Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Lightbulb Imamat e Medh’hebeve Sunnite për Tesavufin - Sufizmin

    Esselamu Aleikum,

    E hapa këtë temë me shpresë se do të sqarohen disa keqkuptime në lidhje me Tesavufin.

    Cka thonë Imamat e Medh’hebeve Sunnite për Tesavufin - Sufizmin?


    Imam Ebu Hanife ra. (v. 150)

    Ibn Abedin ka treguar në librin e tij Durr el-mukhtar se Imami Ebu Hanife kishte thënë:

    “Po të mos kishin qenë ato dy vite, do të kisha humbur.”

    Ibn ‘Abedin e komenton:

    Për dy vite e shoqëroi Sejjdina Xhafer el-Sadikun ra. dhe morri njohuri shpirtërore që e bëri atë gnostik në Udhëtim…
    Ebu ‘Ali Dakkak (shejhu I Imam Kushejrit) e morri këtë udhë nga Ebu el-Kasim el_Nesirabadi, që e morri nga el_Shibli, që e morri nga Sari el-Sakati, që e morri nga el-Ma’ruf el Karkhi, që e morri nga Davud et Ta’j, që e morri njohurinë, edhe të jashtmen edhe të brendshmen , nga Imami Ebu Hanife. (1)

    (1) Ibn `Abidin, Hashiyat radd al-muhtar `ala al-durr al-mukhtar 1:43.
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  2. #2

    Imam Maliki ra. (v. 179)

    Një dijetar nga Medina, ishte I njohur për urtësi mjaft intense dhe dashuri për Profetin a.s. që e mbante atë në mahnitje dhe respekt saqë nuk e ngiste kalin e tij brenda kufijve të Medinës për hir të tokës që aty e mbante trupin e Profetit a.s. as nuk tregonte ndonjë hadith pa marrë së pari abdes. Ibn el-Xhauzi tregon në kapitullin e titulluar ‘Shtresa e gjashtë e njerëzve të Medinës’ në librin e tij “Sifat el-safua””

    Ebu Mus’ab tha: Shkova ta takoja Malik Ibn Anasin. Ai më tha mua:

    Shiko nën vendin e faljes apo nën sexhde she shih cka ka aty. Shikova dhe e gjeta një lloj shkrimi. Ai tha: Lexoje. (E pash se) përmbante (një tregim) ëndërr në të cilën njëri nga vëllëzërit e kishte pare dhe që kishte lidhje me të. Ai tha (duke recituar cka ishte shkruar): ‘E pash Profetin a.s. në ëndërr. Ai ishte në xhaminë e tij dhe njerëzit ishin mbledhur rreth tij, dhe ai tha: Kam fshehur për ju nën platform (minbar) dicka të mire – ose: njohuri – dhe e kam urdhëruar Malikun që tua shpërndajë njerëzve. ‘Atëherë Maliku filloi të qante, prandaj u ngrita dhe shkova. (1)

    Ashtu si Ebu Hanife dhe Sufjan el-Thauri kanë këshilluar që absolutikisht të përcillet një udhë Sufi për të arritur perfeksion, Imam Maliku shumë cartë kishte pëlqyer që Tesavufi të jetë detyrë e dijetarëve për ta mësuar, në të thënën e tij: Ai që e praktikon Tesavufin pa e mësuar Ligjin e Shenjtë (Sheriatin) e korrupton besimin e tij, përderisa ai që e mëson Ligjin e Shenjtë pa praktikuar Tesavufin e korrupton vetëvehten. Vetëm ai që I kombinon të dyja është në të vërtetën.

    Është treguar nga muhadith Ahmed Zarrak (v. 899) , nga Hafiz ‘Ali el-Keri el-Haraui (v. 1014), muhadithet ‘Ali Ibn Ahmed el ‘Adaui (v. 1190) dhe Ibn ‘Axhiba (v. 1224) dhe të tjerët. (2)
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  3. #3

    Imam Shafi ra. (v. 204)

    El-Hafiz el-Sujuti tregon në Ta’jid el-hakika el-‘alijja se Imam el-Shafi kishte thënë:

    I shoqërova Sufit dhe morra nga ta jo më shumë se tre fjalë: e thëna e tyre se koha është shpatë: në qoftë se nuk e prêt, do të të pres ty; e thëna e tyre se në qoftë se nuk e mban egon tënde të zënë me të vërtetën ajo do të të mbajë ty të zënë me falsitete; e thëna e tyre se tërheqja është imunitet. (1)

    Muhadith el-‘Ajluni gjithashtu tregon në librin e tij ‘Kashf el-khafa wa muzil el-albas’ se Imam Shafi tha:

    Tre gjëra në këtë botë më janë bërë të këndshme: Largesa nga mburrjet, sjellja e butë me njerëzit, dhe përcjellja e udhës së Tesavufit. (2)

    (1)Suyuti, Ta'yid al-haqiqa al-`aliyya p. 15. (2)al-`Ajluni, Kashf al-khafa wa muzil al-albas 1:341 (#1089).
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  4. #4

    Imam Ahmad bin Hanbal ra. (v. 241)

    Muhammad ibn Ahmad el-Saffarini el-Hanbali (v. 1188) tregon në (librin e tij) Ghidha’ al-albab li-sharh manzumat al-adab nga Ibrahim ibn ‘Abd Allah al-Kalanasi se Imam Ahmedi kishte thënë për Sufit:

    ‘Nuk njohë njerëz më të mirë se ata.’ Njëri I thotë atij: ‘Ata dëgjojnë muzikë, dhe arrijnë gjendje ekstaze.’ Ai tha: ‘ Ai I ndalon ata që mos të jenë madje as një orë me Allahun?’ (1)

    Admirimi I Imam Ahmedit për Sufit kishte lindur nga lajmërimet e mahnitjes së tij para el-Harith el-Muhasibit ra., edhe pse kishte shprehur se duhet pasur kujdes për vështirësitë e udhës Sufi për ata që nuk janë të gatshëm ta përcjellin atë, se ndoshta nuk është për të gjithë njerëzit ta përcjellin atë udhë të atyre për të cilët Allahu e kishte mësuar Profetin e Tij: ‘Dhe mbaje veten të kënaqur me ata që e thirrin Zotin e tyre herët në agim dhe në mbrëmje, duke kërkuar Shprehjen e Tij…’ (18:28)

    (1) al-Saffarini, Ghidha' al-albab li-sharh manzumat al-adab (Cairo: Matba`at al- Najah, 1324/1906) 1:120.
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  5. #5
    Dijetari I Deobandit Abd al-Hafiz al-Maki ka thënë se Muhamed ibn Abd al-Vehabi e kishte shikuar sufizmin autentik në një dritë pozitive duke e krahasuar atë me shkencat e Tefsirit, Hadithit, dhe Fikhut.

    Abd al-Hafiz al-Maki:

    “Me mëshirën e Allahut, I studiova cdo vollum libre, faqe për faqe dhe kurr nuk pashë ndonjë faqe në të cilën Shejh Muhamed bin ‘Abd al-Vehabi të ketë kritikuar, përgënjeshtruar apo refuzuar Tesavufin apo ndonjë shejh Sufi sipas asaj që ai e konsideronte Tesavuf.”

    Muhamed ibn Abd al-Vehabi:

    "Ne nuk e mohojmë udhën e Sufive dhe pastrimin e vetes së brendshme nga veset e atyre mëkateve që janë të lidhura me zemrën dhe me gjymtyrët përderisa individi I përmbahet me vendosmëri rregullave të Sheriatit dhe përcjelljen e rrugës së drejtë. Megjithatë ne nuk do ta marrim mbi vete ti interpretojmë me alegori (ta’vil) fjalimet dhe veprimet e tij. Ne mbështetemi dhe kërkojmë ndihmë dhe e vëmë sigurinë tone për cka do që veprojmë vetëm në Allahun më të Lartin. Ai është I mjaftueshëm për ne, besimtari më I mire, dhe ndihmësi më I mire. Allahu dërgoftë paqe në Profetin tone Muhamed, familjes së tij dhe shokëve të tij." 1

    1. Al-Hadiyyah al-Sunniyyah (faqe50).
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Per sa ke shkruajtur me siper mendoj se vertetesia e ketyre fjaleve vihet ne dyshim.

    Librat qe ti ke sjelle si argument jane shkruajtur shume shekuj pas vdekjes se 4 Imameve te nderuar.

    Megjithate edhe nese i marrim si te verteta keto qe ti thua tesavuf do te thote dedikim shpitetor per rritjen e besimit dhe ketu nuk shikoj asgje te keqe. A mendon ti se keta individe qe i perkushtroheshin Allahut me devotshmeri ne kohen e ketyre imameve krahasohen me sufizmin e diteve te sotme?

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Tori Lexo Postimin
    .... A mendon ti se keta individe qe i perkushtroheshin Allahut me devotshmeri ne kohen e ketyre imameve krahasohen me sufizmin e diteve te sotme?
    Esselamu Aleikum,

    I nderuari Tori,

    Mu për këtë arsye e hapa edhe këtë temë delikate se nuk është e drejtë të përgjithësohen gjërat. Nuk kemi të bëjmë këtu me ‘bardh e zi”.

    Sufizmi I ditëve të sotme ka shumë ngjyra, ashtu siq ka pasë shumë ngjyra sufizmi në kohën e këtyre imamave (Allahu qoftë I kënaqur mire prej tyre).

    Si në atë kohë edhe në kohën e tanishme ka individë që kanë devijuar nga Sunneti I profetit. a.s. Mendoj se nuk është e drejtë të thuhet se muslimanet sufi të ditëve të sotme nuk mund të krahasohen me ata të asaj kohe, se edhe në atë kohë ka pas (sufi) musliman që e kishin lënë faljen e namazit etj. (Shkrimet e dijetarëve janë argument për këtë) Ka nga ata sufi musliman që edhe ditëve të sotme I përmbahen në mënyrën më rigoroze pik për pik rregullave të Sheriatit, as nuk këndojnë, as nuk vallëzojnë, as nuk e lëndojnë lëkurën, etj; prandaj është gjynah pa argumente ti fusësh të gjith në një thes. Këtë nuk e kanë bërë as shumë dijetarë më radikalë të Islamit.

    Në qoftë se vihen në dyshim argumentet që kam sjellur atëherë këta dijetarë të respektuar të Islamit që I kanë shkruar këto fjalë do të përgjigjen para Allahut në Ditën e Gjykimit, unë jam vetëm transmetues.

    Citim Postuar më parë nga Tori Lexo Postimin
    .... ?tesavuf do te thote dedikim shpitetor per rritjen e besimit dhe ketu nuk shikoj asgje te keqe.
    As unë nuk shohë asgjë të keqe përderisa sunneti i Profetit a.s. nuk anashkalohet, ashtu siq thotë Imam Maliki ra.

    " Ai që e praktikon Tesavufin pa e mësuar Ligjin e Shenjtë (Sheriatin) e korrupton besimin e tij, përderisa ai që e mëson Ligjin e Shenjtë pa praktikuar Tesavufin e korrupton vetëvehten. Vetëm ai që I kombinon të dyja është në të vërtetën. "

    Selam
    Ndryshuar për herë të fundit nga ocean : 27-10-2012 më 04:01
    "Koka duhet përkulur zemrës"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •