Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Presidenti më i varfër dhe më i dashur në botë

    Njeriu i mahnitshëm: Presidenti më i varfër dhe më i dashur në botë



    Presidenti i Uruguait, Jose Mujica, është ndoshta njeriu më i afërt me popullin, nga të gjithë liderët tjerë botërore. Ai e ka epitetin ““el presidente mas pobre del mundo”, apo “presidenti më i varfër”, për shkak të sakrificës së tij të pabesueshme!
    Ky njeri i pazakontë dhe bujar jep më shumë që 90 për qind të pagës për bashkatdhetarët e tij. Nga 12.500 dollarë sa janë të ardhurat e tij neto, ai mbanë vetëm 1.250 për shpenzimet elementare.

    Për gazetën spanjolle "El Mundo” ai ka thënë: “Jetoj mirë me ato para. Duhet, sepse e di se sa uruguaianë mbijetojnë me më pak se aq”.

    Edhe gruaja e tij që punon si senatore, po ashtu ndanë një pjesë të të ardhurave të saj. Ata dy jetojnë në një shtëpi modeste. Ndërsa, prona më e vlefshme e tyre është vetura Volkswagen që kushton rreth 2.000 dollarë.

    Qëkur erdhi Mujica në pushtet, më 2010, vendi i tij konsiderohet si një ndër vendet më së paku të korruptuara në botë! Nuk është çudi, kur kreu i shtetit i tyre nuk ka llogari bankare, apo ndonjë borxh, dhe e gjen kënaqësinë në jetën familjare dhe shoqërinë e qenit - manarit të tij Manuel.

    Paga e tij vjetore është 15.000 dollarë bruto. Kjo paraqet 5.8 për qind të pagës së kryeministrit britanik, David Cameron; 4.2 për qind të presidentit kanadez Stephen Harper (Kanada); 3.1 për qind të presidentit amerikan Barack Obama; 2.9 për qind të presidentit kenian Raila Odinga ; dhe 0.7 për qind të parave të fituara nga presidenti i Singaporit, Lee Hsien Loong.

    Mujica jeton një jetë shumë të thjeshtë dhe të tërhequr. Refuzon të jetojnë në pallatin presidencial. Dhe, në vend se të shpërngulet ai, ia ka lëshuar këtë ndërtesë të mrekullueshme dimrin e kaluar të pastrehëve, që ata t’i mbijetojnë ngrirjes.


    Kohë më parë Presidenti i Uruguait u shfaq në një ngjarje publike, me hundë të mavijosur. I pyetur për lëndimin, ai shpjegoi se kjo ka ndodhur kur e ka ndihmuar fqinjin që ta rregullojë çatinë e tij pas stuhisë së shiut.

    Pas Surinamit, Uruguai është vendi më i vogël i Amerikës së Jugut. Megjithatë, ky vend i vogël është i treti për nga zhvillimi ekonomik në kontinent, që jo vetëm se i ka shpëtuar krizës globale, por ia ka dalë që ekonominë ta zhvillojë në trendë pozitive. /Telegrafi/


    http://www.telegrafi.com/lajme/njeri...o-4-12524.html

  2. #2
    Paska edhe keshtu!

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Eshte hapur nje here kjo teme !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Bravo! Ekzistojne edhe presidentet me zemer qe mendojne me large se per veten e vet!
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    uruguai mbahet si zvicra e amerikes latine... si siperfaqe eshte nja 4 here me i madh se ajo.
    nuk eshte dhe aq i vogel.
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 31-10-2012 më 13:49
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Athua do te kemi ndonjehere edhe ne shqiptaret nje president te till?

    Presidentet/politikanet tane jo vetem qe nuk i ndihmojne bashkekombaseve te tyre te varfer, por mundohen t'ia vjedhin edhe buket nga goja.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •