Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Thumbs up Aktori nga Kosova Alban Ukaj korr sukses dhe në kinematë greke

    Të mërkurën në Athinë ishte nata e fundit e shfaqjes së filmit J.A.C.E, i regjisorit grek Menelaus Karamaghiolis, ku rolin kryesor e interpreton artisti shqiptar nga Prishtina, Alban Ukaj.

    Filmi J.A.C.E, me protagonist aktorin shqiptar, fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio.

    Albani ishte i ftuar mbrëmë në programin e gjuhës shqipe në Radio Athina, ku rrëfeu përvojën e tij me trupën e regjisorëve dhe aktorëve grekë. Albani foli për subjektin e dhimbshëm të filmit dhe për rolin e tij të vështirë. Filmi i Karamaghiolis J.A.C.E (Just Another Confused Elephant) paraqet një çështje shumë delikate të sjellë në mënyrë krejtësisht reale dhe tragjike. Filmi i referohet tranzicionit të vështirë të Shqipërisë, kur mafia shqiptare dhe ajo greke bashkëpunonin në shitblerjen e fëmijëve shqiptarë, për t’iu marrë organet dhe për t’i shfrytëzuar për prostitucion. Realizimi është bazuar tërësisht në fakte, në përjetime të vërteta.

    Alban Ukaj luan rolin e një djali shqiptar të rrëmbyer, që përjeton një odise të tmerrshme, që nga vrasja e prindërve e deri të heqja e një veshke nga trupi i tij. Ai interpreton njeriun, i cili përpiqet për të shpëtuar nga traumat e tij të fëmijërisë dhe me lojën e tij ka prekur shikuesit edhe pse në film shqipton shumë pak fjalë.
    "J.A.C.E për mua do të thotë luftë, përpjekje, të mos heqësh dorë, jetë, dëshirë për dashuri, dhimbje dhe shpresë. Xhes është një tip i turpshëm, shumë trim dhe i ndjeshëm, por filmi ishte shumë i vështirë për t’u realizuar me shumë sakrifica dhe sfida. Kjo është një histori me shumë karaktere, ku secili mbart kryqin dhe fatin e vet, gjë që i bën marrëdhëniet njerëzore shumë intensive dhe interesante në film”, shprehet aktori kryesor.

    Aktori kosovar Alban Ukaj ka bashkëpunime të suksesshme me 11 regjisorë të huaj, ndër ta Jean-Luc Godard ("Muzika jonë"), dhe vëllezërit e Jean-Pierre dhe Luc Dardenne ("Heshtja e Lornës"), ndërsa dashuria e tij më e madhe mbetet teatri, me të cilin aktualisht është i angazhuar në Sarajevë, Beograd e gjetkë.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456
    Aktori Alban Ukaj gjat sekuencave filmike
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •