Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Baballarë zgjohuni. Po ju ngacmojnë vajzat.

    Baballarë zgjohuni. Po ju ngacmojnë vajzat.
    Ato të brishtat që hapën jetët me kodet foshnjore dhe që në fjalorin e bebeve bekuan ditët tuaja me belbëzimin “bush...”. Ato vocerraket që u rrëzuan duke rendur për t’ju përqafuar pas orës së mbrëmjes...
    Baballare zgjohuni , po ju prekin vajzat.

    Bushë zgjohuni, po ju cënojnë vajzat, ato ëmbëltoret që jua zbutën vështrimin e ashpër mbi fundin e shkurtër me një ledhatim mollëzash. Ato lozonjaret që ju përfshinë me krahëve të brishtë për të vallëzuar rrokun e rradhës. Ato te bukurat që ju dhembën në mes të kraharorit kur jua morën në mbrëmjen e maturës.

    Baba zgjohu, po të marrin vajzën. Atë që i ngrite vellon për t’i puthur ballin dhe që të puthi syrin për të të fshirë lotin. Atë që tw lidhi këpucën, kur therja e mesit ia la vendin shpirtit. Atë që i mbylle dritaren kur duhet t’i hapje derën. Atë që i tregove vijat e bardha, kur duhej t’i mësoje bulevardin.

    Baballarë zgjohuni, po ju zhvirgjërojnë shpirtin, po ju gjymtojnë atë të bukurën, të ëmblën, të dhimbsurën, të voglën, punëtoren, fjalëmjaltëzën, duarbrishtën, lozonjaren. Bbaballarë zgjohuni, po ju vrasin vajzat. Po ju vrasin shpirtin.

    Maturantët e shkollës “Nikolla Koperniku”, Elbasan
    Gazeta Shqiptare
    18-10-2012
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Cojini vajzat ne shkollen e medresese nese doni ti keni te sigurta.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Cojini vajzat ne shkollen e medresese nese doni ti keni te sigurta.
    Arroganca jote nuk te ndalon te shprehesh perversitetin tend dhe ne tema te tilla ku i drejtohen baballareve Shqiptare , pamvaresisht nese jane muslimane, te krishtere apo ateiste.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Sot u behet thirrje baballareve per tu dal ne ndihme vajzave ,femijeve te tyre ! Sot u behet thirrje, klithje per ndihme atyre qe i sollen ne jete por qe mbollen te gabuaren ne aren e familjes, mbollen femren. Sa shume padrejtesi , lot ,lutje, renkime e gjemime te shpirtit s'ua ka degju askush vajzave tona.E sot ? Sot kur vajzat tona, femijet tane ,ardhmeria jone ,varrosen me gjysme trupi te sakatosur nga nje " baba" , sot kur me dhjetera femra ,vajza tona bredhin rrugeve te Europes per te shite trupin te tradhetuara nga vellezerit e gjakut qe thyen bese e ndere dhe i hudhen si plehera rrugeve pa kthyer koken per te ditur se cfar po ndodhe me to me tutje por duke vrapuar per te gjete viktimen e radhes ne shtresen fisnike e te urte por mjerisht te varfer te shqiptareve , sot behet thirrje. Ngreni zerin femra, gra e nena sepse ju jeni ato qe mbuloheni me zi turpi ,sepse per epshet e shthurura te langojve si Shaban Norja ju mbeteni fajtore sepse nuk patet force te mbroheni nga dhunimet si femije e as nga plumbi mbrapa shpine. Mos kerkoni ndihme neper kisha si murgesha e te bini pre e prifterinjeve, mos mbuloni trupin me feregje zie e te beheni roberesha te hoxhallareve, por ngriteni zerin e luftoni, mesoni ,arsimohuni dhe vendosni per veten tuaj . SOT nuk duhet bere thirrje baballareve te i mbrojne vajzat ,por sot duhet bere thirrje Njeriut shqiptar te e ngjalle ate njerezoren ne shpirt qe per cdo dite po e vrasim me doren tone .Njeri ,burre ,djal thirr njerezoren ne veten tende sepse disa gram mish me shume mes kembesh nuk te bejne Perendi tu falesh e marresh jeten kur dhe kujt te duash !

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Foleja_ Lexo Postimin

    Komenti yt eshte i mrekullueshem Foleja. Ti e kape thelbin e temes ne nje tjeter prespektive dhe une jam plotesisht dakort. Megjithate komentit tend do i shtroj nje pyetje nisur nga nje postim i djeshem ne forum ku nje anetare tregonte nje histori personale ku fliste per kurverine e saj me nje 50 e sa vjecare nisur nga problemet e saj ekonomike.

    Me thuaj ti se c'ze duhet te ngreje nje femer kur vete familja i kerkon te gjeje nje pune kur ata fare mire e dine qe ajo ska as shkolle te mesme? Ku eshte pergjigjsia e familjes dhe e babait ne kete rast?

    Sa femra ne Shqiperi apo Kosove detyrohen te shesin trupat e tyre per tu kujdesur per familjet e tyre nderkohe qe meshkujt e familjes jane dembela ose pine raki apo luajne bizhoz?

    Jane me 10-tra shoqatat e gruas ne Shqiperi qe mundohen te sensibilizojne femren per problemet qe mund te kene ne jetet e tyre.
    Me thuaj c'te bej nje femer e varfer e pa perkrahje ? Nje femer me probleme ekonomike? Te kerkoj ndihme? Kush e mbeshtet? Sigurisht qe do gjeje tipa sikurse Norja qe do shfrytezojne heshtjen e saj ne kembim te veshjes apo disa parave te qelbura apo ne rastin e historise me qe lexuam dje ne forum , nje vend pune.

    Pas te gjitha ketyre qendron mbeshtetja e Babait. Ku eshte Babai? C'fare bente ai baba kur shikonte rrobat e reja te Aishes ? Kush ia blinte?

    Per vajzen babai eshte shpetimtari , babai eshte perkedhelja , babai eshte mbeshtetja , babai eshte gjithcka , eshte mashkulli qe kurre ne jeten e saj nuk do ta tradhetonte.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin

    Per vajzen babai eshte gjithcka e mire , per disa baballare vajza eshte nje barre me shume ! Te tillet i ke edhe ne kete forum .Ata te cilet cdo gabim te nje femre e shohin si amoral qe cdo tradheti qe iu eshte bere atyre e shohin si rrjedhoje e kur,verise se asaj femre ( lex komentet pikerisht te ajo teme ) dhe e din cili eshte ai babai "perfekt" qe ne fakt i mbylle syte para problemeve te vajzes , apo i injoron sikur qe beri babai i Ajshes dhe kur u kerset tragjedia ne dere ( te ndergjegjjes,nqs kan ) ata e mbyllin deren edhe per miq te cilet shkojne te ua lehtesojne dhembjen.
    Pikerisht kjo ishte ajo perspektiva ndryshe e shkrimit tim, sepse po kerkojne te rinjet e nje shkolle ndihme nga ata te cilet i bejne veshet e shurdher e syte te verber para fjales se femjes-femer !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    per mendimin tim

    prindi ka per detyre ta shkolloi vajzen apo ta pamvarsoi ne jete ,vetem ne at menyre ajo do ket guximin te thot JO! kur e mendon si te tille.

    mashkulli eshte mashkull,ai di si te dali ne siperfaqe ne cdo situat,
    por ne kete mentalitet ku jetojm ne ,eshte obligim dhe detyre prindore pamvarsia e femres derisa eshte te familja e babait,nese nuk do qe gjithe jeten ta ket barr shiprterore .

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Ne respekt te plote per temen, hapesin e temes dhe shkollen N.Koperniku Elbasan,...
    Nuk ka baba t`i thote vajzes shko....me fal per nenkuptimin, ose shkurto fundin,...

    keto thirrje me kujtojne nje shprehje te Enver Hoxhes se vitit 1966, qe pak a shume eshte:
    "Gjithe Partia dhe populli duhet te ngrihen ne kembe, te djegin me zjarr dhe t`u keputim koken cilido qe merr neper kembe ligjin e shenjte te Partise, per mbrojtjen e te drejtave te grave dhe vajzave"

    ju ka mbetur sahati prapa, kur mendoni e therrisni si 46 vjet me pare,....
    femra sot eshte e lire te zgjedhe qejfin,..por te marre parasysh edhe pasojat..
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Pasi shumica e meshkujve,por edhe ishte thenja per femren: ,,Floket e gjata e mendet e shkurtera''( gje qe eshte thenje shum e gabuar)...Jane meshkujt ata qe duhet t'i mbrojn femrat,edhe nese ato devijojn,e jo te versulen sikur bishat.Ne s'i femra duhet ngritur zerin e arsyes dhe te pyesim: Pse jemi te perbuzura s'i nga shoqeria s'i nga familja?Nje shembull: Nese nje familje ka nje djale e disa vajza,pse ajo mos te kete te drejt ne ndarjen e pasuris,por kur i vdesin prinderit,edhe nese ka malltertime nga bashkeshorti,e shkreta s'ka kah t'ia mbaj...Jemi shuuuum mbrapa,kete ta dini...
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #10
    te shash burrat/meshkujt,e te shashe grate/femrat...eshte njesoj si te peshtys larte e ftyres ka per te ren prap.

    po a nuk vime ne meshkujt nga ju femrat,nenat tona motrat tona,qe kur formohemi ne barkun tuaj...po ashtu dhe ju femrat,pjes e kromozoneve tona jeni.

    do nje revulucion mendor te ndodhe me ate popull ne shqiperi,do dhe ca vite qe te bej paqe me shpirtin e tije ai milet...mikrobi qe mbolli xha veri,muk hiqet dhe shume kollaj jooo!
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •