Pavarësisht nga përpjekjet e mundimshme të maxhorancës dhe në përgjithësi të politikës aspak të njëhsuar shqiptare, pavarësisht nga miratimi i statusit me kushte, pavarësisht nga dëshira e popullit shqiptar, pavarësisht nga reklamat hipokrite të Mediave të sponsorizuara nga `biznesi politik`, Shqipëria mbetet një vend me shumë probleme dhe praktikisht një vend i botës së tretë për të cilën fatkeqësisht, është ashtu si ka deklaruar me mllef e veja e diktatorit se `Shqipëria...... nuk është një vend i civilizuar... (dhe) .. nuk jemi të përgatitur për demokraci....`.
Po përse arrihet në një konkluzion të tillë në një kohë kur nga disa vende të Parlamentit Europian dhe pikërisht në takimin e Brukselit të dt. 15 tetor nëpërmjet KE, kanë kërkuar rivendosjen e rregjimit të vizave për 6 muaj për Maqedoninë dhe Serbinë, dhe pas tre ditësh kanë kërkuar që edhe Shqipëria ë përfshihet së bashku me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në rregjimin e vizave?
Më interesantja është se më 10 tetor, komisioneri për zgjerim Stefan Fyle prezantoi pikërisht në KE propozimin për të pranuar Shqipërinë si vend me një statusin e Kandidatit, por me kushte për të realizuar tre reforma bazë: në fushën e drejtësisë, në administratën publike, dhe në reformën parlamentare së bashku me luftën kundër korrupsionit (http://ëëë.tiranachat.net/shqip/2012...andidat-ne-be/).
Dhe pikërisht me dt. 15 tetor dhe më pas me dt.18 tetor, po KE kërkon që të hiqet rregjimi i vizave për Ballkanin perëndimor përfshi dhe Shqipërinë?!
Një paradoks i vërtetë dhe një lajm i keq por i paralajmëruar për Shqipërinë që pas 2009 kur janë kërkuar nga BE dhe KE, - 12 standarte për tu realizuar, standarde të cilat nuk janë realizuar (përvec dy standarteve), jo vetëm për shkak luftës së hapur politike midis Maxhorancës dhe Minorancës që në fakt është një luftë e pa kompromis (me të vërtetë një vazhdim i luftës së klasave që nga koha e diktaturës; dhe këtë e konfirmon sigurisht se kjo klasë politike vjen nga ish PPSH), por dhe për problemet e mprehta sociale-ekonomike që ndoshta nuk përfshihen në të 12 standartet, kanë rëndësinë e tyre në rëndimin e gjëndjes . Në këto probleme të mprehta social-ekonomike përfshihen:
- pagat e ulura, pensionet e ulura,
-dhe mos përballimi i jetesës nga ana sidomos e popullatës fshtare , dhe shtresës së varfër në qytete dhe në zonat rurale,
- papunësia në nivele mbi 14%,
- mos nxjerrja e minimumit jetik
- nivelet e ulta dhe jo cilësore të shërbimeve sociale,
- mungesa dhe cilësia e dobët e shërbimit shëndetësor spitalor dhe parësor publik,
- mos zgjidhja e problemeve të shtresës së të përndjekurve,
-mos zgjidhja e problemeve të pronës.
Janë këto të fundit që kanë shkaktuar emigrimin masiv prej 1.2 milionë banorësh këto 20 vite, një nga emigrime me përmasa biblike, emigrim i cili ka patur pasoja negative të mëdha sidomos nga ana sociale, etike, rritjen e divorceve, probleme pronësie.
Anët pozitive janë rritja e të ardhurave monetare në familjet që kanë emigracion, dhe rritja e nivelit të ndërgjegjësimit të zbatimit të ligjit dhe të rregullave.
Megjithë këtë konglomerat problemesh, është politika shqiptare e të dy krahëve ajo që për shkak të përplasjeve të forta politike (përplasje që janë reminishenca të së kaluarës të luftës për pushtet), ka vonuar zgjidhjen e problemeve, ka shtuar korrupsion dhe nëpërmjet një hipokrizie të ndyrë vazhdon të reklamojë si fitore ato që populli i ka zgjidhur vetë nëpërmjet emigracionit, dhe përpjekjeve personale për mbijetesë.
Gjëndja është e rëndë dhe shteti funksion deri në orën 16.00 në qytete e në zonat rurale, dhe duke qënë një shtet që për 22 vite ka shkaktuar një deficit buxhetor mbi 60%, ka shitur pronën shtetërore dhe atë strategjike pa patur miratimin konsensual politik, dhe as ndonjë strategji të qartë për të forcuar asketet shtetërore, ka ndikuar direkt dhe indirekt në rritjen e korrupsionit nëpërmjet vendosjes në drejtim të militantëve- në vend të teknokracisë dhe meritokracisë, e për pasojë ka shtuar dyshimin dhe mosbesimin e BE dhe të KE të cilat në mënyrë paradokse, krahas miratimit me kushte të Shqipërisë si vend kandidat- edhe kërkesën për të rivendosur rregjimin e vizave gjë që do të shkaktojë një prapaktheu të fortë të Shqipërisë. Prapaktheu e cila do të dëmtojë seriozisht popullin e pafajshëm shqiptar.
Krijoni Kontakt