Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Prejardhja E Natës Së Shtrigave (halloween)

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

    PREJARDHJA E NATËS SË SHTRIGAVE
    (HALLOWEEN)

    Nata e Shtrigave është një festë kristiane, por me rrënjë pagane, e cila shënohet me 31 Tetor, është një festë vjetore, por që po merrë përmasa botërore…
    Sipas historianit Nicholas Rogers, prejardhja e kësaj feste popullore vjen nga Roma, ku kremtohej për nder të hyjneshës Pomona, hyjnesha e farërave, fryteve, që ka lidhshmëri me përkujtimin e të vdekurve, ditë e cila quhej Parentalia…
    Parentalia ka lidhshmëri me festën e keltëve paganë Samhain, që në irlandishtën e vjetër do të thotë: Fundi i verës. Këtë festë të lashtë pagane e kremtonin edhe popuj tjerë të Europës si keltët, galët, britonët etj.…
    Në ndikimin e fuqisë ekonomike, politike, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo festë mashtrimi është përhapur, për shkaqe përfitimi, edhe në Amerikën Jugore, Afrikë , Evropë, Azi, deri në Japoni…
    Keltët e lashtë besonin se kufiri i kësaj bote dhe botës së ardhshme është mes verës dhe dimrit, të cilin e kremtonin me frikë dhe shpresë, duke ndezur zjarre, me lojra të ndryshme….Përdornin fryte, në veçanti kunguj të gërryer, i gëdhendin me kujdes, që t’i përngjajnë fantazmave për t’i trembur shpirtërat e këqinjë….
    Për t’i trembur shpirtat e këqinjë bëhen përgatitje të mëdha me lloj-lloj veshjes, shpenzime të shumta për blerjen e maskave, nga të gjitha moshat që të jenë gati Natën e Shtrigave, me 31 Tetor….
    Sipas një hulumtimi të Agjensisë National Retail Federation në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm për Natën e Shtrigave të 31 Tetorit 2006 janë shpenzuar rreth pesë miliard dollarë….! Këto shpenzime marramendëse po vijnë duke u shtuar nga viti në vit…
    Për këto shpenzime të kota, që po i bënë bota, edhe ne në Kosovën e shkretë jemi dëshmitarë vetë për Natën e Shtrigave se çka po ngjetë- vjet për vjet…
    Për t’u mos u mashtruar, nga shejtani i mallkuar, duhet pakëz udhëzim… Udhëzim i cili rrugën ta ndriçon dhe të shpëton, që gjendët në Islam, në t’madhërueshmin Kur’an…

    Burimet kryesore:

    1.Rogers, Nicholas (2002). "Samhain and the Celtic Origins of Halloween". Halloween: From Pagan Ritual to Party Night, pp.11–21. New York: Oxford University Press.
    2.Hutton, Ronald (1996). Stations of the Sun: A History of the Ritual Year in Britain. Oxford: Oxford University Press. ^
    3. Danaher, Kevin (1972). The Year in Ireland: Irish Calendar Customs, pp.190–22. Dublin: Mercier Press.
    4.Skal, David J. (2002). Death Makes a Holiday: A Cultural History of Halloween, New York: Bloomsbury.
    5.Simpson, Jacqueline All Saints' Day in Encyclopedia of Death and Dying, Howarth, G and Leeman, O (2001)London Routledge, p.14 Halloween is closely associated in folklore with death and the supernatural.
    6.Jack Santino (ed.), Halloween and Other...

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Kjo eshte nje nate fetare katolike.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    nuk eshte nje nate katolike por eshte amerikane ashtu si thanks giving

  4. #4
    Gjithë ajo literaturë që paska përdorur si burim, për një minishkrim dhe ia ka këputur kot!
    E para fare, All Hallows Even s'është festë katolike (por edhe sikur të ishte, ju ç'ju bezdis besimi i tjetrit?) por është festë shumë e lashtë, thuhet që ka mbi nja 2000 vite dhe i përket Druidëve e që lidhet edhe kjo si çdo festë në fakt me kultin e Diellit.
    Duke qenë se ata besonin se pa Diell s'ka jetë dhe, me dt. 1 Nëntor Dielli e humb fuqinë e tij, dhe ritet që bëhen mes dt.31 Tetor dhe 1 Nëntor, janë në nder të Diellit për t'i dhënë atij fuqi. Pra, ka thjesht kuptim simbolik dhe aspak djallëzor, e ku di unë ça rrenash tjera me sakrifica fëmijësh e virgjëreshash. Madje edhe të krishterët ta neverisin me ato predikimet e tyre kundra kësaj feste. E thënë pak a shumë në mënyrë profane...

    S'ka asgjë të frikshme me shtriga, se e bëtë më keq se Nata e Valpurgës së Faustit.

    Lërini njerëzit të festojnë ç'a të duan, ashtu siç i festoni edhe ju festat e juaja, përderisa nuk iu sjellin ju ndonjë dëm me festimet e tyre.

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Halloween sigurisht qe eshte nje feste me rrenje pagane. Si shume festa te tjera pagane edhe kete me pas e thithi Krishterimi.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    *

    Mbase mund te jet feste pagane, ama, sic e di une (po flas per Europe) kjo "feste" nuk festohet nga kishat.
    Kjo eshte "modë" e ardhur nga Amerika (ne Europe "festohet" kryesisht dekades se fundit) dhe e ka qellimin krejtesisht apo kryesisht komercial, sic ishte shpikja e babadimrit nga Coca Cola...

    Nuk me pengon se kush e si e feston. Ajo qe do te me kishte penguar eshte se perdoret ushqimi (kungujt) per te prere figura te ndryshme, keshtuqe mbillen ara te tera kungujsh enkas per kete "feste"...
    ...ne nje kohe kur te tjeret vdesin urie.


    *

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •