Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    Financues të dyshimt të xhamive

    Radikalizimi i islamit: Rrezik apo fobi?

    Kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava nuk i pengon bashkëpunimi i rregullt dhe pranimi i fondeve nga një organizatë arabe që ndër të tjera, shteti amerikan e konsideron përkrahëse të terroristëve.

    Organizata “Al Waqf Al Islami” ka kohë që i jep edhe fonde Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndërtimin dhe rindërtimin e xhamive. Në kabllogramet e ambasadave amerikane në Maqedoni dhe në Holandë thuhet se kjo organizatë përkrahë pjesëtarë të organizatave terroriste, ndërsa emri i një prej krijuesve të saj në Holandë ka dal si pjesë e listës së 20 biznesmenëve arabë që e kanë financuar Al Qaeden. Në Kosovë kjo organizatë ka zyrat e veta pak a shumë 100 metra larg Ambasadës zvicerane në Prishtinë, ndërsa fondet e saj ndërtojnë e rindërtojnë xhami në Kosovë me kërkesë të BIK-ut. “Al Waqf Al Islami” është dhe në listën e organizatave të dyshuara për përhapje të ideve radikale fetare, të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e ka parë Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese.

    Në kabllogramin e Ambasadës Amerikane në Shkup, me numër reference “09Skopje95”, e dërguar në Washington nga ambasadori Philip Reeker, te pjesa “Terrorizmi Ndërkombëtar” shkruan kështu: “Në Maqedoni dhe rajon ka OJQ që ofrojnë përkrahje për individë që janë pjesë apo i simpatizojnë disa grupe terroriste. Këto OJQ përfshijnë “Al Waqf Al Islami, Al Haramein, Bamirësia dhe të tjera”.

    Udhëheqësi i kësaj organizate në Kosovë është mjeku arab Abdur Rozzaq, ndërsa në një kërkim të thjeshtë në internet del se një nga udhëheqësit kryesor të saj, Ahmad Al Hussaini në Eindhoven të Holandës, ku ishte krijuar kjo organizatë, ka qenë një nga 20 biznesmenët më të mëdhenj arabë që e kanë financuar organizatën më të madhe terroriste në botë, Al Qaeda. Kjo është thënë edhe në raportin e kompanisë amerikane, “JCB Concuslting”, e cila nga familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA ishte kontraktuar që të gjej ata që financojnë organizatën e cila deri vonë është udhëhequr nga Osama bin Laden.

    Kështu thuhet në blogun “freerepublic”, duke e cituar raportin e kompanisë amerikane, “JCB Consulting” ku shkruan se emrat e financuesve të AL Qaedes janë hartuar nga vet organizata e Osama bin Laden. Kjo listë është gjetur pas bastisjeve të zyrave të një fondi humanitar “Benevolence International Foundation”, në Sarajevë. Këto bastisje janë bërë nga policia boshnjake në vitin 2002, në bashkëpunim me FBI-në amerikane.

    Ndërkaq, para dy vjetëve, në Bullgari, udhëheqësi i “Al Waqf Al Islami” në këtë shtet ishte arrestuar në fshatin Sarnitsa, në qytetin jugor Pazardzhik, me dyshimin se aktivitetet e kësaj organizate janë “kërcënim serioz për sigurinë e Bullgarisë”, shkruan “Preportr”.

    Kjo organizatë arabe nëpër botë ka përkrahur xhami salafiste, që nuk përkojnë me Islamin i cili praktikohet në Kosovë. Sipas kabllogramit të Ambasadës amerikane në Hagë të Holandës, me numër reference “05THEHAGUE2705”, dokument ky që është nisur për State Department nga Ambasadori Blakeman, flet për gjashtë xhami salafiste të cilat monitorohen nga shërbimet e sigurisë së Holandës. Sipas këtij kabllogrami, këto xhami monitorohen për rolin e tyre në radikalizim dhe rekrutim të myslimanëve, ndërsa tre prej këtyre xhamive, al Fourqan, al Mouhadine dhe Fondacioni për Rininë Islame janë të lidhura me misionin saudit, “Al Waqf Al Islami”.

