Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Territoret shqiptare, ndryshime të reja kufijsh në Ballkan

    Ndryshimet që kanë ndodhur në Ballkan gjatë këtyre 20 viteve të fundit, por edhe prekja nga kriza ekonomike, ka nxitur kompanitë që të studiojnë klimën e biznesit dhe të sigurisë në këto vende. Sipas studimeve të fundit, Evropa mund të jetë dëshmitare e rishikimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Në qendër të ndryshimeve të kufijve shtetërore paraqiten territoret shqiptare, aktualisht të ndara në shumë shtete. Në një studim të botuar nga Toscafund LLP (Asset Management "Toscafund") me qendër në Londër, përderisa një "Serbi e Madhe" mund të marrë mbi nëntë milionë njerëz dhe “Kroacia e Madhe” me 5 milionë, edhe perspektiva e një "Shqipërie të Madhe" konsiderohet më e afërt për një popullsi të llogaritur prej 5.2 milion banorë. Ekspertët shprehen se ndërkohë që është e pamundur që territoret veriore të Greqisë të bëhen pjesë e "Shqipërisë së Madhe", Kosova e ka një shans së bashku me rajonet perëndimore të Maqedonisë ku shqiptarët përbëjnë rreth 95% të popullsisë. Studimi shprehet se nuk do të ketë ndryshime të kufijve anembanë Ballkanit Perëndimor si rrjedhojë e rinisjes së luftimeve midis grupeve etnike, por një gjë e tillë mund të arrihet përmes zgjidhjeve ligjore, siç mund të ishte votimi në referendum.

    Një praktikë e tillë sugjerohet që të ndjekin serbët në veri të Kosovës, ashtu sikurse serbët në Republikën Srpska. Kroatët e Bosnjës mund të bëjë të njëjtën gjë. Ideja e bashkimit të trojeve shqiptare dhe e krijimit të një Shqipërie të Madhe, nuk shihet e pamundur nga ekspertët ndërkombëtarë. Sipas tyre, komunitetet shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni mund të votojnë në mënyrë të njëanshme për ndarje nga shteti ekzistues sovran dhe krijimin e një forme të federatës me Shqipërinë. Një gjë e tillë, sipas tyre, lehtësohet edhe nga ndryshimet jo shumë të mëdha në aspektin ekonomik ku të ardhurat për frymë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë pothuaj të njëjta, 3800 dollarë. Nga ideja e krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe e Serbisë së Madhe, Europa pritet që të ndjejë më shumë presionin e dy shtete të mëdha si Turqia dhe Rusia.

    Sipas dokumentit të hartuar nga Toscafund LLP, Shqipëria e Madhe do të fitonte tërheqjen dhe do të vihej nën patronazhin e Turqisë si pasojë e fuqisë së saj ekonomike, ashtu sikurse "Serbia e Madhe" mund të përfitonte nga dashamirësia e Rusisë. Gjithsesi, raporti shprehet se situatat në Ballkanin Perëndimor janë të vështira, kjo si pasojë e përplasjeve gjeostrategjike midis Lindjes dhe Perëndimit. Në një kohë që Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATOs, Serbia jo vetëm që nuk është anëtare, por në përgjithësi mbetet antagoniste ndaj saj dhe e prirur drejt Rusisë,duke hapur një dimension krejtësisht të ri gjeopolitik. Sa për aspiratat për në NATO të Malit të Zi, ekspertët shprehen se Rusia do të mund ta ruajë atë në orbitën e saj strategjike. Deri më tani , studimet për ndryshime të kufijve të Ballkanit kanë qenë të shumta nga kompani të specializuara, si në rastin e këtij studimi, ashtu edhe nga Akademitë e Shkencave të rajonit tonë.
    Aleanca shqiptaro-turke është e natyrshme
    "Ndarja e Veriut të Mitrovicës nga Kosova, do të thotë rinisje e luftës. Maqedonia të ndahet me marrëveshje shumëpalëshe"Ish-sekretari Politik i Armatës Kombëtare Shqiptare, Idejat Beqiri, deklaron se çështja e kufijve në Ballkan mbetet ende problematike. Në një intervistë për Shekullin, avokat Beqiri shprehet se pika më e “nxehtë” e rajonit do të bëhet Maqedonia, që sipas tij, ka dështuar në ndërtimin e një shteti multi-etnik sikurse është Belgjika.

    Mendoni se çështja e kufijve të Ballkanit është e mbyllur?

    Ballkani ka qenë dhe ka mbetur “fuçi baruti”, sepse ka disa çështje kombëtare të pazgjidhura. Çështja kryesore kombëtare që e mban Ballkanin të mbërthyer në një krizë të përhershme, që ka sjellë dhe ende mund të sjellë pasoja tragjike, është edhe çështja shqiptare. Kombi shqiptar është një komb « invalid », sepse gjysmën e trojeve etnike dhe të popullsisë së tij në Ballkan, i ka jashtë kufijve shtetëror. Shqiptarët në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni nuk janë “minoritet”, por janë në truallin e tyre, në shtëpinë e tyre. Prej një kombi “invalid” nuk mund të presësh stabilitet! S’ka se si. Vetëm kriza dhe destabilitet mund të pritet, sepse kombet u ngjajnë organizmit të njeriut, mirë funksionojnë në se të gjitha pjesët e trupit janë të shëndetshme. Në këtë aspekt problemi i kufijve të Ballkanit ka qenë, është dhe do të mbetet i hapur.

    Sa e mundshme është një rritje e ndikimit të Turqisë përmes Kosovës dhe Shqipërisë? Turqia ka qenë dhe mbetet një aleate e natyrshme e shqiptarëve. Ajo kurdoherë do t’i ketë dyert e hapura në Shqipëri dhe në Kosovë. Po të kemi parasysh edhe faktin që Turqia do të shndërrohet në një fuqi tepër të madhe ekonomike në Ballkan dhe në pjesën Evropiane dhe Aziatike, aleancën shqiptaro- turke duhet ta besojë, ta ushqejë dhe ta zhvillojë pa hezitimin më të vogël politika dhe diplomacia jonë.

    A rrezikon që të destabilizojë Ballkanin tentativa për një Shqipëri të Madhe?

    Kë shihni si pika më të nxehta për momentin, Maqedoninë apo Veriun e Kosovës? Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia nuk janë “në shtëpinë e vet” në ra- port me trojet shqiptare. Për rrjedhojë kjo sjell destabilitet dhe mosbindje të përhershme. Minoritet serbe, malazeze, maqedonase që ndodhen në trojet shqiptare sot, aty do të rrinë edhe nesër në Shqipërinë e Bashkuar, dhe shteti kombëtar shqiptar, ashtu sikundër ka bërë historikisht, ashtu do të bëjë edhe në të ardhmen, do t’i trajtojë minoritetet si miq të mirë, dhe shqiptari më mirë mban mikun, se sa veten e tij. Trajtimi i minoritetit grek në 100 vjet shtet shqiptar, apo trajtimi që u është bërë minoriteteve të tjera, qofshin edhe ato serbe dhe maqedonase në Shqipëri dhe në Kosovë, flasim më mirë për këtë gjë. Problemi i Veriut të Kosovës është zgjidhur një herë e përgjithmonë. Shohin “ëndrra në diell” serbët për ta ndarë, apo për ta marrë Veriun e Kosovës. Lufta e UÇK-së në vitet 1998- 1999 dhe ndërhyrja ushtarake e NATOs kundër Serbisë, u bënë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në kufijtë e saj historikë. Pa Mitrovicën Veriore nuk ka as Kosovë, as Shqipëri. Ndarja e Veriut të Mitrovicës nga Kosova, do të thotë rinisje e luftës. Pika më e nxehtë” e rajonit do të bëhet Maqedonia. I ka ardhur tashmë radha që artificialitetit të këtij shteti, t’i jepet fund. Për 23 vjet me radhë shtetit artificial të IRJM-së nuk ju gjet as emri, nuk ju gjet identiteti kulturor-kombëtar, e mbi të gjitha nuk u arrit ajo që pritej, bërja e një shteti shqiptaro-maqedon në parametrat e Belgjikës së sotme, si rruga e vetme që mund ta shpëtonte Maqedoninë.
    Pavarësia e Kosovës, hap drejt unifikimit

    Sipas Gallup Balkan Monitor 2010, koncepti i “Shqipërisë së Madhe” është mbështetur nga shumica e shqiptarëve: në Shqipëri (63%), në Kosovë (81%) dhe në Republikën e Maqedonisë (53%). Nocioni i krijimit të një "Shqipërie të Madhe" nuk është aspak e re. Në formën e saj moderne daton që në 1878-n me Lidhjen e Prizrenit. Ideja ishte që të bashkohen territoret e Kosovës, në jug të Malit të Zi, në veri-perëndim të Greqisë (Çamëria), pjesën perëndimore të IRJ të Maqedonisë dhe në jug të Serbisë. Italia krijoi e para dhe e vetme idenë e "Shqipërisë së Madhe", që përfshinte pjesën më të madhe të Kosovës dhe rajoneve të banuara me shqiptarët e Maqedonisë perëndimore. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është parë nga disa si një lëvizje parë drejt unifikimit në të gjithë rajonin e mbushur me një valë tensionet etnike. Ekzistojnë tensione të mëdha mes shqiptarëve dhe maqedonasve në zonat perëndimore të Maqedonisë.

    Raporti

    Raporti mban datën 11 tetor 2012 dhe është pjesë e raportit të titulluar "Kriza në Ballkanin Perëndimor: Një problem i mbarë Evropës ". Hulumtimi paraqet një vlerësim të zymtë dhe të pakompromistë të asaj që konsiderohet e pashmangshme si pasojë e ngjarjeve që po zhvillohen në Greqi, Itali dhe më gjerësisht në të gjithë zonën e euros. Paralajmërohet varësia e tyre nga ekonomitë më të trazuara të eurozonës, tensionet e fshehura etnike dhe potencialet për ndryshime të rëndësishme politike dhe tejet alarmuese.

    Studiuesit

    Ky dokument është botuar nga Toscafund LLP (Asset Management "Toscafund"), që është një partneritet me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Angli dhe Uells. Kjo kompani është e autorizuar nga Autoriteti i Shërbimeve Financiare.

    Situata në Shqipëri

    Megjithëse Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në konfliktin etnik të viteve 1990, ka pasur më shumë problematikën e saj të brendshme. Mjaft alarmuese konstatohet përdorimi i vendit tonë si një rrugë tranziti për lëndët narkotike dhe për trafikimin e njerëzve. Ndikimi i krizës është ndjerë në një mënyrë tjetër nga një rënie në remitancat dhe eksportet. Remitancat nga 1 milion shqiptarë në Greqi dhe Itali kanë qenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për vendin. Perspektiva e një kthimi masiv të shqiptarëve nga Greqia dhe Italia do të japë gamën e vet të problemeve.

    Ndikimi turk dhe rus

    Tensionet edhe për shkak të krizës, priten që të sjellin edhe rritje të ndikimit të shteteve më të fuqishme në Ballkan. Rusia ka të ngjarë të jetë rrjet sigurie për aleatët e saj tradicional, Serbi dhe Mali i Zi. Turqia, gjithashtu, do të rrisë ndikimin e saj me Shqipërinë dhe nga Bosnja myslimane. Sipas studimit, rritja e ndikimit rus dhe turk do të jetë i mirëpritur në disa qarqe, por më pak në të tjerët.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    kur shqiperia te bej 200 vjet pavaresi atehere do ket shqiperi te madhe
    kuptohet jo sali/rama/thaci/nano/basha/ etc etc etc
    Partizoni

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Pasi te behet Shqiperia e madhe si territor,cfare do ndodhe?
    Kosova do kerkoje te dali me vete shkeputet per autonomi,lol.
    Do dalin ca intelektuale dhe mbajne fjalime...duhet te shkeputemi nga Shqiperia
    bikoz aint right,lol
    Arsyet.
    1.Po pengohet zhvillimi ekonomik,ne Kosove
    2.Ankesa per qeverine ne Tirane
    3 Tregeti me hile
    4.Kosova nuk po merr fondet sa duhet,e te tjera.
    Do shkeputet dhe dale shtet i pavarur.
    Edhe pasi te kalojne disa dekada do kerkoje prape te bashkohet me Shqiperine,lol
    Kjo loje ka vazhduar ne shekuj,s'eshte ndonje gje e re.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 28-10-2012 më 20:31
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    O ben kur është bër kjo se nuk e kam dëgjuar ndonjë herë që Kosova është ndarë dhe lidhur me vetdashje në për shekuj?!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Pasi te behet Shqiperia e madhe si territor,cfare do ndodhe?
    Kosova do kerkoje te dali me vete shkeputet per autonomi,lol.
    Do dalin ca intelektuale dhe mbajne fjalime...duhet te shkeputemi nga Shqiperia
    bikoz aint right,lol
    Arsyet.
    1.Po pengohet zhvillimi ekonomik,ne Kosove
    2.Ankesa per qeverine ne Tirane
    3 Tregeti me hile
    4.Kosova nuk po merr fondet sa duhet,e te tjera.
    Do shkeputet dhe dale shtet i pavarur.
    Edhe pasi te kalojne disa dekada do kerkoje prape te bashkohet me Shqiperine,lol
    Kjo loje ka vazhduar ne shekuj,s'eshte ndonje gje e re.
    Perse ia fut kot se koti? A vetem deshiron te shkaktosh percarje?

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Bashkimi është i pashmangshëm. Koha e Berishës, Ramës, Thaçit e kompanisë, ka perënduar. Ndërsa BE po ndahet, Shqipëria duhet të bashkohet, përndryshe do të përfundojmë përsëri si në 1913-ën, të ndarë në shumë shtete. BE na jep mësime se ne nuk duhet të bashkohemi, ndërsa në 2013-ën hartës së Evropës do t'i shtohen shtetet e reja të Skocisë dhe Katalonjës.
    BE nuk do të thotë bashkim, as mbarim të konfliktit. Shihni sa u bashkua Irlanda me Irlandën e veriut në BE, ku dhuna ndaj irlandezëve vazhdoi edhe pse si Irlanda ashtu dhe Britania e Madhe ishin në BE.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Bashkimi është i pashmangshëm. Koha e Berishës, Ramës, Thaçit e kompanisë, ka perënduar. Ndërsa BE po ndahet, Shqipëria duhet të bashkohet, përndryshe do të përfundojmë përsëri si në 1913-ën, të ndarë në shumë shtete. BE na jep mësime se ne nuk duhet të bashkohemi, ndërsa në 2013-ën hartës së Evropës do t'i shtohen shtetet e reja të Skocisë dhe Katalonjës.
    BE nuk do të thotë bashkim, as mbarim të konfliktit. Shihni sa u bashkua Irlanda me Irlandën e veriut në BE, ku dhuna ndaj irlandezëve vazhdoi edhe pse si Irlanda ashtu dhe Britania e Madhe ishin në BE.
    1-nje bashkim i njeanshem (me deshiren vetem te shqiptareve) do te sjelli defakto
    ndarjen e mitrovices nga kosova.

    2-ndarja e maqedonise do sjelli tkurrjen e territoreve, sepse maqedonsit do ti lene shqiptareve vetem 15% te territorit, kur popullata shqiptare shkon ne 25%.
    pasi Shkupi qe eshte nje qytet miks por me shumice maqedonse ata do ta spastrojne etnikisht.

    3- me 6 milion banore, ne nje territor kaq te vogel dhe te varfer, shqiptaret do hane njeri-tjetrin.
    4- problemet sociale dhe fetare do fryhen kaq shume sa qe shqiperia do te
    behet nje vend i papershtatshem per pjesen e krishtere.
    qe me shume gjasa krahinat e krishtera do kerkojne autonomi
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    "Për 100-vjetorin e pavarësisë, dy parlamentet të miratojnë bashkimin Kosovë-Shqipëri"
    Publikuar më 29.10.2012 | 14:52

    Dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, u është kërkuar që të miratojnë rezolutë në parlamentet përkatëse për shpalljen e bashkimit të dy shteteve. Kjo është kërkesa e drejtuar nga klubi politik “Afrim Zhitia”. Në një komunikatë për media të këtij klubi, thuhet se të dy kryeministrat e shteteve shqiptare, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi nuk kanë bërë asgjë për bashkimin kombëtar.

    “Në kohën kur qeveritë e dy shteteve shqiptare me shumë bujë e pompozitet po përgatiten të shënojnë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së gjysmës së Shqipërisë, as qeveria e Sali Berishës në Tiranë e as qeveria e Hashim Thaçit në Prishtinë, çështjen e domosdoshmërisë së bashkimit të trojeve shqiptare, të katër vilajeteve të ish-Perandorisë Osmane, as që e kanë në rend të ditës”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga ky klub, raporton agjencia e lajmeve “Kosova Press”.

    Ky klub akuzon Berishën se në deklarimet e tij publike i ka quajtur si ekstremiste kërkesat e atyre që duan bashkimin kombëtar. Sipas klubit politik “Afrim Zhitia”, duhet që urgjentisht qeveria e Tiranës si shtet i pranuar në OKB dhe në NATO, të kërkojë para organizmave ndërkombëtare dhe shtetit grek që është anëtare e Bashkimit Evropian, që t`i rikthejë Shqipërisë krahinën e Çamërisë, të cilën Greqia e okupoi me dhunë dhe terror. Dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës i kërkohet që të miratojnë rezolutë në parlament për shpalljen e bashkimit të dy shteteve.

    Shekulli Online/F.S.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    1-nje bashkim i njeanshem (me deshiren vetem te shqiptareve) do te sjelli defakto
    ndarjen e mitrovices nga kosova.

    2-ndarja e maqedonise do sjelli tkurrjen e territoreve, sepse maqedonsit do ti lene shqiptareve vetem 15% te territorit, kur popullata shqiptare shkon ne 25%.
    pasi Shkupi qe eshte nje qytet miks por me shumice maqedonse ata do ta spastrojne etnikisht.

    3- me 6 milion banore, ne nje territor kaq te vogel dhe te varfer, shqiptaret do hane njeri-tjetrin.
    4- problemet sociale dhe fetare do fryhen kaq shume sa qe shqiperia do te
    behet nje vend i papershtatshem per pjesen e krishtere.
    qe me shume gjasa krahinat e krishtera do kerkojne autonomi
    Nje ndarje e Mitrovices do sjelle masakrimin e mijera serbeve te asaj pjese, sepse shqiptaret tani jane te pergatitur.
    Ne maqedoni vetem sllavet do dalin te humbur. Shqiptaret do te duhet te bejne mareveshjen me bullgarine.
    Ekonomia shqiptare do te lulezoje fale ndihmes se turqise dhe amerikes edhe te gjermanise.
    Bota e krishtere do u vere shkelmin te pro-ruseve ortodokse nga ballkani. Bota e krishtere ka vendosur te ec ne rruge te drejte dhe eshte per barazi ndermjet popujve jo per shtypje.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    Nje ndarje e Mitrovices do sjelle masakrimin e mijera serbeve te asaj pjese, sepse shqiptaret tani jane te pergatitur.
    Ne maqedoni vetem sllavet do dalin te humbur. Shqiptaret do te duhet te bejne mareveshjen me bullgarine.
    Ekonomia shqiptare do te lulezoje fale ndihmes se turqise dhe amerikes edhe te gjermanise.
    Bota e krishtere do u vere shkelmin te pro-ruseve ortodokse nga ballkani. Bota e krishtere ka vendosur te ec ne rruge te drejte dhe eshte per barazi ndermjet popujve jo per shtypje.
    po kur u zgjove nga gjumi,cafr ndodhi?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •