Dhe kur qytetaret marrin situaten ne dore si ne rastin e 21 janarit ,shteti i vret
Ca qytetaresh po flisni mer amon. Qytetari s'gjuan dot as me i **** veze se te rrasin mrena ,e jo me te tentosh te rrahesh vangjel dule e zagar grek qe ta zhysin mire mire. Kto per bithe te grekut jane gati qe edhe t'na shfarosin vetem mardheniet e xhepave te tyre mos prishen.
Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.
Grekët janë fundërrinat e BE-së tani, dhe janë bo si ata lypsarët, por me fundërrinat tonë, arrijnë të bëjnë si luanë. E gjoja na mbajnë me kërcënimin e futjes në BE. Unë para çështjes kombëtare nuk e ve integrimin në BE megjithëse jam pro BE-së e bile për një BE federale. Por ne kemi detyrime e misione tjera, BE le të presë.
Mos o cuna jo keshtu,duhet te kishit hedhur granata dhe jo veze se i shesin per nji evro
Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre
“Agimi i Artë” mësyn Gjirokastrën, në krah tre qeveritarë shqiptarë
Përfaqësues të partisë neonaziste ‘Agimi i Artë’, pasi nuk kanë mundur të shkojnë në Këlcyrës, janë kthyer dhe kanë rizhvilluar një ceremoni përkujtimore në Bularat ku udhëhiqeshin nga deputeti me origjinë nga Suli, antishqiptari Kristo Papas.
Publikuar më 29.10.2012 | 8:35
Përkujtimoret e datës 28 tetor në kujtim të ushtarëve grek të rënë në luftën italo-greke, janë shoqëruar me protesta, gurë dhe vezë në drejtim të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ambasadorit grek në Tiranë Nikolaos Pazios. Fillimisht protestuesit kanë deklaruar se nuk do të lejojnë kalimin e neonazistëve greke të ‘Agimit të Artë’, konkretisht të deputetit Kristo Papas, që të kryejnë përkujtimore në varret e banorëve shqiptarë të Kosinës. Të rinjtë e ardhur nga gjithë vendi kanë bllokuar në orët e para të mëngjesit të së dielës urën e Dragotit, por më pas forcat e policisë e kanë hapur rrugën. Ndërsa hynin në varrezën masive dhe manastirin e Grykës së Këlcyrës, deputeti dhe kreu i PBDNJsë, Vangjel Dule është goditur nga protestues të shumtë me gurë dhe vezë.
Të njëjtin fat pati edhe makina e ambasadorit grek në Tiranë Nikolaos Pazios, i cili u godit po ashtu me vezë dhe gurë nga turma e irrituar. Protesta e disa të rinjve ka bërë që në varrezat e Kosinës në Këlcyrë të mos afrohen eksponentë dhe deputetët e ‘Agimit të Artë”, të cilët pasi janë njoftuar nga përfaqësues të minoritetit grek në Gjirokastër, janë kthyer mbrapsht duke shkuar në varrezat e fshatit Bularat. Policia ka sigshkurt Sipas palës greke, gjatë bisedimeve për ndërtimin e varrezave, në luftën italo-greke në vitet 1940-1941 në tokën shqiptare kanë rënë 12 mijë trupa greke. Megjithëse pala greke ka kërkuar në vitin 2006 ndërtimin e tri varrezave në tokën shqiptare, pala jonë ka rënë dakord vetëm për dy të tilla, në Këlcyrë e Bularat 12 mije trupa Detyrimi i qeverisë Çdo vit, më 28 tetor përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Shqipërisë do të zhvillojnë një ceremoni përkujtimore në nderim të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri. “Të marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin pa pengesa të shërbimeve përkujtimore”, thuhet në marrëveshje.
Përfaqësues të partisë neonaziste ‘Agimi i Artë’, pasi nuk kanë mundur të shkojnë në Këlcyrës, janë kthyer dhe kanë rizhvilluar një ceremoni përkujtimore në Bularat ku udhëhiqeshin nga deputeti me origjinë nga Suli, antishqiptari Kristo Papas. uruar mbajtjen në distancë të protestuesve, ndërsa ceremonia përkujtimore është mbajtur menjëherë pas meshës së përshpirtjes për ushtarët që prehen në Këlcyrë. Pas ceremonisë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka deklaruar në media shqiptare se, “një numër shumë i vogël të rinjsh u munduan pa sukses të prishin ceremoninë përkujtimore e cila u zhvillua me sukses. Një ceremoni e cila vitet e fundit kryhet me pëlqimin dhe marrëveshjen e të dy shteteve”, tha Dule. Sipas kreut të PBDNJ-së, “ka qenë një numër shumë i vogël të rinjsh, rreth 20 apo 30 vetë të cilët janë paguar me nga 50 mijë lekë secili, dy sanduiçe dhe një xhiro me autobus.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i të rinjve, sipas të cilëve, “kur flet për sanduiç e lekë, Vangjel Dule e ka për eksperiencën e vet personale, sepse për 20 vjet ushqehet me sanduiçë greke, duke tentuar të blejë vota dhe identitete me paratë e Greqisë. Ne mbrojmë kombin tonë, ndërsa Vangjel Dule shtetas shqiptar me identitet të prishur dhe të shitur përfaqëson vetëm veten e vet. Ne i ndajmë vëllezërit minoritarë nga ky renegat i shitur për sanduiçë grekë”, nënvizuan ata. Liburn Aliu, deputet i Vetëvendosjes, u shpreh: "ne si Vetëvendosje kemi ardhur në Këlcyrë për të penguar simbolikisht zhvillimin e fashizmit. Kjo nuk ka të bëjë me popullin grek, por me fashistët grekë të cilët duan të tregojnë superioritetin e tyre ndaj shqiptarëve”. Në përkujtimoren e Grykës së Këlcyrës, merrnin pjesë dhe një numër i madh familjarësh dhe të afërmish të ushtarëve të rënë në luftën Italo-Greke. Kush ishte? Në Bularat është zhvilluar dje për herë të dytë, ditën e shtunë është zhvilluar një tjetër ceremoni, ceremonia përkujtimore e ushtarëve grekë të vrarë në luftën Italo-Greke, gjatë luftimeve të tyre në Shqipëri. Burime nga organizatorët, drejtuesit e pushtetit lokal, bëjnë të ditur se ceremonia është zhvilluar për herë të dytë pasi deputetët e partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”, nuk kanë mundur të shkojnë në Këlcyrë.
Sipas informacioneve nga zona e Dropullit, fshati Bularat ku janë ndërtuar varrezat e ushtarëve grekë, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë shumë përkrahës dhe deputetë të partisë neonaziste “Agimi i Artë” si dhe deputeti i partisë radikale të polit të majtë SIRIZA- a, Kristo Manda, i cili vendosi kurorë në emër të partisë së tij në varrezat e ushtarëve grekë në Bularat. Prezent ka qenë gjithashtu Konsulli grek në Gjirokastër, Nikolaos Kotrokois, ish Ministër i partisë Demokracia e Re, Jorgos Surlas, përfaqësues i qeverisë greke, deputeti i partisë neonaziste “Agimi i Artë”, Kristo Papas, përfaqësuesi i PBDNJ-së Llambi Pandehi, Kreu i partisë së minoritetit grek MEGA, Kristo Kiçu si dhe përfaqësues të shoqatave Panepirote. Vlen për tu theksuar se në këtë përkujtimore kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe mazhorancës qeverisëse, deputeti i PDsë Kosta Barka, Prefekti i Gjirokastrës, Mimoza Çomo, e cila vendosi kurorë në emër të qeverisë shqiptare. Në Bularat kanë marrë pjesë gjithashtu në përkujtimore dhe nënkryetari i OMONIA-s dhe anëtari i KQZ-së, Jani Jani. Krerët e komunave të Dropullit, si deputeti i PASOK-ut në Janinë, Mihalis Pandulas dhe përfaqësues të tjerë nga PDBNJja e Gjirokastrës.
Pjesëmarrësit
në Këlcyrë
- Ambasadori grek në Tiranë
Nikolaos Pazios ishte
dje në Këlcyrë,
??- Vangjel Dule, kryetari PBDNJ-
së, (ditën e premte në
Sarandë, dje në Këlcyrë)
??-Konsull grek në
Gjirokastër, Nikolaos
Kotrokois (në Sarandë,
Bularat dhe Këlcyrë)
?- Sekretari i Përgjithshjëm i
partisë Nea Demokracia,
Manolis Kefalojanis (Bularat,
në Këlcyrë).
- ??Mitropoliti i Gjirokastrës,
Hirësia e Tij, Dhimitër
Sinaiti (në Bularat)
??-Kreu i OMONIAS për
Gjirokastrën, Dhimitër
Maliuki.
??-Spiro Ksera, ministër i Punës
dhe Çështjeve Sociale
Bularat
??-Deputeti i ‘Agimit të Artë’,
Kristo Papas
??-Ish-ministri i partisë
Demokracia e Re, Jorgos
Surlas.
??-Deputeti i SIRIZA-s, Kristo
Manda
-Kryetari i komunës, Dropull
i Epërm Kristo Duci.
-?Mimioza Çomo, prefektja
e Gjirokastrës.
-Kosta Barka deputet i PD-së
në qarkun e Vlorës
-?Kreu i partisë greke MEGA,
Kristaq Kiço
??-Sekretari i Përgjithshëm i
kësaj partie Ziso Lluci
??- Anëtari i KQZ-së, dheish-kreu i OMONIA-s Jani Jani
Deputeti grek
Ish spikeri i lajmeve, Terens
Kuik, sulmon protestuesit
Përfaqësuesi i grupit parlamentar të partisë së re ‘Grekët e pavarur’, deputeti Terens Kuik, i cili ka qenë dikur spiker i lajmeve në televizionin ANT1, ka deklaruar se qeveria shqiptare vëzhgonte pa u shqetësuar veprimet dhe aktet e dhunës së ekstremistëve politikës ekstreme në Shqipëri. Pas lajmit se në Këlcyrë të Përmetit është goditur me veze dhe gurë ambasadori grek në Tiranë Nikolaos Pazios, deputeti Terens Kuik është shprehur se: “ disa politikanë të Shqipërisë ngjajnë me forcat fashiste të Musolinit dhe me kohët e vjetra të cilat nuk janë më. Nostalgjikët e gjoja ‘Shqipërisë së Madhe’ shfaqen gjithë mllefin dhe urrejtjen e tyre kundër Greqisë e cila ka mbajtur dhe mban mijëra emigrantë shqiptarë. Atje ku në 1940, 731 ushtarë heroikë grekë dëbuan forcat fashiste të Musolinit, nacionalistët shqiptarë të ‘Alenacës Kuqezi’, por edhe ‘Çamët” kanë goditur me gurë në drejtim të ambasadorit grek në Tiranë Nikolaos Pazios.
Kreu i MEGA-s
Kiçu: “Distancohemi nga ‘Agimi i Artë’”
Kristo Kiçu, gjatë një prononcimi për gazetën “Shekulli”, ka deklaruar se ceremonitë përkujtimore me rastin e 28 tetorit dhe ushtarëve të rënë grekë në Shqipëri në luftën Italo- Greke, nuk duhet të politizohet dhe të krijojë konflikte nacionaliste. Sipas tij, këto ceremoni përkujtimore janë të ligjshme dhe organizohen nga Konsullata dhe Ambasada greke në Tiranë e Gjirokastër. Kreu i MEGA-s i pyetur se a ka ndonjë marrëveshje mes dy shteteve sa i përket organizimit të këtyre përkujtimoreve theksoi se, “është një ngjarje e cila përkujtohet nga gjithë minoriteti grek. Organizohet nga Komuna e Dropullit të sipërm dhe konsullata greke në Gjirokastër. Sa i përket ceremonive përkujtimore në kujtim të ushtarëve grek të rënë në luftën Italo-Greke në Shqipëri, nuk ka ndonjë marrëveshje mes dy shteteve për organizimin e tyre. Është një ceremoni përkujtimore që zhvillohet çdo vit. Organizohet një meshë në Bularat të Gjirokastrës dhe Këlcyrë, ku janë dhe varrezat e ushtarëve të rënë grekë në Luftën e II Botërore. Ne si minoritet dhe si MEGA, distancohemi nga ekstremistët. Normalisht, e ligjshme është, duke shmangur problemet etnike dhe nacionaliste. Minoriteti grek e theksoj nuk ka dhe nuk kemi lidhje me elementë ekstremistë”, tha Kiçu.
12 mijë trupa
Sipas palës greke, gjatë bisedimeve për ndërtimin e varrezave, në luftën italo-greke në vitet 1940-1941 në tokën shqiptare kanë rënë 12 mijë trupa greke. Megjithëse pala greke ka kërkuar në vitin 2006 ndërtimin e tri varrezave në tokën shqiptare, pala jonë ka rënë dakord vetëm për dy të tilla, në Këlcyrë e Bularat.
Detyrimi i qeverisë
Çdo vit, më 28 tetor përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Shqipërisë do të zhvillojnë një ceremoni përkujtimore në nderim të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri. “Të marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin pa pengesa të shërbimeve përkujtimore”, thuhet në marrëveshje.
Pretendimet e grekëve
Sipas propozimit grek, nuk do të jenë një, dy apo tri varreza memorialë të ushtarëve grekë në Shqipëri, por plot katër të tilla. Gjithmonë sipas palës greke, ato kërkohet të ndërtohen në Këlcyrë, Ersekë, Çiflig të Korçës dhe Bularat. Pra, Kosina dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj të 2006-ës u zhvarrosën eshtrat e banorëve të zonës me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e kanë ndalur projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa lokalitete të Jugut.
Takimi i parisë greke në Vanistër
Bar kafe, “Kalimera”, “Mirëmëngjes” ka qenë vendi ku janë takuar dhe biseduar pas ceremonisë përkujtimore në Bularat krerët dhe paria greke. Paria e minoritetit grek në Shqipëri si, Spiro Ksera ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka deputet i PD-së në qarkun e Vlorës, Konsulli grek në Gjirokastër Nikolaos Kotrokois, kreu i OMONIAS për Gjirokastrën Dhimitër Maliuki e shumë e shumë të tjerë janë takuar me eksponentë të politikës greke dhe deputetë të partive greke të ardhur me rastin e përkujtimores së 28 tetorit në Shqipëri.
/Shekulli/Plarent Shehu/
Krijoni Kontakt