Myslimanėt nė udhėkryq?!



Nė librin e tij me titull ” Islami dhe demokracia” John Esposito theksoi se” fundi i shekullit po kalon nė shenjė tė dy proceseve nė vendet myslimane e qė janė, kthimi nė identitetin e tyre islam si dhe kėrkesat pėr demokratizim tė tyre”. Kėto dy dukuri qė i ceku autori janė duke vazhduar tani edhe me njė hov mė tė madh nė qaste nėpėr tė cilin aktualisht kalon bota islame.

Fjala e parė hyjnore nė Kur’an qė ėshtė shpallur ėshtė “Ikre” qė do tė thotė”Lexo, mėso, studio”, ky urdhėr i dedikohet tėrė shoqėrisė njerėzore, por nė krahasim me civilizime tjera, myslimanėt pėr momentin kanė mbetur shumė prapa, me tė vetmin arsye qė kėtij urdhri nuk ju kanė qasur sa duhet dhe si duhet, dhe tani janė nė gjendjen nė tė cilin janė. E kjo gjendje e tillė ėshtė e mjerė dhe shqetėsuese nė tėrė botėn Islame nė pėrgjithėsi. Do tė cek vetėm disa shembuj, gjersa numri i studentėve nė botėn islame nė 100.000 ėshtė 1000, nė botėn perėndimore ėshtė 3500, gjersa nė botėn perėndimore numri i gazetave nė 1000 banor ėshtė 300, nė botėn islame numri i gazetave nė 1000 banor ėshtė 40, GDP-ja pėr kokė banori nė vendet e zhvilluara perėndimore ėshtė shumė mė e lartė nė krahasim me GDP-nė nė vendet myslimane e kėshtu me rradhė. Shkalla e zhvillimit tė njė populli, kombi, vendi apo shteti ėshtė nė varėsi tė shkallės sė arsimimit. Pėr kėtė arsye elementi thelbėsor pėr zhvillimin e njė vendi ėshtė shkalla e arsimimit. Myslimanėt pėrveē tjerash duhet tė japin rėndėsi edhe vėshtrimit tė botės sė jashtme pėrkundruall asaj qė i japin rėndėsi botės sė brendshme . Vrojtimi ėshtė hapi i parė drejt zhvillimit dhe kultivimit tė shkencės sė duhur. Kėtė shumė bukur e ka theksuar nė librin e tij me titull” Civilizimi i sė nesėrmes” Jean Fourastie, i cili mes tjerash ka thėnė: “ Vrojtimi i natyrės, shoqėrisė, njerėzimit, ėshtė etapa e parė e arsimimit themelor tė cilin e pėrfitojnė fėmijėt tė botės perėndimore”.

Nė Evropėn e tanishme janė tė pėrhapura dhe qarkullojnė me tė madhe nė mendimin evropian dy ide themelore, ajo mbi shoqėrinė e hapur si dhe ideja e renesancės sė re evropiane. Pėr shoqėrinė e hapur, tė cilėn e ka pėrpunuar Karl Popper nė librin e tij me titull” Shoqėria e hapur dhe armiqtė e saj” nė mes tjerash thotė: “ Shoqėria e hapur nėnkupton lirinė e individit, krijimin e personalitetit, mendimin e lirė, tė drejtėn nė kritikė tė institucioneve politike, shkėmbimin e lirė tė ideve e kėshtu me rradhė”. Idenė e renesancės sė re evropiane e ka pėrpunuar filozofi gjerman Weizsacker, i cili nė mes tjerash thotė: “renesanca e re pėr dallim nga renesanca e parė evropiane, do tė ishte e hapur edhe e kthyer edhe ndaj kulturave tjera jashtė evropiane”.

Edhe neve si mysliman qė jemi nė botėn islame nė pėrgjithėsi, e sidomos nė veēanti neve qė jemi mysliman autokton dhe jetojmė nė Evropė, duhet tė marrim pjesė aktivisht, dhe tė bėjmė gara nė ide dhe vepra konkrete pėr tė mirėn e civilizimit njerėzor nė pėrgjithėsi. Pasi qė neve kėtu ku jetojmė dhe veprojmė, nė Evropė, jemi nė kontakt dhe takim tė thuash tė pandėrprerė me botėn perėndimore, duke marr parasysh edhe shpėrndarjen e diasporės tanė nė Evropė dhe Amerikė, por edhe nė takime dhe raporte nė bashkėpunim politik, ekonomik, arsimor, shkencor, kulturor, sportiv, qė kemi pothuajse pėr ditė, e sidomos nė Ballkan ku janė tė gėrshetuara thellė mes vete civilizimi i krishterė me civilizimin islam.

