Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Ansambleja socialiste: Zbardhet plani i Ramës për ardhjen në pushtet

    Asambleja e PS-së Zbardhet plani i Ramës për zgjedhjet e 2013-s

    Fernanda Cenko

    Me masa të blinduara antimediatike dje kryesocialisti Edi Rama ka shpalosur planin e veprimit deri në ditën e zgjedhjeve. Në Asamblenë Kombëtare të PS, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, kreu i PS nëpërmjet një video projektori dhe programit poëer-point ka mundur t’i bëjë një ekspoze planit të veprimit për organizmin e zgjedhjeve, duke nisur që nga lideri, deputetët, forumet e partive, kryetarët e bashkive, komunave, organizatave e deri te zgjedhësit.

    Me skema dhe organigrama të pasqyruar në një ekran të madh të improvizuar Rama ka shpjeguar organizimin e strukturave, grupeve të punës si dhe të organizatave me anëtarë ose jo anëtarë të Partisë Socialiste që do të mbrojnë votën. Strategjia është ndërtuar në dy kolona, të cilat janë ato të vizionit e pikëpamjeve komunikative dhe organizimi. Katër janë çështjet ku do të fokusohet komunikimi me elektoratin, demokracia e re, ekonomia e re, shoqëria e re dhe integrimi. Në strategjinë elektorale të Partisë Socialiste janë parashikuar rrugët për shpalosjen e programit politik, rrugët për të ndërtuar koalicionet politike në prag të zgjedhjeve, mënyra sesi do të sillet opozita më e madhe e vendit me median, si dhe strategjitë për mbrojtjen e votës në ditën e votimit.
    Një pjesë e rëndësishme e strategjisë është edhe ndërtimi i koalicioneve, për të cilat Rama mësohet të ketë thënë se ato do të ndërtohen në funksion të mirëqeverisjes së nesërme, duke mirëpritur kontributin e çdo force politike për t’iu bashkuar një koalicioni të gjerë opozitar. Rama ka shpjeguar sesi skema e organizimit do të nisë, fjala bie, që nga lideri i partisë te deputetët, tek Asambleja e deri te koordinatorët në terren dhe organizatat e partisë.

    Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura Rama është shprehur se strategjia e hartuar prej tij do të pasurohet me ide të reja gjatë prezantimit në forume të tjera.

    Listat

    Kryesocialisti Edi Rama është ndalur edhe në një çështje tjetër të rëndësishme, atë të listave të zgjedhësve. Ai u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve vendorë që të verifikojnë listat e zgjedhjeve dhe të merren kryesisht me votuesit e PS që kanë ndryshuar vendbanim pas viteve ‘90, por që gjendjen civile nuk e kanë ndryshuar. Pra, e thënë ndryshe, të gjithë votuesit socialistë larguar, pa ndryshuar gjendjen civile, duhet të kontaktohen, të këshillohen dhe ndihmohen për të zhvendosur Gjendjen Civile. Rama u ka kërkuar që nëpërmjet strategjisë së PS të miklojnë edhe qytetarët të cilët janë të luhatur, duke i kthyer në votues të PS-së. Po një procedurë e tillë, sipas porosisë së kryesocialistit Rama, do të ndiqet edhe për emigrantët. Ashtu si më 2009, edhe më 2013 Rama propozon që derë më derë duhet të prezantohet programi i PS, i cili duhet të votohet për të ardhur në qeveri. Duke folur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryesocialisti Rama ka kërkuar zgjerim të koalicionit të majtë dhe forcim të raporteve me aleatët. “Duhet të forcojmë raportet tona me aleatët në bazën e partneritetit të drejtë me njëri-tjetrin. Ne duhet të shohim interesat e zgjedhësve dhe jo interesat e ngushta politike”, mësohet të jetë shprehur Rama. Kreu i PS në kontekstin e ndërtimit të koalicioneve tha se PS mund dhe do t’i fitojë zgjedhjet edhe pa LSI-në, duke marrë si shembull rastet e bashkive të Durrësit dhe Elbasanit, që në zgjedhjet e 2011-s u fituan nga PS, duke qenë kundërshtarë politikë me LSI.

    Në përfundim të Asamblesë Kombëtare, e cila ka zgjatur më shumë se tri orë, sekretari organizativ Blendi Klosi u shpreh se “Diskutimi i Asamblesë u fokusua së pari në aspektin e komunikimit, përçimit të mesazhit të kësaj partie, për arsyet që ne do të paraqesim para elektoratit shqiptar pse duhet të votojnë Partinë Socialiste dhe Programin e saj “Për një Rilindje Shqiptare”. Së dyti, diskutimi u shtrua gjerësisht për aspektet organizative, pjesë e punës së vazhduar të partisë gjatë vitit në vazhdim, deri ditën e zgjedhjeve.”, u shpreh Klosi.


    Replikat e kreut të PS me kryetarin për rolin e Liderit në strategji

    Gjoni-Ramës: Nëse ne jemi kooperativë, ti je kryetari i kooperativës


    Asambleja Kombëtare do të kishte shkuar dje fjollë, nëse nuk do ekzistonte debati mes kryesocialistit Edi Rama dhe deputetit Ilir Gjoni. Ky i fundit, duke vlerësuar strategjinë që Rama kishte sjellë në Asamble, sugjeroi që roli i liderit të mos përcillet tek elektorati si në kohët e tjera, ku çdo porosi e direktivë duhet të vijë nga lartë-poshtë.

    Kryesocialisti Rama pas ndërhyrjes së Gjonit është përgjigjur se “Deputetët që s’mund të jenë të sigurt për t’u rizgjedhur, duhet të punojnë më shumë në terren dhe të mos fusin njerëz, por të punojnë. Duhet punuar në teren se s’mendon më kooperativa për ta.

    Nga ana tjetër, Gjoni ka replikuar menjëherë se, “nëse ne jemi kooperativë, ti je kryetari i kooperativës”. Pas dy replikave të shkurta, situata është marrë nën kontroll, duke vazhduar diskutimi nga anëtari i Asamblesë, Servet Pëllumbi.



    Debati Gjoni – Rama

    Ilir Gjoni: E vlerësoj strategjinë që keni sjellë në Asamble, por kisha një sugjerim. Mendoj që roli i liderit të mos përcillet tek elektorati si në kohët e tjera, të mos bëjmë barriera, ku çdo gjë duhet të vijë nga lartë-poshtë.

    Edi Rama: Deputetët që s’mund të jenë të sigurt për t’u rizgjedhur, duhet të punojnë më shumë në terren dhe të mos fusin njerëz, por të punojnë. Duhet punuar në teren se s’mendon më kooperativa për ta.

    Ilir Gjoni (ngre tonin e zërit): Kujt i tregon kooperativën, se këta këtu janë burra të nderuar, po ke ndonjë gjë personale, flasim në mbledhjen e grupit. Por edhe nëse kjo është kooperativë, ti je kryetari i kooperativës.

    Edi Rama (I ndërpret fjalën Gjonit): Ulu, Ulu.

    Ilir Gjoni: Nuk ulem! S’më komandon ti mua kur të ulem…

    Servet Pëllumbi: Do ta vlerësoja planin e strategjisë si pozitiv, por ajo që dua të them është se kërkohet unitet partie, por jo si në komunizëm, por bashkë dhe në kohezion në këto momente zgjedhje. Sa i përket atyre që deklarojnë nisma lëvizje në të mirë të së majtës, mund të them se ato janë lëvizje për socialistët, por jashtë socialistëve.


    100 ditët e para të qeverisë Rama, rishikimi i kontratave të jashtëligjshme

    Optimist për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s, kryesocialisti Rama ka bërë me dije anëtarët e Asamblesë Kombëtare se në 100 ditët e para të qeverisjes së socialistëve do të bëhet rishikimi i të gjitha kontratave që ka lidhur qeveria Berisha. Partia Socialiste ka përsëritur dje qëndrimin për rishikimin e kontratave që janë nënshkruar gjate viteve të fundit mes qeverise shqiptare dhe investitorëve të huaj, por jo vetëm. “Ne do të rishikojmë të gjitha kontratat e partneritetit publik-privat dhe do të kërkojmë anulimin e të gjitha atyre marrëveshjeve që shkelin ligjin, në kushtet e konfliktit të interesit dhe në dëm të interesit të shqiptareve”, është shprehur Ilir Beqaj kohë më parë.


    Grupi i punës për ish-të përndjekurit, raport në Asamble

    Grupi i punës në PS për çështjen e ish-të përndjekurve politikë ka dalë me një raport që i është drejtuar Asamblesë Kombëtare. Duke i bërë një rezyme situatës së rënduar të grevistëve, grupi i punës ka konstatuar se “ka mangësi në zbatimin e ligjit sa i përket afateve në disbursimin e kësteve. Ligji 9831 i vitit 2007 parashikonte shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit me tetë këste brenda një limiti kohor tetëvjeçar. Kjo dispozitë është shkelur nga qeveria, pasi deri në vitin 2012 shumica e ish-të përndjekurve kanë marrë vetëm këstin e parë. Ndërkohë me amendimin që i është bërë këtij ligji në vitin 2009 parashikohet se për dëmshpërblimet nuk do të ketë afate kohore. Në gjykimin tonë ky amendim qartas krijon një pasiguri juridike për përfituesit e ligjit e për rrjedhojë jemi të mendimit se mendimi në fjalë mund të jetë antikushtetues”, thuhet në kërkesën e parashtruar në Asamble.

    Nano? Pëllumbi: Lëvizje për socialistët, por jashtë socialistëve

    Partisë Socialiste më shumë se strategjitë e shkruara elektorale për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, i nevojitet unitet dhe kohezion mes vetë socialistëve. Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë dje ish-kryetari socialist i Kuvendit, Servet Pëllumbi, gjatë mbledhjes së Asamblesë. Faktikisht ndërhyrja e Pëllumbit mësohet se ka qenë më shumë për të zbutur situatën e tensionuar të krijuar nga debatet Rama-Gjoni, megjithëse ai ka shfrytëzuar këtë rast që në rolin edhe të një prej nga më të vjetërve në këtë forcë të japë disa mesazhe qoftë për drejtuesit e kësaj force, ashtu edhe për anëtarët e tjerë të Asamblesë. Kështu, mësohet se ka vlerësuar si të domosdoshme se përveç përgatitjeve elektorale, socialistët duhet të bashkohen për të mundur Berishën. “Do ta vlerësoja planin e strategjisë si pozitiv, por ajo që dua të them është se kërkohet unitet partie, por jo si në komunizëm, por të jemi bashkë dhe në kohezion në këto momente zgjedhje” – mësohet të jetë shprehur Pëllumbi në ndërhyrjen e vet. Më tej ai nuk ka lënë pa ironizuar edhe përpjekjet e ish-kryesocialistit Fatos Nano për krijimin e lëvizje të re politike në gjirin e së majtës, duke i konsideruar ato si jashtë opozitës. “Sa i përket atyre që deklarojnë nisma lëvizje në të mirë të së majtës, mund të them se ato janë lëvizje për socialistët, por jashtë socialistëve”, mësohet të jetë shprehur Pëllumbi.


    Asambleja, Rama bllokon valët e celularëve

    Frika e kopjimit të strategjisë elektorale, por edhe e rrjedhjes së informacionit nëpërmjet aparaturave të posaçme të teknologjisë së lartë, ka detyruar lidershipin socialist që për mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare të merrte masa të forta sigurie. Përveç faktit se mediat nuk janë lënë të afrohen apo të futen në ambientet ku zhvillohej mbledhja e Asamblesë, drejtuesit socialistë kishin menduar që të mos linin asnjë mundësi për interceptimin e valëve, qofshin ato televizive, ashtu edhe ato të telefonisë celulare. Pothuajse të gjithë deputetët ashtu edhe gazetarët që e ndiqnin asamblenë nga jashtë ambienteve të sallës së madhe në kompleksin “Xibrak”, nuk kanë arritur ta kuptojnë fillimisht se ç’po ndodhte, pasi nuk mund të komunikonin me telefonat e tyre celularë. Vetëm kur ka mbaruar mbledhja është kuptuar, të paktën nga media, që të gjitha thirrjet apo SMS e dërguara anëtarëve të ndryshëm të Asamblesë kishin qenë të bllokuara dhe nuk kishin shkuar në kohë në destinacion. Sapo mbledhja ka përfunduar është parë dhe konfirmimi i dërgimit të SMS-ve në destinacionet përkatëse. Anëtarë të Asamblesë të pranishëm në mbledhje kanë konfirmuar se as ata vetë nuk kanë mundur të komunikojnë gjatë gjithë kohës që zgjati asambleja, duke bërë të ditur njëkohësisht se ndalimi i valëve ishte bërë nëpërmjet një aparature të posaçme zhurmimi, të cilën duket se Partia Socialiste e ka blerë tashmë dhe e përdor sa herë që ka mbledhje të rëndësishme. Kujtojmë këtu se të njëjtën aparaturë e përdori rreth dy muaj më parë PS edhe gjatë një mbledhje të grupit parlamentar në selinë e PS-së, megjithëse në atë kohë u fol se këtë gjë e kishin bërë përfaqësuesit e kompanisë celulare për shkak të një remonti në antenat që ndodhen sipër godinës së kësaj force. Por duket se blerja e një aparature të tillë tashmë është fakt dhe që ka qenë një veprim i detyruar i socialistëve për të shmangur përgjimet e pretenduara prej tyre nga selia e Ministrisë së Mbrojtjes.


    Sot Kongresi i Gruas, Olta Xhaçka drejt kreut

    Forumi i Gruas Socialiste do të zgjedhë sot kryetaren e saj të re. Pas një fushate përgatitore dhe zgjedhore në të gjithë vendin, ky forum do të mbledhë sot Kongresin e vet, për të votuar për drejtuesen e tij të re. Nga procesi i zgjedhjeve dhe i marrjes së kandidaturave për kryetar, mësohet se thuajse pjesa dërmuese e grave deputete por edhe disa figura me peshë në këtë forcë politike kanë qenë të propozuara nga baza. Por duket se sot në votim do hidhet vetëm emri i Olta Xhaçkës, kjo pasi me mirëkuptimin edhe të lidershipit të PS-së kandidatet e tjera janë tërhequr nga gara. Për të shuar çdo qejfmbetje, mësohet se Rama ka zhvilluar dje fillimisht pas Asamblesë një takim me të gjitha anëtaret gra të këtij forumi, ku u ka kërkuar atyre angazhim për mbarëvajtjen e Kongresit të sotëm, ndërkohë që pasdite ai ka mbledhur edhe një herë të gjitha emrat e propozuar për pozicionin e kryetarit të këtij forumi.

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-10-2012 më 01:04
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Gjoni: Ku gaboi Rama me “listën e kooperativës”, të ketë diskutim për aleancat

    Fernada Cenko

    Tiranë Deputeti socialist Ilir Gjoni ka komentuar dje debatin me kryetarin e PS-së, Edi Rama, dhe pakënaqësitë e tij. Në rrjetin social “Facebook”, i ndikuar edhe nga media, Gjoni ka sqaruar të gjithë fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare që u mbajt ditën e premte. Gjoni është shprehur se Rama ka treguar nxitim, teksa është shprehur se deputetët janë listë kooperative. “Sa i përket replikave me kryetarin e partisë pata përshtypjen se kryetari bëri një lapsus frojdian, por ai i ndodhur para stresit të kuptueshëm paraelektoral dhe një ndjeshmërie që ekziston ndër strukturat e partisë në të gjitha nivelet për të përcaktuar në kohë vendin e gjithkujt në këtë betejë elektorale, u shpreh, sipas gjykimit tim, gabimisht, duke thënë se deputetët janë listë kooperative, pasi unë (Kryetari) i kam vënë në listë. Reagimi im ishte i menjëhershëm, duke deklaruar se, nëse kishte çështje për të diskutuar me deputetët mund t’i ngrejë ato çështje në grupin parlamentar dhe se fundi, krahasimi nuk ishte i gjetur, se, sipas kësaj, ai i binte që të ishte kryetar i kooperativës”, sqaron Gjoni në rrjetin social “Facebook”.

    Sugjerimet e Gjonit

    Anëtari i Asamblesë, Ilir Gjoni, duke vlerësuar strategjinë e Ramës, ka radhitur edhe një sërë sugjerimesh që lidhen me mënyrën e funksionimit të forumeve. “Shtrova nevojën e përpunimit të një qëndrimi realist ndaj problemeve që duhet të jetë fryt i diskutimeve dhe shkëmbimit të gjerë të mendimeve, duke shmangur imponimin e zgjedhjeve të një personi, luhatjet në mendime, influencat e jashtë forumeve dhe mbylljen në rrethe të ngushta nga një herë dhe jo statutore” -shkruan deputeti i PS-së. Ai pohon se duhet një angazhim më i madh i bazës, përmes opinioneve si dhe ka kërkuar pjesëmarrjen e të gjithëve në diskutimin mbi aleancat e zgjedhjeve 2013. “Kërkohet një tërheqje sa më e gjerë mendimi të forumeve që ta ndiejnë më mirë rolin e tyre dhe sidomos opinionit të bazës” -ka thënë Gjoni, ndërsa është ndalur edhe tek aleancat me partitë e majta, që, sipas tij, duhet të diskutohen në forume dhe jo vetëm nga lideri i partisë. “Diskutova për çështjen e Aleancave, duke thënë se problemi i aleatëve është dhe çështje e evoluimit të vetë atyre, por vlerësimi i tyre duhet të jetë produkt diskutimi në PS mbi bazë të vlerave reale dhe jo vendimeve individuale” -ka shtuar më tej Gjoni.

    Debati në Asamble

    Deputeti Ilir Gjoni ka nisur replikën me Ramën kryesisht mbi çështjen e listave për deputetë. Kryesocialisti ka kërkuar që deputetët të punojnë në bazë, pasi do të jetë kjo punë që do të përcaktojë vendin e tyre në listë, duke iu përgjigjur shqetësimit të Gjonit me fjalët: Nuk mendon më kooperativa për askënd. Ishte kjo fjalë që solli replikat zinxhir në Asamblenë e PS-së, ku u diskutua strategjia e kësaj partie për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

    MAPO

  3. #3

    Ruçi në Kinë: "Kur të vijmë në pushtet do forcojmë marrëdhëniet me Kinën"

    Ruçi në Kinë: "Kur të vijmë në pushtet do forcojmë marrëdhëniet me Kinën"
    Sot delegacioni i PS ka zhvilluar takime me autoritetet më të larta të provincës Xian Shi.
    Publikuar më 29.10.2012 | 17:40

    PEKIN - Forcimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me një nga superfuqitë botërore, siç është Kina, kanë qenë në fokus të vizitës, që një delegacion i Partisë Socialiste, i kryesuar nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, po zhvillon prej disa ditësh në Republikën Popullore të Kinës.

    Në ditët e para të vizitës delegacioni i PS zhvilloi takime me drejtuesit e lartë të provincës Hang Zhou, e cila është një ndër provincat më të mëdha të Kinës, me 54 milionë banorë.

    Sot delegacioni i PS ka zhvilluar takime me autoritetet më të larta të provincës Xian Shi. Kryetari i Konferencës Konsultative të kësaj province, Cang Shung Shao, gjatë takimit me delegacionin shqiptar ka shprehur besimin se PS do të luajë rol të madh për stabilitetin dhe zhvillimin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit të Ballkanit e më gjerë. Nga ana e tij, kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi ka theksuar se PS vlerëson rolin e Kinës për stabilitetin dhe paqen në botë. “Zhvillimi ekonomik i Kinës është për t’u marrë shembull. Dhe PS, me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, do forcojë dhe zhvillojë me prioritet marrëdhëniet me Kinën, duke synuar konsolidimin e marrëdhënieve tregtare dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, është shprehur Ruçi.

    Në programin e vizitës për ditët në vijim janë parashikuar takime të rëndësishme në Pekin me autoritete të larta të Partisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 29-10-2012 më 14:19
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    PS ka ngelur e njejta parti komunsite. Ne Kine paska shkuar Ruçi ne nivel partie.

    Ndihme nga Kina per te ardhur ne pushtet.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Ruçi në Kinë: "Kur të vijmë në pushtet do forcojmë marrëdhëniet me Kinën"
    Sot delegacioni i PS ka zhvilluar takime me autoritetet më të larta të provincës Xian Shi.
    Publikuar më 29.10.2012 | 17:40

    PEKIN - Forcimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me një nga superfuqitë botërore, siç është Kina, kanë qenë në fokus të vizitës, që një delegacion i Partisë Socialiste, i kryesuar nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, po zhvillon prej disa ditësh në Republikën Popullore të Kinës.

    Në ditët e para të vizitës delegacioni i PS zhvilloi takime me drejtuesit e lartë të provincës Hang Zhou, e cila është një ndër provincat më të mëdha të Kinës, me 54 milionë banorë.

    Sot delegacioni i PS ka zhvilluar takime me autoritetet më të larta të provincës Xian Shi. Kryetari i Konferencës Konsultative të kësaj province, Cang Shung Shao, gjatë takimit me delegacionin shqiptar ka shprehur besimin se PS do të luajë rol të madh për stabilitetin dhe zhvillimin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit të Ballkanit e më gjerë. Nga ana e tij, kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi ka theksuar se PS vlerëson rolin e Kinës për stabilitetin dhe paqen në botë. “Zhvillimi ekonomik i Kinës është për t’u marrë shembull. Dhe PS, me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, do forcojë dhe zhvillojë me prioritet marrëdhëniet me Kinën, duke synuar konsolidimin e marrëdhënieve tregtare dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, është shprehur Ruçi.

    Në programin e vizitës për ditët në vijim janë parashikuar takime të rëndësishme në Pekin me autoritete të larta të Partisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

    Shume mire per Kinen ..problemi eshte se paska shku Gramozi....ec Mozo...si komunist i vjeter e me pervoje partie e ndershmeri proletare.. qepi pak marredheniet me Kinen..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    PS ka ngelur e njejta parti komunsite. Ne Kine paska shkuar Ruçi ne nivel partie. : D

    Ndihme nga Kina per te ardhur ne pushtet. : D
    Shhhttt se mos ta lexon Saliu këtë që ke shkruar dhe i ngelet qefi.
    Saliu i ka miq shumë të mirë kinezët.
    Apo ata kinez që takon Saliu janë demokrat??

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Shhhttt se mos ta lexon Saliu këtë që ke shkruar dhe i ngelet qefi.
    Saliu i ka miq shumë të mirë kinezët.
    Apo ata kinez që takon Saliu janë demokrat??
    kina nuk e ka ne liste nje vend te vogel si shqiperia
    ajo eshte lidh ngushte me evropen
    tek tema tani
    pse ky edi rama diskutonper ato qe do shkaterroj sapo te vije ne pushtet dhe nuk diskuton c`fare duhet te rregulloi

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin

    Sot delegacioni i PS ka zhvilluar takime me autoritetet më të larta të provincës Xian Shi. Kryetari i Konferencës Konsultative të kësaj province, Cang Shung Shao, gjatë takimit me delegacionin shqiptar ka shprehur besimin se PS do të luajë rol të madh për stabilitetin dhe zhvillimin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit të Ballkanit e më gjerë. Nga ana e tij, kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi ka theksuar se PS vlerëson rolin e Kinës për stabilitetin dhe paqen në botë. “Zhvillimi ekonomik i Kinës është për t’u marrë shembull. Dhe PS, me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, do forcojë dhe zhvillojë me prioritet marrëdhëniet me Kinën, duke synuar konsolidimin e marrëdhënieve tregtare dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, është shprehur Ruçi.
    Shume humor kane keta te portokallise .
    Kryetari i asamblese socialiste ka zhvilluar takimin e rendesishem historik me kryetarin e komunes VAR I LESHT.
    dhe e thone si lajm te bujshem.
    hahahahahhaa o hallo Shege mooooooj!
    Ku jeeeeeee?.....
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    kur vete kryeministri berisha ne kine,qe e ka per detyre te mbaje mardhenie me nje superfuqi ekonomike e politike si kina (shkurt per te thithe ndoj investim),ngrifen larot e kuq e na bejn namin me komente gjithandej...kur vete surrat salduari ish sekretari i komitetit te partise se tepelenes,kuqove ju behet zemra mal,se mos marrin ndonje perkrahje nga partia komunsite moter e kines,per te rrezuar malokun nga pushteti...ehhh pike e zeze
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •