Ja makinat ku udhėtonte Enveri
Flet Hamdi Sina, ish-shoferi i Byrosė Politike: Nė makinėn time tė gjithė udhėheqėsit e lartė Mehmet Shehu mė tėrhoqi nė Drejtorinė e Dytė.
Kadri Hazbiu mė propozoi si shofer tė Enver Hoxhės
I tregova komandantin se si e kishin kthyer nė kulak familjen bazė ku ai strehohej gjatė luftės. Masat qė i rekomandoi Nexhmijes
Publikuar mė 04.11.2012 | 12:47
Leonard Veizi
- Nėse Komandanti ulej nė sedijen e pasme tė makinės, nuk kishte me trimėri me gjeste tė kota, por as frikėn smund ta njihje. Duart mbi timon dhe pėrqendrim maksimal nė pasqyrat anėsore. Pakujdesia mė e vogėl shėnohej me bojė tė kuqe. Drejtuesi i automjetit duhet tė kryente detyrėn me pėrpikėri, ndėrsa oficeri shoqėrues ndiqte tė gjithė procesin me njė vėmendje dyshuese deri nė ēastin e fundit. Nė bulevardet e kryeqytetit, por dhe nė rrugėt inter-urbane, Benzi 300 SEL me benzinė, njė prodhim super i perėndimorėve gjermanė, nuk duhet ti kalonte 60 kilometrat nė orė, veē nė ishte bėrė hataja. Vetėm kėshtu jeta e drejtuesit tė shtetit ishte e siguruar nė ēdo rast. Gjithēka e pėrcaktuar nga ekspertėt ishte firmosur nga vetė kryeministrit Mehmet Shehu, i cili, pėr tė thėnė tė vėrtetėn, kur ia donte puna mund ti thyente rregullat pa pyetur njeri...
...Hamdi Sina, do tė merrte detyrėn nė rrugėtonte me Enver Hoxhėn, si shofer i dytė i tij pėr tė paktėn 5-vjet me radhė. Thotė se asnjėherė nuk e kuptoi nėse Komandanti ia kishte mėsuar emrin e vėrtetė, pasi nė tė gjitha rastet ai ėshtė drejtuar thjesht me emrin djalė. Dhe padyshim kjo ishte mėnyra mė e mirė pėr tė krijuar njė qark tė shkurtėr mes drejtuesit tė automjetit dhe drejtuesit hijerėndė tė shtetit. Pėr me tej nė njė intervistė pėr Shekullin Hamdi Sina rrėfen:
Si do tė bėhej emėrimi juaj?
Kjo nisi nga njė takim rastėsor nė rrugė, ku u pėrballa me makinėn e kryeministrit, ministrit tė Brendshėm etj. Unė nė atė kohė transportoja trupa nė rrugėn e Bizės sė Martaneshit. Kishte rėnė dėborė e madhe. Ishte mėngjes dhe u ndesha ballė pėr ballė me makinat e Mehmet Shehut, Hysni Kapos e Kadri Hazbiut qė kishin dalė pėr gjah. Kryeministri u habit kur mė pa tė ngarkuar me trupa nė njė dėborė qė vinte deri nė gju. Nga je ti? mė pyeti. Katundar tirone iu pėrgjigja me dialekt. Ai qeshi e tha: Qenke brisk nga goja. Ndėrkohė u afrua Kadri Hazbiu i cili gjithashtu mė pyeti se nga isha. Nga Kamza, andej nga Bathorja e poshtme, - e sqarova. Atėherė ai u kujtua. Po unė nė shtėpinė tėnde kam qėndruar, kam ngrėnė bukė e babai yt mė ka dhėnė besėn, tha ai.
Kur kishte qėndruar Kadri Hazbiu nė shtėpinė tuaj?
Nė vitin 1944 gjatė luftės. Ai kalonte me Brigadėn e 7-tė pėr nė Veri. Ne kishim njė shtėpi tė madhe me 16 dhoma. Ai ndaloi dhe i tha babait tim: A ke besė o zoti i shtėpisė. Kam posi jo, ia ktheu babai. Po njeri tjetėr a ke nė shtėpi? e pyeti Kadriu. Po kam, - i a ktheu babai, - kam Beqir Balluku nė njė anė e Abaz Kupin nė anėn tjetėr. Beqirin e kishim kushėri, ndėrsa me Abaz Kupin na lidhte njė krushqi. Kėshtu ishin kėto punė nė atė kohė. Dhe Kadri Hazbiu e mbante mend kėtė fakt. Ai i tha Mehmetit: Mė mirė tė kem gjysmėn e oficerėve nė ministri, vetėm ti kem nga katundet e Tiranės, se kėta kanė besė. Po Faja Dapin e njeh, mė pyeti Kadriu. Njė hulli na ndan, i thashė unė. Faja Dapi ishte shumė i njohur nė zonėn tonė, i lidhur fort me Lėvizjen dhe bazė ku ishte strehuar Enver Hoxha. Atėherė Mehmet Shehu thirri njė nga oficerėt dhe i tha: Regjistroje pak, se do na duhet. Dhe kėshtu mė morėn gjeneralitetet.
Ku do tė punonit pas kėtij takimi?
Fillimisht unė u mora si shofer zėvendėsues pėr gjithė udhėheqjen. Kam punuar me tė gjithė nga pak. Por tė gjithė kanė hipur nė makinėn time. Ndėrsa nė vitin 1960 me merr Haxhi Lleshi. Me Kryetarin e Presidiumit punova 4 vjet dhe ia kalova shumė mirė. Ishte burrė babaxhan. I priste tė gjithė ata qė i vinin pėr ti qarė hallin dhe nuk linte njeri tė ikte pa ngrėnė drekė a darkė. Njė herė gjatė njė shiu tė madh, kur ktheheshim nga Durrėsi, makina mė rrėshqiti e mbajta frena fort. Haxhiu ishte pėrpara nė makinė, dhe e kishte zėnė gjumi. Oficerėt e shoqėrimit prapa gjithashtu po flinin. Haxhiut iu pėrplas koka nė kroskot dhe i doli pak gjak. Shpėtuam mirė mė tha. Mirėpo morėm rrugėn e gabuar nga Shijaku. Erzeni kishte dalė nga shtrati dhe kishte pėrmbysur dhe radiostacionin qė ishte instaluan nga ato anė. Uji erdhi deri tek xhamat e makinės. Por dyert ishin puthitur mirė e nuk hyri nė kabinė. Pasi dolėm nga uji, i kėrkoj tė falur Haxhiut. Jo, - mė thotė, - fajin e kam unė, se e dija qė kėtu do tė na ndodhte e njėjta gjė. Kėtu jemi futur nė ujė njė herė kur po udhėtoja me Myslim Pezėn
Pas Haxhi Lleshit do tė transferoheshit tek Enver Hoxha?
Nė fakt pas tij u emėrova nėndrejtor i Parkut tė Delegacioneve. Parku kishte shumė makina me tė cilėt priteshin delegacionet qė vinin nė Shqipėri. Kishte njė ZIM qė nuk e pėrdorte mė Enver Hoxha, kishte Vollga, dhe 6-tė Volvo. Ndėrkohė ne porositėm dhe 4 Volvo tė tjera jashtė serie. Fabrika, ato i solli bashkė me njė inxhinier shoqėrues. Pėr tė treguar se ato ishin tė njė prodhimi tė veēantė inxhinieri suedez bėri njė provė, mori njė nga Volvot brenda parkut, lėvizi me shpejtėsi 50 km nė orė dhe u pėrplas me njė mur betoni qė kishim aty. Makina u kthye prapa nga forca. E kontrolluam dhe nuk vumė re asnjė dėmtim. Tek parakolpi ishin vendosur susta qė amortizonin goditjet.
Kur do ta linit postin nė nėndrejtorit tė Parkut?
Nė vitin 1967. Mu propozua tė kaloja si shofer i dytė tek Enver Hoxha. Vetė Kadri Hazbiu mė thirri pėr njė kafe e pėr tė mė thėnė si me takt se ishte menduar qė tė mė lėviznin. Ai mė shpjegoi arsyen: Ato kohė shoferi i parė i Enver Hoxhės, Isufi ishte sėmurė dhe u zėvendėsua nga Emin Bermema. Emini ishte shofer i mirė dhe dinte sa njė inxhinier pėr problemet mekanikė. Ishte shumė i zoti. Ndaj e kėrkuan me ngulm tė kalonte si shofer i Enverit. Por ai kėrkoi si zėvendėsues emrin tim. Atėherė u fut nė lojė Kadri Hazbiu. Dhe kėshtu kalova nė familjen Hoxha ku punova rreth 5 vjet. Herė me Enverin, herė me Nexhmijen, e herė me fėmijėt. Por unė isha ai qė u mėsova makinėn edhe Ilirit edhe Sokolit.
Me ēfarė makine udhėtonte Enver Hoxha?
Kush shkova unė ende ishte nė qarkullim njė ZIM. Kishte dhe njė Gaz 69 pėr rrugė malore, 4x4 qė ishte njė makinė shumė e mirė. Nė atė kohė u porositėn dhe 8 Benza nė Gjermani. 7 prej tyre ishin 280 SEL qė i morėn anėtarėt e Byrosė Politike dhe njė tjetėr ishte Benz 600 tip limuzinė me 6 dyer pėr Enver Hoxhėn. Benzi ishte elektronik, me sofieta qė ngrihej kur kishte rrugė tė kėqija, me xham qė pengonte komunikimin me shoferin e me sediljet e pasme qė mblidheshin pėr tė krijuar njė hapėsirė tė madhe. Shpenzonte gjithsej 15-16 litra benzinė pėr 100 km. Shkuam nė Durrės pėr tė pritur makinat. Ato i shoqėronte dhe njė inxhinier gjerman, biond, dy metra i gjatė. Makinat ishin tė paketuara nė ambalazhe dėrrase. Tek fusha e kripores sė Durrėsit u hoqėm ambalazhet. I mbushėm me benzinė, pasi serbatorėt ishin bosh. Kėto Benza ishin ekonomikė nuk shpenzonin mė shumė se 8-9 litra benzinė pėr 100 km. Inxhinieri gjerman i ndezi tė gjitha dhe bėri dorėzimet.
Po Nexhmije Hoxha ēfarė makine pėrdorte?
Me sa mbaj mend ajo nė fillim kishte njė BMV gjermane, por nga ato tė luftės. Por mė vonė mori nga Parku i Delegacioneve njė Fiat 1800 prodhim italian.
Enveri udhėtonte gjithmonė me njė Mercedez Benz 300 SEL. Limuzinėn e pėrdorte rrallė, kur priste delegacione. Pėr delegacione tė nivelit tė lartė, si nė rastet kur nė Shqipėri erdhi Hrushovi, Sianuku e Ēu En Lai nxirrej ZIM-i i zbuluar. Enveri kishte pasur njė ZIM qė nė vitin 1950 dhuratė nga Stalini madje kėsaj makine i mbaj mend edhe targėn 0331. Nė 1954 e ndėrroi po me njė ZIM pasi rusėt nė atė kohė sollėn 10 makina tė kėtij lloji pėr gjithė udhėheqjen. Erdhi dhe njė makinė kineze Flamuri i Kuq. E morėm nė Rinas, sa zbriti nga avioni, por sapo morėm kthesat e Prezės na dha defekt nė timon. Enveri nuk e pėrdori asnjėherė atė makinė.
Incidenti me kryeministrin
Mehmet Shehun shkel rregulloren qė kishte firmosur vetė
Njė defekt teknik dhe ēdo makinė mund tė mbetet nė rrugė. Kjo mund tė ndodhte dhe me Benzin e Enver Hoxhės. Por nuk ka ndodhur. Hamdi Sina thotė: Nėse do tė ndodhte njė gjė e tillė do mė iknin 5 kile gjak menjėherė, por nuk ndodhi asnjėherė. Po tregoj njė rast: Unė isha me Haxhi Lleshi nė atė kohė. Ishte viti 1962. Po vinim nga Durrėsi pėr nė Tiranė. Pėrpara nesh ishte makina e Kryeministrit. Ne mbanin njė distancė pre 50 metrash sipas rregullit. Sa kaluam Maminasin makinės sė kryeministrit i plasi goma. Ndaloi Teki Qerimi qė ishte shoferi i tij, ndalova dhe unė pas tij. Kryeministri ma bėri me dorė tė afrohesha. Nga pas kisha Haxhi Lleshin e Myslim Pezėn. Mehmeti nxori jashtė oficerėt e shoqėrimit, u tha tė hipnin nė GAZ-in shoqėrues dhe vetė hipi para nė makinėn time. Mė tha tė ecja shpejt. Unė e ngrita kilometrazhin deri nė 60 km nė orė. Ec mė shpejt, mė tha Mehmeti. Unė vazhdova po me 60. Atėherė ai iu kthye Haxhiut: Ore po ky shoferi yt nuk marrka vesh, ec ore mė shpejt. Unė i sikletosur hapa kroskotin, nxora rregulloren qė mbaja aty dhe i tregova vendin ku ishte firma e tij. I thashė: Kjo rregullore nuk mė lejon tė eci me shpejtėsi mbi 60 km nė orė. Ai ma ktheu: Unė nuk pyes pėr rregullore, dhe kaloi kėmbėn e tij mbi kėmbėn time pėr ti dhėnė gaz makinės. Unė i dhashė kėmbės nė tė kundėrt dhe shpejtėsia nė vend tė rritej u ul. Ai u nxeh shumė. Nė Laprakė e pashė keq dhe ndala makinėn: Shoku kryeministėr merre vet makinėn po qe se do tė thyesh rregullat i thashė. Haxhiu ndėrhyri. Hamiti nuk i thyen kurrė rregullat. Kur e ēova nė shtėpi Mehmeti hapi derėn tė zbriste nga makina pa ndaluar ajo dhe pėrplasi derėn me shumė forcė sa thashė se u thyen xhamat.
Informacioni qė stepi Sekretarin e Parė
Cili ishte kontakti i parė me Enver Hoxhėn si shofer i tij? Hamdi Sina tregon: Sapo kisha filluar. Atė natė ishte sėmurė Myslim Peza dhe Enveri kėrkoi tė shkonte ta vizitonte tek klinika e udhėheqjes ku ishte shtruar. Ishte ora dy pasmesnate. Unė nxora makinėn. Enveri hipi dhe mė tha: Nė klinikė Isuf. Si urdhėron, i thashė. Enveri e kuptoi qė mė kishte ngatėrruar. Atėherė ndėrhyri Axhem Abazi qė ishte shef i grupit tė shoqėrimit: Kemi marrė kėtė djalin e ri se Isufi kishte fejesėn e djalit, i tha. Enveri mė pyeti nga isha dhe unė i tregova. Atėherė ai mė pyeti pėr familjen e Faja Dapit. Vetė Faja kishte vdekur dhe Enveri nė pamundėsi tė shkonte vetė dėrgoi Nexhmijen. Pra ia bėri nderin. Unė i thashė; Familja e tij e kanė shpallur kulak tani. Enveri u step: Nesėr nė mėngjes eja nė zyrėn time - mė tha. Tė nesėrmen, sapo lash turnin erdhi Sulo Gradeci dhe mė shoqėroi pėr tek zyra e Enver Hoxhės. Atje gjej dhe Nexhmije Hoxhėn me bllok e laps nė dorė. Kur hyra unė Enveri iu drejtua Nexhmijes: Tani unė do pyes, ky do pėrgjigjet dhe ti do mbash shėnim. I shpjegova se pas ca ngatėrresash familja e Faja Dapit ishte shpallur kulakė dhe tre djemtė e tij, dy inxhinierė e njė tjetėr shef pavijoni nė spital i kishin hequr nga puna, plus masave tė tjera qė ishin marrė. Atėherė Enveri urdhėroi Nexhmijen: Deri nesėr ora 12.00 fėmijėt e Faja Dapit tė jenė pajisur me triskat e frontit, pėrndryshe ti e Ramizi kot drejtoni Frontin Demokratik. Dhe kėshtu u bė. Fėmijėt e Fajės u kthyen menjėherė atje ku ishin.
Nė parkun e mauneve Albania
Nė vitin 1969 gruaja ime lindi vajzėn e 6-tė. Familja u zmadhua. Nė fillim merrja njė rrogė shumė tė mirė qė mė shkonte 10.800 lekė tė vjetra, por mė pas na u hoqėn ca privilegje qė kishim, e rroga mbeti 7500 lekė. Jo vetėm pėr kėtė arsye, bėra disa kėrkesa pėr largim nga puna. Por nuk mė kishin kthyer pėrgjigje. Atėherė gjatė njė udhėtimi qė bėra me Nexhmije Hoxhėn i thashė si e kisha hallin. Ajo bisedoi me Kadri Hazbiun dhe ai pas disa hezitimesh pranoi tė largohesha. Mirėpo mė thėrret Enver Hoxha nė zyrė e mė pyet pėrse doja tė largohesha. I them: Po ja unė jam familje e madhe, kam dhe nėnėn nė shtėpi, dua tė punoj nė njė front ku tė kem njė rrogė mė tė madhe se nuk ia dal dot. Atėherė Enver Hoxha mė tha: E drejtė, ti do shkosh nė TIR. Dhe kėshtu u bė. Ishte vetė Enver Hoxha qė mė ēoi nė ndėrmarrjen ku maunet tona ēonin mallra jashtė shtetit. Prej vitit 1972 unė i rashė Evropės nė ēdo cep, nė Lindje e Perėndim, me kontratat e Alb-Shipit.
Krijoni Kontakt