Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Dasma kthehet në mort, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

    Dy gra kanë gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta, pasi kanë marrë pjesë në një dasëm, ndërsa vajza që do të martohej sot ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

    Policia jep variantin zyrtar për ngjarjen e ndodhur në Mamurras, kur dy gra humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, paraprakisht janë dyshuar për shkak të helmimit.

    Sipas policisë, dy viktimat të cilat janë krushka Nusha Ndoja, 55-vjeçe banuese në Pukë dhe Mrika Gega, 45-vjeç, banuese në fshatin Dukagjin i Ri në Krujë kanë marrë pjesë në dasmën e 21-vjeçares Pashke Gega dhe pas konsumimit të darkës kanë fjetur të treja në një dhomë.

    Policia saktëson se në mëngjes familjarët kanë tentuar t'i zgjojnë, por kanë vënë re se ato kanë pasur probleme shëndetësore. Pas transportimit në Spitalin Ushtarak, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërkohë që ndodhet në gjendje të rëndë nusja 21-vjeçare. Mësohet gjithashtu se njëra nga viktimat, Mrika Gega ishte vjehrra e vajzës që do martohej ditën e sotme. Grupi Hetimor që po kryen hetimin e rastit po vijon kqyrjen e vendit te ngjarjes pranë banesës, lokalit ku u zhvillua darka si dhe pyetjen e personave që kanë dijeni mbi rrethanat e hetimit, ndërsa po kryhen edhe ekzaminimet mjekësore për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes.

    (e.m/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    i kan hudh bar miu

  3. #3
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Kshu ndodh kur fut nusen me vjehrren per me fjet ne nje dhome
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    keto ngajrje keshtu me te vertet keq....ooo pak thirre ne darsum se nuk te len as mu martu as mu rahatu...

  5. #5
    MAMURRAS- Toksikimi i tre grave një ditë më parë në Mamurras dyshohet se ka ndodhur si pasojë e helmit kunder miut dhe fotoksinës. Ky është konkluzioni paraprak që ka arritur policia e qarkut të Durrësit nga hetimet për ngjarjen në fshatin Dukagjin i Ri në Krujë, kur dy gra humbën jetën, ndërsa nusja e cila po martohej është shtruar në spital, si pasojë e helmimit.

    Specialistët që kanë kqyrur dhomën ku u gjetën gratë e toksikuara kanë vënë re një sasi të madhe bari kundër molës të përdorura për pajën e nuses, një rit i vjetër ky në vendin tonë. Gjithashtu pranë derës së dhomës, është gjetur një tjetër sasie bar miu. Mësohet se paja ndodhej prej disa ditësh brenda dhomës dhe do të transportohej ditën e djeshme, drejt Tiranës, ku do të martohej 21-vjeçarja Pashke Gega. Nëna e saj dhe nusja e dajës mbeten të vdekura si pasojë e helmimit.
    Revolution 1848

  6. #6

    Vëllai i nuses së helmuar: Si i gjeta tre dasmoret pa ndjenja

    Shtëpitë e Gegajve janë në zi. Ende nuk arr ijnë të kuptojnë atë që ndodhi, shkaqet që e kthyen dasmën e motrës së tyre të vetme në mort. Pesë vëllezërit e Pashkës 21-vjeçare janë të tensionuar. Ora shënon 15.30 minuta, e afro 30 familjarë janë duke ngrënë bukën e mortit në një prej dy shtëpive të Gegajve, ende të pambaruara së ndërtuari. Ata përcollën për në varrezat e Mamurrasit nusen e xhaxhait, ndërsa në Pukë po kryhej një tjetër ceremoni mortore, ajo e Nusha Ndojës, vjehrrës së vëllait të Pashkës. Dy gratë nuk mundën t'i mbijetonin vdekjes, që sipas dyshimeve paraprake ka ardhur nga helmimi me bar miu apo mole ende i paspecifikuar, ndërsa Pashka për fat, ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore, pas trajtimit reanimator në repartin e toksikologjisë në QSUT. Pas dasmës në shtëpinë e Gegajve, të shtunën më 27 tetor 2012, ku të ftuar ishin rreth 80 vetë, në një lokal në Thumanë shumë pranë fshatit të tyre, Dukagjin i Krujës, dasmorët u shpërndanë ndërsa nusja shkoi në dhomën e pajës me nusen e xhaxhait (sepse e ëma i kish vdekur prej 4 vitesh) dhe vjehrrën e të vëllait, Ndocit, e cila kishte ardhur nga Puka për dasmë, për të pushuar pak. Në momentin që vëllai i nuses hyri në dhomën e grave, rreth orës 1.30 minuta, pasi ato kishin rënë për të pushuar, i gjeti pa ndjenja dhe menjëherë i dërguan në spital, ku si përfundim mbeti e gjallë vetëm Pashka, vajza 21-vjeçare e cila më 28 tetor do hynte nuse në familjen Pula.

    FAMILJARËT

    Familja Gega ka hapur dyert e mortit, pikërisht në dy shtëpitë e vëllezërve të Pashkës, e cila prej aty do dilte nuse. Edhe për nusen e xhaxhait pritja bëhet aty. Në shtëpinë njëkatëshe jeton njëri prej vëllezërve të Pashkës me familjen, ndërsa te dykatëshja ngjitur, Pashka me dy vëllezër e babain. Dy djemtë e tjerë të familjes Gega jetojnë përkatësisht në Durrës e Greqi. Alfredi është vëllai që erdhi bashkë me familjen nga Greqia, e makinat me targa greke të kushërinjve që kishin ardhur për festë ishin të shumta. I gjatë, zeshkan, me flokë pak të rëna, tregon nervozitet në të gjitha sjelljet e tij. Në shtëpinë njëkatëshe po hahet buka e mortit, ndërsa në tjetrën, familjarë janë ulur në verandë e po pinë kafe. Alfredi është i tronditur, sepse ai ishte njeriu i parë që gjeti të motrën e kushërirat pa ndjenja. Në dhomën e pajës ku ndodhi gjëma, prokurorë e policë qëndrojnë të mbyllur prej orësh, duke marrë sërish prova për të zbuluar atë çfarë ka ndodhur. Të shoqëruar nga një makinë policie që është në oborr, ato dalin ndërsa Alfredi u shkon nga pas. "Asgjë e re", u thotë ai të vëllezërve, ndërsa çelësi i dhomës mbahet ende nga hetuesit e ngjarjes dhe neve, nuk na u lejua të futeshim brenda. I trishtuar edhe më, ai komenton sjelljen e prokurorëve në Tiranë, të cilët në mëngjesin e së hënës kishin pyetur të motrën e tij për ngjarjen, sapo ajo kishte dalë nga reanimacioni. "Ajo isht me i kam në vorr e kto i tregojshin nenet që po mos thote dy herë i soj të njëtin varjant e priste dënimi. As nuk dinë me u sjell me njerëzit edhe kur janë keq", - thotë Alfredi ndërsa shfryn.
    MORTI I DYFISHTË
    Nocin, siç e thërresin të afërmit, morti e ka prekur dyfish nga afër. Ai humbi nusen e xhaxhait dhe vjehrrën. Në pamje, por edhe në karakter, duket ndryshe nga Alfredi, më i qetë. "Ajo që vdiq ishte nusja e xhaxhit ndërsa tjetra vjehrra. Nana më ka vdek herët, ka 4 vite", - thotë ai, ndërsa ne mundohemi të kuptojmë lidhjet fisnore. Ai është po aq konfuz edhe sa të tjerët për atë çfarë ka ndodhur në familjen e tij. Tregojnë të gjithë të njëjtën skemë, ndërsa përjashtojnë helmimin në lokal. "Nuk jemi helmu në lokal. Aty hëngrëm e pimë të gjithë njësoj, e s'na gjeti kurgjo. Ato janë helmu në dhomë nga ernat e ndryshme, e si thonë hetusit i ka ardhë nga mosajrosja. Motra ime është alergjike e mbase ka ndiku kjo përzirja. Edhe gratë delikate ishin. S'di ç'a me than", - shton Ndoci. E shoqja e tij ndodhet në Pukë, ku ka shkuar t'i japë lamtumirë nënës së vet, e sipas familjarëve të Gegajve, ato ishin familje e madhe dhe e varfër, e halli që i ra i ka fundosur edhe më shumë. E ndërsa e pyesim nëse i kanë thënë gjë apo jo Pashkës, motrës së vogël e të vetme, për mortin, ai përgjigjet: Po e majmë me fjalë por s'ja kena than se ajo sa shpëtoi për vete prej vdekjes. Të bahet më mirë e ka me e marr vesh.

    DYSHIMET

    Kushërinjtë janë më të qetë e hedhin dyshimet e veta për ngjarjen. Njërit prej tyre, - që ka ardhur nga Greqia për dasmën e Pashkës, - i duket i dyshimtë fakti që ato janë mbytur ose asfiksuar nga bari i molës ose i miut brenda një harku kohor prej 1 ore e 30 minutash, pasi kaq ishte koha e qëndrimit të tyre në dhomën e pajës, pa praninë e të tjerëve. E nga grumbulli i madh i kushërinjve përreth nesh, disa e përkrahin, të tjerë e hedhin poshtë, dyshimin për ndonjë situatë të shkaktuar me dashje. Mbrëmja ka nisur të bjerë, ndërsa fqinjët që vijnë për vizitë janë të rrallë. "Tragjedi", thonë ata, ndërsa lavdërojnë familjen e tyre e sidomos vajzën, e cila do të ketë mundësi të bëhet nuse siç e dëshironte, edhe pas historisë së dhimbshme që ndodhi natën e dasmës së saj. Largohemi nga Dukagjini, fshati i Krujës që e kishte marrë emrin prej banorëve të sjellë në këtë zonë në kohën e socializmit, në tre pallatet me tulla të kuqe që identifikojnë fshatin, me historinë e trishtë të 21-vjeçares Pashkë Gega, e cila i shpëtoi vdekjes natën e dasmës së saj, ndërsa mbetën të vdekura dy njerëz të afërm të saj.

    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  7. #7

    Mjekësia Ligjore: U helmuan nga gjeneratori

    TIRANE – Rezultatet e Mjekësisë Ligjore hedhin dritë rreth shkaqeve të ngjarjes së rëndë, të ndodhur të dielën në fshatin Dukagjin i Ri në Thumanë të Krujës, ku dasma u kthye në mort.

    Ekspertiza mjeko-ligjore zbulon se 2 dasmoret që humbën jetën dhe nusja 21-vjeçare u helmuan nga dioksidi i karbonit, që u përhap nga një gjenerator që ndodhej në dhomën ku ato po flinin.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Vdekje nuk ndodh asnjehere nga dioksidi i karbonit,
    por monoksidi i karbonit..Si ka mundesi qe nuk kane vdekur
    edhe te tjere me monoksid karboni ne shtepi.
    Kane qene te dehura ato me pare
    Mund te jete shkaku ng me a ushqimi i kontaminuar aksidentalisht.Helmi eshte marre me ushqim.A kane pas ato te vjella?Nqs po atehere eshte nga ushqimi i kontaminuar qe kane ngrene.me ilac miu.Po te ishte monoksid karboni do kishin vdekur te gjithe nga asfiksia.
    Dikush qe ka bere perhapjen e ilacit te miut ne shtepi do kete bere dumb things perhapur ilacin ne guzhine ne ambjente shume afer .me ushqimet,afer tavolines,siper tavolines,ne lavaman e idiotesira te tilla prej nga ka ardhur
    ndotja e ushqimit.Ose dikush qe ka bere gatime nuk ka lare duart.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 30-10-2012 më 20:53
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •