Greqi, arrest per gazetarin investigativ
28/10/2012
Reagime te jashtezakonshme ka shkaktuar ne Greqi urdhri i autoriteteve te Rendit per arrestimin e nje gazetari investigativ i cili ne revisten e tij, ka publikuar nje liste me rreth 2000 emra grekesh me llogari ne bankat zviceriane ,midis tyre edhe disa pjestare te elitės politike dhe asaj tė biznesit tė vendit.
Urdhėr arresti, i lėshuar nga njė prokuror i Athinės pėr botuesin e revistės HOT-DOC, Kostas Baksevanis, jepet ne nje moment kur nga njera ane qeveria greke perpiqet te zbuloje dhe te luftoje evazionin fiskal, por nga ana tjeter sic vertetohet, po shmanget zbulimi i emrave te ketyre personave qe dyshohet se kane fshehur te ardhurat e tyre dhe nuk kane paguar taksat perkatese.
I fshehur ne nje shtepi ne Athine gazetari investigativ qe akuzohet se ka shkelur ligjin per publikimin e te dhenave personale, shprehet se arrestimi i tij eshte nje grusht ndaj fjales se lire.
Lista e botuar nga revista greke i eshte dhene ne menyre konfidenciale nga ish ministrja franceze e Financave Kristine Legard, tashme kreu i FMN, ish ministrit grek te atehershem Jorgos Papakosntandinu qysh ne vitin 2010. Por ky i fundit jo vetem qe nuk e ka dorwzuar tek autoritet greke, por e ka fshehur dhe me pas ja ka dhene pasardhesit te tij Evangjelos Venizellos, ndersa ne komisionin parlamentar ka theksuar se e ka humbur.
Lista permban midis te tjerash emrat e disa politikaneve, pronareve te grupeve mediatike, bisnezmene te njohur ne vend. Lajmi ka bere buje te madhe edhe ne mediat boterore midis tyre Wall Street Journal ,agjencia e lajmeve Reuters, Figaro i referohen ngjarjes me reportazhe te posacme.
Kreu i partise me te madhe opozitare te Radikaleve te Majte, Aleksis Tsipras ka deklaruar se Greqine gjithe keto vite e ka udhehequr nje mafie e oligarkise ekonomike, politike dhe mediatike te vendit ne bashkepunim me nje sistem politik te falimentuar.
Perpjekjet e kesaj kaste synojne pikerisht ndalimin e publikimit te kesaj oligarkie qe nuk paguan taksa, nderkohe qe populli grek eshte gjunjezuar nga masat e rrepta te kursimit-ka thene ai. Ne mbrojtje te gazetarit investigativ kane dale me mijera gazetare, njerez te thjeshte dhe te rinj qe kane krijuar edhe nje grup ne mediat sociale per mbeshtetjen e tij.
top-channel
Krijoni Kontakt