Close
Faqja 14 prej 24 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 235
  1. #131
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Came ne Greqi ka me shume se sa ne Shqiperi. Camet e debuar nga Greqia u debuan me motivacionin e bashkepunimit me pushtuesin italian/gjerman, pra per tradheti kombetare, meqenese gjithe camet e debuar ishin shtetas greke.
    Pse genjen kaq paturpesish o njeri... ti e di se persekutimi deri tek debimi i çameve filloi qe ne 1913 dhe perfundoi pas luftes 2 boterore... dhe kjo pjese e çameve u debua sepse ishin te pa asimilueshem... dy ishin rruget per greqine ose konvertimi ne ortodoks (nenkupto grek !) ose debimi..
    A njeh per çam(shqiptar) ndonje nga ata te mbeturit Greqia ?
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #132
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Nc nc nc , si mundohen grekofilat te sjellin e te pshtjellin gjdo gje qe ka te bej me "greket"(ne thojza) , edhe atehere qe ka deshmi te gjalla nga nacisti gjerman i cili eshte gjalle sot, te njejtet fakte sjellen edhe nga arkivat gjermane , qe Camet nuk ishin ne koalicion me gjermanet por ishte e kunderta, "greket" me Zerven :

    nga minuta 5:10
    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=OgI0VE0DH0w
    Ku do i ikin ketyre fakteve ?

    ..dhe kinse perdorin "agimin e arte" disa ketu , duke menduar qe jemi neve shqiptaret aq naiva dhe se shteti "grek" (shteti grek i formuar nga shqiptaret ) nuk paska gisht ne punet e pista qe behen me shekuj ndaj shqiperise dhe shqiptareve ,dhe pastaj ne gjdo te dyten rresht perdorin se si shqiptaret i mban ne pune ai shtet me i flliqur ne Evrope e cila edhe EU-ne e qoi ne bankrot , duke harruar qe kane qene te trajtuar si kafshe deri aty qe edhe emrat u kane ndryshaur

    Hej , qesharak jeni juve grekofilet , vertet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 30-10-2012 më 13:03

  3. #133
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Ja ku eshte edhe dokuementi mes "grekerve" dhe nacisteve (e di qe e keni pare me heret) :



    Ja ku eshte Zerva me nacistet Gjerman :

    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1204287423

    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1204287468

  4. #134
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Came ne Greqi ka me shume se sa ne Shqiperi. Camet e debuar nga Greqia u debuan me motivacionin e bashkepunimit me pushtuesin italian/gjerman, pra per tradheti kombetare, meqenese gjithe camet e debuar ishin shtetas greke.

    Meqenese camet e Shqiperise nuk vizitojne dot Greqine, PDIU po ze me gurre autobuzet greke ne menyre qe asnje shqiptar te mos jete me ne gjendje te kaloje kufirin grek.

    Na rrofshin camet dhe ceshtja came, pune e madhe per ata 600.000+ kusur shqiptaret qe jetojne e punojne ne Greqi e per familjet e tyre qe kane nevoje te kalojne kufirin e kane nevoje qe maredheniet mes dy vendeve te jene te mira.

    Jam i bindur qe tani qe camet e osmanllinjte i zune me gurre greket, ceshtja came do te zgjidhet. Kot mundohet shteti shqiptar dhe ministria e jashtme e atij shteti, e zgjidhin kokepalaret e mbledhur te Spahiut e Idrizit ceshtjen came. Dy veglat e interesave turke mes shqiptareve.

    Albo
    Si e anashkalove gjith kete artikull aman ! Po eshte i Berishes ky Panariti mo Albo, nuk po i jep te drejte ? Apo tani nuk di ke ane te mbash !?