    Dega e kësaj organizate në Kosovë rregullisht i pranon kërkesat e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që të ndërtojë xhami të reja, apo të rindërtojë ato të dëmtuara. Një prej tyre është dhe xhamia në fshatin Bajqinë të Podujevës, për të cilën nga llogaria e Al Waqf Al Islami kanë kaluar 20 mijë euro në llogarinë e BIK në Prishtinë.

    Transferi i këtyre mjeteve është konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, por ata nuk e besojnë që kjo organizatë të jetë e tillë çfarë dyshohet edhe nga organe të shtetit të Kosovës.

    Ky tregim nuk përfundon me kaq, pasi Hoxha që do ta udhëheqë xhaminë në Bajqinë të Podujevës, për disa hoxhallarë të tjerë të vet Bashkësisë Islame është person që nuk promovon Islamin sipas shkollës hanefite, apo islamit tradicional në Kosovë. Fjala është për Fadil Sogojevën, momentalisht Imam i xhamisë në Bregun e Diellit.

    Xhamia në Bajqinë të Podujevës ishte ndaluar së ndërtuari nga kreu i Bashkësisë Islame të rajonit të Podujevës, Idriz Bilalli, pikë së pari për dyshimin se xhamia do të përdorej për shtyrjen para të agjendave radikale fetare.

    “Për mendimin dhe vlerësimin tim ai (Fadil Sogojeva) praktikon dhe predikon çështje të cilat kanë të bëjnë me islamin, por që nuk përputhen me praktikimin e tyre konform drejtimit juridik hanefit. Tek ne kjo shkakton huti dhe përçarje. I njëjti person mban takime të vazhdueshme me grupe në xhematin tonë në Podujevë, e të cilat njihen me qëndrimet e tyre ndryshe nga xhemati i rëndomtë. Këta njerëz nganjëherë kanë edhe qëndrime destruktive edhe në xhami”, vlerëson Imam Idriz Bilalli.

    Mirëpo, këtë pengesë për pranimin e parave nga “Al Waqf Al Islami” kreu i BIK e ka mënjanuar pasi personin që nuk lejoi ndërtimin e xhamisë në Bajqinë të Podujvës e suspendon nga pozita që i mundësonte marrjen e vendimeve të tilla. Arsyeja e suspendimit ishte sepse Imam Idriz Bilalli ishte një nga iniciatorët e krijimit të Sindikatës së Parë brenda BIK-ut.

    Përpjekjet për të intervistuar këdo nga “Al Waqf Al Islami” nuk kanë pasur sukses. Pas vizitës së parë në zyrat e saj, një nga punonjësit i ka marrë numrat e telefonit të ekipit të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese dhe ju ka premtuar se do t’i telefonojë për të caktuar një termin. Përpjekjet e bëra përmes telefonit për të aranzhuar intervistë nuk kanë pasur sukses. Jo rrallë herë përgjigja në numrin e telefonit që vet është dhënë për aranzhim të intervistës ka qenë: “Jo ky numër nuk i përket ‘Al Waqf Al Islamit’”.

    Lidhjet e dyshimta të “Al Waqf Al Islami” nëpër botë mund të jenë arsye pse ajo në Kosovë nuk është e regjistruar si organizatë. Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese ka siguruar nga Ministria e Administratës Publike listën e të gjitha OJQ-ve që funksionojnë ligjërisht në Kosovë dhe aty kjo organizatë arabe nuk është e regjistruar. Në fakt, emri “Al Waqf Al Islami” është fshehur si “person fizik”, në kuadër të Poliklinikës “Meka” në Prishtinë, e cila çuditërisht nga Ministria e Administratës Publike është regjistruar me aktivitet mjekësor, por edhe ndërtimtari.

    Pas faljes së drekës në xhaminë e tij, në lagjen Bregu i Diellit, Hoxhë Fadil Sogojeva zakonisht i vazhdon bisedat për një kohë me besimtarët, i ulur në gjunjë, ashtu siç falet. “Muhabeti” ndërpritet, ndërsa bisedën me ekipin e QKGH që në xhami kishin shkuar pa paralajmëruar, nuk preferon ta bëj i ulur në gjunjë. I ulur në kolltukun e vetëm në sallën e lutjeve, qysh në fillim të bisedës, Hoxhë Fadil Sogojeva të kujton atë që e thonë për disa imamë në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, “oratorë të shkëlqyer”.

    “A keni frikë edhe ju nga mjekra ime”, thotë me ironi Imami me origjinë nga Bajqina e Podujevës, duke lënë të kuptohet se e dinte pse ishte zgjedhur për të biseduar lidhur me këtë temë…

    “Derisa studioja në Riad, arabët me thoshin ‘shiko këtë hanefinë’ (shkolla Islame që praktikohet në Kosovë), ndërsa këtu me thonë ‘ruju prej këtij selefisë’ (Islami që praktikohet në Arabi Saudite). Por, unë nuk jam as radikal as i moderuar, por ai që e ka studiuar ‘sheriatin’ apo jurisprudencën islame”, thotë Sogojeva që pretendon se e njeh Islamin në mënyrën më të saktë. Ai thotë se në Kosovë e praktikon shkollën hanefite.

    Duke kujtuar kohën, siç thotë vet, kur gratë shqiptare nuk kanë hyrë në dhomë të flasin me burra të huaj, pa marrë leje nga bashkëshortët, Imami i xhamisë së Bregut të Diellit shprehet: “Unë vet nuk ja jap dorën një femre, kurrë, por s’jam as ai që i detyron tjerët të mos ua jap dorën grave”.

    “Kjo është faqja zyrtare e hoxhës së nderuar Fadil Sogojeva dhe këtu mund t’i parashtroni pyetje të ndryshme që ju preokupojnë dhe t’i merrni përgjigje prej tij”, thuhet në grupin zyrtar të këtij Imami në rrjetin social “facebook”. Përgjigjet transmetohen në kanalin zyrtar të hoxhës në “youtube”, ndërsa një prej shumë pyetjeve ishte edhe nëse “motra myslimane mund të mbath sandale me apo pa çorape”? Përgjigje e hoxhës ishte që as këmba, si një prej pjesëve të trupit prekja e së cilës shkakton emocion, nuk duhet të dal e zbuluar, pra veshja e sandaleve prej femrave duhet bërë vetëm me çorape.

    Imami që nga kolegë të tij në Bashkësinë Islame akuzohet për qëndrime radikale fetare, e hedhë poshtë idenë të detyrohen shqiptarët për të zbatuar fenë ashtu siç e njeh e ka studiuar ai.

    “Unë e kam parasysh traditën e popullit tim dhe as që dua ta ndryshojë atë me zor”, thotë ai, megjithëse pak më vonë thotë se për të ndryshuar diçka te një popull duhet kohë.

    “Unë s’jam për ndryshime tash, por pas një kohe, pasi të kem punuar me xhematin, për t’ia sqaruar si duhet fenë. Myslimanët shqiptarë në Kosovë momentalisht janë në klasin e parë… dhe çfarëdo përpjekje për ndryshime me urdhër mund të kishte kundërefekt”, thotë Sogojeva dhe shton: “Feja islame është e mishëruar me jetën e njeriut.. ndryshe nuk jetohet”.

    “Unë as që kam shkuar te ‘Al Waqf Al Islami’ për të kërkuar para për ndërtimin e Xhamisë në Bajqinë… Këtë e ka bërë kryesia e BIK-së”.

    Fadil Sogojeva nuk e thotë këtë pse mendon që është gabim pranimi i parave nga kjo organizatë, pasi QKGH i thotë se dyshohet për lidhje me Al Qaedan.

    “Për të ndërtuar xhami unë do pranoja donacione edhe prej jahudive e të krishterëve, s'ka asnjë problem prej kësaj”, thotë ai.

    “Mos na thoni neve këto gjëra, por shtetit”, është reagimi i zyrtarëve të BIK-ut kur pyetën për këtë transfer bankar dhe organizatën “Al Waqf Al Islami”. Ahmet Sadriu, udhëheqësi i Departamentit për media dhe botime në BIK e pranon se kanë bashkëpunim me këtë organizatë dhe se transferi vërtetë është kryer, por habitet me të dhënat tjera.

    “Me ‘Al Waqf Al Islami’ kemi bashkëpunim… Drejtori Abdurezak i ka derdhur ato mjete dhe më pas ato janë dërguar në Këshillin e BIK në Podujevë. Nuk e di për lidhjet me terrorizimin. Këto çështje i përkasin shtetit. Ju jeni të vetëdijshëm se ne kemi qindra shoqata këtu, si nga lindja, por edhe perëndimi”, deklaron Sadriu dhe pak më vonë shton: “Shumë projekte të ndërtimit e rindërtimit të xhamive i kemi bërë me këtë organizatë”.

    Akuzat ndaj Bashkësisë Islame e në veçanti ndaj kreut të saj, Naim Tërnava, për lidhje me organizata ekstremiste fetare janë bërë edhe më parë. I fundit që e ka akuzuar direkt dhe ashpër Tërnavën për tolerimin e rrymave radikale është gazetari amerikan, Stephen Schwartz, i cili në një vlerësim dërguar tek QKGH kujton se sado që kreu i BIK-ut të thotë se nuk ka fare të bëjë me rrymat radikale, janë një mori sjelljesh të tij që nuk lejojnë shpjegim tjetër, pos atij që Tërnava është nën ndikimin e radikalëve.

    Gazetari Schwartz vlerëson se janë tri pika që verifikojnë teorinë e tij për lidhjet e Tërnavës me rrymat radikale, në mesin e të cilave përmend edhe tolerimin e provokimeve nga radikalët.

    Në Kosovë ka pasur raste të sulmeve fizike që u janë bërë imamëve që njihen si hoxhallarë liberalë. Në mesin e tyre është edhe Hoxha i xhamisë së Zabelit, Osman Musliu, i cili plot herë ka folur hapur për rrezikun e vehabizmit në Kosovë, për çka ai beson se edhe është rrahur keq. Imam Musliu thotë se ata që e kanë rrahur para disa vjetësh janë radikalizues të fesë Islame, ndaj të cilëve kryesia e BIK nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash.

    “Dyshimet e mëdha të miat janë se vehabizmi dhe ekstremizmi, për të cilat disa hoxhallarë ngurrojnë t'i quajnë kështu, se janë njerëz të sëmurë psikopatë, njerëz të cilët mendojnë ta shkatërrojnë Bashkësinë Islame të Kosovës. Asgjë nuk është Bashkësia Islame e Kosovës, por këta kanë qëllime më të mëdha të na shkaktojnë probleme kombëtare”, i kishte thënë Hoxha i Zabelit gazetës “Kosova Sot” në vitin 2009.

    Nga ajo kohë, hoxha i Drenicës, i cili thotë se ka marrë pjesë edhe në varrimin e Jasharajve të vrarë nga sulmi i forcave serbe, nuk ka ndryshuar fare qëndrim.

    Bashkësia Islame kritikat të - siç e quajnë vet - studiuesit e mikut të tyre, Stefan Schwartz i cilëson të pabaza dhe shpifje, ndërsa imamët akuzues udhëheqësia e Bashkësisë Islame i quan “individë që nuk e përfaqësojnë askënd, përveç ambicieve të zgjeruara të tyre dhe qëllimeve të ulëta karrieriste”.

    Në fakt, Imamët e BIK-ut që tani po i kundërshtojnë hapur rrymat fetare që i quajnë në kundërshtim me Islamin tradicional kosovar. Gjithashtu e kujtojnë me mall ish myftiun Rexhep Boja. Disa prej tyre e kujtojnë se si gjatë kohës kur Boja ishte në krye të BIK-ut, Imami Mazllam Mazllami, një prej atyre që përmendet për ide radikale, ishte përjashtuar nga Bashkësia Islame për mos bindje, për tu kthyer në organizatë pas marrjes së menaxhimit të BIK-ut nga myftiu aktual, Naim Tërnava.

    Ahmet Sadriu, nga zyra për media e BIK, thotë se në kohën kur Imam Mazllam Mazllami ishte përjashtuar prej Bashkësisë Islame, pjesë e vendimmarrjes për përjashtimin e tij ka qenë edhe Naim Tërnava. /Telegrafi/
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  2. #2
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Po Keta Mikrob E Kane Gjete Kosoven Te Lendume Krejt Varr Dhe Dojn Te Futen Ne Te Dhe Te Rekrutojn Marre Te Zeze
    Kta E Dine Se Ne Kosove Nuk I Kundershton Kerkush Sepse Arabi Vetem Ja Kallxon Dollarin Thacit Aj Si Qen Nget Mas Pares Edhe Qerrohet E Arabi E Vazhdin Punen E Ti
    Edhe E Bojn Sikurse Ne Irak E Kosovareve Ju Bjen Ndermend Kur I Biri Apo E Bije Te Hedh Veten Ne Er Per Arabi

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Shkrim i mire. Cdo respekt per Rexhep Bojen.

  4. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Shqiptaret s'kan problem me organizatat jo-qeveritare. Sikur nje organizat do t'ishte konsideruar si "terroriste", shteti i kosoves bashk me ndihmen e KFORI-t, qe moti do i kishin lidhur mbrapa grilave, por ja qe ne fakt s'ka asgje te tille !

    Imam Mazllam Mazllami eshte njeri nderi imamet me te mir ne Trojet Shqiptare, kurse Rexhep Boja i cili njihet si sufist, mund vetem ta mbyll gojen ne shtetin ku eshte !

    Kosova ka gazetaret me amataresk ne bote ! Qe s'din as pyetjen ta formulojn si duhet, e lere me te marrin ndonje anket serioze per te dal ne perfundim, se ne kosove paska terrorizem ne BIK (Tani e keni tepruar) !!


    http://www.youtube.com/watch?v=Bi5tnPqVk44

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Perpara se te konsiderohet nje organizate terroriste duhet te shikosh aktivitetin e saj se si i financon keto para. Deri me sot “Al Waqf Al Islami” nuk njihet si organizate qe sponsorizon terrorizmin por si organizate qe ka patur fonde prej terroristave.
    Sic e shikoni ketu ka dallim shume te madh.
    “Al Waqf Al Islami” nuk eshte shtet qe merr taksa prej banoreve por nje organizate bamirese ku mbijeton fale bamiresive te besimtareve Muslimane anembane botes. Nese nje individ terrorist kontribuon ne mesin e 10 milione kontribuesve te tjere nuk e ben kete organizate terroriste kijeni parasysh kete gje.
    Nese keto para shpenzohen per aktivite te tilla si ndertime xhamijash apo ndihma sociale e ekonomike atehere bujrum , le te vijne me mijera te tilla. Problemi qendron nese keto organizata njihen si sponsorizuese te terrorizmit ne bote atehere eshte problem.

    Organizata “Al Waqf Al Islami” eshte me qender ne Jeddah te Arabise Saudite shtet i cili njihet si luftues i terrorizmin dhe jo si mbeshtetes i terrorizmit. Te jeni te sigurte qe nese do kish fakte reale qe kjo organizate te jete marre me mbeshetetje te terrorizmit problemet do fillonin qe ne Arabine Saudite.
    Dihen marredheniet e mira mes Sauditeve dhe Amerikaneve.

    Si shume tema te tjera te kesaj natyre keto qe i perhapin jane armiq te Shqiperise qe vetem sa i fryjne te keqes pa qene nevoja. Shqiperia dhe Kosova jane dy shtete paqesore ku Islami fatmiresisht nuk ka elemente te rrezikshem per terrorizem.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Al-Haramain was one of the principal NGOs active throughout the world providing support for the Al-Qaida network
    Raporti komplet per keto dy organziata nga faqja zyrtare e OKB-se, ne anglisht.

    http://www.un.org/sc/committees/1267/NSQE10904E.shtml

    Kjo organizata Al Haramain me kujtohet shume mire. Ne Kosove ishte shume aktive menjehere pas luftes.

  7. #7
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    I nderuar Illyrian po ky tipi eshte arab e don EURABIEN ketu tek ne. Me ksi lloj njerz nuk kemi nevoj te humbim kohe! Noj Plum bon e ma shum jo !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 12-10-2012 më 08:03
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    I nderuar Illyrian po ky tipi eshte arab e don EURABIEN ketu tek ne. Me ksi lloj njerz nuk kemi nevoj te humbim kohe! Noj Plum bon e ma shum jo !
    Ke harruar ti shtosh mbiemrit 'zo' edhe nje 'o' ne fund.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430
    Gazetari: Me cfare parash do ta ndertoni xhamine?
    Myftiu Ternava: Me Euro.


    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •