat nuk përfaqësojnë vlerat e institucioneve të cilat përfaqësojnë, por bëhen njësh me qeverinë apo me Partinë Demokratike, në rrugën e tyre për të mos respektuar votën e lirë dhe të ndershme në Shqipëri”, tha Gjinushi./TCH
tema
-
-
Erion Veliaj
Erjon, si e kujton fëmijërinë tënde?
Mbaj mend grimca gri nga ato kohë, mesi i viteve ‘80. Më kujtohen bisedat e trishta për radhët e qumështit e vezëve, konservat me qepujka, tollonat, shërbimet e stërzgjatura të punës së prindërve, grupin-antenë të pare të televizorit, mezipritjen e latës së druve, pullat e rralla, çelësin lidhur tek rripi i kanatjeres e lojërat me mjete rrethanore. Dera s’pushonte kurrë, herë për farë kosi, herë për pak gjalpë apo niseshte. Ishim të varfër atëherë, por ajo ishte një varfëri dinjitoze. Rrinim në lagje të pastra, bënim shumë për fqinjët, gëzonim e hidhëronim bashkë. Më kujtohet se si prindërit kishin shkruar inicialet e tyre poshtë karrigeve, sa herë kishte dasma apo vdekje, ato ishin karrige ambulante në të gjithë lagjen. S’di sa e kemi ruajtur sot këtë ndjenjë komuniteti, druaj që stofi që na mbante bashkë në ato kohë të vështirë sot është shpërbërë, por jam optimist se herët a vonë do ta rigjejmë këtë solidaritetin e humbur.
Pjese nga intervista dhene Gazete Shqiptare ne mars 2008
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-11-2012 më 11:13
-
-
-
-
Qendrimet e Edi Rames dhe aleateve te tij ndaj nderkombetareve.
Kryeredaktori i Shekulli’t:
Përgjigje për letrën e Ambasadës
I nderuar Ambasador Arvizu
Se pari konsideroni qe kjo pergjigje ndaj letres se Ambasades Amerikane qe ka mberritur dje pasdite ne redaksine e Shekulli-t eshte nje detyrim ndaj lexuesve tane jo ndaj jush. Nepermjet letres ne fjale u njohem me vendimin tuaj per te nderprere sic shkruani ju marredheniet me gazeten Shekulli. Besoj jua kane thene edhe keshilltaret tuaj qe ky vendim eshte i paprecedente eshte fare pa kuptim ne sensin juridik por megjithate shume i rendesishem per publikun shqiptar i cili ka nevoje te njohe pikepamjet tuaja mbi demokracine dhe rolin e medias. Ky vendim sic ju e quani ne letren tuaj me gjasa eshte i pari i ketij lloji ne historine e gazetarise sigurisht i pari qe aplikohet ne Shqiperi ndoshta ne bote nga nje ambasade drejt nje gazete dhe te kujton kohe krejt te tjera por pak rendesi ka kjo. Ju keni zgjedhur nje rruge ekstreme qe jua keni shkeshilluar me force te tjereve bojkotin. Ju mund te zgjidhnit nje forme reagimi publik normal ndaj opinionit qe kontestoni pra nje replike apo dicka te ngjashme dhe ne do ta botonim ate. Kurse reagimi ne nje forme te tille deshmon nervozizem qe ndoshta ju vjen nga performanca shume e kritikueshme publike qe ju zoti ambasador keni konsumuar keto muaj te qendrimit tuaj ne Shqiperi. Nese nuk eshte nervozizem dhe ka arsye te tjera atehere thuajani publikut shqiptar arsyet e verteta eshte e sigurt qe do te degjoheni me vemendje. Per sa i perket opinionit ndaj te cilit ju keni rezerva pra ai me titull “Ambasadori i vogel i nje vendi te madh” me autor z. Ilir Yzeiri merrni ne konsiderate sa me poshte vijon. Ne i respektojme opinionet dhe kontributin e bashkepunetoreve tane dhe jemi shume te vemendshem ndaj etikes. Me kuptimin qe i keni dhene nje fjalie te ketij artikulli thjesht keni rikonfirmuar qe ju i nderuar nuk e njihni as Shqiperine as shqiptaret. Por nuk po zgjatemi ne kete pike pergjigjen mund ta merrni nga vete autori i artikullit te botuar ne faqet e opinioneve te Shekulli-t. Ajo eshte nje faqe e lire me te gjitha vijezimet e nevojshme per publikimet. Ne respekt te lexuesit qe ndoshta nuk e ka ne kujtese opinionin ne fjale ne po e ribotojme sot ate me lejen e autorit dhe po ia leme lexuesit te gjykoje nese aty ka pergojime te lidhura me racen dhe etnine sic shkruhet ne letren tuaj. Se fundmi me lejoni tju pergjigjem drejtperdrejt per disa rreshta qe i konsideroj krejt te panevojshem ne kete leter. - Ju shkruani se keni marre vendim qe citoj stafi i Shekulli-t nuk do te ftohet me per te marre pjese ne aktivitete apo trajnime te sponsorizuara nga Ambasada. I nderuar mik Po ju njoftoj paraprakisht qe edhe pasi ju te rilidhni marredheniet me Shekulli-n stafi refuzon cdo trajnim te sponsorizuar nga ju apo institucione te tjera. Vec te tjerash kjo eshte e ndaluar per gazetaret tane. Ju shkruani me tej Gjithashtu Ambasada nuk do ti dergoje me gazetes Shekulli njoftime per shtyp apo deklarata te Ambasades.... Ju kujtojme qe ne cdo rrethane jemi ne qe vendosim nese do te botojme nje njoftim per shtyp dhe jo anasjelltas. Ne fund te letres ju shkruani dicka fyese. Citoj Shpresoj qe ne te ardhmen gazeta Shekulli do te marre kete detyre me seriozisht dhe do te ribashkohet me radhet e gazetarise se pergjegjshme. I nderuar ambasador eshte e dyta here qe merrni persiper te fusni Shekulli-n neper klasifikime. Ndoshta eshte rasti tju themi qe gazeta Shekulli ka 15 vjet qe eshte ne opozite. Ju jeni i ri ne Shqiperi u lini radhe te tjereve te gjykojne nese opozicioni yne per te cilin kemi paguar dhe vijojme te paguajme kosto te larta eshte i pergjegjshem apo jo. Ushqejme si gjithe populli shqiptar ndjenjat me miqesore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivleresoni veten dhe mos perfitoni nga kjo ndjenje. Sic ju kam shkruar edhe ne nje redaksionale te meparshme si kryeredaktor i gazetes ne emer te lexuesve tane ju them se jemi thellesisht te shqetesuar per qendrimet tuaja pas 21 janarit. Per here te pare ne histori ne komentet dhe reagimet e shqiptareve mbi deklaratat tuaja kane nisur te hasen ndjenja shqetesuese antiamerikane. Pranoni nje sugjerim ashtu si ne pranojme perdite sugjerimet tuaja Nuk ia vlen barra qerane qe per nje qeveri gangsteresh te mbillni ne zemren e nje prej popujve me filoamerikane ne bote ndjesi te tilla.
Adrian Thano
Kryeredaktor i Shekulli’t
-
-
Mos harro gjelin, zoti ambasador!!!
16 Qershor, 2012 | Postuar në: Opinion | Shkruar nga: TemA Online
Share121
Nga Brizida Gjikondi
Shqipëria është një tragjedi progresive, ku vdekjen mund ta hasësh kudo, në rrugët pa siguri, pa mure mbajtës, pa sinjalistikë, ku derri, njeriu, lopa, makina Hummer dhe autobusi i skaduar ecin bashkarisht pa problem, pasi ne udhëhiqemi nga filozofia instiktive, të rrojë kush të rrojë…
Vdekjen mund ta hasësh dhe në spital ku logjikisht ti nuk shkon për të vdekur dhe as i vdekur, vdekjen mund ta hash dhe me plumb burrecash mbrapa koke kur je duke mbledhur lule veç se kushëriri yt i 700 ka hyrë në gjak me gjakprishur të tjerë, vdekjen këtu në Shqipëri e ke çdo sekondë mbi krye, dhe këtu në këtë xhungël kriminale veç perëndia dhe instikti mund të të shpëtojë frymën për çdo ditë si të ish e para.
Këtu ku Lazarati është Kolumbi dhe shtetit me dy standarde i dridhen leqet e këmbëve thjesht kur ia kujton emrin, ndërkohë që fshatrat e tjerë i fut në karantinë terrori dhe varfërie ekstreme. Këtu ku polici rrugor është dhe xhepisti më trimosh dhe kapedan i drejtorit përkatës, këtu ku gjykata të fut dhe shndërron në gjaks, skizofren të verbër nga marazi, ku burgun e bëjnë veç xhepshpuarit ordinerë, ndërkohë krerët e mafies kanë imunitet, këtu ku gënjeshtra është virtyt dhe korrupsioni vlerë e trashëgueshme, këtu ku haptas në ditët me diell të gjitha rrugët dhe autostradat u shqyen dhe u deformuan që veç të të çojnë në TEG-un e kupolës së varrit të shtetit, këtu ku armikun vëllavrasës si askund tjetër në dynja e ke përherë pas shpine… por ndërkohë ai ka makiazhin e shpifur të televizioneve qeveritare, të derrave meskinë me pushtet, ka makiazhin e poshtërsisë së aleatëve të pushtetit dhe apatinë idiote të opozitës, ai është shqiptar si dhe ne, ai jemi ne.
Dhe në fund veç një pyetje për zotin Arvizu. Ju zoti Zeusi Arvizu, si përfaqësues i qeverisë Obama, a keni njohje të thelle të mendësisë dhe historisë shqiptare, më ndje që Ju pyes por doja të dija dhe diçka, po kolegët e tu ambasadorë nëpër Ballkan dhe Evropë Lindore kaq VIP-a mediatikë sa ty janë, kur do na e japësh një recetë se si e bëni gjelin e detit ditën e falenderimeve, po një recetë se si heshtet dhe respektohet një vend sovran kur do na e japësh?!!!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt