-
BRAR , me fal ,, me te thone te drejten je rob flori , po boll me te tilla ,, ne je burre dil tek bashkia perballe edhe protesto...kundra ATIJ qe do te protestosh...Shtriu ne RRUGE hyp maje SHTYLLES,, por ama protesto ,,, edhe jo me fal LEF si ROB ZOTI ,,,
Me te mira,,,
-
-
Perjashtuar
Brari shiko se mos i ve flaken vetes si Kurdet per Ocallanin e tyre!
Po si nuk the nje fjale more Brari per "kapon" e forumit qe te diqkerka ne turre te druve si eremitet ikuziocioniste te mesjetes dhe nazistet hitlerjane ne furrat e gazit kuzhdo qe ishte me mendime kunder tyre, edhe pse kto dolen me pas me te drjtat.
Apo ty nuk t'u bekerka gje vone se nuk te ka hyre gje ne kembe.
Jo pse kame nevoje per ndihmen tende por dua te dalesh ti qe na sjelle gazetat, qe ne te panxenit s'i lexuakerkam dot ne ate internetin xhungel, se ne c'pozita je, qe te te kuptojme dhe me qarte cili je.
Do isha shume i kenaqur qe forumistat te jepnin pershtypjet e veta per keto "Kapo te pazevendesushem kurre" te forumit qe n'a diktoken se c'fare duhet te themi e cilen jo.
Se pasken ndezur zjarrin e INKUIZICIONIT dhe aty pasken per te djegur gjithe kundershtaret e tyre politik.
Ceshtja eshte kush drejton kete forum dhe per c'motive politiko-propagandistike??????????
-
-
Daj Aku !
Degjo djal i mire...Ti dhe shume te tjere..
Forumi eshte nje PUNE qe dikush e ka bere me djersen e tije e te shokve te tije. Derisa eshte Pune duhet respektuar..Puna dhe i zoti kesaj pune..
Kjo eshte jo servilizem por Edukate.
Ne se une vij tek shpija jote ku mami jot sapo ka lare pllakat dhe hyj me kepuce me balte une tregoj munges respekti per Shpine tende dhe mamin tend..
Pra te respektosh nje "paket" te vogel me rregulla te te zotit te shtepise qe e ka vene per te siguruar mbarvajtje e demokraci ne Forum eshte shenj e tradites Shqiptare..e mirsjelljes dhe e respektit per Djersen e krijuesve..
Albo eshte krijuesi i ketij Forumi..e a eshte i vetem a me shoke ne kte ndermarrje kjo nuk e ndryshon detyrimin tone te jemi mirenjohes dhe te degjueshem..ndaj atij dhe bashkpunetoreve te tije..
Forumi eshte pak a shume si nje Klub Rilindasish qe i ndertonin dikur atdhetaret tone ne Stamboll, Bukuresht, Sofie,. Boston.. etj dhe ftoheshin te gjithe te vinin te pinin ndonje kafe ose caj mali e te llafoseshin me njeri jatrin e per atdheun.
Ato Klube me vone u bene Cerdhe te organizimit te Atdhetareve qe shpune deri ne krijimin e Shtetit Shqiptar.
Forumi yne eshte i njejte ne ideale me ato Klubet atdhetare por ndryshon ne Tekniken e organizimit.
Ne Forum nuk ka tavolina druri dhe mangall ku piqet kafja ne qebab e ne Xhezve si dikur ne ato vite legjendare por ka kompjutera qe jane lidhur ndermjet te famshmit Internet ku sejcili nga ne duke levizur gishtat mbi tastjere derdhim bresheri xerosh dhe njishash ne cdo sekonde dhe kto bresheri njishash e xerosh vene ne levizje miliona tranzistor te cilet hapen e mbyllen nga komandat qe japin kto xero dhe njisha e qe shperndajne informacionin ne gjithe Boten e ne Shqipot ster nipat e stermbesat e Skenderbeut e Nan Terezes merremi vesh me njeri tjetrin e shkembejme pikpamjet tona..
Te marresh Shpaten menjihere sapo pak te prishet qejfi nuk eshte shenje Trimerie e as mencurie..
Durimi dhe mirkuptimi jane virtute te Trimave e zhurma e mania per tu ankuar ndaj Shtabit eshte ves grindavecesh..
Ne forumistet e thjeshte kemi vetem kokat tona ne dore kurse Shtabi ka 4000-5000 koka ne ngarkim per tu kujdesur qe te gjithe te gjejne atmosferen e nevojshme per komunikim shoqeroro-vllazeroro-Dashuror.
Pra nje ulje koke ndaj vrejtjeve eshte me e hijshme se kryengritja..
Disa persona keto kehet fundit e kane zgjidhur pak gjuhen persa i perket asaj Etiketes se detyrueshme per sejcilin qe te respektoje Shtabin dhe shefin e shtabit..te Forumit..
Ketu ne Forum mund te ofendoje edhe nje rakitik 43 kilsh shtrembaluq nje azgan muskuloze si Shvacenegerin..
Mundet nje sorre te ofendoje dhe nje Profesoreshe..
Mundet nje trapush te ofendoje dhe nje doktor Shkence..
Kjo nuk perben trimeri dhe Shtabi me te drejte nuk lejon teprimet ne Fjalor..pikerisht qe te siguroje demokracine dhe integritetin e Sejcilit..
Pra Durim e urtesi kjo eshte keshilla ime per disa persona..
Sa per pikpamjet politike ketu ka hapsire sa te duash.. per gjithsejcilin dhe kjo eshte Realitet i prekshem..
Ama flas per demokraci ne Shkembim pikpamjesh e jo Fyerje provokuese te perseritura te cilat behen jo per Debat por per te acaruar njerez dhe grupe njerezish..
Cdo te mire!!!
-
-
Perjashtuar
Edhe ti kolaboraciomist serb qenke, prandaj sulmon dhe Thacin e mbron Rugoven komunistin kolaboracionist serb????
More rrezil!!!!
Tani e meritokam perjashtimin nga bandat e serbeve te rinj.
Per hajer!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dajaku : 27-03-2003 mė 16:12
-
-
Ali Pyka i Algjerit mos ik...rri ketu e na udhehiq..
-
-
kerkuesi
Ej dajaku!
Behu me i permbajtur dhe gjykoji gjerat gjakftohte!
Brari deri tani nuk ka ofenduar njeri (i pari) dhe di te bisedoje me cilindo ketu. Nqs eshte i majte, i djathte apo islamik ti mundohu ta bindesh qe e ka gabim me fakte dhe mos kalo ne muhabete kioskalokal-esh ku "pihet bire e behet shere"
Ti vete e cmove kur e ftove per te vlersuar gjndjen tende. Pse flet me ate gjuhe tani?!
-
-
shekulli
------
Rikthehet kriza nė Kuvend. Pas ikjes sė opozitės, maxhorancės i ėshtė dashur tė mbledhė 71 deputetė
Rama, Opozita braktis Parlamentin
Bashkimi pėr Fitore doli dje nga salla duke protestuar pėr bllokimin e hetimeve nė Bashkinė e Tiranės
TIRANĖ-Opozita braktis Parlamentin, pėr shkak tė bllokimit tė komisionit hetimor tė Bashkisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Kulturės. Seanca e djeshme parlamentare ėshtė shoqėruar me braktisjen e sallės nga tė gjithė deputetėt e opozitės, tė formacionit politik Bashkimi pėr Fitoren. Shkaku i kėtij veprimi ekstrem, sipas demokratėve ka qenė vendimi i kryetarit tė Bashkisė, Edvin Rama pėr tė mos i dhėnė dosjet e kėrkuara nga anėtarėt e komisionit tė posaēėm hetimor. Nė kėtė mėnyrė ėshtė bllokuar puna e komisionit hetimor. Opozita pretendon se bllokimi i punės sė komisionit, erdhi si pasojė e urdhrit tė kryeministrit Nano dhe kryetarit tė bashkisė Rama, pėr mosnxjerrje tė dokumenteve qė u duhen deputetėve pėr kėtė hetim. Por largimi i opozitarėve ka sjellė mė pas bllokimin e punimeve tė Parlamentit, pėr shkak tė mosprezencės sė numrit tė nevojshme tė deputetėve nė momentin e votimit. Gjithēka ndodhi, kur punimet e Kuvendit, si rrallė herė ishin tė qeta, por qė precipituan nė momentet e fundit tė seancės, nė procesin e votimit.
Opozita, Braktisja
Nė momentin e votimit tė projektligjeve tė programuara pėr votim, deputeti i PD-sė, Ilir Bano kėrkoi dje qė tė ndėrpritet ky proces, pėr shkak tė bllokimit tė punės sė komisionit tė posaēėm hetimor tė Bashkisė dhe tė Ministrisė sė Kulturės. Ne duhet tė ndėrpresim punimet, pasi sot Bashkia e Tiranės na bllokoi si deputetė, duke mos na dhėnė asnjė material pėr dosjet qė disponojmė,-tha dje Bano. Diskutimi i tij ėshtė shoqėruar me shumė zhurmė nga deputetėt e kampit tjetėr, tė maxhorancės, tė cilėt, tė revoltuar kėrkuan vazhdimin e procesit tė votimit. Pas kėtyre shpėrthimeve tė socialistėve, kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi tentoi tė ndėrhynte me fjalėn e tij, duke mbajtur tė njėjtin qėndrim. Por fjala e tij, ashtu si edhe ajo e Banos ėshtė shoqėruar me kontestimet e shumta tė socialistėve. Unė ju kam mbledhur dhe ju kam thėnė se mblidhuni dhe zgjidhni tė gjitha problemet qė keni, ne tani jemi nė proces votimi,-tha Pėllumbi, duke iu drejtuar Topit, si argumentim pėr mosdhėnien e fjalės. Pas kėtij kontestimi tė vazhdueshėm, deputetėt e opozitės, tė koalicionit politik Bashkimi pėr Fitoren.
Bllokimi
Pas largimit tė deputetėve tė opozitės, maxhoranca ka mbetur e vetme, e shoqėruar nga aleatėt e saj, si dhe vetėm nga pesė deputetėt opozitarė tė PDr-sė, Nard Ndoka, Qazim Tepshi, Ilir Berzani, Jak Ndoka dhe Sajmir Curri. Numri i pranishėm i deputetėve nuk e kalonte kuorumin e nevojshėm, tė mbi 70 deputetėve pėr tė votuar projektligjet e shqyrtuara nė parim. Pėllumbi ka hedhur pėr votim projektligjin e parė, por pėr shkak tė mosprezencės sė mbi 70 deputetėve, votimi u bllokua. Nė kėtė proces votimi, deputetėt e PDr-sė nuk morėn pjesė. Pas tentativės sė parė, kur nė sallė ka mbėrritur edhe ministri Arben Malaj, kryeparlamentari tentoi dhe njėherė rivotimin, por socialistėt nuk kanė arritur tė votojnė as pėr tė dytėn herė. Nisur nga ky bllokim, Pėllumbi ndėrpreu seancėn pėr gjysėm ore, ku nė orėn tre tė drekės rifilloi procesi i votimit. Nė kėtė hark kohor, deputetėt socialistė pas alarmit kanė vrapuar nė sallė pėr tė zhbllokuar krizėn parlamentare.
Bledar Hoti
-----------
shekulli
Edi Edvin Megjithatė Musa Ulqin
Nga Edi Rama
Lexova dje njė editorial tė Agim Xhafkės, tė cilin pėrsėpari mė duhet ta falenderoj pėr fjalėt e mira qė nuk ka kursyer nė adresėn time dhe pėr edizmin e tij tė afishuar me zė tė lartė pėrmes fjalėve tė lartpėrmendura. Por, thėnė kjo, kam dy probleme me edistin Xhafka. I pari lidhet me kėndvėshtrimin nga ai e sheh derėn e mbyllur tė Bashkisė sė Tiranės ditėn kur njė grup deputetėsh u shfaqėn nė prag tė saj jo si deputetė mė vete, por si njė dėrgatė e paautorizuar e tė shumėpėrmendurit Komision Hetimor. Xhafka shkruan se mbyllja e derės ishte njė goditje me levė hekuri nė kokėn e opozitės. Ndėrsa unė qė, jo pėr meritėn time po bash tė kėsaj opozitės sė sotme, jam mė i informuar sesa ai nė ēėshtje levash mbi koka njerėzish, mund ta siguroj dashamirėsin tim se brengoset krejt pa arsye. Zotėrinjtė opozitarė erdhėn nė derėn e Bashkisė thjesht e vetėm pėr tė dhėnė shfaqjen qė dhanė e jo pėr tu takuar me mua qė u kisha shkruar se sqeshė i disponueshėm pėr at takim qė ata e kishin paravendosur pa u interesuar mė parė pėr predisponatėn time. As pėr tė filluar atė goxhapunėn e shumėpropaganduar qė smund ta fillonin me njė copė letėr bakalli, tė cilės kishin vajtur e i kishin ngjeshur edhe njė palo vulė pėr efekt tė shfaqjes pasi kishin lėēitur nė letrėn time zyrtare se u mungonte vula dhe pasi kishin lėnė, qoftė nė Bashki e qoftė nė Ministri tė Kulturės, bakallfermanin e pavulosur.
Nejse xhanėm, mund edhe tė kenė tė drejtė ata qė thonė se njė opozite vulėhumbur smund ti kėrkosh ēikėrrima tė tilla si njė vulė institucioni, paēka se njė letėr pa vulė e bėn firmėn e njė olldashi tė duket si gjurma e njė olldeleje. Kėsisoj, pavarėsisht kėtyre ēikėrrimave si vula, institucioni, ligji, qė, siē na mėsoi edhe vėllai i vogėl i tė madhit Flamur Topi, Bamiri, nė leksionin e tij kuvendor Trupi dhe Deputeti, bėhen zero fare pėrpara shtatores sė deputetėve tė opozitės, mė duhet tė pohoj haptaz se unė sia marr pėr keq Xhafkės qė e sheh kėtė punė njėlloj si olldelet (oll nga ang. all tė gjitha.) e Ollcjapit Plak tė opozitės apo edhe si ndonjė pėllumb i lagjes sė rrėmujshme socialiste qė pa tė keq fluturon nganjėherė pas vidividit tė shabarrokėve me llastiqe nė qafė tė lagjes matanė. (Natyrisht llastiqet i mbajnė pėr tė mbrojtur pėllumbat nga sulmi i institucioneve).
Ajo ēka i marr pėr keq Agim Xhafkės, afėrmendsh mes dashamirėsish, ėshtė i dyti problem qė kam me editorialin e tij. Gimi shkruan se nuk mė sheh dot pranė e pranė, as nė njė imagjinatė tė sėmurė, me Musa Ulqinin, Ndre Legisin, Bardhyl Agasin e me disa
, d.m.th. pika-pika tė kėtij lloji. Nė ndėrkohė qė, me njė imagjinatė pėrtej ēdo mundėsie shėrimi, mė pranon deri edhe nė krah tė atij qė unė sdenjoj ti zė emrin me gojė, d.m.th. Doktor Pika-Pika! Dua ti them dashamirėsit tim se Musa Ulqini dhe Ndre Legisi janė dy ndėr miqtė shumė tė pakėt qė kam mes kolegėve tė politikės sė madhe, dy miq qė nė kėtė trenin rrangall tė politikės shqiptare mbase nuk konsiderohen tė denjė pėr vagonin e klasit tė parė, - ku nė fakt smungojnė aspak sojet mė tė ulėta tė homosapiensave -, dy miq qė parvenyve tė elitės tiranase u duken mbase si katundarė tė veshur pa shije, dy miq qė jo mbase po me siguri nuk dinė ta kėrcejnė hymnin mė tė ri socialist Go Europe. Por qė dua ta siguroj Xhafkėn se janė dy miq qė unė nuk i ndėrroj as me njė vend nė vagonin e lartpėrmendur tė klasit tė parė, as me respektin e parvenyve tė elitės tiranase dhe as me Go Juropin e kthyer nė njė kryefjalė bajate tė jetės sonė tė mjerė politike. Sepse, sa pėr mua, Ulqini dhe Legisi ofrojnė diēka pėrditė e mė tė rrallė nė kėtė pazar tė mbushur me horra: Ndershmėrinė! Bardh Agasin nuk e njoh nga afėr, po thonė se nė kėtė pikė tė dalė mode i ngjan dy miqve tė mi, pra njeri i ndershėm e pėr kėtė edhe i nderuar pėr mua.
Nuk e di kė ka parasysh Agim Xhafka me pika-pikat qė kish vėnė pas kėtyre emrave duke supozuar njė listė tė gjatė kushediseēfarėsh, por nė mė dėgjoftė, sduhet tė nėnqeshė me ironinė e tij shpartalluese nėse i them se do tia kisha zili po tė kishte dy miq si Ndre Legisi dhe Musa Ulqini. Ashtu sikundėr nuk duhet tė ma marrė pėr keq nėse i them se, kur tė mė japė votėn, duhet tė mė llogarisė bashkė me kėta katundarė qė dashamirėsi im Agim Xhafka i do larg meje pa arritur nė fakt tė thotė pse. Dhe, pėr ta mbyllur, desha tė shtoj pėr Gimin e tė tjerė njerėz tė mirė si ai, se nėqoftėse ka plot qytetarė qė mė thonė se kėtė rradhė duhet tė kandidoj mė vete, pa socialistėt, jam i bindur se ata nuk kanė parasysh as Legisėt e as Ulqinėt, po disa tė tjerė. Qė hiēgjėkundi skanė tė bėjnė me socialistėt e mi, tė cilėt natyrisht janė shumė e shumė mė shumė sesa ata disa tė tjerėt qė sapo pėrmenda. Kurse sa pėr kėta dy miqtė e mi, kanė vetėm njė njollė nė biografi: Miqėsinė e respektin pėr mua Antikrishtin, hajdutin e Bagdatit tė Sadamit dhe gjumėprishėsin e Saleh Hamhamit.
Edi Edvin Musa Ulqin Legisi
------shekulli ----
Edi ..grusht bashkuar me Partine.
E ka zene frika e detyrohet te lepije mullaqet e katnarve qe aq shum i do...lol.
Parti Edush--Ndre Legis dhe Mus-ush.
----------
shekulli:
Kryetari i Bashkisė letėr Pėllumbit dhe Olldashit. Zgjidhni mė parė kundėrshtitė mes jush
Rama-Olldashit: Ju ndihmojmė por na njihni me rregulloren e komisionit
TIRANĖ Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama, pėrmes njė letre dėrguar dje, kryetarit tė Kuvendit, Servet Pėllumbi dhe kryetarit tė komisionit parlamentar hetimor, Sokol Olldashi, ka kėrkuar vėnien nė dispozicion tė Rregullores sė Kuvendit pėr funksionimin e komisionit hetimor. Sipas njė njoftimi pėr shtyp tė Bashkisė sė Tiranės dhe tė firmosur nga vetė Rama, ky i fundit shprehet se me kėtė kėrkesė synohet njohja e mėnyrės sė organizimit tė punės sė komisionit, procedurat me tė cilat operon ky komision, ekspertėt ligjorė etj, nė bazė dhe zbatim tė ligjit. Gjithashtu, kėrkesa synon njohjen e pėrfaqėsuesve tė autorizuar nga komisioni pėr mbledhjen e tė dhėnave, informacioneve dhe dokumenteve zyrtarė, me qėllim bashkėrendimin e punės e Bashkisė me komisionin. Theksoj se kundėrshtitė midis anėtarėve tė komisionit pėr interpretimin e ligjit dhe rregullores mbi bazėn e tė cilit ai duhet tė funksionojė, duhet tė zgjidhen para sė gjithash midis jush dhe mė pas ti adresohen institucionit tonė kėrkesat e anėtarėve tė komisionit nė zbatim tė ligjit, thekson nė letrėn e tij Rama. "Bashkia e Tiranės shpreh gatishmėrinė pėr tė zbatuar ligjin dhe kėrkesat e tij nė lidhje me punėn e komisionit hetimor si edhe ju siguroj pėr vullnetin tim tė plotė nė mbėshtetje tė punės sė komisionit", thuhet nė fund tė letrės sė firmosur nga kryetari i saj, Edi Rama. Po dje, kryetari i Bashkisė sė Tiranės ėshtė njohur edhe me letrėn qė nėnkryetari i kėtij komisioni, Bardhyl Agasi i kishte dėrguar, ku i ka sqaruar se rregullorja ėshtė miratuar nga komisioni hetimor dhe kėrkesat e opozitarėve bien ndesh me ligjin dhe rregulloren. Njė ditė mė parė edhe nėnkryetarja e Bashkisė, Vali Bizhga, pasi sqaroi se ēfarė pėrgjigje i kishin kthyer pėrfaqėsuesve tė opozitės, kėrkoi gjithashtu vėnien nė dispozicion nga ana e komisionerėve rregulloren dhe autorizimet. Ndėrkohė qė dy ditė mė parė pėrfaqėsuesit e opozitės nuk u lejuan tė hynin nė kėtė institucion, me argumentin se kėrkesės sė tyre "i mungonte vula zyrtare e Kuvendit". Pesė pėrfaqėsuesit e PD-sė vendosėn pa miratimin e pėrfaqėsuesve socialistė qė tė fillonin hetimin nė Bashkinė e Tiranės dhe pasi nuk gjetėn mirėkuptimin e bashkiakėve, ata shkaktuan debate tė ashpra nė seancėn parlamentare tė zhvilluar tė martėn. Ndėrsa tė mėrkurėn, deputetėt opozitarė mundėn tė hyjnė nė Bashkinė e Tiranės, por nuk iu vu nė dispozicion asnjė dokument nga drejtuesit e kėtij institucioni, me arsyen se ata nuk kishin autorizimin e komisionit.
D.Tanushi
---------
shitsja bylmetit i kerkon Revizoreve rregulloren e Ministrise e pastaj thot ju hap deren e dyqanit.
Me kte koh ne dispozicion kjo Shitse do kish zhduk jo nje fuci djath po dhe krejt djathin e marmallaten e Hollandes.
...
-
-
Vazhdon Loja e Edushit.
Rd shkruan:
---------
Nėnkryetarja e Bashkisė kėrkoi dje tė imponojė rregullat e hetimit parlamentar
Skandal, Bashkia e Edvinit i vė kushte Parlamentit
Institucionet e vendosura nėn hetim nga Kuvendi i Shqipėrisė kanė rregjistruar dje precedentin e rrezikshėm tė mosbindjes sė autoritetit mė tė lartė legjislativ, por tė konformimit me vendimin partiak tė socialistėve pėr tė mos bashkėpunuar me drejtuesit e Komisionit Hetimor pėr shpėrdorimet e fondeve nė Bashkinė e Tiranės si dhe nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, ishte investuar personalisht dy ditė mė parė pėr tė formalizuar njė marrėdhėnie mes anėtarėve tė Komisionit Hetimor "anti-Rama" dhe drejtuesve tė Bashkisė sė Tiranės, duke mbėshtetur nismat e kryetarit Olldashi pėr mbledhjen e tė dhėnave nga burimet e drejtpėrdrejta, por autoriteti i tij ėshtė pėrdhosur dje nga nėnkryetarja e Bashkisė sė Tiranės, Vali Bizhga, e cila e sheh veten nė kushtet e vendosjes sė kushteve pėr deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė. Pas informacioneve qė autoritetet e Bashkisė morėn njė ditė mė pėrpara, nė njė takim informal tė kryetarit tė saj me komisionerėt socialistė, nėnkryetarja Bizhga kėrkoi dje nga komisionerėt e opozitės qė tė vinin nė Bashki sė bashku me njė vendim tė tė gjithė anėtarėve tė komisionit si dhe tė konfirmonin bashkėpunimin me anėtarėt socialistė tė tij. Kėrkesa, sipas konstitucionalistėve, ėshtė krejt antiligjore, pasi autoritetet e Bashkisė janė tė detyruar tė njohin autoritetin e secilit deputet, anėtar tė Komisionit Hetimor dhe ti vėnė atij nė dispozicion dokumentacionin e kėrkuar nė bazė tė planit paraprak tė hetimit, pėrcaktuar nga kryetari i Komisionit, nė bazė tė nenit 11 tė Ligjit "Pėr Komisionet Hetimore". Nėnkryetarja e Bashkisė u deklaroi dje komisionerėve tė opozitės, se nuk kishte pėr tė vėnė nė dispozicion tė deputetėve asnjė dokument, pa firmėn e komisionerėve socialistė, duke konfirmuar edhe shndėrrimin e institucionit tė Bashkisė nė instrument tė skemės Nano-Ruēi, pėr bllokimin e hetimit parlamentar. Bashkėpunimi i deputetėve me Ministrinė e Kulturės ka ecur disi mė mirė gjatė ditės sė djeshme, megjithatė edhe aty janė evidentuar njė sėrė kushtesh qė bien nė kundėrshtim me Ligjin "Pėr Komisionet Hetimore" e qė dikasteri nuk ka tė drejtė tia imponojė strukturės hetimore parlamentare. Kryetari i Komisionit, Sokol Olldashi, po bėn gati nismat ligjore pėr tė gjitha autoritetet drejtuese tė institucioneve qė po pengojnė mbledhjen e provave nga burimet e drejtpėrdrejta, megjithatė, sipas burime pranė tij, kėto nisma nuk do tė pengojnė vijimin e procesit tė mbledhjes sė dokumentacionit tė nevojshėm nė institucionin qė po drejtohet nė mėnyrė tė bunkerizuar nga Edi Rama.
I.Nikolla
............
...........
RUCI KERCENON SOCIALISTET: MOS IU BINDNI OPOZITES
Edlira Prenga
Anetaret e komisionit hetimor "Rama" deri ne oret e djeshme te pasdites kane punuar si zakonisht te ndare ne dy grupe. Demokratet ishin ne Ministrine e Kultures, ku moren dokumentet qe u nevojiteshin, ndersa socialistet ishin ne zyren e kryetarit te grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci. Ndersa anetaret demokrate kane marre ate qe kane dashur dje, per socialistet ka ndodhur krejt e kunderta. Pozita e tyre ishte shume e veshtire per te pranuar propozimin e kryetarit te parlamentit, Servet Pellumbi, apo t'i pergjigjeshin kerkeses gati kercenuese te Rucit. Socialistet per me shume se tre ore qendruan ne zyren e kryetarit te grupit te PS-se, Ruci. Burime nga ky takim i gjate, bejne te ditur se Ruci u ka thene socialisteve te komisionit hetimor qe te mos pranojne kushtet e opozites, per te nisur punen e komisionit. Madje ai here pas here ka patur dhe kontakte telefonike me kryetarin e mazhorances, Fatos Nano, pikerisht per kete ceshtje. Nga ana tjeter kryeparlamentari, kerkoi takim me kryetarin e komisionit, Sokol Olldashi dhe nenkryetarin, Bardhyl Agasi. Olldashi shkoi ne zyren e Pellumbit, pasi mbaroi pune ne zyrat e Ministrise se Kultures, ndersa Agasi eshte gjetur ne pozita te tjera. Nje here ne zyren e Pellumbit dhe nje here ne zyren e Rucit. Socialistet kane kerkuar edhe nje here te mblidhet komisioni, per te hartuar planin paraprak te hetimit, duke kundershtuar idene e opozites per te shkuar ne institucione. Por pas shum` debatesh, Pellumbi mesohet te kete dhene verdiktin e tij. "Do te jap vulen e parlamentit per te gjitha dokumentet kerkesat qe do te sjelle opozita, me te drejten qe me jep kushtetuta", mesohet te kete thene ne takim kryeparlamentari. Ne kete menyre socialistet se fundi kane pranuar kushtin e vene nga Pellumbi dhe i jane rikthyer punes per miratimin e planit te hetimit, te cilin e paraqiten dhe ne mbledhjen e djeshme te komisionit. Nga ana e tyre komisioneret socialiste u shprehen se "ne zyren e Rucit ishin vetem per te punuar per planin e hetimit". Por vec kesaj ata kane pritur perfundimisht se cfare do te vendosin kryetari dhe nenkryetari i komisionit "Rama".
Ruci pas deshtoi ne perpjekjet e tij per te penguar nisjen e punes se komisionit hetimor, eshte larguar nga kryesia e parlamentit i nevrikosur, pa prauar te thote asnje fjale per gazetaret.
Nga ana tjeter kryetari i komisionit hetimor, Olldashi ka lajmeruar te gjithe anetaret e komisionit se do te mblidhen per te nisur procedurat e punes se komisionit, sipas detyrimit kushtetues.
.........
Dje ed
-
-
Dy Bizhga ka Mafia(theksi ke i-ja) ..
nje Ps-ja nje Bashkia...
Bizhg spiuni i Parlamentit qe mbronte si tiger Tos klosin nga Tak Ngjela.. dhe Bizhga e bashkis qe mbron mafien e Ed Bolles nga Kontrolli.
Kulmi i Gjetjeve per sorrollatjen e Komisionit ka dal sot..
Eja o revizor i shtetit me paguaj mua nje thes me pare thot shitsja e Bylmetit qe te te lejoj une te me besh inventar..ne dyqan te shtetit ku un shes djathin e shtetit e i fus paret ne Xhep..thot Bizhga e dashura nr 3 e edit..
E po kjo nuk eshte degjuar kurre ne Histori..
Lexoni Shekullin dhe mos u habisni..