Por nė takime dhe raporte me tė tjerėt, duhet tė ruajmė identitetin tonė kombėtar e fetar, ashtu si jemi, dhe se vetėm nė atė mėnyrė mund tė vij gjer te zhvillimi dhe pėrparimi i mėtutjeshėm. Pėr tė arritur kėtė ėshtė shumė me rėndėsi pėrpjekja sa mė e madhe pėr zhvillimin dhe zgjerimin e demokracisė, e jo ngulfatja e demokracisė. Pėrkufizimin e demokracisė shumė bukur e ka shpjeguar edhe ish lideri politikan dhe burrėshtetas boshnjak Alia Izetbegoviēi i cili pėrveē tjerash ka thėnė: “ Besoj qė Zoti i ka krijuar njerėzit tė barabartė, nuk ekzistojnė, racat e larta apo tė ulėta, as popujt tė mirė apo tė kėqij. Besoj qė peshoja e lirisė ėshtė marrėdhėnia e sjelljes ndaj pakicave, ndėrsa liria e mendimit ėshtė e drejta e mendimit tė ndryshėm”. Po ashtu do e cek edhe fjalėt e ish mentorit tim gjatė studimeve, z.Riza Gashi shpirti i tij rahmet pastė, pėr definicionin e demokracisė, nė kohėn kur akoma jetonim nė shoqėrinė moniste, i cili pėrveē tjerash ka thėnė: “nė demokraci, e cila do tė vijė njė ditė edhe nė Kosovė, ēdo kush do tė ketė tė drejtėn e lirė tė shpreh bindjet dhe ndjenjat e veta kombėtare, politike, fetare, kulturore, shoqėrore pa asnjė imponim dhe pėrkufizim, dhe se varet prej teje sa do tė jesh i aftė qė t’i shfrytėzosh kėto tė drejta tė garantuara demokratike, e mbi tė gjitha kėto, !

Vlera mė e madhe e demokracisė ėshtė liria e tė shprehurit dhe tė shkruarit tė lirė atė qė mendon, dhe se pėr njė gjė tė tillė nuk do tė mund as tė burgosesh, as tė dėnohesh, e as tė vritesh, po edhe po tė ndodh diku ndonjė rast i tillė i izoluar, atėherė nė mbrojtjen e fjalės sė lirė tė shprehur dhe tė shkruar do tė ngritėn nė kėmbė gazetarė, publicistė dhe shkrimtar anekėnd botės nė pėrgjithėsi”.

E kushti themelor pėr tė zhvilluar demokracinė ėshtė toleranca qė njeriu duhet tė kultivojė ndaj tė tjerėve, pasi qė me pas dashtė Zoti e kishte krijuar vetėm njė popull apo njė racė tė caktuar, ndėrsa Zoti ka krijuar fise, raca, popuj tė ndryshėm me tė vetmin qėllim qė tė bashkėpunojmė, dhe tė mos bėjnė njeri tjetrit padrejtėsi, dhunė dhe krime. Kėtė duhet tė ketė parasysh shoqėria njerėzore dhe tė ndjek kėtė porosi si njė e drejtė themelore fundamentale tė civilizimeve tė ndryshme nė botė.

Bota perėndimore ėshtė nė shkallėn mė tė lartė tė mundur tė zhvillimit ekonomik, politik, shoqėror, ushtarak, teknologjik, kulturor, arsimor, social etj. Shkollat dhe universitetet i ka nė shkallėn mė tė lartė tė mundur qė mund tė ketė pėr kohėn e sotshme, niveli i shėrbimeve sociale dhe tė kujdesit pėr njerėz tė varfėr dhe me nevoja tė caktuara, ėshtė nė nivel mė tė duhur, niveli i tė drejtave njerėzore ėshtė nė nivel edhe mė tė lartė.

Por neve myslimanėt qė jemi, pėr kėtė Perėndimin nuk duhet tė urrejmė, por duhet ta marrim si shembull pėr vlerat dhe zhvillimin e arritur. Dhe pėr kėtė duhet garuar me te, vetėm pėr tė arritur kėtė duhet qėndruar nė besimin qė kemi, dhe vetėm me arsimim, edukim, zhvillim, shkencė mund tė arrijmė atė dhe tė bėhemi partner i barabartė.

Dhe se vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrihet zhvillimi ekonomik, kulturor, politik, dhe prosperiteti i myslimanėve nė botė. E assesi dhe kurrsesi me terrorizėm, i cili sjell vetėm kundėr efekt dhe si bumerang kthehet dhe sjell dėm tė madh nė pėrgjithėsi, dhe kjo ėshtė ide mė e gabuar e cila ėshtė duke u zgjeruar. E problemin e terrorizmit shumė bukur e ka analizuar edhe Alija Izetbegoviēi, i cili mes tjerash ka thėnė: “ Terrorizmi ėshtė shprehje e pafuqisė sonė tė tanishme dhe shkas i pafuqisė sonė eventuale tė sė ardhmes sonė. Ai nuk ėshtė vetėm amoral por ėshtė edhe joproduktiv. Amoral, pasi qė vriten njerėz tė pafajshėm, joproduktiv, pasi qė askund kurrė nuk ka mund tė zgjidh asgjė. Terrorizmin e kanė hedhur poshtė tė gjitha lėvizjet politike gjatė historisė. Kur’ani kategorikisht e ka ndaluar me thėnien e njohur:” kush vret ndokėnd, qė s’ka vrarė njeri ose qė nuk ka bėrė ērregullime nė Tokė, ėshtė sikur tė ketė vrarė tė gjithė njerėzit. Dhe, nėse dikush shpėton njė jetė, ėshtė sikur tė ketė shpėtuar jetėn e krejt njerėzve. (Kurani 5:32)”.

Por e meta apo dobėsia e civilizimit perėndimor, qė ka sjell pasoja tė papara pėr shoqėrinė njerėzore ėshtė dėshira e saj e vetme pėr pushtet tė pakufishėm dhe imponim me forcė tė ndikimit dhe perceptimit tė saj. Kėtė mė sė miri e ka pėrshkruar nė librin e tij “ Islami nė kthesė ” autori i cili ka pas njė pėrvojė jetėsore edhe perėndimore edhe islame, Muhamed Asad, i cili pėrveē tjerash ka thėnė:” Civilizimi bashkėkohor perėndimor nuk pranon nevojėn e nėnshtrimit njerėzor pėr cilido gjė, pėrveē kėrkesave nacionale, ekonomike e sociale. Pasuria e vėrtet e saj nuk ėshtė e llojit shpirtėror, por e llojit material, komfor. E filozofia e saj e vėrtet ėshtė e shprehur nė dėshirėn e saj pėr fuqi pėr vetė fuqinė e saj. Tė dyja janė tė trashėguara nga civilizimi i vjetėr romak”.

Tani myslimanėt nė pėrgjithėsi nė botė, e nė veēanti nė Ballkan e nė Evropė, gjenden para njė udhėkryqi tė cilin duhet zgjidh, pėr tė vepruar dhe jetuar sa mė mirė dhe pėr tė pasur njė tė ardhme tė ndritur. Ata gjinden nė mes tė gėrshetimit tė civilizimit dhe kulturės perėndimore si dhe tė civilizimit dhe kulturės islame. Myslimanėt duhet tė anashkalojnė dy ekstreme tė mundshme, atė tė refuzimit apriori tė civilizimit perėndimor si dhe atė tė imitimit tė verbėr tė saj. Tė dyja janė tė rrezikshme. Nė rast se apriori e refuzojnė tė parėn , atėherė agonia e pafuqisė sė tyre do tė vazhdojė edhe mė tutje, ndėrsa nė rast e imitojnė atė verbėrisht atėherė gradualisht do tė humbin identitetin e tyre fetar dhe kombėtar, dhe atėherė ēdo vlerė do tė jetė e pakuptimtė. Por neve nuk duhet tė mbyllemi por duhet tė kyēemi dhe tė jemi aktiv nė kėtė lojė, po pėr tė garuar, mė parė duhet tė pėrforcojmė bindjen tonė nė identitetin qė e kemi. Ashtu qė nė kėtė lojė tė jemi partner tė barabartė, duke u shprehur me termin sportiv: ” edhe mund tė japim gola, por edhe tė marrim gola”.

Dhe sė fundi, nė pėrmbyllje do ceki, se fuqia e Perėndimit nuk qėndron nė ekonominė dhe fuqinė ushtarake qė ka, por burimi i pėrhershėm i fuqisė qėndron nė mendimin kritik, tė cilėn Evropa e ka trashėguar qė nga Baconi, e ky ndoshta nga arabėt nė kultin e zhvillimit tė tyre nė mesjetėn e hershme, e arabėt nga grekėt e vjetėr nė kultin e zhvillimit tė tyre. Zoti e di!
Mendimi kritik ėshtė mė se i nevojshėm pėr myslimanėt nė pėrgjithėsi nė botėn islame, pa atė, civilizimi islam do tė jetė i mangėt dhe nė periferi tė trendeve tė zhvillimeve politike, ekonomike, shoqėrore, shkencore, sociale arsimore, kulturore, ushtarake, teknologjike nė epokėn e globalizimit botėror aktual.

22.10. 2012 Faik MIFTARI