prenceedi cincinati, mirė keni komentuar besojė, sa pėr listėn mė duket e botuan edhe 'Ta Nea'.
prenceedi cincinati, mirė keni komentuar besojė, sa pėr listėn mė duket e botuan edhe 'Ta Nea'.
Ide "e mire" e bankave internacionale dhe shteteve perendimore, te cilat se bashku po e grabisin popullin e Greqise...Italise, Spanies, Protugalise...
Publikojne lista te parendesishme (dhe te pa verifikueshme), te cilat ne fund nuk sjellin asgje, vetem per ta hequr fajin/vemendjen nga vetja.
Tani e tutje publiku i gjere ne Greqi ( por edhe ne shtetet tjera ne krize) do te mendoje se fajin per gjendjen e tyre aktuale e kane 200 apo 2000 persona qe kane gjirollogari ne Zvicer...
Sot gjyqi i gazetarit, qė publikoi emrat e grekėve me 1.5 miliardė euro tė fshehta
Publikuar mė 01.11.2012 | 14:20
GREQI-Gazetari Kostas Vaksevanis ka dal sot para trupės gjykuese, pasi ai ka publikuar emrat e grekėve me llogari tė fshehta nė bankat e Zvicrės.
Revista javore e Vaksevanis, Hot Doc, botoi 2 059 emra, qė ai pretendon se janė tė pėrfshirė nė listėn e ofruar nga autoritetet franceze nė Greqi, nė vitin 2010. Kjo listė ėshtė bėrė e njohur si lista Lagarde", pėr shkak se nė atė kohė ministria e financave tė Francės ishte Christine Lagarde, ajo qė ia dorėzoi listėn homologut tė saj grek, Papakonstandinou. Ky i fundit e fshehu listėn pėr 2 vjet dhe qeveria greke nuk bėri asnjė lėvizje lidhur me hetimin e kėsaj ēėshtjeje.
Vaksevanis akuzohet pėr shkelje tė sė drejtės sė privatėsisė, por gazetari thotė se nuk ka shkelur asnjė ligj, pasi ai botoi vetėm emrat qė figurojnė nė listė dhe jo tė dhėnat e tyre bankare. Ai argumenton se vepra e vėrtetė ėshtė kryer nga ministrat e mėparshėm tė financave dhe shefat e skuadrės kundėr krimit financiar (SDOE), tė cilėt kanė dėshtuar pėr tė kryer hetimin e duhur. Detyra ime si gazetar ėshtė tiu them tė vėrtetėn njerėzve, ndėrkohė qė qeveritė greke kanė gėnjyer duke mos publikuar emrat e atyre qė pėrfshihen nė kėtė listė, ėshtė shprehur gazetari.
Vlerėsohet qė mbajtėsit e llogarive bankare tė kenė njė total prej rreth 1.5 miliardė euro nė depozita. Ka njė numėr politikanėsh, gazetarėsh, botuesish e biznesmenėsh nė listėn e publikuar nga Vaksevanis.
Presidenti i Federatės Ndėrkombėtare tė Gazetarėve, kreu i sindikatės sė gazetarėve dhe deputeti i SYRIZA, Zoi Konstantopoulou do tė flasin nė mbrojtje Vaksevanis nė gjyqin, i cili zhvillohet nė kompleksin e gjykatės kryesore nė Athinė.
shekulli
Krijoni Kontakt