Sipas njė ankete tė krishterėt jo tė mirėpritur ne Turqi.
Mė shumė se gjysma e popullsisė turke ėshtė kundėr lirisė fetare pėr ata qė nuk janė myslymanė. Ky ėshtė rezultati i njė ankete sociale tė kryer nė Turqi nė vitin 2008 shifrat e tė cilės u bene publike vetėm nė vitin 2010. Ja disa rezultate :
- 59% e tė anketuarve janė pėrgjigjur se jomyslymanėt “nuk duhej” ose “nuk duhej aspak” t’u jepej leje pėr tė organizuar takime nė tė cilat ata mund tė diskutojnė hapur idetė e tyre.
- 54% “nuk duhet” ose “aspak” tė lejoheshin tė botonin dhe tė importonin libra ose dokumenta tė printuara nė lidhje me besimin e tyre.
- 40% e popullsisė ka njė pikėpamje “negative” ose “tepėr negative” pėr tė krishterėt.
- 60% e tė anketuarve vlerėsuan qė ekziston vetėm njė “fe e vėrtetė”.
Ali Carkoglu ėshtė njė nga profesorėt e universitetit tė Sabanci-it qė ka kryer kėtė anketė nė Turqi, pėr ISSHP-nė, instituti ndėrkombėtar i socilogjisė qė boton ēdo vit njė anketė nė shkallė botėrore. Ky profesor ka pohuar se tė organizosh njė mbledhje fetare jo myslymane nė Turqi nuk mund tė ishte “pa rrezik”. Sipas tij, gjithė sistemi edukativ i vendit vihet nė pikėpyetje.
Rezultatet e anketės nuk e ēuditin Dositheos Anagnostopoulos-in, patriarkun ekumenik tė Stambollit. Ai shpjegon se nė Turqi, tė krishterėt konsiderohen si qytetarė tė kategorisė sė dytė, dhe se tė gjithė ndihen “nėn presion”. Sot, 99% e popullsisė turke ėshtė myslymane synite. Tė krishterėt (Armenianė dhe Grekė-ortodoksė) pėrbėjnė mė pak se 1% tė popullsisė Turke kur nė fillim tė shekullit tė 20-tė, pėrbėnin 30% tė popullsisė. Presidenti i shoqatės turke tė Kishave protestante, Zakai Tanyar-i, ai vetė, nuk demoralizohet kollaj. Ai vlerėson se “popullsia turke po fillon tė mėsohet me idenė se ne ekzistojmė”.
Qėndrojmė pėrpara njė skandali tė vėrtetė
Hakan Tastani dhe Turan Topali janė nė gjyq qėprej 3 vjetėsh sepse organizuan njė studim biblik me studentėt nė Siliviri, 72 km larg Stambollit. Ndėrsa seancat e tyre tė para u shfaqėn shumė nga mediat, interesi mediatik ka rėnė paksa qė kur akuzuesi i tyre kryesor Kema Kerinscziz-i, njė avokat ultranacionalist u arrestua pėr komplot kundėr shtetit. Por drejtėsia turke ka njė interes aq tė veēantė pėr kėta dy tė krishterė me origjinė myslymane, sa qė gjen dėshmitarė tė ēuditshėm qė vijnė tė dėshmojnė deri nė gjykatė.
Kėshtu, po kėtė muaj, tre dėshmitarė tė palės akuzuese kanė dėshmuar. Ajo qė na ēudit mė shumė ėshtė se kėta dėshmitarė janė thjesht tė punėsuar nė shėrbime tė ndryshme tė gjykatave tė Stambollit dhe qė asnjėherė nuk e kanė takuar Hakan-in dhe Turan-in! « Jemi pjesė e njė skandali tė vėrtetė » vė nė dukje Haydar Polat-i, avokati i dy tė krishterėve tė akuzuar, « ardhja e kėtyre dėshmitarėve ishte njė komplot, por qė nuk u arrit, mungesa e provave ėshtė e dukshme ».
Nė vitin 2006, Hakan-i dhe Turan-i morėn vesh se ishin tė akuzuar pėr fyerje ndaj ligjit islamik sipas nenit 216 tė kushtetutės sė vendit. Gjithashtu janė qortuar se kanė mohuar identitetin turk (neni 301) dhe se kanė shpėrndarė informacione konfidenciale tė qytetarėve (neni 135). Njė seancė tjetėr ėshtė parashikuar nė 28 Janar 2010 ku gjykata do tė thėrrasė njė punonjės tė policisė tė Shtetit dhe dy agjentė tė forcave speciale pėr tė dėshmuar.
Ky proces nxjerr nė dritė njė problem, tė lirisė sė shprehjes nė vend. Bashkimi Evropian i ka kėrkuar disa herė radhazi Turqisė tė ndryshojė ose tė heqė nenin 301 qė ngushton lirinė e shprehjes. Bėhet fjalė pėr njė kusht sine qua non pėr hyrjen e saj nė Bashkimin Evropian. Por nė raportin e saj mbi pėrfshirjen e Turqisė, Komisioni Evropian i ka shprehur pėrsėri shqetėsimet e tij mbi pėrndjekjet qė kalojnė minoritetet fetare.
Jam i krishterė dhe e dua vendin tim
Turan Topal dhe Hakan Tastan janė tė krishterė qėprej dhjetė vjetėsh dhe nuk frikė ta pohojnė. Por besimi i tyre duket si njė kėrcėnim pėr Turqinė. Hakan-i ėshtė i shqetėsuar se vendi i tij e gjykon besimin e tij tė krishterė si ofendues ndaj identitetit tė tij turk pėr tė cilin ai ėshtė shumė krenar. “E dua kaq shumė kėtė vend, kėtė popull, sa qė edhe pse turk i krishterė ndihem i tronditur qė mė pėrndjekin pėr shkak ofendimi ndaj Turqisė. Kurrė nuk do tė thosha diēka kundėr kėtij vendi sepse e dua. Por them se jam i krishterė, po, dhe do tė vazhdoj ta them.”
Pas dy vjet e gjysėm procesi gjyqėsor, Turan dhe Hakan shpresojnė tani qė kjo tė marrė fund. Nė tetor tė vitit 2006 u akuzuan pėr ofendim ndaj identitetit turk sipas nenit 301 mbi lirinė e tė shprehurit. Rishikimi i kėtij ligji nė maj tė vitit 2008 nuk ndryshoi asgjė dhe vazhdon tė ngadalsojė gjėrat, sepse gjykatat tani duhet tė marrin leje nga Ministria e drejtėsisė pėr tė ndjekur ose klasifikuar ēėshtje tė tilla. Tė dy burrat shpresonin me tė vėrtetė se Ministria e drejtėsisė do t’i jepte fund kėtij procesi tė gjatė, dhe tani janė shumė tė zhgėnjyer sepse nuk ndodhi kėshtu. Mė 24 shkurtin e kaluar, gjykata mori lejėn pėr tė ndjekur ēėshtjen.
Pavarsisht nga vazhdimėsia e seancave, apo procedurave qė zvarriten, dėshmitarėve qė nuk paraqiten, Turan dhe Hakan janė optimistė pėr tė ardhmen. Ata janė mirėbesues dhe shpresojnė tė lirohen pėrfundimisht pėr mungesė provash. Procesi i tyre mund tė ketė pasoja pozitive pėr tė krishterėt e tjerė nė vend. “Jam i lumtur, sepse kjo do tė thotė se tė krishterė tė tjerė turq qė do tė vijnė pas nesh nuk do tė jetojnė kėto padrejtėsi. Jam i bindur se do t’ia dalim”, pėrfundon Hakan. Seanca tjetėr do tė zhvillohet nė 28 maj.
Turqi - Turan Topal-i dhe Hakan Tastan-i mė nė fund tė lirė
Pas katėr vjet procesi qė dukej i pafund, mė nė fund ėshtė dhėnė verdikti. Mė 14 tetor, gjykata e Silivrisė, njė qytet i vendosur rreth 70 kilometra nė lindje tė Stambollit, liroi Turan Topal-in dhe Hakan Tastan-in nga akuzat e rėnda hedhur kundėr tyre ofendim ndaj identitetit turk. Dy tė krishterėt janė qetėsuar, por e dinė se beteja nuk ka pėrfunduar akoma sepse ata mundėn tė shmangin burgun, por janė tė dėnuar gjithashtu edhe me 2300 euro gjobė pėr mbledhje tė paligjshme tė tė dhėnave. Ata vendosėn tė apelojnė, sepse sipas « kushtetutės turke, ėshtė e ndaluar tė jesh i krishterė, tė ungjillizosh ose tė mbledhėsh emrat e personave tė interesuar ndaj krishtėrimit » ka rikujtuar avokati.
Kemi edhe nė njė proces tjetėr, ai qė mbahet aktualisht nė Malatya ku gjykohen vrasėsit e Necati Aydin-it, Ugur Yuksel-it dhe Tielmann Geske-s. Dy dėshmitarė kyē u morėn nė pyetje, duke e lidhur procesin e vrasjes treshe me njė konspiracion tė njohur me emrin Ergenekon qė synonte tė destabilizonte partinė nė pushtet duke sulmuar kryesisht komunitetin e vogėl tė krishterė. Seanca tjetėr e dėgjimit do tė jetė mė 3 dhjetor.
"Neni 301 i Kodit penal turk saktėson se ēdo qytetar turk qė ofendon Shtetin turk ose kombin turk nė identitetin e tij mund tė dėnohet me burgim nga gjashtė muaj deri nė tre vjet."
Krijoni Kontakt