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti paralajmëroi dy ditë më parë se Tirana zyrtare nuk do të lejojë më hyrjen në territorin shqiptar të formacioneve ekstremiste greke. Duke iu referuar tubimeve të neonazistëve grekë të “Agimit të Artë”, në Këlcyrë e Bularat, të zhvilluara me rastin e 28 tetorit, Ditës Kombëtare të Greqisë në nderin të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Panariti tha se “përkujtime të tilla mund të bëhen fare mirë në Greqi dhe nuk ka nevojë të merren inkursione të tilla brenda territorit shqiptar dhe aq më tepër duke mos kontaktuar autoritetet e vendit fqinj, që është dhe një mosrespekt”.

    Ndërkohë Panariti i cilësoi normale reagimet e Aleancës Kuq e Zi, Vetëvendosjes e PDIU-së. Ai i shprehu këto qëndrime në studion e televizioni ABC News, përballë gazetares, Sonila Meço. “Gazeta Shqiptare”, boton sot të plotë reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme.

    EDMOND PANARITI

    Gjatë takimit tim që kam patur në Greqi i kam thënë qartazi dhe prerazi z.Avramopulos se qeveria greke, sikurse dhe qeveria shqiptare, por qeveria greke në rradhë të parë, duhet të bëjë përpjekje maksimale për të mbajtur nën kontroll formacione të tilla, ekstremiste, fashiste, me tone nacionaliste, që synojnë të provokojnë e të majisin marrëdhëniet tona. I konsideroj absolutisht të pajustifikuara ndërmarrjen e marshimeve të tilla që të kujtojnë ato marshimet e kohës së Luftës së Dytë Botërore, “Marshimin mbi Romë” etj., sepse normalisht janë të panevojshme. Natyrisht përkujtime të tilla mund të bëhen fare mirë në Greqi dhe nuk ka nevojë të merren inkursione të tilla brenda territorit shqiptar dhe aq më tepër duke mos kontaktuar autoritet e vendit fqinj, që është dhe një mosrespekt. Sigurisht që ngjarje të tilla provokojnë dhe reagime të tilla që janë mëse të arsyeshme. Dëshiroj t’i apeloj palës greke, të përmbahet, të mbajë nën kontroll lëvizje të tilla të grupimeve ekstremiste që synojnë të provokojnë, të përkeqësojnë një klimë që Greqia e Shqipëria po përpiqen për ta përmirësuar. Jemi shumë të angazhuar si qeveri shqiptare për marrëdhënie shumë të mira. I bëjëm apel qeverisë greke të ketë më nën kontroll grupet ekstreimiste dhe për çdo lëvizje të grupeve të tilla duhet të njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë. Çështjet pezull nuk mund të zgjidhen në klimë tensioni. Nuk do lejojmë më që pa leje formacione të tilla ekstremiste të bëjnë marshime të tilla të pajustifikuara. Është më mirë që t’i parandalojmë sesa të prodhojmë një klimë tensioni.

    (ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  5. #135

    Patriotët e Rinj: Greqia po provokon. Ja kërkesat tona

    TIRANË- Klubi i Patriotëve të Rinj reagon ndaj deklaratave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Në njoftimin për media të patriotëve të rinj theksohet se mesazhi i palës greke për rrugë të reja bashkëpunimi mes dy vendeve u hodh poshtë nga grupet neonaziste greke që provokuan në territorin e Shqipërisë.

    “Festat kombëtare të çdo kombi festohen brenda territoreve të kombit përkatës dhe jo në territore të një kombi tjetër, siç guxon të bëjë edhe zyrtarisht shteti grek. Çështjet fantazmë si "vorio-epiri" do të gjejnë gjithnjë reagimin tonë, shumë herë më të ashpër, sesa i tanishmi. Respekti i dyanshëm për në mënyrë provokuese flet ministria greke nuk do të thotë heshtje shqiptare ndaj provokimeve neonaziste greke, por do të thotë ndalim i çfarëdolloj provokimi brenda territorit të Shqipërisë dhe respektim të të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë”,- thuhet në deklaratën e Klubit të Patriotëve të Rinj.

    Klubi i Patriotëve të rinj paralajëmron se kushdo që tenton të ulë dinjitetin e shqiptarëve do përballet me reagimin e tyre, “pa ekuivok dhe më ashpër sesa disa vezë të drejtuara ndaj dule-protezheve të Athinës në Shqipëri”.

    KËRKESAT E KLUBIT TË PATRIOTËVE

    1. Neonazistët grek, që qëndronin pardje krah më krah me përfaqësuesit e shtetit grek, të mos lejohen në asnjëlloj rrethane brenda territorit shqiptar.
    2. Të ndërtohen varrezat e shqiptarëve të pafajshëm të vrarë nga genocidi grek në Çamëri, ashtu sikurse janë ndërtuar varrezat e ushtarëve të ushtrive pushtuese greke në Bularat.
    3. Të marrë fund tallja që bëhet me eshtrat e fshatarëve të ndjerë shqiptarë të Kosinës, të cilat ndodhen në kuti në Manastirin shqiptar të Shën Nikollës në Këlcyrë, si ushtarë grekë
    4. Të ndalohen aktivitetet nacionaliste, të sponsorizuara nga shteti grek në territorin e Shqipërisë. Kushdo që dëshiron të kryej homazh për paraardhësin e tij nuk mund ta bëjë këtë me sponsorizim politik.
    5. Shteti grek, nëpërmjet protezheve të tij në territorin e Shqipërisë, të mos tentojë të fyejë rininë shqiptare. Asnjë lloj duleje nuk guxon të fyejë të ardhmen e këtij vendi, shpresën e Shqipërisë Evropiane.
    6. Të lejojë shqiptarët e Çamërisë të shkojnë dhe të luten për paraardhësit e tyre të ndjerë nga Preveza në Filat.
    7. Të kërkojë ndjesë për genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe vrasjet e kryera nga ushtria greke në Luftën e Dytë Botërore si në Çamëri, ashtu edhe në Shqipërinë e Jugut, si baza e vetme e respektit të dyanshëm, që nuk mund të ekzistojë pa zgjidhjen e çështjes çame.

    (e.m/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Came ne Greqi ka me shume se sa ne Shqiperi. Camet e debuar nga Greqia u debuan me motivacionin e bashkepunimit me pushtuesin italian/gjerman, pra per tradheti kombetare, meqenese gjithe camet e debuar ishin shtetas greke.
    Nuk mund te debohen qytetaret e nje shteti per shkak te tradhetise kombtare , mund te denohen fajtoret kryesor me burg ose menyra tjera , por jo e gjith popullsia shqiptare te debohet.

    Prandaj greket ne vend se te permirsojn kete padrejtesi dhe gjenocid , ata po vijn ne Shqiperi dhe po nxisin konflikte te reja , por tani perbrenda Shqiperise.


    Meqenese camet e Shqiperise nuk vizitojne dot Greqine, PDIU po ze me gurre autobuzet greke ne menyre qe asnje shqiptar te mos jete me ne gjendje te kaloje kufirin grek.
    Po pse mos ket te drejt te vizitoj Camerine nje shqiptar qe kur esht debur nga shtepia e tij ka pasur vetem 5 vite ? Cfar krimi ka ber ai femij qe te debohet nga shtepia e tij dhe ti ndalohet te vizitoj vendlindjen e tij ?

    Nese do te ishin gjith shtetet e BE-se sikur Greqia , per ne do te ishte ofendim te antarsoheshim ne BE , sepse ne Shqiperi e Kosove , minoritetet gezojn gjitha te drejtat e mundshme.

    Por fatmiresisht qe shtetet tjera te BE-se sjan sikur Greqia , por esht e cuditshme se si ka arrit Greqia te antarsohet ne BE , nje shtet neofashist.

    Na rrofshin camet dhe ceshtja came, pune e madhe per ata 600.000+ kusur shqiptaret qe jetojne e punojne ne Greqi e per familjet e tyre qe kane nevoje te kalojne kufirin e kane nevoje qe maredheniet mes dy vendeve te jene te mira.
    Ato 600.000 shqiptar ne Greqi jan skllever pune , edhe sklleverit kan ngren buk , por skan pas te drejta tjera , ashtu sikur skan shqiptaret ne Greqi.
    Bile detyrohen te ndrrojn emrat , kombesine dhe fene.

    Shqiperia ska ber asnje gjest te keq ne 20 vitet e fundit , me cka do ti demtonte marredheniet me Greqine , por ka ber dhe vepra pozitive ne interes te Greqise (shkollat greke , kleriket grek ne kishen ortodokse shqiptare , komunat greke me kryetaret grek qe prishin tabelat informative ne rruge dhe vendosin tabela vetem ne gjuhen greke , etj etj).

    Cfar ka ber pozitive Greqia ne raport me shqiptaret ? Pervec pranimit te sklleverve.


    Jam i bindur qe tani qe camet e osmanllinjte i zune me gurre greket, ceshtja came do te zgjidhet. Kot mundohet shteti shqiptar dhe ministria e jashtme e atij shteti, e zgjidhin kokepalaret e mbledhur te Spahiut e Idrizit ceshtjen came. Dy veglat e interesave turke mes shqiptareve.
    Epo 20 vite nuk u hodh asnje gur mbi delegacionet greke , dhe perseri nuk u zgjidh ceshtja came . Pse nuk u zgjidh perderisa ishim paqesor ?

    Nese nuk u zgjidh derisa toleronim gjithcka qe urdheronte Greqia , ateher mir qe ju kujtua dikujt te zgjidh problemin ne menyra jopaqesore.

    Tjeter gje sna ngel.


    Mos do te thuash, meqenese ti e mbeshtet Albin Kurtin e kompani, te gjithe shqiptaret jane si ty? Mos na bej per te qeshur. Bekimi dhe fatkeqesia ne te njejten kohe e Kosoves e Shqiperise eshte se ka te rinj te papune e te pashkolluar plot, qe fluturojne ashtu sic fluturon gomari.

    Shqiptaret e kosovaret nuk flasin me ulerima e protesta ne rruge, flasin ne diten e zgjedhjeve me vote. Dhe se shpejti do te mesojme se sa u vlen lekura ketyre propagandisteve te vegjel qe gjejne shesh e bejne pershesh.
    Fatkeqesisht akoma jemi te dobet dhe prandaj Greqia tallet me ne , se te kishim pak me shum aftesi , me greket do te dilnim ne favor te madh , keto 600.000 shqiptar qe ndodhen perbrenda Greqise do te perdoreshin shum mire ne problemet ndershtetrore.


    Po ashtu eshte. Une nuk qelloj me gurre e terrorizoj autobuzat e familjareve greke qe vijne te perkujtojne familjaret e tyre te rene ne toke shqiptare. Une nuk terrorizoj njerez ne mort. Secili deshmon moralin e vet me veprimet qe ben.
    Familjaret le te vijn e te perkujtojn familjaret e tyre , por vetem ateher kur ne Greqi do te mund te shkojn camet te vizitojn varrezat e prinderve , gjysherve e stergjysherve te tyre.

    Varrezat e shqiptarve ne Greqi kan me shum pesh sesa varrezat e ushtarve grek ne Shqiperi.


    Sic e thash , ne kemi pun me nje fqinj neofashist , prandaj dhe u gurezuan ato autobuse , sepse erdhen antar te partis fashiste greke , qe kerkojn "vorio Epirin" , token shqiptare qe kurr ska qen greke.

    Le te ket respekt te ndersjellt , dhe jo vetem shqiptaret te tolerojn-plotesojn deshirat greke , ndersa ata nuk perfillin deshirat tona , nevojat tona per te vizitu varrezat, shtepite , fshatrat e qytetet shqiptare ne Cameri.



    82 vjet kane kaluar qe atehere, e ti akoma nuk e ke mesuar. Shqiperia i shpalli lufte Greqise nga Kuvendi i Shqiperise ne 1940 me motivacionin "clirimin e Camerise". Kuptohet, qe Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia fashiste ne ato vite, dhe motivacioni ishte nje justifikim per Italine te godiste Greqine. Dhe ne krye te asaj lufte u vu edhe nje batalion me shqiptare (shumica came), qe ti binin ata te paret Greqise.
    Po edhe Tetova , Prishtina , Shkupi ... ishin nen sundim te ballisteve gjat luftes se dyte boterore dhe pastaj kur keto qytete rane nen sundim Jugosllav , nuk u debuan nga trojet e tyre.

    Pse vall te ket drejt Greqia te deboj camet , te gjith pa perjashtim.

    Sipas kesaj , ne vijm ne perfundim se greket jan barbar me te medhenj edhe nga serbet dhe sllavet tjer.

    Greket i debuan shqiptaret , ndersa sllavet jo.

    Te renet e luftes, te cdo lufte, nderohen me varre masive ku mblidhen eshtrat ne vende te caktuara, pasi familjaret nuk kane mundesi te gjejne eshtrat e familjareve te tyre. Kjo eshte praktike qe ndiqet jo vetem ne Shqiperi por ne mbare boten.
    Bukur shum , ateher le ti lejojn camet ti vizitojn varret e te afermve te tyre.

    Ka plot varre ushtaresh amerikane ne Normandi te Frances, te rene ne L II Boterore, e cdo vit familjaret e tyre shkojne e i perkujtojne ne D-day. Nuk kam pare ndonje francez ti zere me gurre familjaret amerikane apo te mbijetuarit e luftes qe shkojne ne France.

    Albo
    Mos krahaso SHBA-te me Greqine. Neofashistet me demokratet.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    amerikanet shkuan ne normandi dhe e cliruan francen kunder nazisteve ndersa greqia nuk erdhi ne shqiperi per te cliruar. ajo edhe sot kerkon te aneksoje permetin, korcen, himaren. pra nuk eshte krahasim i goditur.

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    amerikanet shkuan ne normandi dhe e cliruan francen kunder nazisteve ndersa greqia nuk erdhi ne shqiperi per te cliruar. ajo edhe sot kerkon te aneksoje permetin, korcen, himaren. pra nuk eshte krahasim i goditur.
    varrezat gjermane i ke ne periferi te athines.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin

    Le te ket respekt te ndersjellt , dhe jo vetem shqiptaret te tolerojn-plotesojn deshirat greke , ndersa ata nuk perfillin deshirat tona , nevojat tona per te vizitu varrezat, shtepite , fshatrat e qytetet shqiptare ne Cameri.


    Bukur shum , ateher le ti lejojn camet ti vizitojn varret e te afermve te tyre.
    camet lejohen te shkojne e te vizitojne varret e tyre, por disa prej tyre kane ne pasaporte vendlindjen me emertime te cilat sot shteti grek nuk i njeh, prandaj i kthen ne kufi.
    shqiperia ben loje te dyfishte, ne njeren ane ka firmosur ne OKB marreveshjen per njohjen e emertimeve sic i percaktojne vete shtetet, dhe ne anen tjeter ne pasaportat zyrtare ve emertimet ne greqi sipas deshires se saj.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    varrezat gjermane i ke ne periferi te athines.
    gjermania po e mban greqine me ndihma.
    per kete arsye greqia duhet te heqe dore nga serbia, rusia. ajo duhet te forcoje maredheniet me shtetet fqinje; eshte ne te miren e te gjitheve.
    kush ishte vullnetar ne luften e kosoves : greket dhe ruset

Faqja 14 prej 24 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •