Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 91
  1. #1

    Lightbulb Ministri i Jashtëm serb, viziton sot Tiranën

    TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkiç, ka paralajmëruar se do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, e para vizitë kjo e një shefi të diplomacisë serbe në Shqipëri, pas shumë vitesh.

    Pritet që ditën e martë Mrkiç të takohet me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.

    “Nesër do të shkoj në Tiranë. Shumë vjet atje nuk ka shkuar ministër serb i Jashtëm. Me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë”, tha Mrkiç, për gazetën serbe “Politika”.

    Sipas medieve serbe, shefi i diplomacisë së Serbisë do të vizitojë gjatë këtyre ditëve shumicën e vendeve të rajonit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  2. #2

    AK: Do ta presim me protesta

    TIRANE - Aleanca Kuq e Zi reagon kundër vizitës së ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, në Tiranë. AK shpreh shqetësimin e saj për mënyrën e organizimit të kësaj vizite dhe mungesën e transparencës të disa takimeve të Kryeministrit Berisha me diplomacinë rajonale.

    Aleanca Kuq e Zi akuzon qeverinë shqiptare për fshehje, për më shumë se një javë, të vizitës dhe axhendës së ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, në Tiranë, duke u shprehur se disa të dhëna që negociatat për viziten e ministrit të Jashtëm serb janë kryer, sipas saj, “nga pazarxhiu i Ballkanit, Damir Fazlliç”.

    AK e konsideron të patolerueshme faktin që marrëdhëniet Shqipëri- Serbi janë të pakushtëzuara nga pala shqiptare, “pavarësisht faktit se Serbia nuk njeh shtetin e Kosovës, nuk respekton të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe nuk kanë kërkuar ende falje për gjenocidin e kryer dhe krimet kundër popullatës shqiptare”.

    AK njofton se do ta presë ministrin e Jashtëm serb Ivan Mrkiç me protesta.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  3. #3
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Vetem mos te shpallet,,Qytetar nderi''amon....
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #4

    Kryeministri i Bullgarisë sot vizitë zyrtare në Shqipëri

    TIRANË - Me ftesë të Kryeministrit Berisha, nga datat 22 dhe 23 tetor, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov.

    Zyra e shtypit e kryeministrisë bën të ditur se "të hënën në orën 11.00, Kryeministri Berisha do të presë në kryeministri, zotin Borissov dhe delegacion që e shoqëron. Pas takimit kokë më kokë, do të zhvillohen bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve, të kryesuara nga dy kryeministrat”.

    Në praninë e kryeministrave, do të bëhet nënshkrimi i tre marrëveshjeve dhe më pas, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.

    Për nder të Kryeministrit bullgar Boyko Borissov dhe delegacionit që e shoqëron Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në ambientet e Pallatit të Brigadave.

    Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Borissov, të hënën, në orën 18.00, do të mbahet Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i cili do të përshëndetet nga dy kryeministrat.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  5. #5
    Kush do ta haje kete radhe ?

    Tre koka ne takim me dyer te mbyllura :/
    Revolution 1848

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  7. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Njerez nuk vazhdohet gjithmon me armiqësi.

    Kryeministri kosovar shtrengon duart me Ivica Daçicin, sepse e dijn te dyja palet qe nje dit do te krijojn mardhenie fqinjesore me njeri tjetrin.

    Un mendoj se eshte me shume se pozitive ardhja e nje ministrit serb ne Shqiperi. Duhet t'i tregojm qe nuk jemi ashtu sic na imagjinojn, por njerez te civilizuar dhe te respektuar per çdo mysafir qe na vie.

  8. #8
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    por njerez te civilizuar dhe te respektuar per çdo mysafir qe na vie.
    Keni harrua me shkrua,,mysafir nderi
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Njerez nuk vazhdohet gjithmon me armiqësi.

    Kryeministri kosovar shtrengon duart me Ivica Daçicin, sepse e dijn te dyja palet qe nje dit do te krijojn mardhenie fqinjesore me njeri tjetrin.

    Un mendoj se eshte me shume se pozitive ardhja e nje ministrit serb ne Shqiperi. Duhet t'i tregojm qe nuk jemi ashtu sic na imagjinojn, por njerez te civilizuar dhe te respektuar per çdo mysafir qe na vie.
    A mendon qe do jete pozitive?
    A s'ju kalon ne mendje qe s'ka te njejtin qellim me ministren e jashtme greke Bagojanis per c'eshtjen e kufinjve detare?

    Ketu i vjen era,edhe ju e dini.
    Sikurse Zogu me Shen Naumin,edhe rasti konkret.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    O njerez sa te doni te tregoheni te civilizuar me keta, keta te prejne ne bes o njerez, si nuk mbledhni mend?

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •