ky tall ****** me cdo gje shqiptare...votojeni qenin se s'jeni pjell me e mire se ky aspak
Rama: 100-vjetorin do ta festojmë në Vlorë. Gjika: Më 27, qeveritarët me bukë me vete
Publikuar më 30.10.2012 | 13:24
Lideri i opozitës, Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar se vendi ka sot një qeveri të pamerituar. Rama theksoi se 100-vjetori i Pavarësisë kremtohet në një situatë ku nuk ka përmbushur premtimet, po kërkon të tjetërsojë faktet historike si edhe nuk ka konceptin evropian për organizimin e festës.
“Është për të na ardhur zor të gjithëve që edhe në këtë rast Shqipëria tregon se sa të vjetra janë konceptet dhe sa të varfra janë shijet e saj. Kryeministri nxjerr nga goja një lumë broçkullash, kthen përmbys të vërtetat historike, lartëson figura gjysmë të zeza të historisë sonë dhe kjo ndodh ngaqë Shqipëria ka sot qeverinë që nuk e meriton”, u shpreh Rama.
Lideri i opozitës ka nënvizuar se Berisha kremton 100-vjetorin e Pavarësisë “me një stadium fantazmë dhe parlament fantazmë”. Nga ana tjetër, kryesocialisti ka bërë të ditur nismën “ngri një flamur” me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. “Kjo është një nismë që ne do ta kurorëzojmë në Vlorë më 28 nëntor”, tha Rama.
Kreu i PS-së gjatë mbledhjes i bëri thirrje kryeministrit të vendit që të arrijë një marrëveshje të re me Greqinë për kufirin ujor pasi kjo situatë pezull siç e cilësoi ai, po dëmton ardhmërinë e dy vendeve.
“Kemi një konflikt të hapur dhe potencialisht aspak të mirë për të nesërmen me fqinjët. Janë 300 km katrorë të detit tonë që me një marrëveshje të shpallur antikushtetuese i kanë kaluar fqinjëve. Sot është ditë e mirë për t’i bërë apel kryeministrit dhe për t’i kërkuar që të bëjë gjithçka që i takon në respekt të historisë dhe të Kushtetutës për ta rinegociuar këtë marrëveshje dhe për ta mbyllur këtë burim konflikti potencial", tha Rama. “Rinegocimi duhet të bëhet duke u bazuar në domosdoshmëri që mes dy vendeve të ketë harmoni dhe bashkëpunim”, shtoi ai.
Gjika: Qeveritarët të marrin bukë me vete
Në mbledhjen e grupit të PS-së mbajti një fjalim dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të pranishëm në Vlorë për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë. Ai akuzoi Berishën se po shkel protokollin e shtetit pasi në një ceremoni të tillë të drejtën e fjalës e ka Presidenti ndërsa Kryeministri është i ftuar. “Kush të vijë nga qeveria në 27 nëntor të marrë bukë me vete, dreka zyrtare do jetë më 28 dhe të gjitha ceremonitë do jenë në 28", u shpreh Gjika.
Kreu i Bashkisë së Vlorës nga ana tjetër akuzoi pushtetin qendror se nuk ka akorduar fonde të mjaftueshme për festimin e 100-vjetorit ku denoncoi se Bashkia e Tiranës ka marrë 160 milionë lekë ndërsa ajo e Vlorës vetëm 39 milionë. “Qeveria ka dhënë vetëm 39 milion lekë për Vlorën. Sali Berisha është kujdesur se me paratë e taksapaguesve të bëjë shtatoren e Zogut, ndërkohë që Bashkia e Vlorës nga të ardhurat e saj do ngrejë shtatoren e Ismail Qemalit. Berisha akordoi 160 milionë lekë për dekorin Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Vlora po e realizon me fondet e veta”, u shpreh ai.
Deklarata e 12 prillit
Lideri i opozitës e ka cilësuar “të pamerituar” këtë qeveri në një kohë kur rreth gjashtë muaj më parë pati deklaruar se 100-vjetori i Pavarësisë nuk do ta gjente Berishën kryeministër. “Saliu tregoi se pa e mbajtur parlamentin të lidhur me pahir deri në fund, ka shumë të ngjarë të mos jetë në gjendje t’i hipë si kryeministër as kalit që kemi ndërmend t’i çojmë për të shkuar në Vlorën e lënë pa rrugë, ditën e 100 vjetorit të pavarësisë. Por një kalë e siguroj se do ia bëjmë dhuratë, edhe po se mbërriti dot atë ditë si kryeministër”, tha Rama në deklaratën e 12 prillit.
Shekulli Online/F.S.
2 Komente
Pa Emër
zoti rama nje figure e zeze e historis eshte edhe babai juaj, dhe per kete duhet te prononcoheni.
CAMI
O EDVIN RAMA.
PO E KUPTONI SE JU NUK KENI VEND ME NE POLITIKEN SHQIPETARE,BASHKE ME SALEN,DERI KE PARTIA E FUNDIT TE TOPIT.
POPULLI DUHET TE HAPI FJALEN KETU QE KETO DY RIVALE BERISHA RAMA MOS TE VOTOHEN,SI EDHE RRENJET E TYRE SI PSH DAKO NE DURRES.
JASHTE TE GJITHE,PA PSE E PA A E B,JASHTE TE GJITHE E PERSERISE.
Krijoni Kontakt