Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Mbi etimologjine e fjaleve shqipe

    Po e hap kete teme per t“i kur perplasjeve te panevojshme dhe tezave te gabueshme. I lus ata qe kane shkrime gjuhesore nga gjuhetaret shqiptare t“i sjellin ketu. Une do ta sjelle nje teme mbi Bindin, perendin ilire. Studim i Dr. Ruzhdi Ushakut, profesor ne Fakultetin Filologjik te Prishtines.
    Gradualisht do t“i beje gati edhe studime tjera prej lingusitve te shquar shqiptare
    Do te pasoje :
    " Mbi nje antroponim me te hershem te shqipes te vitin 1188." R.Ushaku.

    Ata qe kane material dhe kohe le te sjellin, une do ta nise me kete linguist.

    Kush eshte Ruzhdi Ushaku ?

    U lind ne Ulqin me 1938. Rrjedh prej nje familje detare-peshkatare, gjurmet e se ciles shpiejne deri te nje dokument osman nga shek.XIX , nje fotokopje gjendet ne biblioteken e Ulqinit, ku permendet gjyshi i tij , Jusuf Ushaku, si deshmitar dhe anetar i Parise se Ulqinit.

    Parardhesit e tij te larget , arberesh te Greqise, mbanin mbiemrin e pare Moreja...
    Shkollen fillore e kreu ne Ulqin, normalen ne Prishtine, romanistiken ne Fakultetin Filozofik te Sarajeves, studimet pasuniversitare ne Beograd, ku edhe doktoroi ne shkencat filologjike.
    Per specializm, e hulumitme qendroi ne France ne vitin 1962/63 ku vijoi studimet e larta moderne frenge dhe fioti Diplomen e Larte te Studimeve Moderne Frenge.1972/73 Ne Parsi, Sorobone, si bursist i QEVERISE Frenge. Ne vitin 1975 qendroi ne Shqiperi per hulumtime.
    Ne vitin 1983 ne Itali, bursist i Qeverise italiane dhe serish ne Parsi ne vitin 1985, si bursist i Qevrise Frenge.
    Ka marre pjese ne shume kongrese dhe simpoziume brenda dhe jasht vendit. Punimet e tija jane botuar ne disa gjuhe boterore: frengjisht, italisht dhe ne revista shekncore ne Kroaci.

    Pervec 50 Studimeve shkencore ka botuar ne mes te tjerash keto libra nga fusha e linguistike dhe filologjise komparative: Kerkime fiolologjike , Frazat hipotetike ne frengjisten moderne dhe letersine e sotme frenge si dhe Paralelet te ligjerimit poetik. Ka perkthyer nga latinishtja, frengjishtja, italishtja. Pervec ketyre gjuheve zotron serbokroatishten dhe spanjollishten.
    Rezultatet e tija nga fusha e gjuhesise , filologjise krahasuese, jane mirepritur nga opinioni shkencor ne vend dhe jashte. Prej studimeve te tij dallohen vecanrisht ato me tematike krahasuese nga detaria, mitologjia shqiptare ballkanike e me gjere, ato nga sintaksa frenge, nga fusha kontrastive e teksteve poetike frenge me perkthim gjegjes ne shqipe, pastaj studime nga romani Florimon me syzhe shqiptar - ballkanik , shkruar ne gjuhen e vjeter frenge ne vitin 1188, studimet mbi togefjaleshin BURRI I DHEUT, etj. Qe nga vitin 71 eshte profesor ne Fakultetin Filogjik te Prishtines. Ne vitin 1985 fiton titullin Profesor ordinar. Ne mbrojtjen e doktoratures ka fituar titullin, Doktor i shkencave lingustike, honoris causa.

    Nesra do ta sjell studimin e R. Ushakut mbi BINDIN, perendine e burimeve i cili adhurohej nga fisi iliri i japodeve. Vlera e tij ishte e barabarte me ate te Neptunit te romaket.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nje korigjim: ne vend te HONORIS CAUSA, duhet te jete : CUM LAUDATIO!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Gjurmime albanologjike
    Seria e shkencave filologjike
    20-1990


    Gjurmeve te vazhdimesise se BINDIT ilir ne mitologjine e ne gjuhen shqipe

    Ruzhdi Ushaku

    Fakulteti i Filologjise
    Prishtine

    KUD 800.198.3091
    Punim Sutidmor


    Permbajtje e shkurter:

    Bindi, sic eshte e njohur, ishte Perendi e burimeve qe adhurohej nga fisi ilir i japodeve. Si tille identifikohej me Neptunin romak. Hiq perpjekjet e disa dijetareve per shpjegimin e etimologjise se emrit BIND, me ndonje pohim se kemi te bejme me nje Perendi lokale, nuk e kemi te njohur te kete pasur ndonje hetim a perpjekje per t“i deshmuar gjurmet e BINDIT ilir ne trashegimine kulturore te shqiptareve.

    Ne gjuhe shqipe eshte i njohur dhe shume i perhapur emri bind me kuptimin ēudi, mrekulli : diēka qe ngjall habi me madhesine ose me pamje te jashtzakonshme qe ka , qe, s“do mend i afrohet semantizmit te hyjnise. Ky semantizem del edhe me i qarte te togefjaleshat e ngurtesuar te shqipes Bindi i Zotit, bindi i dheut, bindi i tokes dhe bindi i botes.

    Duke mbajtur parasysh se natyra e dyfisht e BINDIT ilir mund te identifikohet te dy figura te kunderta mitike-mitologjike, sic jane kucedar e dragoi ne mitologjine shqipatre ne njeren ane, ne anen tjeter, permes ketij studimi kemi konstatuar lidheshmerine e BINDIT ilir me bindi shqip ne nivelin mitologjik, leksiko sematik dhe morfo-fonologjik.


    BINDI, sic eshte e njohur , ishte Perendi ilir qe adhurohej nga fisi i japodeve. Sipas disa altareve votive me mbsihkrime BINDO NEPTUNO, te gjetura te burimi i Privilice afer Bihaqit ( Bsonje ), eshte i qendrueshem mendimi se kete e nderonte popullata vendase si hyjni mbrojtese e ujerave e burimeve, ashtu sic nderohej me pare Neptuni te popujt italike.
    Kjo natyre e ēuditshme, misterioze e NEPTUNIT,, perkatesisht e BINDIT, ku Zoti i caktuar fytyrohet, koncipohet me gershetimin e dy skjashmerive qe mahnisin dhe frikojne , ka rendei te posacme nag aspekti psikolinguistik, perkatesisht nga aspekti i konceptit jashtegjuhesor per BINDIN dhe ai i motivimit emertues e sidomos i evoluimit te mundshem semantik te ketij shenjeuesi, per cka do te bejme fjale ne suazen e analizes gjuhesore leksiko semantike.

    Duke i konsideruar si te qendrueshme keto tipare e veti meitike te BINDIT ilir, na shtrohet si detyre qe t“i kerkojme gjurmet e tija pa dyshim te evoluara, te modikifikuara, fragmenatre e aty ketu te zbehura, ne traditen mitologjike e legjendare te shqiptareve te cilat ne thelb, duhet te deshmojne per nje vazhdimesi e nderlidhje mitologjike iliro - shqiptare.

    Hallkat e shkeputura te vazhdimesise se mitologjise iliro - shqiptare, sa i takon mungeses se deshmive te vjetra te shkrimit te ketyre dy kulturave, ne rastin konkret, do te synojme t“i pershkojme me motivin e flijimit , me ambientin e burimeve, limenjve e te detit, me personifikimet e se mires dhe se keqes , jetes dhe vdekjes, admirimit dhe frikes, simaptise dhe urrjetjes qe ndeshen ne kete kontest ne perralla e legjenda shqiptare ne traditen gojore dhe ate te shkruar. NE kete drejtim nje gje duhet te jete e qarte: miti, gojedhena, legjenda, pa marre parasysh se sa mund te evoluoje, te modifikohet, te hiporbolizohet ose te fosilizohet ne strukturen e vet te teresishme ose te pjeserishme , ne burimin e vet primar lind , ne menyre instiktive , te vetevetishme apo te vetedijshme nga nje pervoje reale jetesore, materiale e shpirterore duke kaluar prej konkretes kah abstraktja. Ne rastin konkret, duhet theksuar se realiteti jetesor ku ujerta, burimet kane qene kusht i ekzistences , jetes, por edhe kercnim i permbytjes, shterrjes dhe i vdekjes, kane nxitur admirine e dashurine, habine e cudine, drojen dhe tmerrin duke marre ne vazhdim , ne psiken e imagjinaten e nje popullate , etnosi a shqoerie, karakter hyjnor....

    vazhdon

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Shen Albani .
    Nuk jam i sigurt per etymologjine e mbretit te Zotrave dhe burrave Zeus .
    Mendoj se ka lidhje me fjalen Ze dmth zhurma e vetetimes.
    Po ke ndonje info ,flm.
    Gj t m .

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •