Mendim i mire Bledi. Po kush do ta beje ?
Mendim i mire Bledi. Po kush do ta beje ?
Ne Ballkan s'pjerdhe kush per "argumente historike" dhe madje as per realitetin aktual...
Vetem te pafuqishmit ne Ballkan mundohen ti bindin tjeret (sidomos ata prej te cileve kekojne ndihme dhe mbrojtje) me argumente, prova dhe fakte.
Tjeret, ata qe jane me te fuqishem, perdorin ose forcen dhe dhunen ose metoda tjera bllokuese, mashtruese, nenshtruese, etj...
Mjafton te krahasohemi me popujt tjere te rajonit, me te cilet mundemi dhe duhet te konkurojme, per te pare se cila metode ishte dhe eshte me e suksesshme.
Edhe bota, ne shumicen e rasteve, nuk anon nga ai qe ka argumente, prova dhe fakte, por nga ai qe ka fuqi, eshte me interesant, ofron me shume etj...
eee po kete them um qe duhet te kemi politkan qe te kene ......,dhe prandaj thashe ketu dhe ne nje teme tjeter qe duhet vepruar me mend dhe jo me gure e veze,sepse me gure e veze do kthehet gjithcka kunder teje,kurse me mend sic ajo qe thashe me lart,po pate te drejte fiton.
Nuk pritet armiku me lule shoku ,, jane mese te qarta pretendimet e patrijarhanes te Athines qe ka per jugun e Shiperise , nuk jemi femije
Po Camet qe kthehen nga kufiri "grek" pa asnje arsye ,vetem e vetem pse jane shqiptare kjo sju ben pershtypje ?
Edhe njehere , gjuajtja me veze eshte gjest demokratik , ashtu siq gjuhet me veze kryetari Gjerman dhe shume parlamentar te EU-se .. Nuk eshte gje ajo , mire kane kaluar (akulli u thye per fillim ) kesaj radhe![]()
ti lexove ca shkruajta un apo jo?kush tha me lule?pikerisht per keta qeshtje,fola,fitove gjygjin nuk ka asnje mundesi qe greku te mos lejoj camet te vene ne vatrat etyre.,me gure e veze nuk zgjidh gje,me lufte nuk mundesh nga te gjitha anet ste do as europa,athere cfar ngelete menyra gjygjsore.
Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 29-10-2012 më 20:59
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti paralajmëroi dy ditë më parë se Tirana zyrtare nuk do të lejojë më hyrjen në territorin shqiptar të formacioneve ekstremiste greke. Duke iu referuar tubimeve të neonazistëve grekë të “Agimit të Artë”, në Këlcyrë e Bularat, të zhvilluara me rastin e 28 tetorit, Ditës Kombëtare të Greqisë në nderin të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Panariti tha se “përkujtime të tilla mund të bëhen fare mirë në Greqi dhe nuk ka nevojë të merren inkursione të tilla brenda territorit shqiptar dhe aq më tepër duke mos kontaktuar autoritetet e vendit fqinj, që është dhe një mosrespekt”.
Ndërkohë Panariti i cilësoi normale reagimet e Aleancës Kuq e Zi, Vetëvendosjes e PDIU-së. Ai i shprehu këto qëndrime në studion e televizioni ABC News, përballë gazetares, Sonila Meço. “Gazeta Shqiptare”, boton sot të plotë reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme.
EDMOND PANARITI
Gjatë takimit tim që kam patur në Greqi i kam thënë qartazi dhe prerazi z.Avramopulos se qeveria greke, sikurse dhe qeveria shqiptare, por qeveria greke në rradhë të parë, duhet të bëjë përpjekje maksimale për të mbajtur nën kontroll formacione të tilla, ekstremiste, fashiste, me tone nacionaliste, që synojnë të provokojnë e të majisin marrëdhëniet tona. I konsideroj absolutisht të pajustifikuara ndërmarrjen e marshimeve të tilla që të kujtojnë ato marshimet e kohës së Luftës së Dytë Botërore, “Marshimin mbi Romë” etj., sepse normalisht janë të panevojshme. Natyrisht përkujtime të tilla mund të bëhen fare mirë në Greqi dhe nuk ka nevojë të merren inkursione të tilla brenda territorit shqiptar dhe aq më tepër duke mos kontaktuar autoritet e vendit fqinj, që është dhe një mosrespekt. Sigurisht që ngjarje të tilla provokojnë dhe reagime të tilla që janë mëse të arsyeshme. Dëshiroj t’i apeloj palës greke, të përmbahet, të mbajë nën kontroll lëvizje të tilla të grupimeve ekstremiste që synojnë të provokojnë, të përkeqësojnë një klimë që Greqia e Shqipëria po përpiqen për ta përmirësuar. Jemi shumë të angazhuar si qeveri shqiptare për marrëdhënie shumë të mira. I bëjëm apel qeverisë greke të ketë më nën kontroll grupet ekstreimiste dhe për çdo lëvizje të grupeve të tilla duhet të njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë. Çështjet pezull nuk mund të zgjidhen në klimë tensioni. Nuk do lejojmë më që pa leje formacione të tilla ekstremiste të bëjnë marshime të tilla të pajustifikuara. Është më mirë që t’i parandalojmë sesa të prodhojmë një klimë tensioni.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Revolution 1848
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ja edhe kjo eshte nje arsye shume e madhe qe Kosova sa ma pare duhet ti bashkohet Shqiperise.
Keshtu te ndare sic jemi, pretendimet/orekset e armiqeve tane shekullore Serbise respektivisht Greqise, per te uzurpuar/okupuar territore tona ska dhe sdo ket te ndalur. Vetem bashkimi yne Kombetar do i ndal keto orekse sllavo serbe/greke.
Prandaj eshte koha dhe momenti me vendimtar per ne Shqiptaret kudo qe jemi ne trojet tona, te kerkojme ate se cka na takon " Bashkimin Tone Kombetar, kjo eshte nje e drejte fudamentale qe askush nuk mund te na mohoj.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE !!!
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
ashtu e qenkam avokat i greqise?sa kollaj i ngjisni keta tabela mor djal,po nga e nxore kete konkluzion ti,mund te ma shpjegosh pak?-kush eshte popoulli shqiptar?mos jan ata 30-40 veta qe ishin atje?jemi pa qeveri?kush ta ka fajin populli ka ne dore armen me te forte qe eshte votimi,fundi fundit un mendimin tim e thashe,ti qe qenke me shqiptar se un,ne vend qe te me fyesh duke me thene avokat greku dhe i shitur,mund te me thuash mendimin tend se si mund te zgjidhen probleme te tilla?-mjaft me u mbushem me ''patriote'' fjalebosh qe asnje ide skan por dine vetem te shajne.
Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 30-10-2012 më 05:27
Krijoni Kontakt