Prisni prisni se c'lojna te tjera do gjej Ed Bolla per te zvarrit Kontrollin..
shekulli thote:
-----------------
Deputetėve tė opozitės u caktohet njė zyrė pranė Bashkisė. Bizhga: Pėrshėndes tėrheqjen e tyre
Bashkia: Dosjet e tenderave kushtojnė 25 milionė
Nėnkryetarja: Do tu sigurojmė gjithė dokumentacionin, por duhet kohė dhe njė pagesė e caktuar
TIRANĖ Bashkia e Tiranės ka deklaruar dje, nėpėrmjet nėnkryetares Vali Bizhga se deputetėve opozitarė tė komisionit hetimor Rama do tu vihen nė dispozicion tė gjitha dokumentet e dosjet qė kėrkohen, por, kjo kėrkon fillimisht njė kohė fizike tė caktuar, si dhe njė pagesė. Sipas saj, komisioni hetimor duhet tė paguajė pėr ēdo dokument, i cili pėrveē fotokopjes sė thjeshtė kėrkon edhe njehsimin e dokumentacionit. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranės, e gjithė kjo do tu kushtojė deputetėve tė komisionit rreth 25 milionė lekė tė vjetra, pėr tė marrė vetėm dosjet e tenderave qė ka organizuar Bashkia e Tiranės pėr vitin 2001, duke pėrfshirė kėtu edhe noterizimin e fletėve prej rreth 100 lekė tė reja. Nėse deputetėt duan tė marrin dokumentacionin, duhet tė sjellin gjithashtu edhe bojėn dhe letrėn pėr fotokopjimin e dokumentacionit. Edhe sipas nėnkryetares Bizhga ėshtė njė volum i madh dokumentacioni qė kėrkohet tė merret nga ana e deputetėve. Shpenzimet e mėsipėrme qė nuk duken dhe aq tė vogla duhet tė pėrballohen nga Kuvendi, i cili duhet tė ēelė edhe njė fond nga buxheti i vet pėr tė siguruar dosjet qė do tė hetojė. Tė njėjtat burime thonė se deputetėt opozitarė nuk do tė lejohen tė marrin dokumentacionin, por gjithēka do tė studiohet nė zyrėn qė Bashkia do tu vėrė nė dispozicion. Nė ditėt qė do tė vijnė ne do tė mund tė sigurojmė edhe njė mjedis pėr komisionin hetimor, gjė tė cilėn e kėrkuan edhe vizitorėt e sotėm, por qė e kemi parasysh edhe vetė, nė mėnyrė qė tė kemi njė pikė fikse referimi pranė Bashkisė sė Tiranės pėr komunikim tonė zyrtar me komisionin, -u shpreh dje nėnkryetarja Bizhga, pas largimit tė deputetėve opozitarė nga Bashkia.
Takimi
Ajo tha se gjatė takimit tė djeshėm u konstatua njė ngritje e nivelit tė etikės sė komunikimit nga ana e zotėrinjve deputetė tė opozitės dhe kėtė fakt ne e pėrshėndesim, duke shpresuar se etika e komunikimit nuk do tė cėnohet mė pėr shkak tė pasionit tė pafrytshėm politik. Nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, Bizhga tha se zotėrinjtė e opozitės nė komisionin hetimor bėnė njė hap tė rėndėsishėm mbrapa drejt futjes nė kuadrin ligjor tė aktivitetit tė tyre. Mbetet tė plotėsohet edhe kėrkesa jonė, tha ajo, pėr tė pasur njė kopje tė rregullores sė funksionimit tė komisionit tė komisionit qė tė mund tė kemi tė qarta modalitetet e operimit tė gjithsecilit gjatė kėtij procesi. Por fakti qė mesa duket zoti Olldashi dhe kolegėt e tij filluan ta kuptojnė se ligji ėshtė mbi ta dhe se pėrpara ligjit jemi tė gjithė tė barabartė, mbetet njė lajm i mirė dhe inkurajues pėr mbarėvajtjen e kėsaj pune. Deputetėt e opozitės janė paraqitur edhe nė Ministrinė e Kulturės pėr tė kėrkuar dokumentacionin e nevojshėm pėr tė filluar hetimin. Pas njė takimi me zv/ministrin e Kulturės Lalaj, ata kanė mundur tė sigurojnė garancinė pėr tė marrė dokumentacionet e nevojshme, pėrveē atyre qė ndodheshin nė duart e Prokurorisė, pėr hetimet qė ajo ka nė proces. Edhe nė Ministrinė e Kulturės deputetėve do tu vihet nė dispozicion njė zyrė e veēantė, ku ata do tė mund tė punojnė pėr tė shqyrtuar dokumentacionin. Ndėrkohė, deputetėt dje kanė siguruar edhe autorizimet nga Kuvendi, tė cilat i lejojnė ata tė paraqiten pėr tė kėrkuar materiale edhe nė Bashkinė e Tiranės, ku patėn disa pėrplasje me drejtuesit e kėtij institucioni qė nė fillimet e krijimit tė kėtij komisioni. Ndėrkaq deputeti i PS-sė, Braēe, u shpreh se nuk ka asnjė dėshirė qė tė shkojė nėpėr institucione pėr tė marrė dokumente. Puna ime ėshtė nė Kuvend dhe nėse kam nevojė pėr dokumentet, unė do tė komunikoj me anė tė shkresave,-tha ai.
Darina Tanushi
...shekulli....
---------------
te shohim cdo Shpikin perseri..
Kulmi..
-
-
Ka qene nje kenge dikur..
Shitsja e re e lagjes time...tira rari ri ra ra ra..
E kendonin me duket ato Anita take me Pavlinan..
Sot kendon Bizhga ne ne operan e Puccinit MIMI me skenograf Ed Ramushin..
Shitsja e lagjes mbasi ka shit leter ambalazhi e uj te kripur me tonelata me cmim te Djathit jo vetem spranon inventar por thot ejani mi bleni sa frengu pulen dhe kto letrat e shkresat e shtetit se ci dua..
Kj thote..
------------------
EDI RAMA KERKON 15 MILIONE LEKE VETEM PER NJE DOSJE
"Vetem ne vitin 2001 jane kryer 49 procedura prokurimi ne Bashkine e Tiranes. Nje dosje tenderi permban nga 100 deri ne 500 flete. Si rezultat, duhet te kryhet sherbim fotokopje per mesatarisht 15.000 flete vetem per njeren prej kerkesave te paraqitura ne shkresen 681/1 te dates 31.03.2003, pa permendur kerkesat e tjera te objektit te hetimit qe perbejne edhe ato volume te medha per sherbimin ne fotokopje. Nje dokument, fotokopjohet 100 leke"
Eglantina Nasi
Edi Rama, Kryetar i Bashkise se Kryeqytetit, u kerkoi dje anetareve te komisionit hetimor parlamentar 15 milione leke te vjetra per te gjithe dokumentacionin e kerkuar nga ana e tyre. Sipas kryetarit te Bashkise, ne nje shkrese zyrtare drejtuar Sokol Olldashit, kryetarit te komisionit hetimor, nenkryetarit Bardhyl Agasi si dhe kryetarit te Kuvendit Servet Pellumbi thuhet se "vetem ne vitin 2001 jane kryer 49 procedura prokurimi ne Bashkine e Tiranes. Nje dosje tenderi permban nga 100 deri ne 500 flete. Si rezultat, duhet te kryhet sherbim fotokopje per mesatarisht 15.000 flete vetem per njeren prej kerkesave te paraqitura ne shkresen 681/1 te dates 31.03.2003, pa permendur kerkesat e tjera te objektit te hetimit qe perbejne edhe ato volume te medha per sherbimin ne fotokopje", thuhet ne shkresen zyrtare te Rames. Me pas ai ben me dije anetaret e komisionit se sipas vendimit nr.7 te dates 07.03.2003 te Keshillit Bashkiak te Tiranes, tarifa e sherbimit per dokumenta te njesuar me origjinalin nga Arkiva e Bashkise se Tiranes, eshte 100 leke/dokumenti. "Lutem te gjeni zgjidhjet e kostos financiare te ketij procesi", shkruan Rama.
Keshtu, vetem per nje ceshtje te kerkuar, Parlamenti duhet t'i paguaje Bashkise se Tiranes 15 milione leke te vjetra, pa perfshire ketu dosjet e tjera te kerkuara nga komisioni hetimor. Ne kete menyre, Rama, nuk do te beje asnje veprim, nese anetaret e komisionit nuk mbulojne koston financiare te ketij procesi. Por nga ana tjeter, ai nuk do te lejoje qe dokumentat, te dalin jashte Bashkise se Tiranes per t'u fotokopjuar ne zyrat e Kuvendit, ku ky proces nuk do te kete ndonje kosto. Kjo sepse, nuk lejohet qe dokumentat e tenderit te dalin jashte institucionit. Rama ka shfrytezuar edhe ligjin "Per fondin arkivor kombetar dhe per arkivat", duke u kujtuar deputeteve se ne zbatim te ketij ligji, keto dokumenta, nuk kane mbushur kohen e nevojshme per t'u bere te lira per shfrytezim.
Nga ana tjeter, ne kete shkrese zyrtare, kryetari i Bashkise, ka kerkuar te njihet me rregulloren e Funksionimit te komisionit etimor te Kuvendit; ka kerkuar procedurat dhe personat e autorizuar sipas ligjit, apo rregullores per administrimin e dokumentit zyrtar te kerkuar; ka kerkuar te mbahet parasysh koha e nevojshme per fotokopje ne funksion te sasise se dokumentave te kerkuar si dhe mbulimin e kostove financiare dhe materiale te sherbimit me fotokopje, te cilat "nuk mund te perballohen me buxhetin e bashkise se Tiranes".
------------------
Kulmi...
Dhe Stalini thone pranonte nganjehere Inventare..ne Zyre ne Kremlin..Vetem u thosh kujdes se nje llulle me ka humbur..
Ehh..lol.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt