Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Pse përjashtoni anëtarë ?

    Të nderuar moderatorë të FSH,

    I nderuar Albo,


    Nuk dua shumë të moralizoj,por dua të protestoj për praksën e përjashtimit të disa anëtarëve shumë të zellshëm të këtij Forumi...

    Përkundër ashpërsisë së fjalorit,shprehjeve shpesh shumë vullgare dhe banaliteteve nga më të ndryshmet, që hasen jo rrallëherë në shumë tema,kujtoj se praktika e përjashtimit,në rastet kur nuk shkelen parimet themelore të FSH,siç janë nxitja e përçarjeve krahinore,dialektore,fetare e racore ndër neve e për ne, është shumë e dëmshme.
    Në rastet e divergjencave në pikëpamje ideologjike,politike e kulturore e të kundërshtive tjera,nuk do të duhej aplikuar kjo masë ekstreme ndëshkimi....
    Konsideroj se përjashtimi i anëtarit me nofken "Brari" e ka varfruar shumë përmbajtjen e shumë prej nënforumeve të FSH dhe në përgjithsi nivelin e debatit.

    Prandaj,lus Albon që të rishikoj edhe një herë rastet dhe sa më parë të lejohet kontributi i atyre anëtarëve që e pasurojnë këtë dritare të shqiptarëve kudo që janë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Asnjehere nuk duhet perdorur metoda e perjashtimit.
    Nuk do kishte asnje vlere debati pa kundershti qofte edhe sikur ato ndonjehere te kalojne ne "fyerje".Ka temperamente te ndryshme qe ashtu ata i konceptojne kundershtite e tyre.Por ne rastin "Brari",qe tani po e mesoj qe eshte perjashtuar,i bej thirrje Albos qe ta ktheje ne forum.Brari eshte nje njeri me kulture te gjere dhe nje mik i madh per ata qe e kane mik dhe e njohin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    edhe une jam pro brarit!

    mesohuni te degjoni edhe anen tjeter te mdaljes,edhe kur ajo nuk ju pelqen

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    kur tju shaj nan e bab e farefis dhe juve treve athere hajdi ktu
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    ketu duhet me pase regulla,nuk duhet me qene si qeveria e shqiperise dhe kosoves.

  6. #6
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    c'jane keto perjashtime, pash Zotin. a nuk paskeni mesuar akoma qe opinioni i tjetrit nuk gjykohet por pranohet ashtu si eshte? me vjen shume shume keq qe trashegojme te tilla dukuri si "heqja qafe" e njerezve qe nuk mendojne si ne... Jo vetem Brari, qe eshte njeri me nivel, por nese ka edhe te tjere qe jane perjashtuar, mendoj se duhen rikthyer...
    What goes around---comes around

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Të nderuar moderatorë të FSH,

    I nderuar Albo,


    Nuk dua shumë të moralizoj,por dua të protestoj për praksën e përjashtimit të disa anëtarëve shumë të zellshëm të këtij Forumi...

    Përkundër ashpërsisë së fjalorit,shprehjeve shpesh shumë vullgare dhe banaliteteve nga më të ndryshmet, që hasen jo rrallëherë në shumë tema,kujtoj se praktika e përjashtimit,në rastet kur nuk shkelen parimet themelore të FSH,siç janë nxitja e përçarjeve krahinore,dialektore,fetare e racore ndër neve e për ne, është shumë e dëmshme.
    Në rastet e divergjencave në pikëpamje ideologjike,politike e kulturore e të kundërshtive tjera,nuk do të duhej aplikuar kjo masë ekstreme ndëshkimi....
    Konsideroj se përjashtimi i anëtarit me nofken "Brari" e ka varfruar shumë përmbajtjen e shumë prej nënforumeve të FSH dhe në përgjithsi nivelin e debatit.

    Prandaj,lus Albon që të rishikoj edhe një herë rastet dhe sa më parë të lejohet kontributi i atyre anëtarëve që e pasurojnë këtë dritare të shqiptarëve kudo që janë.
    Kjo me duket si ato iniciativat ne kohe te Enverit qe beheshin me orientim nga lart e me propozim nga posht .
    Brari nuk la njeri pa fyer.
    Nuk e gjykoi ndokush per opinionet, por fyerjet s'ja patem borxh.
    Madje ka plot te tjere qe fyejne me stil por keta te pakten tregojne nje nivel intelekti, por te fyesh si rugac duke mos ditur se cili/a eshte tjetri/a, per mua kjo eshte e palejueshme. Aq me teper kur behet rutine.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    c'jane keto perjashtime, pash Zotin. a nuk paskeni mesuar akoma qe opinioni i tjetrit nuk gjykohet por pranohet ashtu si eshte? me vjen shume shume keq qe trashegojme te tilla dukuri si "heqja qafe" e njerezve qe nuk mendojne si ne... Jo vetem Brari, qe eshte njeri me nivel, por nese ka edhe te tjere qe jane perjashtuar, mendoj se duhen rikthyer...
    Asnjehere s'kam pas me te voglen replike,sepse s'jam inkuadruar ne shkrime ku lind perballja me te,por duhet te dini se kish marr paralajmerime shumene lidhje me ofendimet qe kryente drejt antareve vetem e vetem se s'adhuronin forcen politike qe ai mbeshteste.

    Pse duhet ta bente gjithmone dicka te tille,sikurse thote derjansi shante nene e bab e farefis?

    Ishin me shume se teper ofenimet e tij ne disa raste,edhe ne kohen qe iu dha debim isha pikerisht ketu duke lexuar shkrimet e tij.
    Nqs ka nje rregullore,edhe s'eshte han permbaju.

    Moderatore ofron fundi i vitit edhe amnistine Brarit,por jo ne mbikqyrje per te shpreh opinionet,por ne mbikqyrje per te sharat e dhena.
    Askush s'ka oreks te lexoje fjalor te percart,jo vetem te tijin,por te gjithekujt!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Asnjehere nuk duhet perdorur metoda e perjashtimit.
    Nuk do kishte asnje vlere debati pa kundershti qofte edhe sikur ato ndonjehere te kalojne ne "fyerje".Ka temperamente te ndryshme qe ashtu ata i konceptojne kundershtite e tyre.Por ne rastin "Brari",qe tani po e mesoj qe eshte perjashtuar,i bej thirrje Albos qe ta ktheje ne forum.Brari eshte nje njeri me kulture te gjere dhe nje mik i madh per ata qe e kane mik dhe e njohin.
    Fyerjet qe i bejne "Brari" dhe disa tjere ne kete forum, edhe pse ne parim jam kunder perjashtimeve, e tejkalojne cdo norme per forume te tilla...
    Ky forum, sipas mendimit tim, eshte teper "liberal". Ne kuptimin se lejon edhe gjera te patolerueshme, te cilat ne forume te ngjashme gjermane, ne Gjermani, Zvicer etj., do te shpienin edhe deri te bllokimi i tij.
    Perndryshe, nuk kam asgje kunder "Brari" dhe kunder asnje anetari tjeter. Pavaresisht diferencave dhe sjelljes se secilit ne forum...

  10. #10
    brari s'ka sha kend direkt e sharje personale,qoft dike nga antaret e forumit apo familjet e tyre...e keni marr vet personale,se e keni ndi vetvehten te sham,ku brari fliste per ex politikan e per zorraxhi shoqeriet...mundohuni ta dalloni ate gje pak,e mos i merrni personale debatet e fjalet e randa,qe shpesh ndodhe te thuhen e shkruhen dhe kur bahesh me "nerva"

    po sa asht sha e kercenu Brari prej te tjereve ketu,ate gje a e peshoni ju ndopak ???

    turp ti mbeteni ne qafe nje burri qe tash sa vite shkruan ketu,e biles shume gjera kan dal simbas asaj qe ka than perpara,por s'ju ka lan sedra inatcore te ia pranoni.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •