
Postuar mė parė nga
klajdi wolf
Sunneti (mėnyra e jetės sė Muhammedit s.a.v.s.) ėshtė vėnia e Kuranit nė praktikė. Nė shumė ajete Kuranore urdhėrohemi qė ti besojmė tė dėrguarit tė All-llahut. Pra, Kurani mund tė kuptohet nė mėnyrė komplete vetėm duke e ndjekur shembullin (Sunnetin) e tė dėrguarit.
Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se Sunneti nuk ėshtė njė koncept i ndarė nga Kurani. Nė Kuran Zoti thotė se i dėrguari i Tij largon barrėt e rėnda, bėn rregulla, ia mėson shoqėrisė kuptimet e hapura dhe tė fshehta tė Kuranit.
All-llahu na informon nė Kuran se Muhammedi kishte karakteristikėn e mėsimit tė Kuranit dhe pastrimit tė njerėzimit:
Ėshtė e vėrtetė se All-llahu u dha dhuratė tė madhe besimtarėve, kur ndėr ta nga mesi i tyre dėrgoi tė dėrguar qė atyre tu lexojė shpalljen e Tij, ti pastrojė ata, tua mėsojė Kuranin dhe sheriatin, edhe pse, mė parė ata ishin krejtėsisht tė humbur. (3:164)
Pra, feja jonė ėshtė e plotė vetėm me Kuran dhe me Sunnet. Ne mund tė marrim namazin si shembullin mė tė mirė tė Sunnetit. Siē dihet, nė Islam, kryerja e namazit pesė herė nė ditė ėshtė obligim dhe nė disa ajete Kuranore jepen informata tė pėrgjithshme se si tė bėhet ai, se si tė marrim abdest. Mirėpo, ne mund tė kuptojmė saktėsisht se si duhet ta bėjmė namazin vetėm duke e shikuar sunnetin. Pasi nuk kemi informacione tė hollėsishme rreth mėnyrės sė namazit, ēka tė themi nė tė, rreth mėnyrės sė bėrjes sė tij nga mashkulli dhe femra, rreth shkallės sė rėndėsisė sė namazeve, detajeve tė abdestit, gjėrave qė e prishin abdestin, ne mund ti mėsojmė ato gjėra duke e shikuar Sunnetin (shembullin) e Muhammedit s.a.v.s.
Poashtu, nė Kuran nuk jepet ndonjė informatė e hollėsishme rreth agjėrimit apo haxhit, qė tė dyja kėto obligime qė ne duhet ti kryejmė. Ne mėsojmė se si ti kryejmė kėto mėnyra tė adhurimit tė All-llahut nga interpretimet e fjalėve dhe veprave tė tė dėrguarit tė Tij, qė i kanė bėrė dijetarėt islamė.
Sunneti ėshtė zbatuar nė jetėrat e muslimanėve qė nga koha e Muhammedit s.a.v.s. e deri nė ditėt e sotme. Pėr kėtė arsye, ėshtė plotėsisht e panevojshme qė tė diskutohet rreth ēėshtjeve si koha e namazeve, numri i rekateve (njėsive) tė namazit. Tė gjitha janė mėnyra obligative tė adhurimeve tė All-llahut.
All-llahu nė Kuran na ndalon qė tė kundėrshtojmė gjykimet e Muhammedit s.a.v.s.:
Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėr. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg tė vėrtetės. (33:36)
Pra, All-llahu na urdhėron qė ti besojmė urdhėrave tė Muhammedit s.a.v.s. Ajetet sa i pėrket ēėshtjes sė Sunnetit janė shumė tė qarta. Pretendimi i atyre qė e konsiderojnė tė panevojshėm Sunnetin e Muhammedit s.a.v.s. ėshtė nė kundėrshtim me esencėn e Kuranit.
Krijoni Kontakt