Të nderuar moderatorë të FSH,
I nderuar Albo,
Nuk dua shumë të moralizoj,por dua të protestoj për praksën e përjashtimit të disa anëtarëve shumë të zellshëm të këtij Forumi...
Përkundër ashpërsisë së fjalorit,shprehjeve shpesh shumë vullgare dhe banaliteteve nga më të ndryshmet, që hasen jo rrallëherë në shumë tema,kujtoj se praktika e përjashtimit,në rastet kur nuk shkelen parimet themelore të FSH,siç janë nxitja e përçarjeve krahinore,dialektore,fetare e racore ndër neve e për ne, është shumë e dëmshme.
Në rastet e divergjencave në pikëpamje ideologjike,politike e kulturore e të kundërshtive tjera,nuk do të duhej aplikuar kjo masë ekstreme ndëshkimi....
Konsideroj se përjashtimi i anëtarit me nofken "Brari" e ka varfruar shumë përmbajtjen e shumë prej nënforumeve të FSH dhe në përgjithsi nivelin e debatit.
Prandaj,lus Albon që të rishikoj edhe një herë rastet dhe sa më parë të lejohet kontributi i atyre anëtarëve që e pasurojnë këtë dritare të shqiptarëve kudo që janë.
Krijoni Kontakt