Ne Shkup u pergjaken serbet nga rinia shqiptare , sikur te kishte edhe jugu i Shqiperise rini te ketille , greket sdo te kishin rrezikuar te bejn cirkuze brenda teritorit shqiptar.
Ne Shkup u pergjaken serbet nga rinia shqiptare , sikur te kishte edhe jugu i Shqiperise rini te ketille , greket sdo te kishin rrezikuar te bejn cirkuze brenda teritorit shqiptar.
Shqiperi eshte edhe Cameria
Barrikada janë vendosur në urën e Dragotit nga aktivistët e Aleancës Kuq e Zi, me qëllim të bllokimit të rrugës që të çon drejt Manastirit të Këlcyrës, aty ku neonazistët grekë të “Agimit të Artë” kanë paralajmëruar mbajtjen e festimeve me rastin e 28 tetorit, ditës së çlirimit të Greqisë.
Deputetët e partisë radikale greke dhe mbështetësit e tyre parashikojnë të vizitojnë varrezat e këtij Manastiri, ku pretendohet se janë varrosur ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Aleanca Kuqezi kërkoi të premten nga qeveria që të mos lejojë futjen në Shqipëri të anëtarëve të partisë neonaziste greke. Përmes një deklarate për shtyp, Aleanca Kuq e Zi theksoi se nëse nuk e ndalon shteti ardhjen e tyre, këtë gjë do ta bëjnë aktivistët e kësaj partie.
Me këtë rast, nuk është çudi që drejtuesit e këtij subjekti politik grek të bëjnë ndonjë deklaratë nacionaliste për atë që e quajnë Vorio Epiri, apo për minoritetin grek në Shqipëri.
Disa herë Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar prirjet nacionaliste të fraksioneve të caktuara të politikës greke, për të përvetësuar zonat e Shqipërisë dhe për të kërkuar në OKB aneksimin e tyre brenda vijave kufitare helene.
Ndryshe, siç raporton “Shekulli”, pesë qytete shqiptare do të festojnë 28 tetorin, festën kombëtare greke, që shënon përvjetorin e refuzimit grek ndaj ultimatumit italian për të hyrë në Greqi pa hasur rezistencë. 28 tetori i vitit 1940 njihet si dita e “JO”-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke.
Qytetet si Gjirokastra, Korça, Himara, Saranda dhe Përmeti do bëhen pjesë e festimeve të 28 tetorit.
Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare. Këtë vit, në 72-vjetorin e kësaj dite, në mbarë Greqinë janë programuar festime, por një program i qartë është hartuar edhe për festimet në Shqipëri, në Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Korçë e Himarë.
Nën kujdesin e Konsullatës së përgjithshme greke në Gjirokastër, festimet do të mbahen në Vuliarat dhe Këlcyrë, në bashkëpunim me krahinën e Dropullit.
Në Vuliarat, të dielën më 28 tetor, pas Liturgjisë Hyjnore në Kishën e Shën Athanasit, do të kryhet një shërbim përkujtimor në Kishën e Shenjtë, duke respektuar të rënët me një minutë heshtje dhe kurora.
Një përkujtimore ditën e diel do të zhvillohet edhe në Manastirin e Shën Nikollës, në Këlcyrë të Përmetit. Pritet që ambasadori i Greqisë në Tiranë të vendosë këtu, një kurorë me lule.
Ndërkohë në Korçë, festimet do të kryhen të shtunën, 27 tetor 2012, nën patronazhin e Konsullatës greke në këtë qytet. Festimet do të fillojnë me një meshë falënderimi në Kishën e Shën Marisë dhe do të vazhdojnë me vendosjen e kurorave me lule, në memorialin e luftës në fshatin Boboshticë.
Edhe Himara është pjesë e festimeve për përvjetorin e “JO”-së, festime që do të jenë të kombinuara me ngjarjet e 100 viteve të çlirimit të Himarës nga turqit (1912). Një ceremoni do të zhvillohet sot, në Kishën e Gjithë Shenjtorëve.
Në Sarandë festimet zhvillohen në Kinemanë e Sarandës me shkollën greke dhe shkollat e tjera të qytetit, një ngjarje artistike me këngë dhe recitime të poezive dedikuar për përvjetorin e "JO"-së. /Telegrafi/
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga klajdi wolf : 27-10-2012 më 13:52
e kan per reklame zgjedhjesh o ilirjan..i ngjajne vetvendosjes ne kosove..e pa kreshniku se albini me tezen e nacionalizmit hyri ne parlament dhe ja po e kopjon pikerisht ate me kete karte..me karten e nacionalizmit edhe kreshniku don te fitoje ndonje vote..nuk ka mbete rruge tjeter per te hy ne parlament veq mashtrimit prandaj o burra kush eshte mashtrimi me i madh..
shqiptaret nuk duhet ti druhen as agimit te arte e as agimit te bronzte..sot bota dhe rajoni jane ne realitete tjera per te pasur frike..frike duhet te kemi tek ata 1 milion shqiptare qe gjenden brenda greqise..duhet te kemi frike asimilimin e tyre..nese ata mbesin tamam shqiptare atehhere greqia duhet ti kete frike shqiptaret e jo ne ata..kalaja me asnje sulm nuk eshte marre nga jashte por eshte marret nga brenda
Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 28-10-2012 më 04:45
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Greku thotë se këto nuk janë të organizuara nga Agimi i ndryshkur por nga konsullata e Gjirokastrës e institucione të tjera greke në Shqipëri. Thjeshtë mund të marri pjesë.. tani, kudo që shkon A.N (ag.ndrysh.) do reklamohet dhe do bëjë bujën!
ca ja fute pordhes. edhe ktu e justifikoni salen ??atyre 1 milion shqiptareve ja q.robt aty te vdesin nese Shqiperia varet nga ata,ti japim greqise jugun domethene qe mos na ngelin pa buke ata 1 milionet , po kush te ngeli pastaj Tropoja me Kuksin dhe Shkodren ???..llogjike tradhetaresh e matrapazesh
Ndryshuar për herë të fundit nga medaur : 28-10-2012 më 06:58
SHQIPERIA MBI TE GJITHA
Në qoftë se kjo 1 milion ka të bëj me Shqiptarët e greqisë.. atëherë është krejt pa lidhje sepse ça do gjë që bëhet nuk bëhet për të ngrënë ne bukë.
Mbase përdoremi ne si justifikim.. por justifikimi është justifikim.
Po të donin politikanët Shqiptar me të vërtetë të na japin bukë/punë.. më se miri mund të bëhej kjo në vendin tonë, sepse nuk na mungon diçka, Shqipëria nuk është Sahara, përkundrazi i ka të gjitha të mirat.
Nuk i plasi ndonjë politikani për ne Shqiptarët e greqisë.. e sa interesohen për ne e kemi parë nga lekët që kërkonte ambasada kaq vite për një çertifikat, nga mos përkrahja e refugjatëve kur binin viktima këtu etj..
Qëndrimi tonë në Greqi nuk është fatmirësi që duam ta shkëmbejmë me diçka! gjallë në botë!
Krijoni Kontakt