1 e Gjonit : 4
Hyji ėshtė dashuri
7 Tė dashur, ta duam njėri-tjetrin, sepse dashuria vjen nga Hyji, dhe, secili qė ka dashuri, ka lindur prej Hyjit dhe Hyjin e njeh.
8 Kush nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Hyjin, sepse Hyji ėshtė dashuri.
9 Ja si u dėftua dashuria e Hyjit nė ne: Hyji dėrgoi nė botė njė tė Vetmin Birin e vet qė ne tė jetojmė nė saje tė tij.
10 Dashuria pėrmbahet nė kėtė: Jo se ne e kemi dashur Hyjin, por – Ai na ka dashur ne dhe e ka dėrguar Birin e vet si fli pajtuese pėr mėkatet tona. 11 Tė dashur, nė qoftė se Hyji na ka dashur ashtu, edhe neve na duhet ta duam njėri-tjetrin.
12 Hyjin askurrė askush nuk e pa. Nėse e duam njėri-tjetrin, Hyji mbetet nė ne dhe dashuria e tij nė ne ėshtė e pėrkryer.
13 Me kėtė gjė e dimė se mbetemi nė Tė edhe Ai nė ne: na e ka dhuruar Shpirtin e vet.
14 Ne pamė dhe dėshmojmė se Ati e dėrgoi Birin pėr Shėlbues tė botės.
15 Kush dėshmon se Jezusi ėshtė Biri i Hyjit, Hyji mbetet nė tė edhe ai nė Hyjin.
16 Ne e njohėm dashurinė qė Hyji ka kundrejt nesh dhe i besuam asaj.
Hyji ėshtė Dashuri, dhe, kush mbetet nė dashuri, mbetet nė Hyjin dhe Hyji mbetet nė tė.
17 Nė kėtė pėrmbahet pėrsosmėria e dashurisė ndaj nesh: kemi sigurinė e plotė pėr Ditėn e Gjyqit, sepse, siē ėshtė Ai, jemi edhe ne nė kėtė botė.
18 Frikė nė dashuri nuk ka, sepse dashuria e pėrsosur e pėrjashton frikėn, pse frika nėnkupton ndėshkimin.
Pra, ai qė trembet, nuk ėshtė i pėrsosur nė dashuri.
19 Ne duam sepse Ai na deshi mė parė.
20 Nėse ndokush thotė: »E dua Hyjin«, e kėndej e urren vėllain e vet, ėshtė gėnjeshtar.
Sepse kush nuk e do vėllain e vet qė e sheh, Hyjin qė nuk e sheh, s’mund ta dojė.
21 Prej tij e kemi edhe kėtė urdhėr: Kush e do Hyjin, duhet ta dojė edhe vėllain e vet.
Krijoni Kontakt