Letra/Masakra e Panaritit, si u fsheh nga historia gjenocidi grek
09-09-2012 / Nga Gani Vila
Arsyet perse shqiptaret ne kohera dhe rrathana te ndryshme jane larguar nga vendlindja tashme dihen, por te rralle jana ata shqiptare ne emigracion qe e kane harruar vendlindjen. Sivjet populli yne feston ngjarjen me te medhe historike, 100 Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Ne kete kuader, si bir i fshatit Panarit te Korēės, mora iniciativen per t’ju drejtuar kete leter nepermjet te ciles ju kerkoj qe e ashtuquajtura “Masakra e Panaritit”, por qe ne fakt ka permasat e gjenocidit te vertete, qe eshte kryer ne kete krahine dhe ne zonat e tjera perreth nga shovinistet greke ne vitit 1914, te zere vendin e duhur si pjese e historise sone kombetare. Qeveria greke e Venizellosit ne kuader te realizimit te endrres te Vorio-Epirit, krahas vrasjeve te popullsise shqiptare ne krahinen e Kolonjes, Permetit, Korēės etj, nepermjet ushtrise se saj dhe te andarteve greke te liruar nga burgu i Kretes, nga data 2 deri ne 10 Korrik te vitit 1914 , theri si bagetia, me thika, sepata e hanxhare 375 gra, burra, pleq dhe femije, dogjen 150 shtepi si dhe shkaktoi deme te tjera. Mizoria e ketij genocidi terhoqi edhe vemendjen e fuqive te medha, saqe Lordi Lamington me 28 Korrik 1914 i ben thirrje qeverise se Anglise qe te reagoje kundra masakrave greke, qe po kryen ne Shqiperine e Jugut. Po kete dite gazeta prestigjioze “Times” me artikullin e saj “Vendasit e fshatrave te Shqiperise se Jugut po shuhen nga grekete denon rende aktin barbar mesjetar te tyre….Ndersa deklarimet e andartit grek V.K. qe ka qene pjesemarres ne Masakren e Panaritit, jane te llahtarshme kur ai nder te tjera tregon… “nje nene mbante ne dore nje femije me koke te prere dhe vazhdonte te kerkonte koken e djalit …Grave shtatzane ju ēahej barku dhe ua nxirrnin foshnjat te gjalla…Ju prisnim duart, ju ndanim koken me dysh dhe ju nxirnim trute…disa gra u perdhunuan dhe pasataj i vrane…”. Edit Durham kur shkruan per Masakren e Panaritit ,nder te tjera ajo thote: “Greket edhe sikur te bejne nje shekull pendese s’kane si t’i lajne krimet e urryera te atyre javėve…”. Per Masakren e Panaritit ne ate kohe eshte folur e shkruar shume, ka dokumentacione, fakte dhe deshmi nga njerez te pranishem. Por eshte i pakuptueshem qendrimi indiferent i te gjitha qeverive shqiptare dhe regjimeve te kohes qe nga viti 1914 deri ne vitin 2012, kur nuk kane permendur, nuk e kane studiuar dhe analizuar fare seriozisht e zyrtarisht Masakren e Panaritit, perkundrazi kane mbjellė dhe stimuluar ndaj saj faren e harreses duke rene koke e kembe pre e lojrave te shovinisteve greke. Te masakruarit vazhdojne edhe sot e kesaj dite te jene pa varre, te injoruar, perdhosur e ēuditerisht te fajesuar e harruar. Heshtja ndaj ketij gjenocidi te papare ngarkon me pėrgjegjesi vecanerisht qeverite e mbretit Zog dhe regjimin diktatorial te Enver Hoxhes per qendrimin injorues, antinjerezor dhe antikombetar qe kane mbajtur ndaj fatit te 375 shtetasve shqiptare te masakruar ne vatrat e tyre nga ushrtia greke e Venizellosit. Por dhe shteti demokratik i pas vitit 1990 deri tani ka heshtur dhe jo vetem qe nuk ka bere asgje per Masakren e Panaritit,por u ka lene fushe veprimi agjenturave Greke ne Shqiperi.
Ēdo shqiptar, kur te mesoje se ne Fshatin Panarit te Korces ne Korrik te vitit 1914 ushtria greke ka kryer kete genocide duke masakkruar, ne shtepite e tyre 375 njerez te pafajshem, do t’ju dhembe zemra , do te cuditen e do te pyesin se perse nuk eshte folur me pare per kete krim te shemtuar,perse te masakruarit nuk jane respektuar,perse kjo masaker eshte mbajtur “sekret” ne opinionin shqiptar dhe trajtohet perciptas ne tekstet e historiese se Shqiperise,perse eshte minimizuar dhimbja dhe rendesia e saj ne jeten politike e shoqerore shqiptare. Perse e masakroi kete popull te pafajshem ushtria greke? Te gjitha keto shqetesime, dhimbje e pyetje kerkojne pergjigje nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, nga historianet dhe shteti shqiptar.
Une vleresoj shume punen tuaj shkencore si Akademi Shkencash, por ne ribotimin e Historise se Popullit Shqiptar kapitulli 3, kur flitet per masakrat dhe gjenocidin qe greket kane kryer ne vitin 1914, akademiket tuaj,nuk kane hequr apo shtuar asnje presje te tekstit te Historise se Vjeter te regjimit komunist, kur shkruhet per Masakren e Panaritit. Ndaj ky veprim me indinjon pa mase dhe kerkoj qe historia e Masakres se Panaritit t’i behet e ditur me intimitet gjithe popullit, pasi eshte masakra me e madhe ne tere kohrat e historise se shqiptareve dhe ne kuader te 100 Vjetorit te Pamvaresise se Shqiperise,M asakres se Panaritit t’i jepet vendi qe meriton ne Historine e Popullit Shqiptar.
Ne kete menyrė, historiografia dhe shteti shqiptar do te korigjojne nje gabim te madh historik e shoqeror dhe ne pasardhesit e tyre do te kemi mundesi te perulemi me respect dhe te vendosim lule ne vendin ku do te caktohet memoriali ne kujtim te te masakruarve,me synim qe ne 100 Vjetorin e Gjenocidit (Masakres se Panaritit), ne Korrik te vitit 1914, perkujtimi te behet nga shteti shqiptar. Skenari (sekret) i pregatitur nga shovinistet greke ne Athine, Genocid per Pastrim Etnik, me Legjenden: "Ne masakrojme, faturen e krimit ta paguajne shqiptaret" u realizua dhe u maskua nga dinakėria greke per nje shekull me sukses. Ka ardhur koha qe shtetit e popullit grek, shteti shqiptar t’jau thote publikisht se paraardhesit e tyre, te inkuadruar ne formacionet e ushtrise se Jorgji Zografit (ish-Minister i Punėve te Jashteme te Greqise), kane kryer masakren e Panaritit, te cilet, megjithse kane kaluar 98 vjet, nuk kane kerkuar akoma te pakten falje. Ndaj duhet te demaskohen ne organizmat nderkombetare dhe te paditen para drejtesise ne gjykaten e Hages per Gjenocid.
Por megjithe keto kontribute e merita qe ka dhene populli i Panaritit eshte lene ne harrese. Eshte e pabesueshme qe edhe sot e kesaj dite shteti shqiptar nuk ka ēuar rrugen automobilistike dhe nuk ka bere asnje lloj ivestimi per te permiresuar sado pak jeten e ketyre banoreve.
Eshte ne nderin tuaj,te Institucionit qe ju drejtoni si dhe te Qeverise Shqiptare qe te merrni ne konsiderate kete kerkese ,se “Masakren e Panaritit “do ta vendosni ne vendin qe i takon ne Historine e Popullit Shqiptar qe perfundimisht 375 te masakruarit te kene me se fundi nje memorial dhe nje dite perkujtimore.
Letėr e Drejtorit tė Televizionit te Shqiptareve te Amerikės, drejtuar kryetarit tė Akademisė sė Shkencave, z.Gudar Beqiraj
http://www.gazetarepublika.al/?p=28317
Krijoni Kontakt