Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Turqi, pianisti akuzohet për fyerje të islamit

    Një pianist turk është paraqitur këtë muaj në një gjykatë në Turqi, i akuzuar për ofendimin e islamit me komentet e tij.

    Ky rast i ka shtuar shqetësimet lidhur me lirinë e të shprehurit në Turqi.

    Personi i akuzuar është pianisti i njohur turk në përmasa ndërkombëtare, Fazil Say. Ai ka luajtur me Filarmoninë e Nju Jorkut, Orkestrën Simfonike të Berlinit, dhe ka shërbyer si ambasador kulturor i Bashkimit Evropoian.

    Për shumë vite, kjo ka bërë që zoti Say, të shihet si vlerë në vendin e tij në Turqi.

    Por, aktualisht, fokusi i autoriteteve turke nuk është në talentin e tij muzikor, si kompozitor dhe pianist në muzikën klasike dhe në xhez, por ai është në fokus për shkak të prirjes së tij për komente të ashpra lidhur me religjionin.

    Pianisti 42-vjeçar ishte në një gjykatë turke për tu ballafaquar me akuzat se “publikisht i ka ofenduar vlerat fetare, që janë pranuar nga një pjesë e popullatës” dhe për “nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë publike”.

    Sipas këtyre akuzave të prokurorëve ai mund të dënohet me 18 muaj burg, nëse shpallet fajtor.

    Në gjykatë, Fazil Say i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka kërkuar lirim. Por, gjykata e ka shtyrë procesin deri në mes të shkurtit të vitit të ardhshëm.

    Në mesin e arsyeve përse ai është akuzuar, ishte edhe shakaja që ai e kishte bërë për një myezin.

    Pasi e kishte dëgjuar lutjen e myezinit nga një xhami e afërt, që kishte zgjatur vetëm 22 sekonda, e jo siç është e zakonshme, disa minuta, ai kishte komentuar me zë: “Përse kaq shpejt? A është duke ju pritur dashnorja apo rakia në tavolinë”.

    Shumë islamistë konsiderojnë se komentet e këtilla janë të papranueshme, pasi islami e ndalon pirjen e alkoolit.

    Por, për mbështetësit e pianistit Fazil Say, çështja nuk është vetëm feja, por edhe liria e të shprehurit.

    Ata thonë se rasti kundër pianistit është vazhdim i modelit të goditjes arbitrare kundër çfarëdo komenti, që cilësohet fyes nga qeveria e udhëhequr nga islamistët e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

    Në këtë kuadër, Sevim Dagdelen, politikane gjermane me origjinë turke, që ishte para gjykatës në mesin e mbështetësve të pianistit Fazil Say, thotë se ky është rast kundër lirisë së shprehjes.

    “Ne besojmë se ky rast është në masë të madhe kundër lirisë së të shprehurit. Prandaj jam këtu për të shprehur solidaritet”, tha Sevim Dagdelen.

    Ajo thotë se është e zemëruar për shkak të tendencës në rritje që intelektualët dhe shkrimtarët të dërgohen në gjykata.

    Në këtë aspekt, rasti më i njohur është ai i fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk. Ai ishte paraqitur në gjykatë, në vitin 2005, për “fyerje të turqizmit”, pasi i kishte thënë një gazete zvicerane se turqit i “kanë vrarë 30 mijë kurdë dhe një milion armenë”.

    Procesi gjyqësor kundër shkrimtarit Pamuk, që kishte shkaktuar tmerr ndërkombëtar, më vonë ishte tërhequr për shkaqe teknike. Por, gazetarë, shkrimtarë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe politikanë, më pak të njohur, nuk kanë pasur fat sikur zoti Pamuk.

    Ata janë ndjekur dhe janë dënuar me burg ose me të holla për dhunim të ligjeve të paqarta, që e kufizojnë atë që mund të thuhet për histori, religjion dhe për terrorizëm.

    Anthony Miles, nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit në Vjenë, që është organizatë që merret me lirinë e shtypit, thotë se këto raste tregojnë se në Turqi ka nevojë për reforma gjyqësore.

    “Nëse janë këto raste që ndërlidhen me natyrën islamike të qeverisë ose nëse këto janë raste të ndërlidhura me ligjet e Turqisë për terrorizëm, mund të thuhet se pjesa më e madhe ka të bëjë me interpretimin e paqartë të ligjeve. Në Turqi ende janë të burgosur afro 70 gazetarë dhe pothuajse të gjithë ata janë burgosur sipas ligjeve për terrorizëm”, tha Mills.

    Ai ka theksuar se ligjet për terrorizëm, mund të interpretohen nga gjyqtarët bile edhe në atë mënyrë, që gazetari që e bënë një intervistë me një militant, mund të cilësohet si akt terrorist.

    Në raportin e progresit për Turqinë, të publikuar këtë muaj, Bashkimi Evropian e ka kritikuar Ankaranë për “shkelje periodike të së drejtës për liri dhe siguri dhe për gjykim korrekt si dhe për liri të shprehjes”.

    Bashkimi Evropian ka thënë se kufizimet në liritë e mediave dhe numri në rritje i i rasteve të proceseve gjyqësore kundër shkrimtarëve dhe gazetarëve mbeten “çështje serioze”./rel

    http://www.gazetatema.net/web/2012/1...je-te-islamit/
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,109
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo eshte e keqja e madhe e shoqerive islamike, qe nuk njohin e jo me te respektojne lirine e njeriut. Edhe nje vend si Turqia, qe duhet te ishte demokracia model per gjithe boten islamike, vazhdon me otomanizma te mesjetes. Te akuzosh nje shtetas turk se ka fyer fene islame apo se ka nxitur dhune e urrejtje vetem pasi ka nxjerre nje fjale nga goja? Dhe nuk eshte rasti i pare as nuk do te jete as i fundit. Turqia nuk lejon mendimin e lire as kur vjen fjala tek historia e saj: kush guxon te shprehi nje mendim negativ mbi "baballaret e shtetit turk", ndiqen penalisht e perfundojne ne burg. Para disa vitesh shteti turk kercenoi youtube dhe Google qe te hiqte gjithe videot qe ishin hedhur aty nga njerezit qe nuk kishin nje mendim pozitiv per Qemal Ataturkun.

    Kjo e ka emrin prapambetje mesjetare dhe per fat te keq nuk e shikon vetem ne Turqi por edhe ne Shqiperi e Kosove. Shembulli konkret eshte denimi me burg i shtetasve shqiptare qe guxojne te djegin flamurin shqiptar apo te shprehin nje mendim ndryshe mbi figurat tona historike. Shqiptaret dhe turqit akoma nuk kane mesuar qe liria nuk aplikohet ne turme, por eshte nje atribut i individit, eshte nje atribut i secilit prej nesh. Dhe te jesh i lire, nuk do te thote as te mendosh njesoj, as te besosh njesoj, e as te sillesh njesoj. Ligje te tilla jane jo vetem anti-demokratike por edhe anti-humane.

    Albo

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Albo , pianisti ne fjale vetem sa eshte akuzuar nga nje grup njerezish ultra fetare qe nuk lejojne te perdoresh sarkazmen.Gjykata nuk e ka dhene vendimin dhe do shikosh qe vendimi do jete pro pianistit.
    Jam plotesisht dakort qe nje mentalitet i tille i semure qe nuk pranon nje shaka eshte ekstrem por ajo qe nuk me pelqen ne postimin tend eshte qe e lidh problemin ne fjale me injorancen apo prapambjeten Muslimane.

    Neqoftese te kujtohet vetem pak dite me pare nje regjizor Shqiptar desh u vra nga disa ultra -nacioniste ordhodokse Grek ne Greqi kur regjizori Shqiptar dha shfaqen e tij.

    Ekstremizmi dhe injoranca nuk kane as fe e as komb mos u mondo qe ti lidhesh njera me tjetren sepse ka Muslimane tolerante ashtu sic ka dhe Orthodokse tolerante.

    Rastet e tolerances apo ekstremizmit jane te panumerta. E sigurisht dy fete monoteiste me nga 1 miliarde e gjysem besimtar secila , nuk kane gajle fare per nje grusht njerezish te semure qe gjithcka e shohin me doren ne brez , gati per goditje.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,109
    Postimet në Bllog
    22
    Neqoftese te kujtohet vetem pak dite me pare nje regjizor Shqiptar desh u vra nga disa ultra -nacioniste ordhodokse Grek ne Greqi kur regjizori Shqiptar dha shfaqen e tij.
    Nese fanatiket islamike ne Turqi do te dilnin te protestonin kunder pianistit kur ky te mbante nje shfaqje, ashtu sic bene besimtaret greke ne Greqi per shfaqjen e rregjizorit shqiptar qe tallej me besimin e tyre, askush nuk do te kish ndonje problem: pianisti ushtronte lirine e tij dhe fanatiket ushtronin lirine e tyre, komplet brenda ligjit.

    Problemi eshte se ne Turqi ekzistojne ligje te tilla qe te denojne me 18 muaj burg nese "ofendon" fene islame apo ngjall "urrejtje ne popull". Nuk duhet te kete ligje te tilla kunder lirise se fjales ne asnje shoqeri demokratike, dhe per aq kohe sa nuk ka ligje te tilla, nuk duhet te kete as gjyqe te tilla.

    Eshte pjese e lirise per qytetaret e nje shoqeri te protestojne kunder mendimit e qendrimit te njeri-tjetrit ne menyre paqesore. Nuk eshte pjese e lirise per nje shtet te denoje me ligj apo censuroje fjalen e lire te njerezve. Kjo eshte ceshtja.

    Albo

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Shteti turk eshte shtet laik dhe nuk ka ligje te tilla qe te denohesh per sharjen e Islamit. Pianisti eshte akuzuar per nxitje urrejtjeje dhe ketu une nuk shikoj ndonje gje te keqe. Gjykata do ta vendose nese vertete ky ka nxitur urrejtje apo jo edhe pse me c'lexoj me siper sme duket urrejtje se sa sarkazem.

    Ne dy rastet ne fjale mes pianistit ne Turqi dhe regjizorit ne Greqi do nenvizoja faktin qe nese ne Turqi gjithcka zgjidhet ne menyre te qyteteruar dhe institucionale ne Greqi fatet e kombit i marrin emstremistet ordhodokse qe te jep pershtypjen sikur shteti Grek i perkrah te tilla shfaqe aspak bashkohore per nje shtet anetar i BE.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,109
    Postimet në Bllog
    22
    Lexo se per cfare flet artikulli pasi ky nuk eshte vetem nje rast..

    Por, për mbështetësit e pianistit Fazil Say, çështja nuk është vetëm feja, por edhe liria e të shprehurit.

    Ata thonë se rasti kundër pianistit është vazhdim i modelit të goditjes arbitrare kundër çfarëdo komenti, që cilësohet fyes nga qeveria e udhëhequr nga islamistët e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

    Në këtë kuadër, Sevim Dagdelen, politikane gjermane me origjinë turke, që ishte para gjykatës në mesin e mbështetësve të pianistit Fazil Say, thotë se ky është rast kundër lirisë së shprehjes.

    “Ne besojmë se ky rast është në masë të madhe kundër lirisë së të shprehurit. Prandaj jam këtu për të shprehur solidaritet”, tha Sevim Dagdelen.

    Ajo thotë se është e zemëruar për shkak të tendencës në rritje që intelektualët dhe shkrimtarët të dërgohen në gjykata.

    Në këtë aspekt, rasti më i njohur është ai i fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk. Ai ishte paraqitur në gjykatë, në vitin 2005, për “fyerje të turqizmit”, pasi i kishte thënë një gazete zvicerane se turqit i “kanë vrarë 30 mijë kurdë dhe një milion armenë”.

    Procesi gjyqësor kundër shkrimtarit Pamuk, që kishte shkaktuar tmerr ndërkombëtar, më vonë ishte tërhequr për shkaqe teknike. Por, gazetarë, shkrimtarë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe politikanë, më pak të njohur, nuk kanë pasur fat sikur zoti Pamuk.

    Ata janë ndjekur dhe janë dënuar me burg ose me të holla për dhunim të ligjeve të paqarta, që e kufizojnë atë që mund të thuhet për histori, religjion dhe për terrorizëm.

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lexo se per cfare flet artikulli pasi ky nuk eshte vetem nje rast..
    Patriotizmin ashtu sikurse simbolet kombetare , por dhe feja ne rastin konkret jane ceshtje identiteti qe njerezit ne varesi te botekuptimit te tyre e shprehin ne menyra te ndryshme disa me diplomaci e disa me ekstremizem.

    Nuk e shikon cben Spahiu faqeziu duke shfrytezuar patriotizmin Shqiptar po i merr mbare me gura dhe veze kush i del perpara ku shume anti-Greke ne Shqiperi po ferkojne duart duke thene Spahiu i duhet Shqiperise.

    Shume gjera i nderuar nuk behen sepse ashtu duhen bere por shpeshhere per te rritut kredibilitetin ne popull duhet te kapesh pas atyre elementeve qe pupulli eshte me se shumti alert.
    E ballkanasit jane ekperte ne kete drejtim, Turq, Serb, Grek e Shqiptare.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,109
    Postimet në Bllog
    22
    angmokio, problemi ne Turqi apo ne Shqiperi nuk jane vetem njerezit, eshte edhe ligji e shteti. Nese Turqia nuk do te kish ligje te tilla qe denon njerez se "ofendojne besimtaret muslimane" apo "denigrojne turqizmin", nuk do te kish as gjyqe, nuk do te kish as burgime e shantazhe mbi intelektualet me te nderuar turq ne bote. Dhe kur shteti turk e gjykatat ne Turqi nuk e kane per gje qe te bejne shantazhe te tilla ndaj intelektualeve me ne ze te Turqise, mendo per ate turkun e thjeshte se cfare e pret! Parlamenti turk duhet shfuqizoje ligje te tilla qesharake dhe anti-demokratike. Kreret e shtetit turk duhet te dalin hapur ne publik ne mbrojtje te lirise se fjales, jo vetem kur fjala e lire na vjen per shtat, por edhe atehere kur dikush shpreh dicka qe nuk na vjen per shtat botekuptimit tone. Kjo eshte detyra e ligjit dhe shtetit, qe te mbroje me ligj lirine e cdo shtetasi te tij e jo ta censuroje e dhunoje ate.

    Spahiu faqeziu nuk po shfrytezon "patriotizmin" shqiptar, eshte duke shfrytezuar paaftesine e shtetit te se drejtes ne Shqiperi per te mbrojtur me ligj gjithe shtetasit e atij vendi, perfshi minoritetin grek qe Spahiu e sulmon jo vetem verbalisht por edhe fizikisht. Spahiu perfiton nga injoranca e trasheguar e shqiptareve per te mbajtur gjalle frymen otomane mes shqiptareve, frymen e mbajtjes ne kembe te tabuve njesoj si ne Turqi: te gjithe ata shqiptare qe denjojne te mendojne ndryshe, te besojne ndryshe, te sillen ndryshe nga ajo qe i pelqen Spahiut e punedhenesve te tij, meritojne te sulmohen e lincohen publikisht, ashtu sic po sillen edhe me pianistin turk ne Turqi.

    Kete une e quajta "otomanizma" me lart dhe nuk ka lidhje shume me fene islame, se sa lidhje me kulturen otomane qe turqit trashegojne edhe sot e kesaj dite si popull, e nuk kane mundur te divorcohen prej saj plotesisht, ne menyre qe te perqafojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut, sic ka bere gjithe pjesa tjeter e botes se qyteteruar. Nje qytetare gjermane me origjine turke po protestonte perpara gjykates ne Turqi, pasi ajo nuk e koncepton dot se si nje njeri mund te denohet me ligj vetem se denjoi te shprehi nje mendim ne publik. Ky eshte kontrasti i thelle prej te cilit vuan jo vetem shoqeria turke por edhe ajo shqiptare.

    Albo

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Te lexojne kjo rrace e flliqur se qka thene Ata Turku per Islamin, por kujte ti thoshte ai thau ti!

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2012
    Postime
    95
    Po cfar deshe ti te thote Ataturku per Islamin ?? te lavderoje ate ?,po ai ishte qe shkatroi Turqine dhe Islamin

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •