DURRĖS-Njė vajzė 19-vjeēare ka gjetur vdekjen pasi ėshtė hedhur nga kati i katėrt i njė pallati nė qytetin Durrėsit pėr arsye qė ende nuk dihen.
Policia bėri tė ditur se viktima ėshtė Gentina Sura, 19 vjeē, e cila ka gjetur vdekjen rrugės pėr nė spital.
Ngjarja ndodhi sot herėt nė mėngjes. Policia bėri tė ditur se vajza jetonte me prindėrit nė njė shtėpi private. Mėsohet se pak pasi ėshtė ngritur nga gjumi Gentina ka kapėrcyer rrugėn dhe ėshtė ngjitur nė pallatin shumėkatėsh pėrballė shtėpisė sė saj. Sipas hetimeve tė policisė, nė momentin qė vajza ka arritur nė sheshin e pushimit nė katit tė katėrt, ėshtė hedhur prej aty nga lartėsia disa metra. 19-vjeēarja ėshtė dėrguar me urgjencė nė Spitalin e Durrėsit, por fatkeqėsisht pėr shkak tė plagėve tė shumta ka gjetur vdekjen rrugės pėr nė urgjencė.
Policia ngre pistėn e parė, dyshon se vajza ėshtė vetėvrarė.
Tė kontaktuar nga efektivėt, familjarėt e Gentinės mohojnė tė kenė pasur ndonjė konflikt apo debat me vajzėn e tyre.
Ata ndodhen nė gjendje tė shokuar, ndėrsa mbeten ende mister arsyet qė mund tė kenė ēuar vajzėn nė vendimin e ekstrem tė vetėvrasjes.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt