Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Bullgari: Zbulohet qyteti më i vjetër i Evropës?!

    Bullgari: Zbulohet qyteti më i vjetër i Evropës?!



    Arkeologët në Bullgari pohojnë se kanë zbuluar qytetin më të vjetër parahistorik të Evropës.

    POSTUAR 17:20 / 31.10.2012

    Fortesa e rrethuar me mure, që ndodhet në afërsi të qytetit modern të Provadias, mendohet të ketë qenë një qendër e rëndësishme për prodhimin e kripës.

    Zbulimi i fortesës në Bullgarinë veri-perëndimore, mbase tani mund t’i jap një kuptim gjetjes në afërsi të saj, të një grumbulli të madh ari këtu e dyzet vjetë më parë.

    Arkeologët besojnë se në qytet banonin rreth 350 njerëz dhe se ai duhet të jetë themeluar ndërmjet viteve 4700 e 4200 para erës sonë.
    Kjo është rreth 1500 vjet përpara fillimit të civilizimit antik grek.
    Sipas zbulimeve, banorët duket të kenë vluar ujin e një pusi, prej të cilit më pas kanë krijuar tulla kripe, të cilat i kanë përdorur për ruajtjen e mishit ose i kanë shitur.

    Kripa atëbotë duhet të ketë qenë një luks i çmueshëm.
    Gërmimet në këtë vend, të cilat kanë nisur më 2005, gjithashtu kanë zbuluar shtëpi dy-katëshe, një sërë gropash që janë përdorur për rituale të ndryshme si dhe pjesë të portave të mëdha dhe struktura fortese.

    Më herët gjatë këtij viti, në këtë vend qe zbuluar edhe një nekropolis ose varrezë e vogël, e cila ende po studiohet nga arkeologët.

    Sipas arkeologut Vasil Nikolov nga Instituti Kombëtar Arkeologjik i Bullgarisë, fjala është për një qytet krejt ndryshe nga qytetet mesjetare greke apo romake. ‘Arkeologët pajtohen se bëhet fjalë për një qytet të mirë-themeluar i cili është krijuar në mileniumin e pestë para erës sonë,’ thotë Nikolov.

    Miniera të ngjashme kripe të gjetura në Tuzla të Bosnjës dhe në Turda të Rumanisë, vetëm sa përforcojnë mendimet për ekzistencën e një sërë civilizimesh, të cilat gjatë periudhës së njëjtë kohore, kanë pasur miniera bakri dhe ari në Karpate dhe në malet e Ballkanit.

    Sipas korrespondentit të BBC-së, Nick Thorpe, zbulimet e tanishme i japin kuptim gjetjes së grumbullit më të madh të thesarit të gjetur ndonjëherë në botë, këtu e 40 vjet më parë. Ari qe gjetur në një varrezë në periferi të qytetit bullgar të Varnës, rreth 35 kilometra larg vendit të zbulimit të këtij qyteti parahistorik.

    (BBC)

    http://www.rtklive.com/new/index.php?cid=1&newsId=66591&mf7K*7Z*Ci#c3kcGYmx3mW$mjlpFi~di87zmJi6e857z6r/l+wrxzVx&Lief0i3LVw1dR#!85z!s2d#03*C08dx-9m0E!s7IzxAiO5
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 31-10-2012 më 17:10

  2. #2

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    qytet pellazg, patjeter

  4. #4

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    we we.. u rrezua edhe teoria qe ne shqiptaret jemi me te vjeterit ne ballkan.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #6
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    jo jo nuk eshte rrezu por nuk eshte germu tek ne. Tek ne qytetet qe i njohim si antik jane qytete qe vetevetiu dolen ne fush jo gjat germimeve.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    jo jo nuk eshte rrezu por nuk eshte germu tek ne. Tek ne qytetet qe i njohim si antik jane qytete qe vetevetiu dolen ne fush jo gjat germimeve.
    dmth po te germohet me felle, ne do dalim te paret?
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #8
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Po provokon apo?

  9. #9
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Por po kthehem te pyetja jo qe dalim ta paret por do te dalim aj popull.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    Por po kthehem te pyetja jo qe dalim ta paret por do te dalim aj popull.
    me kete besim te patundur, nuk eshte fare e nevojshme te germojme.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •